E premte, 29.03.2024, 10:17 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Legjioni i Turpit Shqiptar

E merkure, 07.12.2011, 08:04 PM


Legjioni i Turpit Shqiptar

 

Nga Fahri Xharra

 

Kush jemi dhe çka duam? A flasim ate ,që e mendojmë apo a e mendojmë ate që  po na  turpëron?Turpi  në kuptimin, që unë po mendoj nuk është i turpshëm për “ të dashurit”tonë, se ata po na e sigurojnë vendin në parajsë. Neve si shqiptarë që jemi ,na duhet vetë të jemi të devotshëm dhe se biletat e botës së amshuar  i kemi të siguruara. Por ,kjo që po ndodhë me ne ,a është turp ndaj miqëve tanë? A është turp ndaj ardhmërisë sonë të pa sigurt?

Ç ka duhet të vepron mbi ne që të na bënë të qartë ,se nuk jemi në një udhë të drejtë? Çka duhet të ndizet mbi ne që të na kthjellon ,që të na jep pak dritë për të kuptuar se jemi në rrugen e mashtrimit? Humnerës gjithëkombëtare të përgatitur nga “ miqtë “ tanë shekullorë ,veq që nuk iu është prerë shiriti.

Po kush do t`a prenë shiritin ?

 

 Çka është Legjioni i Nderit?  Nderimi më i lartë qytetar dhe ushtarak  në Francë. Ai  i ipet për meritë të gjithë qytetarëve në të gjithë sektorë t e aktiviteteve të vendit. Kjo dekoratë ,nuk është e rezervuar vetëm për francezët ,por mund të ipet edhe për të huajt të cilët i kanë shërbyer interesave të Francës. Urdhëri kombëtar i Legjionit të Nderit ka qenë dhënë nga Napoleon Bonaparta. Ligji votoi këtë urdhër me 19 Maj 1802.

 

         Dhënja e parë e urdhërit të Legjionit të Nderit iu dha oficerëve me meritë me 14 Korrik 1804... Dhe deri më sot mund të numërohen me këtë Urdhër  më tepërse 110 mijë legjionarë.  (Collectif, Napoléon et la Légion d’Honneur, Cat . Exp., Paris, société d’entraide des membres de la Légion d’Honneur, 1968.)

 

Përderi sa Franca e ka këtë Urdhër ,atëherë ndoshta do të pajtoheni me mua që ne duhet të krijojmë Legjionin e Turpit Shqipëtar ,në mënyrë që nga ata zgjedhim më të merituarit për prerjen e shiritit të  Humnerës Gjithëkombëtare Shqipëtare.

 

Përbërja artikullit  që po e lexoni nuk ka emra të cekur për të  përzgjedhur më të merituarin ,por është

nga pjesëzat e shkrimeve ,të folurat dhe  dhe ligjeratat e tyre që janë vetë autorë të përgatitjes së “ tortës së vdekjes “së kombit. Për të dijtur se kush çka  ka thënë , nëse nuk e dini ,mjafon të kopjoni pjesëzen dhe me anën e Googlit të gjeni teoriticienin e kësaj maskarade kombëtare.”

 

“Midis xhehenemi, thellë. Midis xhehenemi e ka vendin, sepse ajo nuk ka besuar Allahun, nuk e ka besuar Pejgamberin, nuk e ka besuar Kuranin... Edhe nëse e ka besuar Allahun, ajo e ka besuar me të meta, jo të plotë. Allahu nuk ka të meta. Të thuash se Allahu ka djalë, ajo është e metë. Allahu nuk e pranon atë adhurim”. “Siç ka thënë Pejgamberi në hadith, Allahu nuk i bënë zullum myslimanit. Kur bënë punë të mirë myslimani, Allahu i jep në këtë dynja dhe e shpërblen në ahiret. I jep në këtë dynja, e ruan prej kaderreve, prej të këqijave, i jep evladë, fëmijë, ia shton pasurinë dhe të tjera të mira në këtë dynja myslimanit...” “Ndërsa qafirit thotë a.s s. Allahu ia kthen të mirën në këtë dynja, në mënyrë që kur të del para Allahut del duarthatë, dhe s’ka kurgjë. Pra, në këtë dynja ia ruan shëndetin, ia shton pasurinë, i jep evladë, i jep qetësi shpirtërore, i jep autoritet, pozitë, është deri diku i lumtur... Tana këto i ka pasur Tereza. Ka pas derën çelë, ku ka dashtë me shku, pa pare në këtë dynja, me hëngër çfarë ka dashtë, me pi çfarë të dojë, burra kënd të don me i ndërru. Pra, ka pas të mira në këtë dynja plotë ajo, autoritet sa të dush, vetëm se ata e kanë të ndaluar fenë normalisht, pra ia ka dhënë Allahu në këtë dynja të gjitha. Dhe kur të del para Allahut, në ditën e kiametit, nuk ka kurrgjë...”.......

 

.......”Po ashtu, një aspekt tjetër i problemeve te shoqërisë shqiptare është çeshtja e nivelit te ulët të arsimimit dhe shkollimit, perkatësisht planprogramet, shkollimi që nuk është adekuat me identitetin tonë islam dhe me idealet e njeriut, që si i tillë, si njeri i besimit islam, per veten e tij dhe shpirtin e tij kerkon që të ketë. Po t’i shikoni planprogramet e femijeve shqiptare, ende ne shumicen e tyre, e veçmas ne Kosove, planprogramet jane si vazhdim i asaj ideologjie te vjeter ne shume fusha. Ne histori, per shembull, femijet tane ende mesojne se armiqte historik te shqiptareve dalin si aleate te shqiptareve dhe aleatet e vertete te shqiptareve ende paraqiten si armiq, keshtu qe vjen deri te nje pamje e deformuar per realitetin historik. Ne anen tjeter, ne lenden e biologjise ende mesohen mesimet e mprapshta te evolucionit darvinist te cilat tek njeriu injektojne ndjenjen e inferioritetit, ndjenjen e prirjes nga e keqja, sepse vete ideja qe i thuhet njeriut se e ka prejadhjen nga majmuni e ben njeriun e tille te papergjegjshem ne esence dhe ne fakt e ben qe me shume te anoje nga e keqja, nga majmunlleku, dhe keshtu, ne nje fare menyre, shkolla jone e prodhon agresivitetin ne komunikim dhe kriminalitetin. Ne anen tjeter, ne shoqerine tone eshte e pranishme nje ide, qe ne fakt eshte plotesisht e pavertete, se gjoja ne duhet te marrim njefare kriptoislami, d.m.th. Islam te fshehte, per shkak se Evropa nuk e don Islamin dhe meqe ne kemi disa interesa qe ata duhet te na ndihmojne, ne duhet te mbahemi fshehte. Kjo eshte edhe absurde dhe ne fakt edhe cinike. eshte absurde per shkak se ne jeten njerezore, ne gjithesi dhe gjithkund, me i madhi dhe absoluti eshte Krijuesi, eshte Zoti dhe jo fuqite e medha, nuk eshte Evropa, por njeriu eshte i obliguar ne rend te pare para Zotit, Atij i jep llogari per punet e veta dhe ne fakt vetem prej Tij mund te merr fuqine qe te rimekembet dhe qe te riforcohet.E verteta eshte qe shqiptaret, duke mbetur kombi me i varfer i Evropes, duhet te analizojne pse kane ngelur keshtu dhe kur ka filluar kjo; shqiptaret nuk kane qene kombi me i dobet i Evropes, per shembull, ne shekujt 17, 18 dhe 19. eshte e kunderta, kane qene komb shume i forte, komb qe ka participuar fuqimisht ne perandorine me te madhe te kohes, ne nivelet e ekonomise, politikes, ushtrise, diplomacise, d.m.th. ka qene nje komb i organizuar dhe i fuqishem i cili ka diktuar ritmin e zhvillimeve politike jo vetem ne rajon, por edhe ne permasa me te medha. Ne ate kohe pikerisht shqiptaret kane qene te identifikuar plotesisht si muslimane. Pas ndarjes dhe pas shpalljes se pavaresise dhe pas copetimit te trojeve shqiptare, kur pikerisht ky identitet islam fillon te zbehet dhe te fshehet, fillon edhe dobesimi maksimal i shqiptareve. Po nese dikush ka faj per kete dobesim, ka pikerisht shmangia nga Islami, keshtu qe argumenteve te kesaj natyre nuk u qendrojne kritikat qe eventualisht behen ne kete drejtim. “Por, pranimi i mesazhit hyjnor të Islamit nga ana e një pjese të madhe të shqiptarëve, që kur ranë në kontakt direkt me të, dhe veçmas pas Betejës së Kosovës të vititi 1389, e ndali trendin negativ të tkurrjes e të asimilimit të shqiptarëve dhe i dha një drejtim të ri zhvillimit të tyre. Pranimi i Islamit nga shqiptarët, që pa dyshim është shenjë e mëshirës së Krijuesit ndaj këtij populli, e ndërpreu procesin tragjik të shfarosjes e të asimilimit dhe solli ndriçimin e ri moral dhe shpirtëror, solli një hov të ri në zhvillimin e tij demografik e kulturor.

 

Islami u ofroi shqiptarëve të Mesjetës së errët europiane një vision të ri për për misionin e njeriut në këtë botë, para së gjithash duke ua fiksuar në ndërgjejen e tyre të vërtetën për njëshmërinë e Krijuesit të Botërave. Të ndërgjegjësuar nga kjo aksiomë për njëshmërinë e Krijuesit, shqiptarët muslimanë u larguan nga konceptimi shizofrenik për Krijuesin. Ky largim nga konceptimi shizofrenik për Krijuesin u dha një kompaktësim në ndërgjegje, i bëri më të durueshëm e më të qëndrueshëm në furtunat jetësore e historike, që do të përplaseshin mbi fatet e tyre si sprovë e re e aftësisë së mbijetesës fizike dhe kombëtare, pas daljes me përdhunë nga ombrella e hilafetit Islam. Edhe besimi i patundur në botën e amshueshme, në Ahiret, si vazhdimësi e jetës në nivel dhe në përmbajtje më të lartë për besimtarët që e gjejnë mëshirën e Krijuesit të Botërave, u ndihmoi që të dilnin nga vorbullat e nihilizmit të të ashtuquajturit faj fillestar”....

....."Nuk është e vërtetë se jam ngritur me "nervozizëm" kundër mbajtjes së portretit të shenjtores, Nëna Terezë, në institucionet e Kosovës; e vërtetë është, vetëm, se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizëm kundër përdorimit politik të emrit, të portretit dhe të veprimtarisë së misionares e humanistes, Nëna Terezë, prej disa fondamentalistëve fetarë dhe disa koniunkturistëve politikë gjithnjë për interesat e tyre fetare, në rastin e parë dhe pushtetore, në rastin e dytë". Kemi shqiptarë me identitet katolik, shqiptarë me identitet ortodoks, shqiptarë me identitet mysliman, shqiptarë me identitet protestant dhe shqiptarë me identitet ateist, por të gjitha këto identitete të veçanta, më të ngushta, më të vogla, në sajë të të përbashkëtave të përmbajtura në secilin prej tyre bashkohen në atë përgjithësinë, në atë të përgjithshmen, në atë të tërën që i themi IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR. Ai që i ka të qarta këto, ai që ka kuptim për marrëdhënien e të veçantave me të përgjithshmen, nuk do të akuzojë se po ndan shqiptarët në të krishterë dhe në myslimanë...".

.....”Po t'i shohim shqiptarët e sotëm ata shkojnë e vijnë në Turqi, Greqi, Serbi, Maqedoni, Itali e gjetkë, ku punojnë por edhe ku takohen me turq, grekë, serb, italianë e maqedonas e hanë gjellë turke e sallatë greke, ngasim makina evropiane apo aziatike, hanë ushqime greke maqedonase, italiane lexojnë libra të përkthyera nga shumë gjuhë dhe po kështu shohin filma e dëgjojnë muzikë me origjina të ndryshme; por përdorin edhe shumë mallra kineze, shkollat më të mira në Tiranë i kanë turke etj. Si është e mundur që ata, megjithatë, kur vjen puna për identitetin e tyre harrojnë shumë nga këto pasurira që ndërtojnë jetën e tyre të përditëshme dhe theksojnë e glorifikojnë ato pak gjëra që i bëjnë të ndryshëm nga të tjerët, deri në urrejtje e armiqësi?”. miti i Skënderbeut është një konstrukt historik, i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftash dhe urrejtjesh nacionale. Për këtë arsye, ai është konstruktuar si mit disa herë. Herën e parë, si mit në emër të krishterimit, kur u mbiquajt "kalorës i krishterimit", kurse 2-3 shekuj më vonë u rimor në emër të nacionalizmit. “......

.......“28 nentori eshte nje feste xhahile, si festat qe kishin arabet para-islamik. Eshte nje feste qe tregohet te jete feste e nje grupi etnik - shqiptareve. Por nese shihet me vemendje, 28 nentori nuk mund te jete as feste etnike, pse etnia shqiptare ne 28 nentor 1912 humbi lavdine e privilegjet qe kishte nen Kalifatin Osman dhe u kthye ne nje popullate injorante, te perbuzur dhe te shtypur te Evropes. U nda, u vra e u perdhunua per 100 vite me radhe qe nga nentori i vitit 1912 kur ushtrite osmane u munden ne Evrope e deri me sot kur shqiptaret jane halelaresit e Evropes dhe ne vendet e tyre, Kosove dhe Shqiperi, sundon Katolicizmi. Te festosh 28 nentorin eshte pabesi ndaj Islamit dhe Ortodoksise, pasi nga kjo date e tehu, shqiptaret muslimane dhe ortodokse u ndane me dhune nga Kalifati dhe Patriarkata e Stambollit. Fete e tyre u prishen, ju imponuan doke dhe rrefime katolike dhe u kthyen ne raja te katolikeve. Te festosh 28 nentorin si musliman, eshte njesoj sikur francezet e Kanadase te festojne vitin 1759 kur u pushtuan nga britaniket. Per muslimanet qe mendojne thelle, 28 nentori duhet te jete dite vajtimi dhe jo dite gezimi. Nuk ka gezim kur pushtohesh, humbet privilegjet e ndahesh nga Kalifati i Islamit. Hadithi i profetit Muhamed thote qe qe nga ky moment fillon mallkimi..”......

 A na duhet me të vërtetë një mohim i vetvetës?  A na duhet me të vërtetë një mallkim i vetvetës?



(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora