E enjte, 18.04.2024, 12:19 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Luan Kalana: Florida - Festa e Flamurit, 99-vjetori i Pavaresise te Shqiperise

E enjte, 01.12.2011, 08:59 PM


Mbremje festive e Shqipetareve ne Clearwater, Florida

 

Festa e Flamurit, 99-vjetori i Pavaresise te Shqiperise

 

Nga Luan Kalana

 

Ne mes te nje ambjenti e mjedis festiv, u festua me madheshti nga shqipetaret ,Festa tradicionale kombetare e Flamurit,edhe ne qytetin e bukur te Cleawater te Florides,te degjuar e famoz per ClearwaterBeach,nje nga plazhet me te bukur te Golfit e te Amerikes.Shqipetare te mbledhur nga Tampa bye,e nga qytetet e Orlandos,Naples e St.Peterburg dhe vizitore te erdhur enkas nga Kosova e Shqiperia,festuan se bashku ne nje hool te madh, ne kete dite simbolike e te shenjte te Kombit shqiptar,festen e Flamurit.

Ceromonia filloi me hyrjen ne salle te dy te rinjeve mes duartrokitje te zjarta,qe mbanin ne duar flamujt e Shqiperise e te USA.

Pastaj u kenduan hymnet e SHBA e te Shqiperise,nga kengetaret e ftuar dhe  te shoqeruar si nje kor i madh,nga pjesmarresit  e shumte ne salle,te ngritur ne kembe ,duke u mbyllur me brohoritje te gjata rrofte Shqiperia ,rrofte Kosova.

 Te dy te rinj simpatike,percollen programin e mbremjes duke bere dhe perzantimet e kengetareve te ftuareve.permes duartrokitjeve te stuhishme mbajti fjalen e rastit, i riu Fadil Neziri  ,luftetar i lirise dhe i ceshtjes kombetare shqiptare,i cili u ndrpre disa here me brohoritje te fuqishme.( Po shkruaj fjalen e plote te tij ) :

         Te nderuar bashkekombas.Motra dhe vellezer.Jemi mbeledhur ne kete tubim madheshtor per te festuar se bashku 28 Nentorin Diten e Flamurit dhe pavarsise sone kombetare.Luftrat tona per liri dhe pavarsi nuk pushuan kurre,qe nga koha e ilirve duke vazhduar me pas me periudhen e lavdishme ke kryeheroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu,qe njihet si nje trimi dhe strategu me i madh jo vetem ne historin tone por edhe ne ate boterore.Edhe Skenderbeu luftoi me te njejtin flamur,ate kuq e zi me shqipnjen dy krenare ne mes dhe me te njejtin flamur edhe shpalli pamvaresin e vendit nga perandoria osmane.I njejti flamur u be me vone simboli i shtetit dhe i pavarsise sone rreth 5 shekuj me vone me 28 Nentor te vitit 1912.Ismail Qemali duke pare gjendjen e mjerueshme te popullit tone,organizon nje mbeledhje ne Bukuresht me Luigj Gurakuqin dhe me shum patriote te tjere dhe vendosn te formojne nje komitet drejtues per qeverisjen e vendit.Prej aty ai vazhdoi rrugetimin per ne Budapest dhe Vjene duke pasur takime me shum patriote dhqipetare dhe delegacione te huaja.Me daten 25 Nentor ai arrin ne Vlore i shoqeruar nga shum perkrahes dhe delegate nga vende te ndryshme te shqiperise.Me daten 28 Nentor ne shtepine e zotit Xhemil Beu,Ismail Qemali ne cilesin e kryetarit te kuvendit iu drejtua te pranishmeve me keto fjale:Shqipera te behet qe sot me vete e lire dhe e pavarur nen nje qeveri te perkohshme.Pastaj mbajti nje fjalim edhe ne ballkonin e shtepise ku vendosi flamurin dhe iu drejtua te pranishmeve qe kishin ardhur me keto fjale:vellezer shqiptare sa te lumtur e ndjej veten sot qe shoh ketu ne Vlore kaq burra te mbeledhur tok qe me padurim e presin perfundimin e ketij tubimi historik.Rrofte Flamuri rroft Shqiperia!!!Deshiroj edh un nga ana ime tju uroj festen e flamurit duke shpresuar se ne te ardhmen do te festojme se bashku nenje shtet te perbashket te te gjith shqipetareve nga te gjitha trojet e ballkanit....ju faleminderit

       Me pas filloi kenga e vallja pa pushim,duke kumbuar fuqishem zeri i shqiptarit,deri ne oret e vona te te mbremjes.Permes kengeve te kenduar me embelsi nga kengetaret e ftuar kosovare ne Detroiti,me nje repotor te tasur e te zgjedhur nga te gjitha treve e Shqiperise.

 Mbremja u percoll nga disa supriza.Buciti hareshem zeri i vajzes se vogel katervjecare, "Xhamadani Vija - vija ku eshte kosova eshte Shqiperia " e cila u shoqerua nga te gjithe pjesmaresit me memocione dhe brohoritje.

  Gjate mbremjes u perzantua cifti ri  shqiptar porsa martuar ne kete simbolike,duke hyere nusja me dhenderin ne valle,duke u bere nje varg pa mbarim rretha- rretha ne salle.

  Ishte nje mbremje  e madhe popullore e paharuar per te gjithe,ku shqiptaret edhe nje here shfaqen unitetit kombetar,larg atdheut ne mergim,ne token e bekuar,ne SHBA,e cila eshte nje mbeshtetje e fuqishme e lirise dhe demokracise te Shqiperise dhe te Kosoves e te ceshtjes kombetare ne pergjithesi.

  Nuk mund te pershkruhet bukur kjo mbremje  festive ,pa thene mbresat e kenaqesite shpiterore te gjithe shqipetareve qe ishin ne salle. emocionuse ,frymezuese dhe e paharuar.Le te presim me madheshti  e padurim,me te forte e me te  bashkuar se kurre,100- vjetorin e Pavaresise te Shqiperise28 nentor 2012.

  Gezuar festat e Shqiperise ne mot mote .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Beqir Cikaqi: Një gjuhë, një atdhe, një flamur! Muharrem Sfarqa: Përkujtohet strategu i luftës për liri, kolonel Ahmet Krasniqi Milazim Kadriu: U përuruan një monografi dhe pesë përmbledhje me poezi Bashkim Bekteshi: Dhjetë vjetori i Shkollës Shqipe të Bassanos Kolec Traboini: Qofte Beogradi dhe gjeniu pa brekë - Në Panairin librit Tirana 2011 Ditët e Naimit - festë e poezisë dhe kulturës Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora