E enjte, 18.04.2024, 09:51 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë festoi 20 vjetorin e krijimit

E shtune, 10.12.2011, 10:31 AM


Tiranë – Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë festoi sot, në Tiranë, 20 vjetorin e krijimit të saj.

 

Kadri Aliaj, kreu i kësaj shoqate në fjalën e tij, vlerësoi punën e kryer nga pjestarët gjatë aktivitetit të shoqatës. “Kjo shoqatë lindi si dëshirë e jona, për të qenë pranë fëmijëve jetim”, theksoi Aliaj.

 

Sipas tij, gjatë këtyre 20 viteve, kemi qenë pranë qindra fëmijëve jetim. Kemi qenë prindër, motër e vëlla për ta.

 

“Ne me punën tonë, kemi ndihmuar të rinj e të reja të integrohen në shoqëri dhe të jenë të barabartë mes të barabartëve”, nënvizoi kreu i kësaj Shoqata i cili, në vijim të ceremonisë, mori edhe përgëzime nga pjesëtarët dhe kolegët e tij në shoqatë, si dhe një certifikatë mirënjohje me motivacionin “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës”.

 

Aliaj, në mbyllje të aktivitetit, ftoj të gjithë investitorët të mbështesin shoqatën në misionin e saj, pasi sipas tij “të jesh pranë jetimeve, të bën të jesh një hap më afër zotit”.

 

Shoqata në fjalë, u krijua dhe u miratua nga Ministria e Arsimit me qëllim mbrojtjen e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë, si dhe ka një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.

 

Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë mbulon dhe punon për dy lloje grupe jetimësh: Grupi i parë i Jetimëve janë ata që dalin nga Institucionet shtetërore dhe grupi i dytë janë ata fëmijë që u ka vdekur një prind dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë të familjes.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora