E enjte, 28.03.2024, 11:15 PM (GMT)

Kulturë

Engjëll I. Berisha: Akademia e të Vdekurit Bukur (Maestro: Teki Dervishit)

E hene, 05.12.2011, 07:58 PM


Engjëll I. BERISHA

 

AKADEMIA E TË VDEKURIT BUKUR

 

(Maestro: Teki Dërvishit)

 

Të ndjejmë duke e shkruar Akademinë e të Vdekurit Bukur

muzikalitet Simfoni e Betovenit

kurse ne kërkonim të shihnim një dritare të hapur

si atëhere kur gjithçka rreth nesh po ndryshonte

një horizont i ri po hapej në atë Botë tranzicioni

vdekja herë kërcënonte, herë dukej shpëtim

herë na strukej në gji

ti e shkruaje kushtrimin që kalonte në maje shpate

kambanat lëshoje kambanat zgjonin dhëmbjen e heshtur

mallin zhurirtës. Zgjoheshin ëndrrat.

 

e shkruaje Akademinë kur ishe vetëm Ti. Vetmia. Qiriri

vetëm ti e drita e shpirtit në mesnatë.

 

Derisa në praninë tënde ne mësonim

si ta veshim shpirtin të jemi solemn

me Aktet  pak më Solemne ku ti i prisje aktet

sado largë që na dukeshin

vijnë, thoshe Ti, vijnë, - jemi në sfera tjera

edhe pse koha nuk i zë të gjitha tiparet

kujt do i buzëqeshë jeta

por së pari na duhet

Akademi e të veshurit bukur në shpirtë

në mendje

 

Zoti sheh me sytë e tu zemërimin e pafajshëm,

rebelimin

heshtja e pa vdekjen tënde por nuk i pa

as lotët

ti nuk e lejove vajin se rrije gurë në Galaksi

të shikojnë me sy të Argusit, ulurijnë frikën

mos po ua zë edhe derën e ferrit.

 

Deri sa ti vazhdoje të shkruaje Akademinë

si të Vdiset Bukur

ushtroje shpirtin, trupin si të rrije në këmbë

Akademinë e Çlirimit e bëre që heret.

 

Kori i orfeve  të vinte pas në anën tënde të thellë

në metropolin elegant bënim matjen kalendarike

kohën e prisje

aq solemnisht na e rrëfeje edhe artin e të dashuruarit

si rradhë kush në  melankolinë ”Lulëpjeshkat e Dashurisë”,

kur bëje edhe kalvarin biografi e popullit tënd

Profetike Jezu në “ Bregun e Pikëllimit”

atëherë bënte dimër i madh, uji i zi.

 

Në laboratorin krijues në Pavilonin e Tekisë

bëje udhën  e mendjesisë me shkrim në hartën

Etnikum

dhe thoje, -  kjo është Gjeografi e shpirtit.

 

Akademia e të Vdekurit Bukur kishte zanafillen e fundin

fjalën e fundit me shpirt e shkrove porosi

derisa ne prisnim udhërrëfimin tënd

ra dhe një yll hallkë e këputur. Dritë shkëlqen.

 

Heret sa heret thonë udhësit e fatit me ty

kishe  prishe memorandumin në mes paqës e robërisë

kaq shumë vjet sa zgjati mendimi deri te Laboratori Krijues

e shkrove Akademinë e Çlirimit të jesh i çliruar

nga shpirti i robit

kur  njomështia jote kishte ngritur flamurin në Gjakovë

i denuar ndërtove  mendimin final. Shumë i ri

në qelinë e burgut Goli Otok.

 

Kthehesh më pastaj në shkollën kombëtare. Mësues profet

trup e trup liqenit të zjarrtë si në Librin shenjtë

për tokën e premtuar.

 

Maestro. Na e mësonte mjeshtrinë, ne epyesnim

Rrëfente  lirikën heroike epope kah vjen shkatërrimi i shpirtit

e recituam artin dhe lutjen si në lashtësi kah Imzoti

si në gjuhën e të parit shën Jeronimit

gjurmëve me madhështinë ilire

me fshehtësitë e vjetra u nisem këmbë detit

libri të  rikrijoheti i ri pas kaq shumë vjetëve

pasi vandalët e vodhën e përkthyen testamentin

në sa shumë gjuhë. Qeshën e qeshën Lindorët

Imzoti na thirri, ejani kah unë Ora bie mbi mua

me mua u bë lutja shqip njëmijë e pesëqind vjet

se toka nënë – toka, gjuha gjeneza

janë këtu në vendin e vetë.

 

Gjeje botën e çiltër reale, na thoje

kah Dritare e Hapur Perëndimore.

 

Heronjtë, epikën e këndoje  në Bregun e Diellit

tregimi yt zgjaste

tregoje  udhën kah bijnë yjet

në rërën e gjallë

si matet historia e përshpirtshme

të jesh e të mos jeshë

  jeshë i veshur me bukurinë, artin, krenarinë

si kush më shumë, më mirë

më ndryshe

nuk na tregonte rrugën, busollën. Dritare Perëndimin.

 

Derisa kishim dëgjuar për heronjtë

ne të shihnim Ty, - koha nuk pret, - na thoje

gjithçka që vlen do ta shpëtojë tërmeti

ja ku jemi të përseritur

dy mijë vjet pasuria e shpirti tonë.



(Vota: 149 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora