E enjte, 28.03.2024, 02:56 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kryekuvendari Krasniqi u takua me udhëheqësit e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës

E diele, 11.12.2011, 08:50 AM


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot udhëheqësit e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, z. Shefki Ukaj, kryetar i kësaj shoqate, si dhe Faik Hoxha, sekretar.

Udhëheqësit e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, fillimisht falënderuan kryekuvendarin Krasniqi për pritjen që u bëri atyre, ndërsa e informuan atë rreth organizimit të një konference shkencore ndërkombëtare për Muhaxhirët me temën : Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës 1877-1878.

Me këtë rast ata theksuan se me anë të kësaj konference shkencore ndërkombëtare, pretendohet të paraqiten argumentet dhe të bëhet prezantimi i rezultateve dhe studimeve për këtë ngjarje të rëndësishme. Do të botohet, ndërkaq, një përmbledhje e plotë e studimeve.

Më tej ata theksuan se konferenca e organizuar nga Instituti i Historisë dhe Shoqata e Muhaxhirëve të Kosovës, do pasqyrojë në mënyrë sa më autentike, të plotë dhe gjithëpërfshirëse dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës, 1877-1878.

Kryekuvendari Krasniqi duke falënderuar udhëheqësit e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, i përgëzoi ata për angazhimin e tyre në këtë drejtim, ndërkaq theksoi se akademitë shkencore dhe Instituti i Historisë duhet të angazhohen më shumë në këtë çështje.

"Kjo është njëra ndër periudhat më të dhimbshme të historisë sonë", tha Krasniqi, duke shtuar se politika serbe është një politikë tradicionalisht antishqiptare.

Ai tha se duhet të punohet më shumë për të krijuar një faktografi për këtë periudhë, në mënyrë që kjo të prezantohet ndërkombëtarisht, sepse ka qenë njëra ndër periudhat më të errëta, por edhe më të rënda të gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve.

Duke i përgëzuar ata për konferencën shkencore Krasniqi tha se e mbështet angazhimin e tyre dhe idenë e kësaj konference shkencore për muhaxhirët.

 

14.11.2011

Për ribotim-Kadri Mani

(etnike@gmail.com)



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora