E enjte, 18.04.2024, 06:09 PM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Martesa me shumë gra - Degradim Moral e Social nën justifikimin e petkut fetar

E merkure, 30.11.2011, 09:03 PM


Martesa me shumë gra

një

Degradim Moral e Social nën justifikimin e petkut fetar

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Vërehet një tendencë paradoksale në shoqërinë shqiptare të dalë me vështirësi nga diktatura ish-komuniste. Në një kohë kur aspiratat e kësaj shoqërie dikur shumë entuziaste për të shkuar në Europë të kristalizuar atëhere edhe nën parrullën e famshme në kohën e ndryshimit të sistemeve: `E duam Shqipërinë si Europa`  sot,  shohim që shoqëria   shqiptare përpiqet të integrohet me dëshirë në BE nëpërmjet plotësimit të kritereve të  integrimit.

Krahas aspiratave të qarta të kthimit të Shqipërisë në një shtet Europian jo vetëm nga reformat e thella politike, ekonomike dhe sociale,por dhe për shkak të emigracionit prej 1.3 milionë njerëzish ë cilët jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit, ashtu dhe për shkak të interesimit të madh të BE dhe SHBA ndaj qeverisë dhe shtetit  shqiptar për ta mbajtur atë afër dhe për ta orientuar se si të mund të plotësojë standardet dhe se si të integrohet tashmë drejt perëndimit o jo nga lindja sic duan disa  të rrjedhur.

Krahas tendencës së theksuar pro-perëndimore të shoqërisë shqiptare, në një kohë kur shoqëria shqiptare evoluon dhe emancipohet vazhdimisht, arsimohet (sepse arsimimi është në fakt e vetmja mënyrë të për ruajtur identitetin kombëtar dhe për të  qënë të barabartë me shoqëritë perëndimore), vërehet gjithashtu një  tendencë sociale  paradoksale, e heshtur ,në rritje, e cila nën petkun fetar po cfaqet dhe po lulëzon në zonat rurale por dhe në qytet  - tendenca e krijimit të familjeve me më shumë se një grua apo familjeve me shumë gra, familje të cilat janë karakteristike për komunitetet myslimane e kryesiht familjet fshatare ose me mentalitet të theksuar fshatar.

Problemi në dukje mund të ngelet deri në nivelin e barcaletave, por faktet janë tronditëse kur sheh se kjo tendencë ushqehet maksimalisht e me bollëk nga crregullimet që po ndodhin në disa faktorë sociale, dhe të etikës e  moralit si:

 Niveli i lartë i papunësisë kryesisht tek rinia por dhe tek moshat  e rritura,,

Divorcet,

Abortet,

 niveli i lartë i degjenerimit moral tek disa komunitete të rinjsh  sidomos nga ajo që ndodhet në nga zonat rurale afër qytetit dhe ato që janë larg kujdesit familjar,

Abuzimet me programet pornografike, dhe serialet limonadë ameriko-latinas ose të tjera që nxisin degjenerimin e familjes,

Disa tradita fetare të cilat justifikohen nën petkun fetar,,

Rritja e komunitetit LGBT (lesbikë-homoseksualë-biseksualë-transeksualë),

Kriza e moshës së mesme (tek burrat e gratë) e cila theksohet nën stressin e jetesës,

Megjithëse  kultura perëndimore e punës nxit divorcin, abortet, prish familjet, rrit  fëmijë  të stresuar nën konfliktet  familjare, apo fëmijë të rritur pa  dashurinë e domosdoshme e të dyanshme prindërore, gjë që  prodhon vazhdimisht të rinj dhe individë   përherë e më tepër me tendenca dhune e kriminlae, nxit pasivisht prostitucionin e rrugës dhe atë selektiv, kultura dhe tradita  lindore e fetare myslimane, degjenerimin e tregon  nëpërmjet rasteve të shtuara të martesave me shumë gra, martesa të cilat ndonëse reklamohen si martesa të rregullta sipas `parimeve islamike`, në fakt martesa të tilla janë një mënyrë prostituimi me ligj.

Kjo tendencë degjenerimi moral dhe social po i shtohet shoqërisë sonë të trazuar shqiptare krahas prostitucionit  të njohur të dënuar me ligj në Shqipëri, por që edhe kjo formë nuk po njeh pengesë,  duke shkaktuar pasoja të rënda në shoqërinë shqiptare edhe kështu të stresuar që ka vënë në rrezik serioz familjen solide shqiptare.

Martesa me shumë gra e anashkaluar nga ligji shqiptar, por e dënuar që në kohën e Zogut, është një  turp për shoqërinë shqiptare, dhe ve në rrezik familjen shqiptare të tronditur seriozisht nga divorcet, problemet ekonomiko-sociale, dhe nën presionin e degjenerimit moral të shkaktuar  gjithashtu nga pamundësia e cifteve për të bërë një jetë normale në një mjedis dhe jetese të tensionuar për të fituar, sa më shumë para, për të gjetur punë, për të punuar sa më shumë.

Në rastin e individëve që martohen me shumë gra, kemi të bëjmë, me njerëz të degjeneruar dhe kurvarë të cilët pasi kanë bredhur `lule më lule`, `pendohen`, i afrohen fesë jo me qëllimin që të nderojnë dhe të bëjnë punën e Zotit, por për të justifikuar dhe për të kënaqur epshet e tyre perverse duke marrë gra të dyta e të treta, ose dhe më tepër me ligj?! Efektet e këtyre martesave do të jenë në të ardhmen (nëse do të lejohen me ligj) do të jenë shkatërrimtare në rradhë të parë për fëmijët  të cilët do të rriten pa njërën nga dashuritë prindërore e për pasojë do të rriten të dhunshëm,e  me tendenca kriminale,  duke i  shkaktuar shoqërisë shqiptare që po shkon në kah të kundërt me këta delenxhinj- një dëm të madh social e moral.

 Së fundmi,  këta individë  po dëmtojnë edhe komunitetin e respektuar mysliman shqiptar, sepse nëpërmjet këtyre martesave (pavarësisht se ata thonë që e lejon Kurani), ata ulin, nënvlerësojnë, pengojnë emancipimin e gruas shqiptare e cila në zonat rurale, nën hundën e ligjit- dhunohet, përdhunohet, skllavërohet duke krijuar konflikte të rënda moral dhe sociale në shoqërinë shqiptare qoftë me skllavërinë e tyre seksuale me ligj, qoftë duke rritur fëmijë më konflikte psikike, të dhunshëm e ndoshta të rrezikshëm për shoqërinë.



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora