E premte, 19.04.2024, 12:07 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Katër vetë humbasin jetën në një shpërthim në Liezhë

E merkure, 14.12.2011, 08:06 PM


Gjatë një shpërthimi në qytetin belg Liezhë, humbën jetën, sipas të dhënave të agjencisë Belga, katër vetë. Një nga të vdekurit është vetë atentatori. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një tregu Krishtlindjesh.

 

Hetuesi foli për dy të vdekur. Prokuroria bëri të ditur se 75 vetë janë plagosur, mes tyre edhe fëmijë, njoftoi agjencia Belga. Që prej orës 15:00 gjendja në qytetin Liezhë është sërish nën kontroll.

 

Sfondi i ngjarjes ishte fillimisht i paqartë. Sipas të dhënave nga organet e drejtësisë, kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

 

Atentatori është një person i dënuar për armëmbajtje pa leje, njoftoi agjencia Belga. Në vitin 2008 ai është dënuar me pesë vjet heqje lirie për armëmbajtje dhe mbjelljen e cannabis.

 

Televizioni belg RTBF shfaqi pamje të kalimtarëve që largoheshin në panik nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ndjekur atentatorin në qendër të qytetit, por autoritetet nuk e konfirmuan këtë informacion. Ekspertët e lëndëve shpërthyese kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Kryeministri i ri belg, Elio Di Rupo, njoftoi se do të shkojë në vendin e ngjarjes ditën e martë.

 

Autor: dpa/ Aida Cama

 

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora

 

________

 

A kanë qenë në gjumë autoritetet? - Diskutim në Belgjikë pas masakrës në Liezhë

 

Pyetje kritike në Belgjikë pas masakrës së Liezhit. Si qe e mundur, që shkelësi i ligjit për posedim armësh mundi të armatosej sërish. Janë ligjet për mbajtjen e armëve shumë të dobëta?

 

Personi në amok në Liezhë ka shkaktuar me sa duket edhe një viktimë tjetër. Policia gjeti kufomën e një gruaje rreth 45 vjecare në një hangar pranë shtëpisë së autorit të krimit. Sipas prokurorit ajo kishte punuar si pastruese tek fqinjët. Autoritetet besojnë se 33-vjeçari Nordine Amrani ka vrarë gruan, para se të shkaktonte gjakderdhjen në sheshin qendror të Liezhit. Sipas të dhënave të fundit të paktën tre persona u vranë, të tjerët ndodhen në gjendje kritike. Rreth njëqind të tjerë janë plagosur.

 

Motivi deri tani i panjohur

 

Vrasësi të martën pasdite (13.12.) qëlloi në drejtim të turmës në afërsi të tregut të krishtlindjeve në Liezhë dhe ndezi granata dore, para se vriste veten me një të shtënë në kokë, pohoi prokuroria të mërkurën. Në shpinën së tij u gjetën të tjera granata dore. Sipas autoriteteve ai nuk ka lënë ndonjë letër lamtumire, që mund të jepte informacione për motivet e tij. Por autoritetet e përjashtojnë mundësinë e një sfondi terrorist. Gjithashtu thashethemet se ai ka patur një bashkëpunëtor nuk janë konfirmuar. Dhe fakti që Amrani kishte rrënjë marokene, është përmendur nga mediat belge, por nuk luan të paktën deri tani zyrtarisht ndonjë rol në kërkimin e motivit.

 

I dënuar edhe më parë

 

Dihet vetëm se Amrani në ditën e ngajrjes ishte thirrur nga policia, por nuk ishte paraqitur. Ai ishte dënuar në vitin 2008 me disa vjet burg me akuzën për posedim armësh të paligjshme dhe drogë, por u lirua në fillim në vjeshtë të vitit 2010-s me kusht. Në atë kohë policia kishte gjetur  tek Amrani gati një duzinë armësh zjarri, mijëra pjesë armësh dhe pothuajse 3 000 bimë kanabis. Hangarin, ku policia gjeti tani trupin e gruas, Amrani e kishte përdorur sipas prokurorisë për kultivimin e kanabisit. Mediat belge njoftojnë se këto nuk kanë qenë të vetmet vepra penale të tij. Amrani duhet të ketë hyrë më shumë se njëzet herë në konflikt me ligjin, ndër të tjera edhe për dhunë seksuale. Thirrja në polici kishte gjithashtu të bënte me një ankesë për abuzim seksual. Ministri i Brendshëm belg, Joelle Milquet, në një intervistë në radio shprehu dyshimin se Amrani kishte patur frikë se pas thirrjes në polici do të arrestohej.

 

Nga kazermat belge zhduken armë

 

Tani në adresë të drejtësisë shtrohen pyetjet: Si mund të ndodhë që një njeri i dënuar për posedim armësh zjarri ka mundur të armatoset aq mirë, pa rënë në sy? Ashtu siç pritej, tani shtohen thirrjet për forcimin e ligjit për mbajtjen armëve. Edhe pse në vitet e fundit në Belgjikë është forcuar ligji për mbajtjen e armëve privatisht, tregu i zi lulëzon. Armët vijnë në rradhë të parë nga Ballkani dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Dhe herë pas here nga kazermat e Forcave të Armatosura belge zhduken armë dhe rastet nuk sqarohen. Pyetjet përse nuk marrin shpejt përgjigje.

 

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktion: Bahri Cani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora