E enjte, 18.04.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Vangjush Ziko: Antikat

E enjte, 08.12.2011, 08:04 PM


Vangjush Ziko

 

ANTIKAT

 

 

ANTIKAT

 

Medalion i vjetër

përhitur në shekuj.

Fytyra mbretërish

të gjall' a të vdekur.

 

Koha

stoli i mban në gushë

Siç mbanin

mexhitet gjyshet.

 

 

GRACKA E BUKURISË

 

Legjend' e Narcisit

e vjetër sa jeta.

 

Dhëndërron qiparisi

mbi varre të shkreta.

 

Nur' i qiparisit,

kryq mbi mermer.

 

Nur' e Narcisit

rrëkeja e merr.

 

 

THËNGJILLI I MALLIT

 

Dua ta shkrij

këtë plumb gri.

 

Plumbin e jetës

mbi flokët e mi.

 

Kleit

i mallit thëngjill

 

Plumbin e thinjëve

dot nuk e shkrin.

 

 

PUSI

 

Pus' i harruar.

Pus' i shterruar.

 

Në fund të pusit

zemra ime.

 

Mbushur me vesën

e kujtimeve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora