E premte, 29.03.2024, 03:33 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne

E hene, 05.12.2011, 08:05 PM


TALLJA  ASHT  MA  E  RANDË  SE  VRASJA  E  TYNE !

  

Nga Fritz RADOVANI

 

Ju lutem mos më keqkuptoni, nuk e kam fjalën për artkullshkruesin dhe personat që në kohen e fundit ja mbërrijtën me i gjetë Eshtnat e dy Herojve të kampit të shfarosjes së Qaf’Barit, të të Ndjerëve Sokol Sokoli dhe Tom Ndojës, të pushkatuem në Shkoder, të masakruem për së gjalli dhe të torturuem për së vdekuni, të dhunuem e të plaçkitun edhe sytë e ballit, të tallun dhe të përqeshun nga ekzekutorët e parë dhe të dytë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Komitetit Qendror të PPSh, Qeverive Shqiptare që nga viti 1944, Hetuesisë së Pergjithshme, Gjykatave dhe të të gjithë institucioneve deri tek kriminelët e spitaleve me bluzat e bardha atëherë e edhe SOT!

 

Ja dokumentacioni: “Vra me 9 Qershor 1984...gjeta praktiken e ekzekutimit të tyre...urdhrin makabër të ish-ministrit të Brendshëm, me të cilin përmbyllet historia tragjike e dy martirëve...Mendoj se jo! (shenimet e forta janë të artikullshkruesit FR), me anën e së cilës urdhërohet skuadra e pushkatimit (Kush ishte pergjegjës i skuadrës dhe cili mjek u ndodhë aty?) që t’u marrë sytë dy të dënuarve për t’ia adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, për punë shkencore...(Kush asht mjeku që ua nxori sytë dhe çfarë titulli shkencor mori me sytë e viktimave?) Ata ishin përballuar me një prej diktaturave më kriminale që ka parë ndonjëherë Europa. Kisha lexuar çështjen, procesverbalin e diskutimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (Kush janë firmat dhe diskutantët?), procesin, (Kush firmoi procesin dhe kush mbajti procesin e fjalës së fundit?) vullnetin e fundit të të ekzekutuarve etj. ...Praktika për ekzekutimin e S. Sokolit dhe T. Ndojës ishte e plotë, (Pse nuk botohet e plotë?) por pa skicë varrimi. Po ashtu kam qenë në dijeni të interesimit të familjarëve nëpër të gjitha dyert e shtetit. (Sa vite u sorollatën familjarët dhe sa lekë kanë shpenzue tue u qitë kafe kriminelëve të djelmëve të vet të vramë?)

 

Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t'u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore. Drejtor i Zbatimit të vendimeve penale Dhimitër...(Kush i mori në dorzim dhe ku përfunduen sytë e dy Martirëve?)

Skema që kemi në dorë u bë e njohur vetëm në prill të këtij viti…(Kush asht hartuesi?), nuk ishte i mundur të bëhej inventarizimi…(Po shifrat e të pushkatuemve si janë shpallë nga Kuvendi Popullor pa inventarizim të personave të pushkatuem?)

Po sa mija të tjerë janë të pa rregjistruem dhe të pa shpallun të vramë nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia..?

 

Skema e vendvarrimit të dy martirëve (Pse nuk botohen skemat e plota?)

Fondi i Degës së Punëve të Brendshme Shkodër (Kush firmon për vertet?sinë e fondit në këta vite?), i viteve 1983-1990, iu nënshtrua një “filtrimi” të plotë, prej nga dolën të gjitha praktikat e ekzekutimeve të kryera në këtë rreth, pjesërisht edhe me…

Procesverbal me fjalët e fundit të Sokolit dhe Ndojës, skema varrimi.

Fletë për fletë i kam kontrolluar dosjet e këtij fondi. Kur filloi viti 1984, fillimisht na doli skema e një ekzekutimi kryer në datën 11 prill 1984. Ajo i takonte të dënuarit jo politik E. P. (Në Shkoder mbas vitit 1960 NUK ASHT DËNUE ASKUSH ME VDEKJE PER ÇESHTJE ORDINERE, Pse nuk publikohen emnat e tyne, ku janë dënue personat e zhdukun nga Sigurimi? Percaktoni Emnat e të vramëve e cilat gjykata i kanë dënue!)

Pastaj na doli rasti që po flasim. Skicat e gjendura ishin me letër kalku. Ne dimë me saktësi të gjithë personat që janë marrë me këtë ekzekutim.(Pse nuk i thoni?)
Drejtimet e kërkimit për një rast ekzekutimi janë vetëm në drejtim të fondeve arkivore të degëve të punëve të brendshme, Hetuesisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale. Në vitin 1984, Hetuesia e Përgjithshme nuk ishte më organ varësie i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por i Kuvendit Popullor. (
Po familjarët e të Ndjerëve ku kanë kerkue deri tashti…dhe kush janë ata që janë tallë me Ta? Po dokumentin e Kuvendit Popullor kush e ka nenshkrue, pse nuk publikohen VRASËSIT?)

Ekzekutimi i një dënimi me vdekje bëhej gjithnjë nga Policia (Dega e Punëve të Brendshme e rrethit përkatës) në bashkëpunim me Hetuesinë dhe Prokurorinë. (A kanë emna kriminelat?) Shkresa që urdhëronte ekzekutimin e dy personave është nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, më 8 qershor 1984. Përbri saj ka një shënim të drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale që shkruante (Kush asht ky person që i mshifet emni?): “Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore”(Pse nuk botohet kerkesa e Ministrit Shndetsisë, apo mos vazhdon edhe sot me ua nxjerrë sytë Shqiptarëve për me ua shitë shteteve të hueja..?) Ekzekutimi është bërë më 9 qershor ora 24:00. Atë e kanë kryer dy persona (KUSH JANË KËTA VRASËS KATIL?). Nuk është përdorur togë-pushkatimi. Pas këtij akti, është kryer skena horror e nxjerrjes së syve (Nga kush?).

A ka pasur ekzekutime të tjera në zonën e Antenës ku u gjetën eshtrat e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës?(Sigurisht gazetari kerkon, por gjithshka mbetë e fshehun...E pse?) Përveç rastit në fjalë kanë dalë edhe disa skema të tjera për raste jo politike (Kjo nuk asht e vërtetë), brenda të njëjtit vend. Sipas asaj që kam parë në këto skema, i gjithë rrethi perimetrik i zonës së antenës, duhet të jetë me eshtra të ekzekutuarish (nga kush u vranë këta dhe ku?).Vendi i antenës së Radio Shkodrës afër fshatit Kuç, kishte disa rrethana lehtësuese që nuk rezultojnë në vende të tjera. Së pari, bëhet fjalë për një vend rrethor, të ruajtur e të paprekur nga dëmtimet etj. Duke marrë parasysh faktin se ekzekutimet bëheshin në periferi të rrethit, kjo është edhe zona e mundshme e kërkimit.

Dy “rebelët e pabindur të Qafës së Barit”, sipas zbulimeve më të fundit nuk janë ekzekutuar me skuadër pushkatimi, por nga zyrtarë të Policisë së Shkodrës, në prani të prokurorit dhe mjekut. (A kanë emna këta kriminela terroristë?) Në të thuhet se më 9 qershor 1984, ora 24:00, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër, ekzekutoi vendimin ndaj dy të dënuarve me vdekje. Në fjalën e fundit, i dënuari Sokol Sokoli u shpreh: Mos më vrisni pas shpine. Gropën e hap vetë. Presidiumi i Kuvendit mirë ka bërë (që nuk i fali jetën, shën. red.). Nuk i kam borxh gjë kujt. Ndërsa Tom Ndoja tha: Të rrojë drejtësia!

Raporti sekret: Si u rebeluan të dënuarit e Qafës së Barit (Kush e bani dokumentin dhe kujt ia drejtoi. Kush ishte i pranishem, pse mëshefen kriminelët nga shteti i Sot?m?)

Dokumenti sekret “Mbi ngjarjen e ndodhur në datën 22 maj 1984, në regjimin e të dënuarve të repartit 311 Qafë-Bari”, mban datën 27 maj 1984 dhe është nënshkruar nga drejtuesit e lartë të burgut (Kush janë ata, a kan? emna?). Plotë pesë ditë pas revoltës tronditëse, autoritet e repartit Nr. 311, ringrenë versionin zyrtar të ngjarjes. (Kush ishin ata?) Pa dyshim krerët e Policisë Sekrete, por jo vetëm ata, (Pse nuk shkruhen emnat e tyne?) kanë qenë në kontakt çast pas çasti me atë që ndodhte në burgun e Qafës së Barit. Raporti i datës 27 maj. Pjesa kryesore e tij fokusohej në përshkrimin e ngjarjes, duke bërë një përmbledhje kronologjike të saj. Gjithçka, zbulohet në dokument, nis me njoftimin e orës 07:30, datë 22.05.1984…. Vetëm në pak çaste mbërritën aty 5 policë me shkopinj gome ... Në raport thuhet se përballë kësaj gjendje të nderë, oficeri i rojës (As ky nuk ka emen?)vendosi anulimin e urdhrit dhe marrjen e masave për stabilizimin e situatës. Komandanti i togës u bëri thirrje të dënuarve që të futeshin në mensë për të bërë apelin. Në vazhdim, dokumenti sekret përshkruan tensionin e krijuar aty pas thirrjes së oficerit të shërbimit…(As ky nuk ka emen?) U njoftua menjëherë kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Pukës dhe komandanti i repartit që ishte me shërbim në Fushë-Arrëz (Kush ishin këta?) Plumbat e parë ranë mbi supet e Kostandin Gjordenit. Të tjerë të dënuar u plagosën e përgjakën. Kaosi vazhdoi disa orë. Mbërritja me helikopter nga Tirana e zëvendësministrit të Brendshëm..(Kush ishte atje?) dhe drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale, e futi përballjen në një hulli të re.(Vetem ky duhet ruejt secret..!) Me urdhrin e tyre (Kujt?) u bë arrestimi i organizatorëve të protestës, u izoluan në Degën e Brend. të Pukës. Pjesa tjetër u fut në mensë me forcën e shkopinjve të gomës dhe sulmit me armët e zjarrit…(Ju falnderoj z. Afrim Imaj per artikullin Tuej me vlerë. F.R.)

Katilë të të gjitha këtyne krimeve të shemtueme!

Mos u tallni me Viktimat tueja, ashtu si u tall edhe hetuesi Sabri Godo deri sa vdiq!!

NËSE PERSONAT VRASËS SOT JANË ME DETYRA TË LARTA SHTETNORE,

VETEM AI SHKAK “JUSTIFIKON” FSHEHTËSINË E EMNAVE!

NXIRRNI EMNAT E MOS U TALLNI ME SEDREN E VRAME TË POPULLIT!

VETEM ATËHERË KENI KRYE DETYREN!

 

Shenim: Materiali asht marrë nga artikulli i z. Afrim Imaj, i deklaruem nga z. Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit M.Mbrend. Tiranë. Publikue 2011, 05, 31, “Zemra Shqiptare”.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora