E premte, 19.04.2024, 03:27 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nengurra: Si e bajnë fytyrën pis disa nga emnat e njohun të krijimtarisë letrare në Dardani

E enjte, 08.12.2011, 09:02 PM


SI E BAJNË FYTYRËN PIS DISA NGA EMNAT E NJOHUN TË KRIJIMTARISË LETRARE NË DARDANI

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Në diten e madhe të kombit tonë, me 28 nandor 2011, na, disa entuziastë dhe krijues të artit të shkrimit në Oslo të Norvegjisë, formuem LIDHJEN E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE  SHQIPTARË NË NORVEGJI. Me këtë rast të pranishmit lexuen pjesë nga krijimtaria e tyne dhe këmbyen si dhurata libra mes veti. Personalisht njihsha vetem njenin nga të pranishmit me krijimet e tij, ndërsa dy tre të tjerë si emna bashkatdhetarësh e jo edhe si krijues. Aty afër meje u ul nji burr me pamje të urtë, gadi si engjëll, në fytyrën e tij prore  të buqeshun shihej edhe nji brengë, nji diçka që padyshim e mundonte at burrë. I erdhi radha për të lexue krijimin e tij dhe ai mori librin në dorë, e hapi, gjeti nji vjershë dhe kërkoi falje pse ai nuk mund ta lexonte, jam i smuet, na tha, nuk mundem ta lexoj, dhe luti dikend ta lexonte vjershën e tij. Isha krejt afër dhe i thash se do ta lexoja unë. " PER MUA " ishte titulli i vjershes, fillova leximin, por që në vargun e parë pash se nuk mora mbi supet e mia nji barrë të lehtë. Vetvetiu zani im kumbues filloI të dridhej dhe si mos të dridhej kur vargjet e daluna nga shpirti i krijuesit Avni Agushi aty për aty ma perkujtuen vjershen e Sergej Jeseninit të madh " NJERIU I ZI ". Nuk di pse, por shikimi im shkoI rrotull te të gjithë të pranishmit për t’u ndalë së fundi te z. Avni Agushi, autori i këtyne vargjeve prekse, vargjeve përcëlluese, plot emocione, dhe nuk doja ta pranoja se kuptova se ato kishin edhe nji mesazh. Po pse mesazhi që ma mori mendja ma solli kujtimin që nga koha kur isha gjimnazist dhe kisha lexue e mësue përmendësh vargun e Jeseninit " NJERIU I ZI "?! Disi ia arra ta lexoja atë varg mallengjyes të z. Avni Agushi dhe kur lexova fjalën e fundit disi sikur ndjeva nji lehtësim, siku shkarkova nji barrë që pat ndrydh jo vetem zanin tim, por edhe ndjenjat e shpirtit tim.

Z. Avni Agushi u ngrit në kambë dhe mbas nji përqafimi falnderues ma zgjati librin e tij me vargje "ATJE KU PIKON LOTI ". E hapa dhe pash se në mbrendësi kishte shkrue : " Selimit !! Atij që e meriton. Vetë autori, Avni Agushi." U gëzova shumë dhe e falnderova për dhuratën.

 

Në mbramje, kur erdha në shtëpi, me padurim fillova t’i lexoja ato vargje të shkrueme në atë libër. Mirëpo, që në poezinë e parë, pashë se jo gjithçka do të jetë impresionuese për mue, pashë se leximi i tutjeshem i atij libri do më bante nervoz. Ngula kambë për ta lexue dhe pa nderpremje e lexova. Dhe ja tash, pa fajin e autorit, të nderuemit Avni Agushi, unë, në vend që të flas per librin, do flas per matrapazët dhe mashtruesit, që edhe vetë janë letrarë, profesorë, e besa me emen në Dardani. Hapa mbrendsinë e librit të z. Avni Agushi dhe pashë se Redaktor i librit ishte Sabit Jaha, recensent Imri Trena. Kërkova recensuren e z. Imri Trena, por pashë se ajo nuk egzistonte. Fillova t’i rilexoja vargjet dhe nga strofa në strofë shihej se redaktori Sabit Jaha as që i kishte prek ato vargje, as që u kishte lëshue nji sy, bile jam shumë i sigurtë se as nuk i ka lexue fare. Thjeshtë desh u çmenda tue pa gjithë ato masakrime që ishin në vargjet aq të pastra dhe emotive të autorit Avni Agushi. Per momentin u mbusha helm edhe me z. Imri Trena të cilin e njoh moti. Si ka mundësi të jetë ai recensent e mos ta ketë shkrue asnji vlerësim recenzues per librin e z. Avni Agushi?! Sot në mengjes e thirra autorin e librit, dhe veç bisedes teper miqësore, e luta të më spjegonte se sa i ka kushtue libri per ta botue, e pyeta se a i ka kerkue pare veç per botim edhe per redaktim Sabit Jaha dhe z. Avni Agushi më tregoi fije per pe. Ky liber miku im Selim më ka kushtue 800 euro dhe ai e paskish pa edhe vetë se dora e redaktorit nuk e kishte prekë. Veç kësaj, z. Imri Trena as që ka dijtë se emni i tij do të ishte në liber si recensent, ate e ka vendosë vetë Sabit Jaha. Oh Zot i madh, mendova unë, po a asht e mundun kjo pafytyrësi e nji profesori me emen siç asht Sabit Jaha?!

Besa jo vetem këtë libër, por edhe librin tim tjetër, që për ta botue më kanë ndihmue vajzat e mia, ma ka ba gadi të palexueshem Sabit Jaha, thotë z. Avni Agushi. Në pyetjen time, po pse i ke dergue atij librin përseri nëse njiherë të ka dalë i pasinqertë dhe jo profsional, i urti Avni Agushi m’u pergjigj: Po asht i anes tonë ai. Unë pajtova me z. Imri Trena që ta ndihmonim Sabit Jahen. Ndersa ja tash, librat e mi janë të gjymtë.

Lexues i nderuem, ky shkrim imi këtu asht reagim ndaj matrapazëve dhe të pacipëve që po e thërrasin veten botues, redaktorë, lektorë etj, etj. Rast si ky i z. Avni Agushi kam perjetue edhe unë në vitin 2009. Unë mbi 17  vite kam punue me ba gati per ta dorzue te redaktori librin tim të parë, monografinë per fshatin tim të lindjes " NENGURRA E ISTOGUT " Redaktori i atij libri, zonja Alma Papamihali, ka punue diku nja dy muej dhe pastaj edhe z. Muharrem Blakaj diku 5-6 muej dhe librin komplet te redaktuem dhe me recension të dy redaktorëve, vetë z. Muharrem Blakaj e zonjes Alama Papamihali dhe edhe të faqosun nga z. Muharrem Blakaj, ia dorzon në botim botuesit,  Shoqata " MEMËDHEU "  në Shën Galen të Zvicrrës, pronar Mustafë Xhemajli, perndryshe keshilltar në kabinetit e Hashim Thaqit, vëllaj ma i madh i prefektit  të Ferizajt, z.Bajrush Xhemajli dhe enveristit të Socialistve të LPK-së, Emrush Xhemajlit. Folem për çmimin, dhe z. Mustafë Xhemajli i thotë z. Muharrem Blakaj se per botimin e 500 copë librave kushton 840 euro, 100 euro per ISBN  nr. ( lisensen ) gjithsejtë 940 euro. Unë ia dergova 1000 euro z. Mustafë Xhemajli permes kunatit tim z. Xheladin Hoxha, jurist në Parlament të Dardanisë, i cili permes shokut Emrush e gjen z. Mustafën dhe ia jep paret rrafsh 1000 euro. Z. Xhemajli kishte dashtë t’i këthente 60 euro kusur dhe kunati im më thirri me celular dhe më pyeti çka me ba me ato 60 euro? Ato jepja z. Mustafë Xhemajlit, i thash unë, dhe i thuej se e qaras me nji drekë diku ku ai të dojë.

Lexuesit do t’i duket kjo teper imtësi dhe e panevojshme per t’u ba publike, dikujt do t’i duket personale dhe asgja fare, por unë nuk mendoj ashtu. Nuk mendoj ashtu sepse unë ato para i pata marr hua nga miku im z. Enver Seferi, sepse leket nuk pikun nga qielli askund dhe as tek ne në mergim, sikur se po mendojnë grykësit me tituj akademikë nga kohnat moniste, sot atje në Atdheun tonë. Çka ndodhi? Nga 500 copë libra, 125 botohen me defekte, ISBN numri nuk asht fare, 100 euro për at numër, në vend që  t’i jipen Bibliotekes Kombtare dhe të mirret numri, ato perfundojnë në xhepin e Mustafë Xhemajlit. Përpjekjet e mia per t’u vu kontakt me te deshtojnë, deshtojnë me arsyetimin se ai nuk ka kohë të mirret me mue. Bile as që i kujtohet të më ketë botue liber. A nuk asht ky matrapazllek, mashtrim, tradhëti, mosrespektim marrveshjeje, bukëpermbysje në vend të falemnderimit për qerasjen me 60 euro për drekë etj, etj.

Sot ai liber i imi, me shumë vlera, për të cilin me respekt kanë folë krejt rrethi i Istogut dhe shumë miq të mi gjithandej rruzullit, të cilve ua dergova, asht pa vlera, se nuk ka liçencë, nuk ka liçencë sepse 100 euro per liçencen i ka futë në xhep nji matrapaz, nji mashtrues i paskrupull.

Rastin tjeter edhe ma të keq e perjetova para disa ditëve. Poeti dhe shkrimtari i mirnjohun nga Gjakova, z. Halil Haxhosaj, në pregatitje e siper per njivjetorin e vdekjes së poetit Din Mehmeti, kishte pelqye edhe nji poezi timen të botueme në saidin zemrashqiptare.net dhe më lutë t’i jap leje per ta futë në librin antologji per Bacalokun Din Mehmeti. Në këtë kontest bisedojmë per botimin e nji libri me poezi të cilin unë e kamë të gatshem, të redaktuem të faqosun dhe me mendimin e recenzentit. Pra mue më duhej vetem botuesi dhe shtypja e librit.

Z. Haxhosaj më ven në kontakt me Ali Demë Jasiqin, i cili po botoka libra. I shkrova dhe bana pyetjen Ali Demë Jasiqit. Ai menjihere me entuziazem më shkruen dhe më njofton se ai boton libra, se ai me z. Halil Haxhosaj praktikojnë të jenë Redaktorë dhe recensentë të librave etj, etj. Unë i them se libri im nuk ka nevojë per redaktor as per recensent, sepse ai asht i gatshem edhe i faqosun bile, mue më duhet vetem ta shtyp dhe ta baj liber. Më vjen tjetra leter nga Ali D. Jasiqi, ani z. Hasanaj po bajmë lëshim këtë herë, po e botojmë ashtu si asht, mbasi je mik i z. Halil Haxhosaj.

Dhe, lexues i dashtun, degjo me vemendje. A nuk do thotë kjo që shkruen ky " ISH KRITIK LETRAR" I KOHES SË TITOS, hajt se në mujsha po ta lëshoj mjekrren sikur thotë ajo e popullit.

Nuk merzitet Ali Demë Jasiqi dhe asnji nga botuesit sot në Shqipni e Dardani se a do jetë libri me vlera apo pa to, a do ketë gabime aty apo jo, ata e shesin emnin e vetë si REDAKTORË, si RECENSENTË si LEKTORË etj per 50 euro e siper. Sot këta njerëz, që per mue janë matrapazë, punojnë pa kriter, dhe kjo veç se po ua ban atyne fytyren pis, ata po japin shansa me ba libra edhe amatorëve dhe injorantëve, të cilet bajnë libra pa asnji vlerë, por i bajnë me të vetmin qellim me shitë qallma e name para farefisit dhe miqëve. Dhe nëse autori i librit nuk pranon me i dhanë librin me e botue, ai sulmohet e ofendohet. Ali Demë Jasiqi mue m’i kërkon 500 euro per 300 copë libra me poezi, libri ka 95 faqe. Asht krejt i gatshem, nuk ka nevojë per asgja pos per shtyp.

Ky ish "kritik" letrar i kohes së Titos m’i kerkon 840 euro per ribotimin e 100-150 librave të librit tim të parë, ribotimin e të cilit doja dhe duhet ta baj per ta liçencue. Pra kerkon per ribotim aq sa ka marr Mustafë Xhemajli kur e ka botue dhe ato 500 copa bile. Nuk ka faj ky plakush, lehtë e gjen oferten per ribotimin e librit tim, se unë vet ia tregova ngjarjen e këtij libri, çmimin që pagova te Mustafë Xhemajli.

Unë heshti, nuk i pergjigjem dhe mbas pak Ali Demë Jasiqi më shkruen dhe kerkon pergjigje nga unë. Unë prap heshti, sepse mendoj se, nese asht intelektual, ai kupton se heshtja ime po flet diçka dhe nuk do me shkrue ma. Kur nji ditë më vjen nji leter megalomane dhe kerrcnuese. " ZOTI HASANAJ, UNË PO PRES PERGJIGJE NGA TI PER ME T’I BOTUE LIBRAT E TU, NA KE BORGJ PERGJIGJEN SEPSE NEVE PALNIFIKOJMË PUNET DHE TUE PRITE PERGJIGJEN TANDE NEVE PO HUMBIM KOHË "...

Pash se meriton nji pergjigje ky megaloman dhe ky mashtrues. I shkrova dhe i thash se çmimi asht i naltë dhe se mos të mendon ai se ne na pikun leket nga qielli. Na shpesh humbim edhe gjymtyret e trupit per me fitue paranë. Ky farë megalomani sheh se nuk e hangra unë me ia futë 1400 euro në xhep dhe më shkruen perseri, " PO NESE QENKA AQ VESHTIRË NË MERGIM, PSE PO RRIN ATJE, O Z. HASANAJ. ÇKA PO MENDON TI, UNË I PAGUEJ TATIM SHTETIT PER LIBRAT TUA NESE I BOTOJ E TI NUK PAGUEN TATIM....", shitke edhe patriotizem ky fodull plaku dhe pastaj ma hapi gojen dhe i shkrova e nuk e lash gja pa i thanë. Ia thashë ato që i meriton dhe aspak nuk ndjehem keq per at punë. Më erdhi keq per Halil Haxhosaj, i cili, pa fajin e tij, u ndie keq në perplasjen time me Ali Demë Jasiqin. Dhe në fund shtroj pyetjen: Përse ju botues jeni ba kaq gryksa dhe po bani ftyren pis e po perbaltni emnat e tuej në garen mbas lekut?! Pse ju po botoni libra pa asnji vlerë, dhe bile ato edhe po i lavdoni tue u thurë lavde e hymne?! A nuk do thotë kjo se jeni juve ata që po krijoni shtresa të injorances tonë me libra të cilat as per riciklim të letres nuk kanë vlera. Mue më erdhi keq per masakrimin e librit të mrekullueshem të z. Avni Agushi, nga jo kushdo, por nga Sabit Jaha, i cili, per bindjen time, qenka kerkushi, thjeshtë nji matrapaz i pacipë dhe i pafytyrë. Nji mashtrues i cili mashtron nji njeri të mirë e të urtë, nji poet që me pak perkrahje padyshim se do të ishte i mrekullueshem dhe vargjet e tij do t’u mbetnin në kujtim lexuesve neper breza. Mjaft me grykësi, mjaft me mashtrime e mungesë respekti ndaj ne mergimtraëve, ju lukunia e pangopëshme e Atdheut tonë.

 



(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora