E enjte, 18.04.2024, 11:58 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ukshin Zajmi : Gjilani me edicionin e tretë të Sallonit të artit pamor

E shtune, 10.12.2011, 02:59 PM


 

Gjilani me edicionin e tretë të Sallonit të artit pamor

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Shoqata e Artistëve Figurativ të këtij qyteti me ndihmen e Zyrës së Kryetarit të komunës së Gjilanit, veq tjerash, për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit organizoi ekspozitën e artit pamor që po qëmton të bëhet e përhershme- Sallonin e Gjilanit, i cili sivjet ka edicionin e tretë. Në ceremonin e hapjes së këtij salloni, të pranishmit i përshëndeti Qemajl Mustafa, kryetar i komunës, ndërsa për laryshinë e motiveve, teknikave e ngjyrërave foli Tahir Arifi. Avni Behluli-kryetar i Shoqatës e njëherit kurator i këtij Salloni foli për hapsirën gjeografike e të moshës së 28 autorëve të punimeve të ekspozuara në këtë Sallon. Njëzetë e tetë autor nga qytetet e ndryshme të Kosovës e të Maqedonisë ekspozuan në Sallonin e tretë të Gjilanit 28 vepra të artit pamor në teknikat pikturë, skulpturë, grafikë e instalacion dhe paraqesin idetë e realizuara përmes vijës, ngjyrës, hijës e skalitjës. E kaluara me të gjitha krajatat e hidhura e krenare u prezantua në këtë Sallon përmes punimeve të Miradije Ramiqit, Agim Bujupit, Agim Kastratit, Mervan Mustafës, Luan Jakupit, Filloreta Maliqit, Artan Bajramit e Armend Fazliut. Idetë e tyre u paraqiten përmes formave dhe teknikave moderne të artit duke na e dëshmuar një të kaluar dokumentare, trishtuese por edhe kushtrimit për një të ardhme të lirë, por që kësaj radhe nuk përcaktuan kohë, hapsirë e etnitet duke i dhënë kështu kahe univesale. Pejsazhi u prezantua nga Nagip Berisha, Demir Behluli, Idriz Berisha, Isa Alimusa, Ajser Shabani e Qamil Llapashtica. Koloriti i ngjyrave por edhe lëvizjet specialike grafike dhe i vijave të lira dëshmuan për përvojën profesionale të autorëve duke na e dhënë idenë e tyre reale e imagjinative. Me skulpturë në dru, gur e instalacion kësaj radhe u paraqitën Avni Behluli, Agim Islamaj dhe Aziz Islamaj, duke treguar aftësinë e tyre në shpim, latim, lëmim, saldim dhe paraqitjen e idesë edhe në gavrimin e hullive që me hije japin fuqinë komunikuese të figures. Me tema të tjera u paraqitën Jetullah Haliti, Arbenita Kërçeli, Avni Rexhepaj, Naim Spahiu, Suad Rama, Migjen Limani, Venera Sadiku, Skënder Boshnjaku, Shqipe Berisha, Samire Zubaku e Amira Berkolli. Sejcili nga këta autor idenë e vet e spikati me një laryshi ngjyrash të cilat flasin me gjuhën dhe emocionin e vet duke bartur këtu te vizitori vizionin e autorit me gjithë porosinë.

Andaj, Arti pamor dhe krijuesit e tij gjithnjë e më shumë po dëshmojnë fuqinë e shprehjes artistike, duke dëshmuar njëkohësisht edhe ecjen kualitative drejt prirjeve moderne e postmoderne, duke na bindur se arti dhe artistët gjithnjë në jetë qëndojnë një hap para situatave reale dhe njeriut të zakonshëm - thotë me këtë rast Mr. Tahir Arifi në parathënien e katalogut të Sallonit të Gjilanit-edicioni i tretë. Përndryshe, 28 Nëntori 2011, në rajonin e Anamoravës në Kosovë filloi të kremtohet në Gjilan, Dardanë e Viti që nga 25 Nëntori e deri të hënen në mbrëmje me akademi e programe të ndryshme kulturo-artistike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevat Muqaku: Shqiptarizmi në Singen të Gjermanisë Abaz Pllana: Një festim i madh i Festave të Nëntorit në Francë Nexhmije Mehmetaj: Shkolla Shqipe kremtoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit, në Jura të Zvicrës Luan Kalana: Florida - Festa e Flamurit, 99-vjetori i Pavaresise te Shqiperise Beqir Cikaqi: Një gjuhë, një atdhe, një flamur! Muharrem Sfarqa: Përkujtohet strategu i luftës për liri, kolonel Ahmet Krasniqi Milazim Kadriu: U përuruan një monografi dhe pesë përmbledhje me poezi Bashkim Bekteshi: Dhjetë vjetori i Shkollës Shqipe të Bassanos Kolec Traboini: Qofte Beogradi dhe gjeniu pa brekë - Në Panairin librit Tirana 2011 Ditët e Naimit - festë e poezisë dhe kulturës Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora