E enjte, 25.04.2024, 12:08 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Rizah Sheqiri pjesëmarrës në aktivitete të shumta letrare

E diele, 11.12.2011, 02:23 PM


Aktivitete të krijuesëve tanë në botë:

 

Rizah Sheqiri pjesëmarrës në aktivitete të shumta letrare

 

Shkrimtari e poeti ynë Rizah Sheqiri, anëtari i Shoqatës së  Shkrimtarëve të Suedisë, anëtar i PEN-it suedez, anëtari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugut të Suedisë dhe nënkryetar i Klubit të Krijuesëve Letrar të Blekinges, vazhdon me sukses të prezentojë krijmtarinë e tij letrare (shqip e suedisht) në manifestime të shumta kulturore e letrare gjithandej Suedisë.

 

Bie fjala, vetëm gjatë këtyre muajëve të fundit poeti dhe shkrimtari ynë Rizah Sheqiri ishte pjesëmarrës…

 

…në manifestimin letrar në Ronneby kushtuar 80- vjetorit të lindjes së  poetit më të madh suedez -fituesit të çmimit -Nobel për Letërsi Tomas Tranströmer

 

Në manifestimin letrar kushtuar 80- vjetorit të lindjes së poetit më të madh bashkëkohor suedez –fituesit të çmimit Nobel për Letërsi 2001 -Tomas Tranströmer, i  organizuar nga Klubi i Krijuesëve Letrar të Blekinges që u mbajt më 18 gusht 2011 në qytetin Roneby, mori pjesë edhe Shkrimtari e poeti ynë R.Sheqiri dhe në këtë manifestim letrar ai foli për poezinë haiku të këtij mjeshtri të madh të fjalës artistike suedeze dhe pastaj lexoi disa poezi haiku nga Tomas Tranströmer në shqip përkthyera nga ai.

 

Rizah Sheqiri zgjoi interesimin e madh tek pjesëmarrësit e shumtë sidomos atëherë kur  foli për procesin e përkthimit të poezive haiku nga ky poet dhe kur për të pranishmit i analizoi ato duke i përballur rrokjet e tyre të numruara në të dy gjuhët.

 

Ai u tha të pranishmëve se gjuha shqipe është aq e pasur saqë ka mundësinë e mrekullueshme  të përkthimit qoftë edhe të një poezie të koncentruar siç është ajo haiku,  në rastin konkret, poezia haiku e poetit të shquar suedez Tomas Tranströmer.

 

…në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të Bibliotekave 2011 në Göteborg

 

Shkrimtari ynë Rizah Sheqiri edhe sivjet ishte i pranishëm në Panairin e Librit dhe të Bibliotekave në Göteborg të Suedisë me fjalën poetike dhe me librat e tij. Të dielën më 25 shtator 2011, ai mbajti edhe një ligjeratë para publikut në njërën nga skenat e këtij panairi dhe foli për rolin e shkrimtarëve me prejardhje të huaj në Suedi si një thesar i çmuar  në këtë shoqëri.

 

Në Suedi, jetojnë e krijojnë edhe rreth 1500 shkrimtarë me prejardhje nga shumë vende të ndryshme të botës të cilët shkruajnë edhe në rreth 60 gjuhë të ndryshme. Këta janë një thesar tepër i çmuar kulturor dhe letrar për shoqërinë suedeze … - konstatoi shkrimtari ynë në ligjeratën e tij në skenën e Sheshit Internacional në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të Bibliotekave në Göteborg të Suedisë, që sivjet u mbajt nga 22- 25 shtator 2011 dhe që kishte mbi njëqindmijë vizitorë.

 

Shkrimtari ynë ligjeratën e tij e ilustroi edhe me dy poezi të veta të cilat e pasqyrojnë në mënyrë emocionale të qenit shkrimtar në një vend tjetër nga ai i origjinës.

 

Ligjerata e shkrimtarit tonë mbajtur në  Panairin e sivjemë pastaj u botua në webfqen e Bibliotekës Internacionale të Suedisë.

 

…në manifestimin kulturor ”Nata e Kulturës” në Karlshamn

 

Gjatë pasditës dhe mbrëmjes të së shtunës më 1 tetor 2011 në qytetin Karlshamn u organizuan manifestimi i madh jubilar i 20-tin me radhë Nata e Kulturës, me moton e manifestimit ”Pasqyrime”  ku u mbajtën një varg manifestimesh kulturore, letrare e artistike. Në dy mese ku u majtën aktivitete letrare  me krijimtarinë e tij u prezentua edhe shkrimtari e poeti ynë Rizah Sheqiri.

 

Në amfiteatrin e Muzeut të Qytetit  u paraqit me poezitë e veta,  ndërsa në bibliotekën e qytetit foli për krijimtarinë letrare dhe prezentoi librat e tij të fundit dygjuhësor shqip e suedisht. Lexuesit e interesuar gjatë kësaj mbrëmje patën mundësinë ta takojnë edhe vet shkrimtarin tek stenda e tij dhe të bashkëbisedojnë me te për krijimtarinë e tij letrare, për librat e tij dygjuhësor,  për letërsin shqipe, për përkthimet, etj.

 

Ai gjatë mbrëmjes edhe  nënshkroi librat e tij për të interesuearit si dhe shfrytëzoi mundësinë e mirë të bashkëbisedimit të drejtpërdrejt me disa nga lexuesit e tij.

 

…në Festivalin e Këngës dhe Poezisë  të Blekinges 2011

 

Në Festivalin e Këngës dhe Poezisë  të Blekinges 2011 që u mbajt në Sallën e Arteve (Konsthallen) në Karlskrona të Suedisë edhe sivjet  morën pjesë shumë këngëtarë si M.Klingström,  M.Karlsson, Å. Larsson, Svanungar (Elin-Louise och Gustav), E.Karlsson, I. Wijk, L-G Holm, L.Turesson, L. Egefur, dhe U.Karlsson, si dhe poetë të njohur të Suedisë; Magnus William-Olsson, Ann-Sofie Ahlberg, Gun Persson, Sonja Johansson, Lisbeth Karlsson, Christina Ekegren, e në mesin e tyre ishin edhe dy poetë shqiptarë, babë e bijë Yllka dhe Rizah Sheqiri.

 

Për më shumë regjisorja, skenaristja dhe poetja Yllka Sheqiri përveç pjesëmarrjes së saj si poete,  ishte edhe nikoqire dhe moderatore e Festivalit të sivjemë. Ajo u shqua për moderim të shkëlqyeshëm të mbrëmjes, për një nivel të lartë profesional dhe për një frymë poetike të moderimit, për çka mori shumë fjalë miradie.

 

Ndërsa një pikë tjetër interesante e këtij festivali ishte recitimi i vargjeve ”premierë në gjuhën shqipe” të poetit dhe kritikut letrar bashkëkohor suedez, ndër më të njohurit nga Stockholmi, Magnus William-Olsson të cilat enkas për këtë mbrëmje i kishte përkthyer poeti ynë Rizah Sheqiri.

 

Në mbrëmjen poetike më 10.11.2011 në Solversborg

 

Nikoqir i mbrëmjes ishte grupi 143 i Amnestisë dhe shkrimtari i njohur suedez Per Nilsson, ndërsa poeti kryesor i mbrëmjes këtëherë ishte poeti ynë Rizah Sheqiri.  Paraqitja e  tij para publikut në këtë mbrëmje ishte më e veçantë ngase ai përveç leximit të poezive të tij në dy gjuhë shqip e suedisht  foli edhe për rrugën e tij krijuese,  për jetën  e shkollimin, për kohën e migrimit, për çlirimin  dhe shpalljen e pavarësisë së atdheut të tij – Kosovës, si dhe për rolin e tij si shkrimtarë e krijues, ose si e quqjti ai, për rolin e tij si urë lidhëse në mes dy popujsh e kulturash, rol që do ta forcoj përditë e më shumë. Duke ilustruar këtë ai lexoi poezitë që ka përkthyer në gjuhën shqipe nga poeti suedez – Nobelisti i sivjemë- Tommas Tranströmer. Paraqitja e tij para një publiku të zgjedhur u duartrokitë gjatë si dhe u pasqyrua me një artikull interesant në gazetën ditore ”Sydostarn” me titull ”Transtömer är vackrast på albanska”- Transtromeri është më i mirë në gjuhën shqipe. Duke nderuar kështu jo vetëm punën prej poeti e përkthyesi të Rizah Sheqirit, por një artikull i tillë shumë afirmativ padyshim që u bën nder shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

 

Në këtë takim letrar u lexuan edhe poezi haiku në gjuhën japoneze si dhe disa përkthime të poezive në gjuhën  vietnameze të një nobelisti tjetër suedez nga regjioni i Blekinges - Harri Martisonit.

 

Pjesa e fundit e këtij takimi ishte e rezervuar për leximin e poezive nga disa  poetë lokal.

 

E gjithë mbrëmja u ilustrua edhe me tone të ëmbla të muzikës.

 

Në manifestimin ”Dita e vogël e kulturës” në Karlshamn më 12.11.2011

 

Manifestimi”Dita e vogël e kulturës” në Karlshamn më 12.11.2011 kryesisht iu kushtua fëmijëve dhe të rinjëve dhe për ta  u organizuan një sër aktivitetesh të  ndryshme kulturore letrare e artistike. U organizuan puntori krijuese, ekspozita, lojëra skenike e shfaqje dramash për fëmijë, si dhe u prezentuan dhe u ekspozuan edhe libra të shumtë për fëmijë.

 

Shkrimtari  ynë Rizah Sheqiri në këto takime ekspozoi  dhe prezentoi librat e tij në dy gjuhë si  dhe lexuesëve të vetë u foli për librat e  për përkthimet e tij. Lryesisht  fjala e tij u  përqëndrua rreth librit dygjuhësor për fëmijë ”Legjenda për mbretin e këngës” – ”Legenden om sångens kung”.

 

…dhe prezentimet e tij po vazhdojnë edhe në manifestime shqiptare

 

Krijuesi e poeti ynë shkrimtari Rizah Sheqiri vazhdon me shumë sukses prezentimin e krijimtarisë së tij edhe në gjuhën shqipe e suedeze gjithandej në manifestime kulturore e letrare nëpër qendra të ndryshme ku shqipëtarët e Suedisë si gjithmonë po e festojnë me shumë dinjitet 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë  dhe  Ditëlindjen e Heroit Legjendar Adem Jasharit.

 

Bie fjala ai mori pjesë në manifestimin qëndror të Kremtimit të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit dhe Ditës së Shpalljes së Pavarësisë mbajtur më 26 nëntor në qytetin Kristianstad të Suedisë, organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, ai përvec fjalëve të rastit recitoi edhe dy nga poezitë e tij, njërën për flamurin dhe tjetrën për gjuhën.

 

Shkrimtar ynë R.Sheqiri deri në fund të këtij viti do të prezentohet edhe në një sërë takimesh letrare e kulturore gjithandej Suedisë, takime këto që organizohen kryesisht në vigjilje të festave të fund vitit. Këto ditë ai do të jetë i pranishënga Shoqata Shqiptare nëpër shumë qendra. /BSh/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pierre-Pandeli Simsia: Ismail Qemali dhe Isa Boletini "vijnë" në Nju Jork Ramiz Selimi: Manifestim për 28 Nëntor, i organizuar nga Shoqata ''Kosova'' Linz Ukshin Zajmi : Gjilani me edicionin e tretë të Sallonit të artit pamor Xhevat Muqaku: Shqiptarizmi në Singen të Gjermanisë Abaz Pllana: Një festim i madh i Festave të Nëntorit në Francë Nexhmije Mehmetaj: Shkolla Shqipe kremtoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit, në Jura të Zvicrës Luan Kalana: Florida - Festa e Flamurit, 99-vjetori i Pavaresise te Shqiperise Beqir Cikaqi: Një gjuhë, një atdhe, një flamur! Muharrem Sfarqa: Përkujtohet strategu i luftës për liri, kolonel Ahmet Krasniqi Milazim Kadriu: U përuruan një monografi dhe pesë përmbledhje me poezi Bashkim Bekteshi: Dhjetë vjetori i Shkollës Shqipe të Bassanos Kolec Traboini: Qofte Beogradi dhe gjeniu pa brekë - Në Panairin librit Tirana 2011 Ditët e Naimit - festë e poezisë dhe kulturës Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë…

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora