E enjte, 25.04.2024, 09:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Politika dhe siguria globale, liritë dhe të drejtat universale dhe 'paqja e detyruar'...

E hene, 05.12.2011, 08:59 PM


Kosova dhe shqiptarët në dritën e formulës dhe filozofisë së njohur globale dhe universale të SHBA-së dhe aleatëve të saj natyrorë dhe historik:

 

Politika dhe siguria globale, liritë dhe të drejtat universale dhe ´paqja e detyruar´ me anë të forcës...

 

Nga Agron Shabani

 

"Ndërkohë që SHBA-se i posedojnë armët dhe teknologjinë me të fuqishme luftarake ose ushtarake në të gjithë globin.Madje, në duart e veta i kanë pjesën me të madhe të rezervave , thesarit dhe kapitalit botëror së bashku me industrinë dhe ekonominë me të fuqshme në rruzullin tonë tokësorë.Atëherë është e natyrshme dhe plotësisht justifikuese që Shtetët e Bashkuar në këtë sfond të sillën dhe ta kenë fjalën kryesore në politikën dhe sigurinë globale." Do të theksonte atëbotë ish presidenti i njohur amerikan, Herbert Hoover në kuader të konceptit dhe doktrinës së njohur ushtarake dhe politike të SHBA-së "Roll Back". Gjegjësisht, paqës dhe sigurisë globale me anë të forcës ose fuqisë së njohur politike,ushtarake dhe industriale-ekonomike të Shtetëve të Bashkuara dhe bllokut(kampit) të pasur industrial dhe kapitalist te Perëndimit. E cila do të bëhej si të thuash formula dhe filozofia kryesore e SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë në etapa ose periudha të ndryshme të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes  Lindjes dhe Perëndimit.Përderisa ish senatori i shquar amerikan, Arthur Ëanderberg ( i njohur përndryshe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të ngritjes dhe themelimit historik të Paktit të Natos me seli në Bruksel të Belgjikës në vitin 1949) nga ana e tij asokohe do të shprehej në menyrë ekskluzive dhe tepër eksplicite mbi rolin, kontributin dhe rëndësinë epokale dhe historike të Shtetëve të Bashkura në politikën dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare, për të shtuar në vazhdim se: "SHBA-së duhet të sillen dhe të veprojnë si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit. Ashtu sic janë në të vërtetë.".Në këtë sfond, konceptin dhe definicionin (formulimin) e njohur të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të mevonshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit për herë të parë do ta bënte të njohur në të gjithë botën ish presidenti amerikan, Hary Truman me rastin e fjalimit të tij historik ne bazën e njohur ushtrake "Fulton" të SHBA-së në vitin 1946.Duke e nënkuptuar në këtë spektër edhe formulen ose "Doktrinën" e njohur të presidentit Truman.Ndërkaq, ish sekretari i jashtëm amerikan i shtetit, John Foster Dulles një trohë me vonë do bëhej arkitekti dhe ideatori (ideologu) me i rëndësishëm ose kryesor i konceptit dhe doktrinës së famshme amerikane "Roll Back".E cila e dekoduar ose deshifruar me formulën dhe gramatikën e njohur të çështjëve, aspektëve dhe interesave të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë:Në instancë të fundit atëbotë e nënkuptonte dhe përdorimin e forcës në rast të kanosjës ose rrezikimit të paqës ,stabilitetit, lirisë dhe sigurisë globale ose universale në planetën tonë.Gjegjësisht, të cenimit ose rrezikimit të interesave të njohura politike, ushtrake, ekonomike, strategjike dhe të tjera të Shtetëve të Bashkura dhe botës së pasur industriale dhe kapitaliste .Përderisa, presidenti tjetër amerikan, D.Eisennhoëer do ta bënte të qartë dhe tepër sublime Formulën ose Doktrinën e tij të famshme politike, ushtarake dhe ekonomike të vitit 1957 mbi mbrojtjen dhe sigurinë globale të të gjitha vendëve të ndryshme mike dhe aleate të Shtetëve të Bashkuara në Europë, Azi, Amerikën Latine dhe kudo tjetër në rast të ndonjë invazioni të mundshëm ruso-sovjetik ose komuno-pansllavist në vendët e ndryshme përkatëse ose respektive.Për me tepër ndërkaq, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimët e mevonshme historike dhe dramatike në botën e pasluftës: Në një masë tepër të madhe -substanciale dhe fundamentale asokohe i kishin reformuar (transformuar)  dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet  dhe formulimet e njohura dominante dhe ekskluziviste të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër europian dhe me largë të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente që nga etapat ose periudhat e njohura të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional.Duke e njohur dhe "zbuluar" në këtë prizëm rolin dhe rëndësinë e madhe ( kolosale, epokale ose historike) të SHBA-së në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqës, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës.Përkatësisht, të ´kursit´dhe ´vizionit të ri´ në raportët dhe marëdhënjët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare.Kjo mu për faktin tashmë të njohur se Shtetët e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkurdruar në të Dyja Luftërat e Mëdha Botërore vetëm si njëra prej "fuqive të njejta"ose të barabarta me të tjerët"! Jo.Por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike,ushtarake,industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë.Respektivisht, si Sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor.Duke e vërë këtu theksin në rolin, qëndrimin, pozicionin, angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA-së për të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit.Përkatësisht,për të drejtat dhe liritë e garantuara të popujve(kombëve) dhe vendëve të ndryshme në të gjitha kontinentët dhe meridianet e mundshme të botës për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike. Se këndejmi, në këtë kuader është i njohur fakti se pasë "marëshimit të papritur" të trupava ushtarake të Koresë së Veriut( të ndihmuara asokohëe nga Kina, Rusia etj.) në "paralelën e njohur numër 38" të kufirit të njohur korano-korean në vitin 195O! Do të fillonte lufta e përgjakshme e Koresë.Dhe,kjo deri me vendosjen e një të të ashtuquajture "paqjeje të fluidshme" dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953.Gjegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së nën komandën ushtarake të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur në vitin 1953.Duke shënuar në këtë prizëm edhe "fazën" ose "etapën e dytë" të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit  e cila kishte filluar dikur me herët.Përkatësisht, me rastin e testimit të parë nuklerar ose atomik nga ana e ish BRSS-së në vitin 1949 etj. Ndëqrkaq,Kriza e njohur e Berlinit në vitët 1958,1959,1961 etj. ( Duke e nenkuptuar ketu filimin e ngritjes dhe ndërtimit të ish "murit" famëkeq të Berlinit dhe ndarjen e dhëmbshme ose "spektakulare"  të shtetit dhe kombit ose popullit të madh gjerman në dy shtete dhe sisteme të ndryshme rivale dhe antagoniste me njera tjetren!).Gjegjësisht, e ashtuquajtura "lufta" e njohur për Gjermanine e pasluftës  së bashku me Krizën e njohur në Lindjen e Afërme dhe Atë të Messme ( Duke e vërë theksin në luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste..), Krizën e Kubës  ne vitin 1962 (Me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve!Perkatësisht, në kufi me SHBA-së!!!), Vrasjëm e ish presidentit të famshëm amerikan, John Kennedy në vitin 1963 dhe një sërë cështjësh dhe aspektësh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst.Do paraqesin si të thuash një kapitull të vecantë dhe tepër dramatik në marëdhënjët dhe raportët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare .Duke shënuar kështu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të mesipërme  në mes Lindjes dhe Perëndimit.Gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.Në këtë kontekst, me qëllim të "rrethimit global" të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme:SHBA-së në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët e saj politik dhe straregjik kudo nepër botë do i ngrisin dhe themelojnë një sërë paktësh ose "traktatësh të ndryshme ushtarake,politike,ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të botës si "Nato Pakt" në vitin 1949, "Rio Pakt" po ashtu me 1949, "Anzus Pakt" në vitin 1951/ 1952, "Seato Pakt" me 1954, "Cento Pakt" me 1955, "Bagdad Pakt" dhe kështu me radhë.Dhe,kjo gjer me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës" në vitin 199O.Duke shënuar në këtë sfond një epokë ose kapitull të ri në marëdhënjët e gjithëmbarshmë botërore ose ndërkombëtare.Të cilat në menyrën me sublime dhe me kuptimplote do rezultojnë dhe kurorëzohen me luftërat dhe përpjekjet e njohura epokale dhe historike të popujve dhe vendëve të ndryshme nën ish Jugo-serbo-sllavi dhe ish Bashkimin Sovjetik për clirim(liri) dhe pavarësi të përgjithshme shtetërore, nacionale dhe ideologjike nga ish ´perdja e hekurt´dhe ´hemisfera e errët´komuno-pansllaviste.Gjegjësisht, nga cizmja dhe trutelja e egër sllavo-komuiniste.Duke e vërë theksin në lufërat dhe përpjekjet e shquara clirimtare dhe patriotike në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe së fundit në luftën legjendare dhe patriotike të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe gjithandej! Respektivisht, në Miqësinë dhe Aleancën e Madhe SHBA-së(NATO)-UCK-së dhe njohjen e shumëpritur dhe historike të Republikës së Kosovës-shtet i pavarur, sovran dhe demokratik nga SHBA-së dhe vendët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit në vitin 2OO8 dhe kështu me radhë.

 

...Dhe,Pakti i njohur i Atlantikut të Veriut ( Nato Pakti ), Pakti Paqësorit ose Pacifikut( Anzus Pakti ) dhe " 1OO mijë tonë" politikë dhe diplomaci të fuqishme nukleare ose atomike të SHBA-së dhe Perëndimit për paqen dhe sigurinë globale ...

 

-----------

 

Për me tepër ndërkaq, ndërkohë që marëdhënjët ose raportët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në të kualuarën e ish "luftës së ftohtë" dhje konfrontimëve të mesipërme bipolare  ose bllokiste  sic u cek me lartë i kanë karaktëerizuar dhe dominar ish "lufta për Gjermaninë", lufta e Koresë, kriza e Kubës  etj.Përkatësisht, antagonizmat dhe rivalitetët e njohura politike,ushtarake, ideologjike, strategjike,gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së.Gjegjësisht,në mes Paktit të Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës":Marëdhënjët dhe raportët e sotme botërore ose ndërkombëtare në pjesën me të madhe( fundamentale dhe substanciale ) të tyre po vazhdojnë ti mbështjellin dhe karakterizojnë të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfliktët e reja" ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së( plus Aleatëve të saj natyror dhe historik) dhe Kinës e Rusisë pothuajse në të gjitha vendët ose meridianet e ndryshme të globit.Dhe, kjo duke filluar nga rajioni i tronditur i Golfit(Gjirit) të njohur persiko-arabik ku ndodhën si të thuash rezervat me të mëdha të naftës ose benzinës në tërë globin; Për të vazhduar kështu me rajonet e njohura të Detit të Zi,Kaspikut,Mesdheut, Jonit dhe Adriatikut që paraqesin si të thuash "boshtin kurrizor" dhe "udhëkryqin e madh" në kuptimin e gjithëmbarshëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik të fjalës.Madje, me Oqeanin Paqësor ose Pacifikun dhe të të ashtuquajturëqn "luftën " e njohur për resursët ose pasuritë e shumëta në Polin e Veriut (ku thuhet se ndodhën rezervat me të mëdha të naftës dhe gasit natyror në tërë planetën tonë.) dhe tutje,tutje...ne rajonet e nxehëta të Kashmirit, Himalajeve,Indokinës dhe Hindukushit...Ku ndodhën në fuqi "luftërat" ose "konfliktët e ngrira" në mes SHBA-së, Rusisë,Kinës etj.Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturën "1OO mijë tonë" politikën dhe diplomacinë e njohur amerikane në të mirën e paqjes dhe sigurisë botërore.Respektivisht, sloganet e lartëpërmendura të paqës dhe sigurisë së detyruar me anë të forcës.Aty janë edhe Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë me të gjitha potencialet dhe resursët e njohura globale dhe universale.Si Mike dhe Aleate të njohura tradicionale, natyrore dhe historike të SHBA-së dhe Perëndimit.Se këndejmi, në Ujdhesën e njohur të Havajeve dhe ne vende e rajone të tjera të Paqësorit (Pacifikut) dhe Atlantikut të Veriut: Ndodhën të dislokuara dhe stacionuara bazat me të fuqishme ushtarake ose atomike të SHBA-së.Dhe, të gjitha këto së bashku të etabluara dhe projektuara në kuadrin e konceptëve dhe doktrinave të njohura politike,ushtarake dhe strategjike të SHBA-së dhe Perëndimit mbi paqen dhe sigurinë globale.Respektivisht, mbi "rrethimin global" dhe gjeostrategjik të Rusisë, Kinës etj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora