E enjte, 25.04.2024, 07:43 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Shefik Sadiku: Mirë se erdhe Metush Krasniqi

E marte, 13.12.2011, 09:03 PM


MIRË SE ERDHE METUSH  KRASNIQI

 

Dardana me duar hapur të priti në gjirin e saj!

 

Sepse tashmë je, HERO I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

NGA SHEFIK SADIKU

 

Viti 2011 për Republikën e Kosovës kishte shumë kuptim,sepse ishte vit jubilar ku shënohej 30 vjetori i demonstratave të vitit 1981 si dhe, 25 vjetori kur pushoi së rrahuri zemra e të madhit Metush Krasniqi.Për 30 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 ka pasur manifestime kulturore në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës,duke filluar nga Kryeqendra e Kosovës Prishtina, prej nga kanë filluar Demonstratat e gjeri në Komunat me te skajshme.Ky përvjetor është shënuar edhe në Maqedoninë shqiptare – në Tetovë e tj.Ky përvjetor është shënuar edhe në Zvicër e në Gjermani dhe gjithandej ku jetojnë e punojnë Shqiptarët në shtete të ndryshme të botës,nuk mund t’i harrojmë SHBA-në dhe Australinë e Largët!Çuditrisht ky përvjetor nuk u shënua në Shqipërinë Londineze ?!...Qëllimi i këtij shkrimi është Ta përkujtojmë Heroin e Kosovës Metush Krasniqin.Jeta e qytetarëve të Kosovës ,shtetit më të ri në Evropë iu shtua edhe një Hero,i cili pikërisht me rastin e 25 vjetorit kur ndërroi jetë erdhi në Prishtinë ,por kësaj here i shndërruar në Shtatore,i shkrirë në Bronzë.Metush Krasniqin, me një dekret, Presidentja e Kosovës,Atifete Jahjaga e shpalli Hero të Kosovës!

Shoqata e ish të burgosurve politik e Kosovës si dhe me ndihmën e pashoqe edhe nga Instituti Albanologjik i Kosovës,në Prishtinë, me rastin e 25 vjetorit të ndërrimit të jetës,të madhit Metush u organizua një Akademi përkujtimi në sallën e kuqe të Fakultetit Filozofik,të cilën e transmetoi drejtëpërdrejt Radio Televizioni i Kosovës,si dhe u bë zbulimi i Shtatores së Metush Krasniqit në parkun Ulpiana në Prishtinë…

Në kët vit jubilar, të 25 vjetorit të ndërrimit të jetës,të Madhit Bacës Metush do të organizohet një Akademi përkujtimore edhe në Komunën e Dardanës më 26.11.2011.Kjo akademi do të organizohet edhe në prag të festave të 28 Nëntorit si: Dita e Flamurit ,Pavarësia e Shqipërisë,Ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit si dhe dalja në skenën publike e UÇK-së në LLaush të Skenderajt me rastin e vrasjes së Mësuesit Halit Gecit nga forcat ushtarake të okupatorit serb!

Ditën e 26.11.2011 qyteti i Dardanës u stolis me Flamuj Kombëtar,vizitohen  varrezat e Dëshmorve ku vendosen lule ,Vendosen lule edhe te varri i Heroit Metush Krasniqi në Dajkoc.

26.11.2011,hyri si datë në historinë e Komunës së Dardanës sepse në Akademinë për Heroin Metush Krasniqin prezentonin shumë përsonalitete dhe bashkëveprimtarë të tij,të cilët ia kishin kushtuar jetën Çlirimit të Kombit Shqiptarë dhe Atdheut nga Okupatori serb: erdhën bashkëveprimtarë nga e gjithë Kosova,nga Maqedonia Shqiptare ,nga Kosova Lindore e tj.Mungonin shumë shokë dhe bashkeveprimtarë të Metush Krasniqit si :Sejdi Kryeziu,Mark Gashi,Rexhep Elmazi,Ali Aliu,Kadri Halimi,Ramiz Cërnica,Sadik Tafarshiku,Hyrije Hana,Ahmet Haxhiu,Rexhep Avdullahu,Rexhep Balidema,Mustafa Reçi,Ismajl Dumoshi,Bitër Dejhalla,Lot Vaku,Lam Breznica,Mumin Kastrati,Mulla Ram Govori,Kadri Kusari e shumë të tjerë,mungonin edhe disa dëshmorë të brezit më të ri, si: Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka,Rexhpi e Nuhiu,Isa Kastrati dhe shumë të tjere, megjithate të gjithë ishin të pranishëm sepse frymëzimi i tyre ishte midis nesh…

…Mungonin edhe disa shokë ,të cilët ishin të gjallë dhe ishin larg atdheut si:Zeqir Gërvalla,Shefqet Strofci,Ramadan Pllana, …e disa për shkaqe të ndryshme nuk kanë mund të jenë të pranishëm si:Enver Tali,Sabri Novoslla,Hazir Shala,Murteza Nura,Rexhep Bunjaku-Kaçaniku,Vezir Uka, Sabit…e tj, e tj.

Mungonin edhe Djemt e Bacit Metush,Xhevati për shkaqe shëndetsore,Mitati gjendet në mërgim në Gjermani,Ndërkaq, Besniku në Australinë e Largët…

Ishin të pranishme vajzat e Bacit Metush Teuta dhe Lulja me Familjet e tyre,nipat si Kushtrimi,Blerim Krasniqi e të tjerë!

Ishte i Pranishëm edhe kushëriri Emin Krasniqi zëvendës Ministër i Infrastrukturës, i cili u rritë dhe u edukua me frymëzimin e politikës Kombëtare të Bacit Metush,dhe shumë kushërinj të tjerë,bashkohanik ,mësues në pension,mësues aktual,profesor dhe shumë Qytetarë të komunës sonë.

Ishin të pranishëm edhe disa mësues të gjeneratës së parë të Metush Krasniqit,por mungonin edhe disa mësues të cilët kanë ndërruar jetë si:XHevat Aliu,Ndue Nekaj e tjerë,si dhe mësuesi në pension ,por për shkak të gjendjes shëndetsore nuk ishte i pranishëm ,mësuesi Mehmet Kurteshi-Pozharani!

Kryetari i Komunës z.Shaip Surdulli ju uroi mirëseardhje të pranishmeve e sidomos Familjes së Heroit Metush Krasniqit, bashkëveprimtarve të cilët me një emër i përfaqësonte, për së gjalli Heroi Adem Demaçi, familjet e dëshmorve, dhe gjithë të pranishmit…si dhe të gjithë të pranishmit.i informonte se pas Akademisë do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Metush Krasniqit në sheshin e Dardanës,i cili e mban emrin e Heroit Metush Krasniqi.

 

Baca Adem Demaqi, iu drejtua të pranishmëve me këto fjale:

Baca Metush ishte më trimi, më largëpamësi e më atdhetari ndër ne, prandaj, fjalën e tij e dëgjonim të gjithë.Kjo ishte edhe arsyeja që pushtuesit çetnik IA kishin frikën dhe përgatiteshin me të madhe, në kohën që do ta vlerësonin si më delikate për Lëvizjen tonë ta eliminonin nga udhëheqja jonë!

Baca Metush ishte në krye të politikës kombëtare me vizion të bashkimit të gjithë potencialit politik që njëherë e përgjithmonë ta çlirojmë atëdheun tonë nga zgjedha shoviniste serbe.

Nuk ka shqiptarë i cili ka qenë me ide çlirimtare e të ket pasur lidhje me Bacin Metush e të mos e ket bërë për vete, nuk e pengonte asnjë forcë politike qoftë e djathtë apo e majtë e të mos bashkëpunonte me Bacin Metush.

Me një fjalë, ishte promotor i bashkimit të popullit tonë! Baci Metush ide fillestare dhe përfundimtare kishte bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin Amë-Shqipërinë.

Populli i jonë ende nuk e ka la borgjin ndaj Heroit Metush Krasniqit të pathyeshëm,edhe pse politika serbe dhunën psiqike dhe fizike që e përdori kundër tij,kurr nuk e theu,kurr nuk e shmangu nga rruga e lirisë, sepse kishte besim në vetvete dhe në idealin e lirisë së popullit të tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Bac Metushit, rroft populli shqiptarë….

 

Hydajet Hyseni i përshendetë të pranishmit.Si mund ta përshkruaj Bacën Metush ,që kur isha fëmij jamë, rritur me idealin e tij dhe të Dajës Sejd ( Sejdi Kryeziu,Shoku më i ngusht i Heroit Metush Krasniqit nga Rogaçica) pas daljes së tij nga burgu dhe Lëvizjeve të medha që u organizuan nga Studentët e Univerzitetit të Prishtinës më 27.11.1968 në gjithë Kosovën, në Tetovë e në Preshevë ,ku thuhej se pas gjitha këtyre qëndronte Bac Metush Krasniqi,dhe nuk arriti UDB-ja ta dekonspironte në at kohë.

Në Odën e dajes sejd ( Zylfi Rogoçicës ) flitej për të parët e Asllan Dajkocit dhe Murat Rogoçicës,për luftrat çlirimtare që ishin zhvilluar në Kikën Legjendare e në Ush kundër forcave të Pushtuesit serb,që u printe Mulla Idriz Velekica,me të parët e rrethit tonë siq ishin Muharrem fejza,Syl Zarbica,Shefki Desivojca,Mulla Taip Sermagjaj,Lam Breznica,e të tjere,flitej për Lot Vakun me shokë të cilët luftonin çetnikët si Koicën e zi dhe Veliçkin e Domorocit që i terrorizonin popullatën shqiptare,flitej për Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare ,për sekretarin e saj Gjon Sereqin, të cilin e adhuronte Baca Metush,flitej për kohën e otkupit famkeq,për grumbullimin e armeve siq thuhet me pa  të drejtë “koha e Rankoviqit”,kurse në të vërtetë këtij aksioni famkeq i ka prirë Tito me gjithë bandën e tij,po këtij terrori iu nënshtruan edhe shumë fshatarë e qytetarë të Komunës së Kmenicës,siq dihet edhe dy nëna që mbetën të ngrira në dygidell si pasojë e rrugës që kishin marrë për të shkuar në Hogosh me kërkuar ndihmë për burrat e Dajkocit dhe për djemt e tyre të cilët i kishin ngujuar(ku ishte edhe Baca Metush), në një burg të improvizuar nga milicët e tito-rankoviqit.Flitej,edhe për gra luftëtare siq ishin Marije Shllaku,Sabrije Vokshi,Hyrije Hana e tj.

Kam dëgjuar nga Daja Sejdë se Metush Krasniqi iu kishte nënshtruar torturave më çnjerëzore të pushtuesve serb.Ai ishte i pari,kryesori,ai ishte më i torturuari,në tjetrën anë ishte më i qëndrueshmi dhe më i pathyeshmi,me ditë e netë të tëra e kanë mbajtur të lidhur dhe,ka përjetuar kërcnimet më të poshtra që mund t’i bëjnë pushtuesit ,e kanë mbajtur edhe mbi flakë të zjarrit por ka qene i gatshëm të flijohet për Kauzën e shejtë të popullit shqiptarë- Lirinë e tij.

Kur ishim të rinjë mburreshim me qëndrësën e këtij Kreshniku të legjendave të cilin as burgu dhe zandani nuk e ndalnin dot vetëm e vetëm që ta fitoj Lirinë Populli shqiptarë!Bacën Metush të tillë e mendonim sepse  ai ishte model i veprimtarit të pamposhtur atdhetar e revolucionar…Më vonë kur edhe vet u ballafaquam me ( pas burgosjes së Hydajetit me shokë)këso peripeci do t’i kuptojmë edhe më mirë dimensionet e pazakonshme dhe zor të arritshme të shpirtit të pathyeshëm të Metush Krasniqit.

Kur filluam edhe ne të rreshtohemi drejt rrugës së lirisë model e kishim Metush Krasniqin,besa edhe Adem Demaçin, të cilin nuk e njihnim por e imagjinonim madhështinë e tij nëpër mes Romanit Gjarprijt e Gjakut!Të cilin e lexonim disa here,për ta kuptuar së sa i madh ishta edhe Baca Adem!

Rexhep Mala ishte shoku i jonë, i cili mbante lidhje me këta dy burra sepse ne nuk na lejonte që të kontaktojmë shume me ta për shkak të politikës ilegale që e bënim sepse Rexhepi ishte më i njohur për UDB-ën,e ne na porosiste që ju duhet të kurrseheni nga syri i udbashve!Rexhepi,Ilmiu dhe Kadriu mbanin lidhjet edhe me Ilegal të tjerë anekënd Kosovës dhe na informonin për rrjedhat e zhvillimeve si dhe për qëndrimin politik ne mes këtyre Kolosve të Kombit tonë,Bac Metushit dhe Bacës Adem Demaçit.Rexhepi dhe Ilmiu, na informonin edhe për takimin e tyre 3 ditësh që kishin diskutuar për situatën politike në Dajkoc në shtëpinë e Metush Krasniqit,ku merrnin pjesë: Adem Demaçi,Mulla Ram Govori,Fehmi Elmazi,Ilmiu e të tjere,në këtë takim i kanë bashkuar mendimet politike edhe veprimet që ishin pak sa më të shkapërderdhura,si dhe dolën me emrin e përbashkët të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës!Ndërkaq, menjëherë pas këtij takimi Rexhep Malaj dhe shokët tjerë që vepronim në Grupin Revolucionar të Kosovës,i shkruajtëm dhe i shpërndamë traktet për Lëvizjen Nacionam Çlirimtare të Kosovës dhe në përfundim të traktit shkruhej”RRoftë Lëvizja Nacional Çlirimtare e kosovës”,janë shpërndarë  nëpër Qytete të Kosovës dhe në vise .

Se sa ka qenë i kujdeshëm në veprimtarinë e tij politike Bac Metushi, flet edhe fakti se u arrestuan dhe u dënuan më se 35 shokë në krye të cilëve e vendosën Bac Ademin ,edhe pse shumica prej tyre ishin arrestuar pa kurrfarë faji vetëm të krijohej panik dhe ta dëmtonin lëvizjen tonë ,realisht e dëmtuan.Por,Bac Metushi me të shpejtë e këndelli Lëvizjen dhe e përtriti ashtu si dinte ai por, edhe ne të tjeret u organizuam me forca të reja të shokëve,vlen të përmendet se në këtë kohë ne kaluam në ilegalitet,kurse Bac Metushi vepronte sipas “udhzimit” të ilegales, vepronte edhe legalisht dhe,thoshte, mua s’kanë çka më bajnë kurse ju, jeni më të rinjë dhe jeni më të nevojshëm të veproni e të mos arrestoheni!...pas demonstratave të vitit 1981 jemi takuar disa herë me Bac Metushin dhe jemi këshilluar për veprimtarinë politike të Levizjes sonë,ka qenë aq pragmatik,aq konkret,si dhe i parashikonte saktë veprimet politike dhe terrorizuese të pushtetit jugosllavë e në veçanti atij serb dhe, sjelljen e tyre të egër ndaj popullit tonë.Bac Metushi përmendëte emra të veprimtarëve të vjetër të cilët janë pjesë e Lëvizjes sonë,përmendëte edhe emra të funksionarve politk të asaj kohe dhe na këshillonte se si të sillemi edhe me ta ,të jemi të kujdeshëm,nuk i përjashtonte nga synimet tona çlirimtare,sipas tij…të gjithë shqiptarët kudo që janë duhet t’i shërbejnë interesave të Kombit për ta realizuar lirinë dhe Bashkimin me Shqipërinë…Nuk dëshironte të merrej me pushtetin e Shqipërisë sepse ashtu si është ne duhet ta pranojmë,për arsye se nuk kemi mbështetje tjeter nga askush ,me qellim që me kalimin e kohës rregullohen problemet e brendshme të shtetit,këtu fliste se si disa burrështetas Turq kanë kërkuar që ta luftojmë politikën zyrtare të shqipërisë,por me kurrfarë çmimi ne nuk guxojmë të lëshohemi në këso avantura politike…Bac Metushi e pranonte edhe opsionin politik për Republikën e Kosovës, për fazën e parë ,duke respektuar parimin e vetëvendosjes deri në shkëputje!Të mos merremi me ngjyrime politike sepse ne na mungon Çlirimi i Kombit dhe Atdheut e jo partia!Sa ishte i nevojshëm Bac Metushi flet edhe përpjekja e bashkimit të grupeve në emigracion në një lëvizje.Ndikimi i tij për bashkimin e këtyre grupeve ishte tepër i madh,sidomos ishte në dijeni për bisedat e Kadriut dhe Jusufit,Kadriut me Sabri Novoselën e tj.Porosiste se do të bashkohen doemos…

Pas demonstratave të vitit ’81 rezhimi shtetror i RSFJ-së urdhëroi që masovikisht të burgosen dhe të dënohen Nacionalistët dhe Irredentistës shqiptarë,kështu edhe ndodhi ,gjeri në fund të vitit 1981 u burgosën dhe u dënuan shumë të rinj Shqiptarë nëpër të gjitha republikat e jugosllavisë,improvizuan gjykatës dhe gjyqe  civile e ushtarake,por Bac Metushi mbeti edhe më tej  i pa arrestuar gjeri në nëntorin e vitit 1985 kur e arrestuan dhe e përdorën dhunën më çnjerëzore kundër tij gjatë zhvillimit të hetimeve ,dhe më në fund në qershor të vitit 1986 e liruan gjoja si të pafajshëm nga gjyqi i qarkut në Prishtinë…Si pasojë e kësaj dhune që e përdori UDB-ja kundër Metush Krasniqit ndërroi jetë më 15.10.1986 në Prishtinë.

Bac Metushin do ta kujtojmë për jet e mot si përsonalitetin më të çmuar dhe më aktiv, i cili nuk kurrseu asgjë për tu çliruar populli shqiptarë dhe Kosova me vise nga pushtuesit dhe bashkimin me Shqipërinë.Do ta kujtojmë figurën e Metushit si përsonalitetin më unifikues të grupeve ilegale shqiptare që vepronin në jugosllavi,do ta kujtojmë si prijsin më të çmuar, i cili pa përjashtim i donte shqiptarët por assesi nuk i urrente as popujt tjerë,Luftonte kundër rezhimeve antipopullore,luftonte për idealin e lirisë së popullit shqiptarë ,dha gjithë çka pati, edhe jetën ia fali kauzës së shenjtë ,Lirisë.Le të rroj kujtimi për të madhin Metush Krasniqin.Brezat e ardhshëm do ta nderojnë Heroin Metush Krasniqin,si njërin ndër luftëtarët më të denj të popullit shqiptarë!

Po në këtë frymë Folën edhe Zymer Neziri dhe Selatin Novosella ,si dhe të pranishmit i përshendeti në emër të familjes KushtrimiKrasniqi, nipi i Heroit Metush Krasniqit.

Pas Akademisë përkujtimore që u mbajtë në sallën e Teatrit ,Shtëpisë së Kulturës Isa Kastrati,të gjithë të pranishmit dolën në sheshin Metush Krasniqi,ku dhe u zbulua Shtatorja e Heroit Metush Krasniqit.

Rrallë herë në periudhën e pasluftës në Komunën e Dardanës kanë qenë kaq të bashkuar qytetarët sikur më 26.11.2011, për herë të parë në vitet e fundit bisedohet shqip me gjuhën e politikës Kombëtare, dhe me stolisje të Flamurit Kombëtar, nuk kishte ngjyrime të tjera…përshëndetej secili me secilin, kishte vetëm një URIM:

Dardanë, Gëzuar SHTATORJA E METUSH KRASNIQIT ! E para e këtij lloji në trollin e Komunës sonë.

Të gjithë ndiheshin krenar dhe,shtonin :ja ,kjo është vlera më e madhe që mund t’i bëhet një personaliteti siq ishte Metush Krasniqi,të cilin e thërrisnin me të drejtë HERO,ata që e njohën nga periudha e ilegales se do të triumfoj ideali i Lirisë së popullit tonë mbi armikun,për të cilin ideal punoi që nga viti 1947 e gjeri në ndërrim të jetës!

Lavdia bie mbi ata të cilët ia falin atdheut dhe popullit edhe jetën ,se për ndryshe liria nuk do të vie kurr,andaj,Dardanë urime edhe njëherë Shtatorja e njeriut më të madh METUSH KRASNIQIN, që ia fale Republikës së Kosovës.

 

Hodonoc

Dardanë

Më 28.11.2011

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora