E enjte, 25.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Editorial

Aurel Dasareti: Shoqëria shqiptare vuan nga një krizë e mprehtë identiteti

E enjte, 08.12.2011, 09:03 PM


Shoqëria shqiptare  vuan nga një krizë e mprehtë identiteti

 

Nga Aurel Dasareti, Arizona

 

Vetëm individi në luftë me shtysat e natyrës, mund të arrijë të pamundurën. S`mund të bëjë një komunitet, ajo shoqëri, që do të trajtohet në mënyrë tepër praktike, me lëshime e kompromise.

Shtetarët dhe diplomatët profesionistë janë të stërvitur për t`u marrë me marrëdhëniet midis shteteve. Por ata janë intelektualisht të papërgatitur për t`u marrë me një situatë kur shpërbëhet një shtet si për shembull ish Jugosllavia. Në fillim ata u përpoqën ta ruajnë si një të tërë. Sekretari i Shtetit Baker bëri një vizitë në Beograd rreth një javë para se Sllovenia dhe Kroacia të shkëputeshin nga Jugosllavia. Pak pas kësaj vizite një person x  u takua me ambasadorin Warren Zimmermann dhe ai i tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mos kishin kundërshtim që ushtria jugosllave do ta mbante Jugosllavinë me forcë, nëse zgjedhjet federale mbaheshin brenda, të themi gjashtë muajsh.

Kur doli se qe e pamundur të rruhej Jugosllavia, atëherë bashkësia ndërkombëtare bëri përpjekje t`i trajtonte republikat përbërëse si të ishin shtete të plotë të sapolindur. Që të mos mbeteshin pjesë e një shteti kryesisht serbo-çetnik Sllovenia, Kroacia, FYROM-i, Bosnja e Hercegovina kërkuan pavarësinë.

Njohja e Kroacisë dhe Bosnjës dhe pranimi i tyre në Kombet e Bashkuara i vinte disa detyrime bashkësisë ndërkombëtare që, kur u dëgjua e krisura, nuk deshën t`i respektonin. Në këtë moment faji u kalon Britanikëve. Mbretëria e Bashkuar kishte kryesinë e Bashkimit Evropian kur në televizion dolën sheshit gjithë tmerret e spastrimit etnik, llogoreve të vdekjes dhe masakrave të çetnikëve barbarë – qeveritë Perëndimore i kishin ditur prej ca kohësh, por kishin ushtruar trysni mbi mjetet e informacionit për të mos i nxjerrë sheshit. Qeveria britanike nuk mund të qëndronte mënjanë, veçse ishte e vendosur për të mos u angazhuar ushtarakisht. Zgjidhja e projektuar prej tyre qe një zgjedhje e poshtër: propozuan të dërgonin trupa paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara ku nuk kishte mbetur paqe për të ruajtur. Britanikët e dinin mirë ç`bënin dhe nuk u lëkundën deri në fund; Shtetet e Bashkuara dhe francezët u luhatën midis interesit të vet dhe parimeve të larta.

Rezultati qe përvoja më e turpshme e më e pafuqishme në historinë e demokracive Perëndimore. Trupave të Kombeve të Bashkuara iu dha një mandat i pakonceptueshëm. Misioni i tyre ishte të shpërndanin ndihma humanitare për popullsinë civile, dhe për këtë qëllim ata duhet të kishin pëlqimin dhe bashkëpunimin e të gjitha “palëve ndërluftuese”. Kjo kërkonte që trupat e Kombeve të Bashkuara të qëndronin asnjanës midis agresorëve çetnik dhe viktimave boshnjake. Përderisa agresorët serb kërkonin të arrinin synimet e tyre duke dëmtuar dhe masakruar civilët, trupat e Kombeve të Bashkuara në të vërtetë u bënë vegla të tyre. Ata vepronin si KAPO në kampet e përqendrimit. Sa për të dhënë një shembull të vogël, ata nuk lejonin as postën nga jashtë të shkonte te popullata civile e Sarajevos. Gjendje tepër çnjerëzore. Komandant të ndryshëm reagonin në mënyra të ndryshme. Gjenerali francez Morrillon e kapërcen cakun e detyrës, duke mbrojtur popullsinë e Gorazhdes.

Komandanti britanik Michael Rose u mundua që fajin t`ua hidhte boshnjakëve për të përligjur qëndrimin asnjanës të tij. Qe edhe më keq se Mynihu (1938), sepse Minyhu qe sprapsje para faktit, kurse Bosnja sprapsje pas faktit.

Pas Luftës II Botërore ka ndryshuar koncepti i Perëndimorëve për lirinë. Koncepti universal  për lirinë u zëvendësua nga një koncept më i ngushtë – rendja pas interesit vetjak. Ai gjeti shprehje në lindjen e realizmit gjeopolitik në politikën e jashtme dhe besimin në mos ndërhyrjen në ekonomi. Doktrina e realizmit politik thotë se më e mira që u këshillohet shteteve është të ndjekin interesin e tyre vetjak të përcaktuar nga pozita gjeopolitike.  Kurse çdo angazhim ndaj parimeve morale universale është një vështirësim që mund të shpjerë në humbje në luftën darviniane për mbijetesë. Sipas kësaj pikëpamje, mbrojta e vlerave të një shoqërie të hapur mund të kishte qenë një mjet shumë i mirë propagande për të ngatërruar Bashkimin Sovjetik; por ruhuni nga besimi në propagandën tuaj. Në ekonomi, doktrina e mosndërhyrjes thotë se liria e pjesëmarrësve në treg për të parë interesin vetjak shpie në shpërndarjen më frytdhënëse të burimeve.

Këto doktrina janë të pamjaftueshme dhe çorientuese. Ato e venë theksin në rëndësinë e konkurrencës brenda sistemit, por nuk i kushtojnë vëmendje ruajtjes së vet sistemit. Ata e marrin si të dhënë një shoqëri ku njerëzit janë të lirë të konkurrojnë, por shoqëria e hapur nuk mund të merret si e dhënë, këtë e shohim edhe nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, shteteve të Evropës Lindore, ish republikave jugosllave, Shqipërisë, Kosovës. Ka këtu disa përparime por edhe shumë dështime: Shembja e një shoqërie të mbyllur nuk shpie automatikisht në krijimin e një shoqërie të hapur. Liria nuk është thjesht mungesa e ndërhyrjes nga shteti; ajo është një strukturë e sofistikuar që mbështetet në ligje institucionale dhe që kërkon mënyra të caktuara të menduari dhe standardesh të sjelluri. Kjo strukturë është aq e sofistikuar saqë mezi shihet dhe prandaj mund të merret lehtë si e dhënë njëherë e përgjithmonë. Në një shoqëri të mbyllur, roli i autoriteteve ndihet kudo, ato depërtojnë kudo; kur shoqëria bëhet më e hapur, autoritetet bëhen më pak depërtuese; ja përse është kaq e lehtë të mospërfillet struktura që mban një shoqëri të hapur. Por përvoja e këtyre dy dekadave të fundit ka provuar se vështirë është të ngresh një shoqëri të hapur, sidomos në trojet shqiptare, ku qeveritarët dhe politikanët, bash ata që duhet të kujdesen për rendin dhe mirëvajtjen e ligjit, janë vetë të përfshirë në tradhti kombëtare, ryshfet, korrupsion, krimin e organizuar...

Shihni ndryshimet në Bashkimin Evropian që kanë ngjarë brenda kësaj dekade. Nga njëra anë një numër i madh vendesh të reja të Evropës Lindore (ish paktit të Varshavës) janë pranuar në këtë Bashkim. Nga ana tjetër qeveria britanike është bërë pothuajse krejtësisht obstruksioniste. Gjermania i ka kthyer sytë nga lindja, kurse Franca nga jugu, dhe është vetëm vendosmëria dhe kokëfortësia për të mos u përplasur me njëri tjetrin që e mban Evropën të bashkuar. Tensionet brenda sistemit monetar po ngrenë krye përsëri. Greqia ka kapitulluar, Italia i vinë pas, Spanja, Portugalia, Irlanda, Belgjika gjithashtu...Duket se është vetëm çështje kohore që njerëzit të nisin të kërkojnë mbrojtje nga monedhat e zhvlerësuara, duke vënë në pyetje edhe vetë ekzistencën e tregut të përbashkët...

Qëllimin me këtë analizë të shkurtër e kam që  të kthjellohen shqiptarët. Të mos kenë shpresa nga të huajt. Të mos betohen në parti por të kontrollojnë çdo hap të politikanëve dhe qeveritarëve atje ku jetojnë dhe veprojnë. Mos ikin në Perëndim sepse kot e kanë të sillen si budallenj rrugëve botërore, shpëtimin e kanë t`i rikthehen vetvetes, Shqipërisë etnike. Diaspora të formoj fonde për ndihmën e atyre që vdesin nga varfëria.

Prindërit e diasporës të mos lejojnë asimilimin e fëmijëve të vetë, por të investojnë në atdhe dhe të kthehen sa  nuk është edhe aq vonë.  Shqiptarët e trojeve etnike të mos presin nga të huajt sepse ndërmjet shteteve nuk ekziston dashuri por interes, t`i përveshin krahët në ndërtimin e vendit , brenda dhe jashtë murit të arbrit. Grekofilët dhe fundamentalistët islamik shqipfolës, të mos lehin si qentë  e zgjebosur duke brohoritur për grekët, arabët, turqit por ta respektojnë e kultivojnë gjuhën, kulturën, ritet, zakonet, traditat, tokën arbërore e cila i lindi dhe riti; nëse jo,  le të zhduken – emigrojnë nga trevat tona, në Greqi, Turqi, Arabi etj derisa nuk u kemi dhënë shkopin prapanicës.

Shoqëria shqiptare vuan nga një krizë e mprehtë identiteti. S`duhet filluar nga fundi, nga format e regjimit dhe metodat politike, por nga fillimi, nga ndërtimi i personalitetit, nëse duam të kemi njerëz dhe ndërgjegje që na garantojnë të ardhmen.

 

Kaosi do të njehsohet e do jetojë derisa të vendoset një rend i ri.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora