E enjte, 25.04.2024, 01:52 AM (GMT+1)

Editorial

Asllan Dibrani: Miqësia shqiptaro-hebreje me një histori të veçantë dhe identike!

E merkure, 07.12.2011, 09:05 PM


Miqësia shqiptaro-hebreje me një histori të veçantë dhe identike!

 

Shkruan Asllan Dibrani

 

Shqipëria dhe populli shqiptar  është i vetmi vend në Evropë  qe i përkrahu  hebrenjtë dhe  sakrifikoj veten e vet  gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hebrenjtë ishin te shpërndare në gjithë botën  si ne shqiptaret sot  në shumë shtete. Lufta e dytë  hebrenjtë i ndoqi i  persekutoj  me   dëbime masive,  po shqiptaret  edhe se ishin vetë të  robëruar ,ata  i strehuan i ndihmuan dhe i përkrahen,   gjë qe populli hebrenj  i  futi në    bramshin e historisë  se lavdishme qe dha ky popull për ta.  Shtypi hebrenj   për atë periudhë   historike ja ngriti  krenarinë, bujarinë, besën  dhe traditën  shqiptareve se "miku  i mirë  njihet ne ditët e vështira"! Por kur regjimi komunist i Enver Hoxhës në vitin 1946 kufijtë i mbylli  dhe vendin  e izoloj  për 45 vjet, sikur u zbeh ajo   vepër   e humanitetit të shqiptareve , Hebrenjve që jetonin në Shqipëri.Ishin    diskriminuar tani në një fare mënyre  duke i përplas me armiqësi të kampit komunist për Izraelin  dhe   implikim    imperializmit amerikan te asaj kohe siç i quante  regjimi socialist i Shqipërisë.

 

63 shqiptarë u dekoruan me mirënjohje nga hebrenjtë!


Shqetësim për disa vite, hulumtuesit gjithnjë e më shumë në historinë e Luftës së Dytë Botërore sollën dokumente  sipas  dëshmive nga   konferenca qe  janë mbajtur, sipas  librave  , sipas historianëve qe  hulumtuan , dhe  mbledhjen e njoftimeve të dëshmitarëve. Shqipëria qe  ka qenë prej kohësh si një vend i  varfërisë, i trazirave  politike dhe i  hakmarrjeve , qëndron mirekuptim  qe  e nderojnë Shqipërinë sot si një vend  të shpëtimit të hebrenjve .

Në përkujtimin  e Holokaustit të Jeruzalemit  Yad Vashem  nuk i harroj shqiptarë  për sakrificat e veta  për ti ruajtur  hebrenjtë  andaj  kanë nderuar 63 shqiptarë si " Midis kombeve ma te mirët ," Ju  nda një titull nderi për ata që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Për një vend sa ishte  Shqipëria  e  vogël, numri  "qe gëzuan atë  titull " është i pakrahasueshëm  me të tjerë dhe shumë i lartë. Me këtë titull  u dekoruan Xhemal Veseli (80), së bashku  me vëllain e tij Hamid marrë në vitin 2004. Ai tani jeton në kryeqytetin shqiptar në  Tiranë. 
Xhemal Fshehja ishte vetëm 15 vjeçar  kur ai me mushkën e vet nga Tirana  organizoj për të udhëhequr familje hebreje Ben Yosef  për në qytetin e tij të Krujës.

Për ditë ai ishte fshehur në shtigje nëpër malet e thyera të Shqipërisë, në mënyrë që të mos ndeshen nga ushtarët gjermanë. Ushtarët gjerman i kërkonin këmba këmbës,  për shqiptarët ishte vërtet sakrificë ! Këta  refugjat hebrenj në Krujë kanë gjetur së bashku, një tjetër familje hebreje po nga Tirana, e strehuar   në një shpellë afër . Ata ma vonë  kaluan  një kohë të gjatë  në një dhomë të vogël të shtëpisë se një familje  krujase .

 

Dhjetëra dhe qindra mikpritës familjar shqiptar kanë fshehur refugjatët hebrenj gjatë Luftës

 

"Të gjithë banorët e Krujës e dinim që ishin fshehur hebrenjtë por e ruanin  besën qe kishin dhënë  dhe  ishte zakon qe mos te shkelet  besa nder shqiptarë, edhe sikur  te përballeshin me  sanksione   diskriminimi te luftës nga  ushtria gjermane !

Dhjetëra dhe qindra mikpritës familjar shqiptar kanë fshehur refugjatët hebrenj gjatë Luftës ku prapë  vjen   fjala magjike përsëri dhe përsëri e  quajtur "Besa shqiptare ", që do të thotë diçka si "nder" "krenari" . Kjo do të thotë  një term "Besa " është pjesë e Kanunit të lashtë,  ne kodin tradicionale të shqiptarëve,  kjo etikë burrërie  dhe kombëtare  u shfrytëzua   në fund si   ndihmë  për të shpëtuar refugjatët hebrenj qe ishin në Shqipëri dhe trojet shqiptare në Kosovë e ma gjerë . "Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe" mysafiri  ne këtë shtëpi  duhet ta ndiej veten të sigurt    e thënë e  Kanunit në traditën shqiptare.

 

Me 1945 numri hebrenjve  ishte  mbi 3.000, në Shqipëri!


Në fillimin  e  viteve 30-ta  kanë  jetuar rreth 200 hebrenj në Shqipëri . Me 1945 numri i tyre u rrit në mbi 3.000, por me marre edhe territorin e Kosovës dhe te trojeve shqiptare ne Maqedoni  dhe trojet tjera  shqiptare ,ky numër ishte  edhe ma i madh . Ndryshe nga vendet e tjera evropiane hebrenjtë  gjenin strehimin tek shqiptaret duke u mbështetur në historikun e tyre mbi fjalën e dhënë të "Besës shqiptare" qe shqiptarët i  njiheshin  të fjalës. Nga Kosova , megjithatë, atëherë  qe ishte  pjesë e Shqipërisë,  nga forcat  komuniste  dhe tradhtareve  pësuan  dëbime dhe persekutime mese 200 hebrenj ,nga   Divizione  ushtarake nën dirigjimin forcave gjermane.

 

Familje e Salomonit Jakoel iku  nga Greqia u strehua në Shqipëri!

 

Një familje tjetër  e Salomonit Jakoel (75)theksonte  ne atë kohë "për të mbajtur emrin tonë hebrenj, u detyrua  me familjen e tij nga Janinina  në veri të Greqisë të  largohet  për në Shqipëri. Ata gjetën strehim në qytetin  e portit  të Vlorës, ku ishte para luftës një bashkësi e  fuqishme hebraike, me lidhje të ngushta me ata  të Janinës. Solomon, i cili tani jeton në Greqi, të kujton mirësjelljen e shqiptarëve dhe ndihmën e tyre qe  duke ju falënderuar  shqiptarëve, ju shmangem gjermanëve  qe  nuk e dinin se ne ishim hebrenj!  Kështu ngadalë zhduken plagët e luftës dhe të mbretërimit të terrorit komunist te asaj kohe  për të  mbetur  miq të përjetshëm këta dy popuj.  . Sot Populli hebre  luan një rol të rëndësishëm  ne botë por  edhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës të i vetmi popull ma besnik për popullin shqiptar andaj  ne është mirë qe ti përforcojmë  marrdhënjet me këtë popull edhe ma tepër kur  të mbështetemi  dha ta  rikujtojmë  të kaluarën historike identike  të hidhur si shqiptarët.

 

Përdhosjen e varrezave hebraike në lagjen Velania të Prishtinës,shqetësoj  komunitetin  hebre , Ambasaden  e SHBA-ve  kongresistin  Engel dhe popullin shqiptar në Kosovë!

 

Ta kujtojmë këtë  histori te shkëlqyeshme  ne mes këtyre dy popujve, ti kujtojmë sakrificat  e shqiptareve qe ne emër te besës dhe zakonit shqiptar  nderuan kombin tone. Me   indinjate te thellë populli  shqiptar i Kosovës  dhe komuniteti hebre  e priti përdhosjen e varrezave hebraike  këto ditë në lagjen Velania të Prishtinës. Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka dënuar fuqimisht këtë vepër makaber . “Kjo vepër e urrejtjes përbën fyerje jo vetëm ndaj familjeve te  të varrosurve aty dhe ndaj komunitetit hebraik në Kosovë, por  kjo vepër  ashtu është fyerje ndaj shtetit dhe shoqërisë kosovare. Kjo është një vepër e përbuzjes së normave më themelore të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit dhe nuk mund të tolerohet”,thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Ambasada Amerikane iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kryejnë hetime të hollësishme lidhur me këtë incident dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.
Me tone të ashpra kundër përdhosjes së varrezave hebraike ka reaguar edhe kongresisti amerikan Eliot Engel, që është edhe bashkë-kryetar i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare.

Në një deklaratë për media kongresisti Engel i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të ndëshkojë autorët e aktit në formën më të rëndë që parashikon ligji.
“Jam i indinjuar nga ky akt i urryer i përdhosjes së varrezës së hebrenjve në Prishtinë. Prekja e vendit të prehjes së anëtarëve të komunitetit të vogël hebraik në Kosovë është një akt urrejtjeje që nuk duhet të lejohet të hedhë rrënjë. I bëj thirrje qeverisë së Kosovës të hetojë imtësisht vandalizmin dhe të ndëshkojë autorët siç parashikohet me ligj”, ka thënë kongresisti Engel në deklaratën e tij.
Ai  ma tutje  ka kujtuar se ka vizituar këtë varrezë me ish presidentin Ibrahim Rrugova në vitin 2005.
“E kisha për nder që së bashku me te  të shprehja respektin për komunitetin hebraik të Kosovës, të cilin ai e kishte përqafuar si pjesë të historisë dhe trashëgimisë së Kosovës”, ka nënvizuar kongresisti Eliot Engel, që njihet si mik i madh i shqiptarëve.
“Ky akt në varreza është edhe më tragjik pasi vetëm kohët e fundit ajo ishte vendi i një projekti pune vullnetare të kryer së bashku nga studentët e Universitetit Amerikan të Kosovës dhe Kolegjit Dartmouth në Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që puna e tyre e mirë të mos humbasë nga ky akt përdhosjeje dhe varreza të restaurohet dhe të mbrohet që të gjithë në Kosovë ta dinë se sa njerëz kanë banuar dhe vazhdojnë të jetojnë në këtë tokë”, thuhet në fund të deklaratës së kongresistit Eliot Engel.

Ky gjest është një goditje   dhe sulm vandal kundër sovranitetit të Kosovës ndaj miqve tanë , amerikano -hebrenj , ndaj kulturës tonë ,ndaj  "Besën shqiptare" qe e patëm nder shekuj dhe u citua ne lartësinë e këtij artikulli. Ne shqiptaret  duhet ti ndajmë miqtë tanë nga armiqtë qe nuk i duan  te mirën vendit tonë por as shteteve të Amerikës , qe populli shqiptar e njeh si popullin ma mik nder shekuj. Sipas shkrimit dhe ngjarjes se lartpërmendur kjo vepër është një   vepër  qyqare nga  njerëz  ekstremist  me qëllime armiqësore  kundër popujve miq Shqiptaro -Amerikano-Hebre.



(Vota: 18 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora