E enjte, 25.04.2024, 01:43 PM (GMT+1)

Editorial

Leon Duhanaj: 99 vite me mentalitet të njëjtë

E hene, 05.12.2011, 09:04 PM


99 VITE ME MENTALITET TE NJEJTE

 

Nga Leon Duhanaj

 

Shqipëria dhe shqiptaret, edhe pse i kanë tashme 99 vite, qysh kur ekzistojnë të organizuar si të pavarur dhe sovran, një pjesë e madhe e kombit mbetet e ndarë në disa shtete. Mirëpo, sot mund të thuhet se asnjëherë nuk kemi qenë më mire. Prapë vërehen disa probleme të përbashkëta, te cilat në vazhdimësi bashkëjetojnë dhe janë pjesë e pandashme e shoqërisë shqiptare.

Pas një shekulli pavarësie të një Shqipëria Londineze , e cila, u pavarësua e cunguar, e sakatosur , ku kombi shqiptar u shpërnda në pesë shtete. Pjesa dërmuese e popullatës së asaj kohe mbeten jashtë  kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Dhe pas çlirimit, të një pjese na zgjedha e rendë otomane pesë  shekullore, robëria e pjesës tjetër vazhdoj edhe për një shekull nen  Serbinë.

Tash, kur pritet të rrumbullakohet një shekull nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, nëse e bëjmë krahasimin e gjendjes së tanishme me kohen e atëhershme, lirisht mund të themi se jemi në një gjendje shumë me të favorshme si komb dhe se koha po ecën  për ne. Nga një Shqipëri  Londineze, tashme kemi edhe një Kosovë të pavarur Vjeneze, dhe se definitivisht  me nuk jemi të kërcënuar me ekzistencën tone kombëtare.

Por, nëse ne, i bëjmë një krahasim kombit tonë me kombet tjera të civilizuara dhe te avancuara, dhe nëse i bëjmë një analize kohës të cilën ne e kemi shpenzuar për të arritur këtu ku tani jemi. Mjerisht nuk mund të mburremi dhe të themi që ne kemi ecur mirë dhe me hapa të sigurt me kohen, por që ajo ( koha) na ka ikur dhe ne e kemi fjetur një dimër shumë - shumë  të stërzgjatur.

Me gjasë, agonia shekullore nuk është e lehte të hiqet nga kokat tona dhe se mentaliteti  Bizantino- Anadollak formuar me  shekuj. Mentalitet i cili vije ne pah me anë të pa vendosmërisë,  paaftësisë, sefallykut dhe veprimtarisë korruptive ndaj shoqërisë dhe shtetit, një vendimmarrje stihike, inerte  e cila vije si rezultat i interesave te ngushta klanore e personale. Një mos transparencë në vendimmarrje, në të gjitha  nivelet e vendimmarrjes. Një varfërim të skajshëm të popullatës duke ia plaçkitur, siç thotë një fjalë popullore edhe këmishën e fundit. Dihet mirëfilli që për ta robëruar një popull mënyra me e mirë është  për ta varfëruar dhe përçarë, aq keq sa me të mos di mënyrën se si ta gjej rrugën drejt daljes ne dritë.

Ketë  në kushte normale, në një shoqëri normale tek një elite politike që ka karakter të formuar kombëtar nuk do duhej të ndodhte . Për fat te keq kjo tek ne ndodh dhe cilësohet si normale. Shoqëria jonë  është ne mase të madhe e korruptuar , me tendencë në rritje. Ne nuk kemi as politikë  as shoqëri civile e as media të cilat janë të pa ndikuara politikisht, dhe ku paraja nuk e luan rolin primar.

Shqiptaret, edhe sot, nuk kanë qëndrim të çarte mbi orientimin e tyre, është e vërtet qe deklarativisht , politika shqiptare si ne Shqipëri  Si ne Kosove e vende tjera ka gojën plot me integrime Evropiane dhe NATO- SHBA-të dhe Evropa cilësohen si shpëtimtaret tanë.  Por a është e vërtet qe këta shpëtimtar edhe trajtohen si te fill, kjo len shumë për te dyshuar dhe çka është me e keqja ketë kanë filluat ta kuptojnë edhe miqtë tanë, edhe përkundër  përpjekjeve pre t’i mashtruar qe po i duam.

Segmente  institucionale, të shoqërisë shqiptare ka kohe qe kanë filluar lojëra të rrezikshme duke flirtuar me djallin, si rezultat i një invazioni politiko-ideologjik te dështuar dhe te shëmtuar, duke infektuar palcën   e shoqërisë sonë kombëtare e që është rinia. Duke mbjell urrejtje me tendenca të rrezikshme vëllavrasëse, për qëllime të ndyra të ngushta e të gjera, të klaneve të ndryshme anti kombëtare dhe anti civilizuese, diku me vetëdije e diku pa te, duke filluar nga niveli me i ulet e deri tek ata qe bartin tituj akademik e qe projektoje literaturë te shtrembëruar ne dem te kombit shqiptar, me pretendime për te themeluar kombe artificiale , gjithnjë ne shëmim te interesave te gjithfarshme por jo te atyre kombëtare.

Këtu, ka nevoje të shtrohen ca pyetje, por, të cilat do ishte dashur të kenë përgjigjeje të çarta:A ka kombi shqiptar forcë qe një herë e mirë të orientohet çarte drejt Perëndimit, pa asnjë alternative tjetër? A kemi forcë ne që të heqim dorë nga privilegjet shumta me prejardhje te dyshimta, e te cilat janë te projektuara ne dëm  të kombit? A kemi ne forcë që rrymave antikombëtare të ju themi çarte jo, të heqim dore çdo bashkëpunim me ta dhe mos te kemi nevojë fare qe kur të futemi aq thellë ne strukturat e tyre mafioze, e kur te mos mund te dalim me, nga to me forcat vetanake, por të kërkojmë pastaj ndihme naive.

Këto dhe pyetje tjera duhet përgjigjur pozitivisht. Duhet përdorur si shembull shtetet dhe kombet e suksesshme, të cilat kanë çka tregojnë për historinë te kaluarën te tashme dhe te ardhmen e tyre. E jo te krahasohemi dhe t’i marrim si model shtetet dhe shoqëritë e dështuara, ne te gjitha aspektet, duke u krahasuar me to dhe duke u munduar te nxjerrim pika te bardha ne një tabelë komplet te zezë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora