E premte, 19.04.2024, 08:40 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës...

E merkure, 07.12.2011, 08:59 PM


KATËR  MARIA… HEROINA  RRETH  ROZAFËS…

 

65 vjet maparë një fillim i pafund...

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Porsa njeriu ulet me shkrue dishka, kam përshtypjen se sikur...fillojnë e çohen nalt të gjitha shkronjat, tue kerkue secila: “A po fillon me mue?” Gjysa e dytë e Shekullit XX në Shqipni ka provue se ngjarjet e ndodhjet e maparshme nuk janë “legjenda” të shpikuna, po janë ngjarje që kanë ngja dhe kanë mrrijtë në ditët tona tue u kujtue si legjenda mbasi trimnia dhe heroizmi i ruejtun në kujtesen e popullit, janë aq të dashtuna, reale dhe të çmueshme sa shpesh kanë marrë edhe ngjyrat hyjnore...

Grueja Shqiptare asht ndër krijesat ma të persosuna të globit toksor!

Asnjë vend i Botës nuk ka vepra madhshtore të grave të tyne të pasueme ndër disa shekuj sikur i kemi na shqiptarët. Dikur çuditej njerzimi sesi nga një vend i eger dhe shumë i ashper malor, gratë binin nga majat e shkambijve ndër gremina e lumej për mos me ra në dorën dhunuese e barbare të pushtuesit të pashpirtë...

Ndër të gjitha luftat grueja shqiptare asht pjesë e pandame e fitores dhe e humbjes ndaj rrebeshit të pushtuesit të trojeve tona që ka vazhdue dhe vazhdon me kenë prezent.

Mark Kakarriqi, ambasador, deklaron në Vjenë në vitin 1913, se Shkodra do ta vazhdojë qendresen e vet në rrethimet barbare të malazezëve, mbasi kur të mbarohen burrat qendresa do të vazhdohet nga gratë burrnesha. Edhe kjo thanje e Tij atëherë Vienës së qytetnueme i dukej si një “legjendë” e fillimit të shekullit të shkuem.

Shumë vajza rrokën armët kundër pushtuesëve... Kllapia “antifashiste” i kishte molisë e i kishte ba pjestare të formacioneve ushtarake në sherbim të një diktature edhe ma shnjerzore, poaq rranuese sa edhe dhunuese pikrisht të atyne vajzave që rininë ua falën maleve e shpellave të mashtrueme për një “ideal” të rremë, nën guaskën e lustrueme me ideologjinë komuniste antinjerzore, që pushtoi e shpartalloi gjysen e Europes...

Porsa komunistët moren pushtetin, një pjesë tjeter e popullit ishte para një gremine që do të thithte mbrenda saj ajken morale, rinore, shpirtnore, kulturore, qytetare, perparimtare dhe pse jo, të pathyeshme dhe heroike. Rinia Shqiptare asht e para në Europën komuniste të dhunueme nga ushtrija e kuqe sovjetike e Stalinit, që kërkon zgjedhje demokratike dhe asht pikrisht Mark Çuni, një mbasardhës i denjë i Luigj Gurakuqit, që flijohet për liri dhe demokraci të tipit Europiano Përendimor...kur thundra komuniste jugosllave ishte ngulë thellë në tokën tonë, me pelqimin e asaj Europë e Amerikë për të cilën ka shkrue vite ma parë se të ngjante kjo e vitit 1945 në Jalta, i madhi At Gjergj Fishta...dhe, pikrisht kjo robni po vendosej nga tradhëtarët e Popullit Shqiptar, në sherbim të Titos, që për hir të kolltukut, Enver Hoxha dhe pasuesi i tij Ramiz Alia me trashigimtarët e atëhershem e të sotëm, shitën Atdheun, Lirinë dhe Pavarsinë.

Me 29 nandor 1944 janë edhe disa shoqe partizane në një foto me kriminelat Asllan Lici me shokë, që topall në topall, hynë në Shkoder. Ata kishin edhe lozhen e vet në kinema “Rozafat” kur zhvilloheshin gjyqet kundër “armiqëve të popullit”, ku me një isterizem komunist duertrokitnin dënimet me vdekje...

Mjaft të rijë vagabonda e imoral ishin aktivizue me grupet e rinisë komuniste, që në Shkoder kishte lëshue metastazat e veta që në kohën e luftës. Disa prej tyne filluen me dalë ndër rrugë të qytetit tek shkollat femnore, ajo e Motrave Stigmatine dhe “Donika Kastrioti” për me iu zhgulë nga fyti vajzave studente Kryqat që mbanin në qafë. Nder ta ka pasë edhe vajza të reja që shoqnonin këta grupe të organizueme nga sigurimi i shtetit.

Jo pak vajza rezistuen mos me u perzi me këte llom që derdhej në shetitoret tona!

Kujtohet ndër vajzat guximtare e trimnesha shkodranja e asaj kohë Drita Sokoli, e cila i pat thanë agjentit Çiril Pistoli: “Turp për ju, se as në mesjetë nuk janë pështy të burgosunit rrugëve si tashti..!” E shoqet trimnesha të Dritës nuk kanë kenë të pakta!

Njëherit me këto ngjarje fillon edhe rezistenca antikomuniste e Rinisë Shkodrane ndër shkollat e mesme shtetnore e fetare...Arrestimet fillojnë njëherit me edukimin e ri në shkollat tona ku ideologjia komuniste filloi me shpartallue edukimin moral e Atdhetar.

E bashkë me Atë Rini që u ngrit kundër diktaturës komuniste ishin edhe vajzat e gratë shkodrane që moren malet me armë në dorë...

Historia përsëritet...Kur në Shkoder u ndigjuen bataret e para të Prizrenit të vjetër të Kosovës, ishte Tringa e Nora që rrokën armët kundër turkut e serbit për Liri...

Kur në Kosovën Martire të 1944 Burrat e dheut moren shpellat e maleve me armë në dorë me fitue Lirinë e përdhosun nga komunistët tradhëtarë shqiptarë, që i sherbenin pushtuesit jugosllav të Titos, mu në mes të Atyne luftarëve të lirisë me në krye një tjetër trim legjendash, Prof. Ymer Berisha, asht përkrah Tij, një vajzë e re shkodrane...Asht atje

MARIA Shllaku...e cila u kap tradhëtisht nga komunistët serb dhe mbasi u hetue nga oficerët e OZN-ës, në grupin e të arrestuemve me At Bernardin Llupin, për një nga organizatat e shpikuna nga  serbët me emnin “Katoliçeskaja banda”...u pushkatue me datën 24 Nandor 1946, pranë Prizrenit tue thirrë: “Rrënoftë Shqipnia e Madhe...Rrënoftë Bashkimi i Shqiptarëve”... E në Shkoder asht një Nanë që krenohet me atë vajzë heroinë

Edhe në Shkoder asht MARIA Zojzi (Deda), që bashkë me burrin e vet Pjeter Dedën merr malet dhe shkon nga Mëshkalla e Sheldisë. Zen vend në luginen e prronit të Hijes së Madhe, ku natën e Shën Kollit, me 5 dhetor 1946, rrethohet nga spijunet katila të sigurimi të shtetit Zoji Themeli, Toger Baba, Vaskë Koleci, Dulaç Lekiqi, Fadil Kapisyzi, Zenel Cani bashkë me brigadat e armatosuna të ndjekjes, të cilët, mbasi kërkojnë dorzimin e tyne dhe marrin përgjegjën me shkrepje armësh, vrasin të paren Marijen dhe plagosin për vdekje të shoqin Pjetrin, i cili vdes pa hy në Shkoder, në Zallin e Kirit, pranë Vorrezave të Rrëmajit ku edhe e vorrosin...sigurisht, jashta Vorrezave aty ku prehen Herojtë...edhe Ata ende sot pa asnjë shej te koka!

Në fshatrat e thella të Miditës...ka shkue një mësuese e re porsa ka krye shkollen e Motrave Stigmatine të Shkodres, vajza mirditore e lindun në Ndërfushaz, asht një tjetër MARIA Tuci...vajzë e moshës së brishtë, pa i mbushë të njëzetat vjet...në vitin 1946.

Mbas vrasjes së tradhëtarit komunist të Mirditës Bardhok Biba në vitin 1949, ndër të parat që u arrestue nga sigurimi i shtetit i kryesuem nga terroristi Mehmet Shehu, ishte vajza tashti 21 vjeçare e Ndërfushës Maria Tuci, e cila u masakrue si pak vajza heroina, tue mbyllë jeten nga torturat me 24 Shtator 1950...Ndër ditët e fundit kur shkon me e pa në spital Davida Gjomarkaj, shoqe besnike e saja, Maria e shtrime në shtratin e vdekjes, i tha: “Davida, u vertetue ajo që më pat thanë krimineli Hilmi Seiti se, ‘Tash do të bejë që mos të njohin as familja...” dhe, me të vertetë ashtu e bani. Edhe kjo asht një tjetër veper kriminale e terroristit Hilmi Seiti...me të cilin krenohen agjentët e Çamërisë së sotme...

Edhe Zadrima me bukuritë e saja asht kenë pjesë e qarkut Shkodres. Ndër fushat e saja sillej një tjetër hamshor i Enver Hoxhës, krimineli i njohun me emnin Toger Baba.

Sa krimela ishin, aq të poshter e imoral njiheshin turkoshakët komunistë të veshun me spaletat e sigurimit të shtetit, që kur nuk gjenin terrenin e tyne amoral përdornin mjetin e njohun të sigurimit komunist dhunen. Një kapitull i pafund e i pashkruem...

Perdhunimi ndër ato kafshë asht instingti pa të cilin nuk jetojnë.

Asht MARIJA e Zadrimës, që tue mos pranue me u shnderue nga terroristi katil Toger Baba, kërkon me u vetmbrojtë... por kafsha e terbueme e sigurimit e hjedhë nga shkallat murgeshen e shtëpisë me emnin MARIA, të cilen edhe e varë në një pemë në kopshtin e shtëpisë së saj... Edhe kjo me siguri mund të kujtohet nder legjendat e asaj kohe të mnershme që po kalonte Veriu me rrethet e veta...të zaptueme dhe të dhunueme.

E çka u ba në Vermoshin e Kelmendit në janarin e 1945 ...në Dukagjin e Shllak ...Po në Puken e Mirakajve apo në Mirditen e Mark Gjomarkut...

E të tilla krime të shemtueme i gjejmë kudo ku venin kambën agjentët e sigurimit të shtetit komunist, zbatuesit e direktivave të komitetit qendror të PPSh.

Po sa nga këto Maria ka gjithë Shqipnia!

Sa vajza me emnin Marija lindën, u masakruen e vdiqen ndër kampet e shfarosjes komuniste, të dbueme, të interrnueme apo të prangueme nga këta katilë të pashpirtë...

Sa Marije dhunoi “lufta e kllasave” shpikja ma mizore e atij shekulli...

Sa humben dhe u treten ndër fermat e Myzeqesë apo kodrat e Tepelenës...

Ku i kanë vorret Ata Nana e Vajza Heroina që me një dhunë të papame moren malet e kodrat e viseve të Jugut e të Veriut për mos me u kthye kurrma!

E ku nuk kishte kampe shfarosje “Shqipnia socialiste”..?

Doni të dini shifren e saktë ?...

Numroni dekoratat e “Herojve të Popullit” që i kanë kriminelat edhe sot ku kalben dhe qelbin qytetet e Shqipnisë, që nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha....dhe do të mundeni me kuptue sa Marije vrau dhe masakroi komunizmi në Shqipni!

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora