E marte, 16.04.2024, 07:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Gazulli: Hajredin Isufi – ‘’Feja dhe Flamuri’’ - Dom Nikollë Kaçorri (VII)

E merkure, 30.11.2011, 09:00 PM


HAJREDIN ISUFI:

“FEJA DHE FLAMURI”

- Dom Nikollë Kaçorri -

 

(Shënime kritike nga Daniel Gàzulli)

 

(Pjesa - 7)

 

6. DREJT PAVARSISË

 

Qela e Dom Nikollë Kaçorrit ishte një votër, rreth së cilës çdo zemër shqiptari mblidhej me afsh atdhetarie dhe mund të shprehej lirshëm.

Mustafa Kruja

 

Situatën që u krijue në vjeshtë 1912 historiani Hajredin Isufi e përshkruen qartë: Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike, më 8 nëntor 1912, krijoi një situatë të ndërlikuar në Shqipëri. Monarkitë shoviniste fqinje … kishin vendosur për ta fshirë Shqipërinë nga harta politike e Ballkanit”. Pra, ndërsa shqiptarët, kudo në trojet e tyne po luftonin për çlirimin nga pushtuesit osmanë, një rrezik tjetër shumë i madh, siç do ta dëshmonin vitet në vazhdim, po u kërcënohej shqiptarëve. Që me 14 tetor 1912, tue parapa rrezikun e ri e tejet të madh, mbahej në Shkup një mbledhje e përfaqësuesëve të Komiteteve të Shpëtimit për të vendosë si do të veprohej në rrethanat e reja “sesi mund t’i dilej para rrezikut të vdekjes, që po i kanosej kombit tonë”. Aty u vendos të njoftoheshin Fuqitë e Mëdha, “se populli shqiptar do të rrokte armët … për t’i dal zot mbrojtjes së territoreve tokësore shqipatre”. Barra për drejtimin e mbrojtjes së trojeve tona iu ngarkue në fillim atyne që u gjenden në Shkup: Mit’ha Frashërit, Sali Gjukës, Rexhep Mitrovicës e Bedri Pejës. Me lëizjen e tyne drejt Tiranës udhëheqjes mbarëkombtare iu shtuen edhe Abdi Toptani, Mustafa Kruja e Imzot Nikollë Kaçorri. Në mbledhjen e tyne të parë në strehen e Imzot Kaçorrit u hodh ideja t’u kërkohej Fuqive të Mëdha autonomia e Shqipnisë nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë. Por shqipja e malit, Imzot Kaçorri, nuk ishte i atij mendimi. Ia vlen të sjellim një fragment nga fjala e Tij: “Pasha bukën, or shokë e vllazën, po qé puna për nji autonomi me proje (mbrojtje, DG) të dikujt e jo indipendencë, un kishim me pëlqye ma parë vetë Turqinë, e cila …. herët a vonë, asht e dënueme me u shporrun këtyne viseve t’Europës ….. nuk na ka hije me i thanë nji tjetri: Eja na sundo ti, qi je zotni ma i mirë se ai qi kemi, mbasi na s’jemi të zotët me sundue veten”.

U vendos ashtu si kërkoj Imzot Kaçorri. Mbledhja i drejtoi një memorandum mbretit të Austro-Hungarisë, tekstin e të cilit e hartoi Imzot Kaçorri: “Shqipnia me katër vilajetet: Shkodër, Kosovë, Manastir dhe Janinë, të mbetej e paprekun, e pazvoglueme …. Që me katër vilajetet e përmendun ma sipër, me tre milion e sa shqiptarë, të bahej mbretni (shtet, DG) më vete ….. dhe po të ishte e mundun të merrej parasysh dëshira jonë, të bahej një mbretni e paanëshme si Belgjika e Zvicëra”.

Ja si e përshkruen Mustafa Kruja kundërshtimin e Imzot Kaçorrit për të qenë nën protektorat të Austro-Hungarisë:

“Shqipnia për Dom Nikollë Kaçorrin, Atdheu, liria e saj, ishte ideali i tij, kurse Austria ishte (për të) një shtet i huej …. Dom Nikollë Kaçorri ishte shqiptar plot gojën …. “.

Sa mbaroi mbledhja e Durrësit dhe i nisën  memorandumin Vjenës, ata u shpërndanë: Sali Gjuka në Elbasan, Abdi Tpotani në Tiranë, Dom Nikllë Kaçorri në Mirditë, Mustafa Kruja në Krujë, Mit’hat Frashëri në Vlonë.

Ndërkohë Ismail Qemali njoftonte se së shpejti do të arrinte në Shqipni e do të shpallej Pavarsia.

Po një gjamë e zezë vinte nga Veriperëndimi: armata serbe pushtoi zonat nga Shëngjini deri në Krujë.

Pikërisht në këto rrethana arrijti me 21 nandor Ismail Qemali me shokë në Durrës. Ai u prit nga Imzot Kaçorri, Abdi Toptani e Mustafa Kruja. Veçanarisht në rrethanat dyfish të randa, të pushtimit turk e të invazionit serb, lindte nevoja e shpalljes së mënjëherëshme të Pavarsisë pikërisht në Durrës, pavarësisht se një pjesë e madhe e popullsisë muslimane, kryesisht e rrethinave, ishte jo mirë e informueme, e se gjykonin veprimatrinë e atdhetarëve me në krye Ismail Qemalin si agjentë e provokatorë.

Por Imzot Kaçorri lëshoi kushtrimin e tij historik: “O SOT, O KURRË MA”!

Turma fantikësh, të mbështetun e të ndërsyem si nga mytaserifi i Durrësit, ashtu edhe nga metropoliti Jakov, mbushën rrugët e qytetit tue rrezikue edhe jetën e Ismail Qemalit e të atdhetarëve të tjerë. Por kjo nuk bani që ata të tërhiqeshin: Me 23 nandor u organizue një takim madhështor me popullin e Durrësit, që të shpalosnin planin e tyne për Pavarsinë. Bashkë me Ismail Qemalin, në një tribunë të improvizueme, dolën edhe Abdi Toptani, Mustafa Kruaj e Dom Nikollë Kaçorri, që mori fjalën: “Sot asht dita ma e shënueme në historinë e kombit tonë. Për të ardhë në këte ditë, asht dashtë të bajmë shumë sakrifica të gjithë shqiptarët, musliamnë, ortodoksë e katolikë, që gjithëherë kanë qenë në krah të njeni tjetrit si vllazën, kur ishte fjala për çashtjen kombtare ….”.

Mbas tij foli Ismail Qemali, që shpalosi qellimin e ardhjes së tij në Durrës.

Por nuk ishte e thanë që entuziasmi i popullit të zgjaste shumë: Të ndërsyem nga myftiu, por sidomos nga mytaserifi e metropoliti Jakov, populli sulmoi ashpër Ismail Qemalin, që atë situatë të mjerë e kujton me trishtim: “Kishim ndër mend të bënim në Durrës punën që bëmë këtu (në Vlorë), por …. pa kuptimi i durrësakëve na dha të marrim vesh se një punë e atillë nuk mund të bëhej atje. E mjerisht nuk u ndamë me kaq, po ….. na përgjigjeshin “Ju jeni tradhëtarë”…….”

Në fakt ngjarjet e Durrësit do të kishin marrë edhe ma për keq, nëse komandanti i garnizonit të vogël turk, Hamid Toptani, nuk do të vihej plotësisht në shërbim të atdhetarëve, të pushtonte telegrafen e të njoftonte gjithë atdhtarët të niseshin për “në VLonë, ku do të mbahej Kongresi i madh për vetëqecverimin e Shqipërisë sonë ….”, siç do të shkruente Dhimitër Zografi pesë vjet ma vonë.

Ndërsa Ismail Qemali detyrohej të nisej për në Vlonë në rrethana jo pak dramatike, atdhetarët durrsakë Stefë Kaçulinin, Jahja Ballhysën, Hafiz Ali Podgoricën etj., merrnin të gjitha masat që, gjithësesi, të ngrihej flamuri i Pavarsisë edhe në Durrës.

Me 26 Nandor 1912, kryetari i bashkisë, Hafiz Ali Podgorica, ngriti mbi konakun e administratës turke Flamurin shqiptar.

Podgorica kishte dëshmue vendosmëninë e tij prej atdhetari qysh heret, e bashkë me atdhetarët e tjerë durrsakë si Abaz Çelkupa, Jahja Ballhysa etj., kishte qenë pranë Imzot Kaçorrit në të gjtihë veprimtarinë atdhetare. Kur erdhën xhonturqit në fuqi, gjoja për të dëshnmue se pushteti tashti do të ishte në duert e shqipatrëve, e caktuen kryetar bashkie. Po kjo nuk e largoi as edhe një çast Podgoricën nga bashkëpunimi me miqtë e tij atdhetarë, çka e dëshmoi edhe me këte akt historik. Ishte hera e parë që valvitej Flamuri ynë, mbas atij të ngritun nga legjendari Dedë Gjo Luli në Deçiq.

Flamurin e Durrësit e pikturoi Stefë Kaçulini dhe e qendisi motra e tij Maria Kaçlini. Simbas gjithë gjasave, Kaçulini njihte flamurin e ngritun nga plaku i urtë Dedë Gjo Luli, sepse ngjashmënia e tyne asht shumë e madhe.

Ngritja e Flamurit në Durrës pat jehonë në të gjithë trojet shqiptare, ashtu edhe në Europë. Ishte lajmi ma i gëzueshëm që merrnin Ismail Qemali e Imzot Kaçorri, të porsaarritun në Vlonë natën e 27 nandorit, e që pak ditë ma parë ishin largue zemërthyem nga kundërshtimi që kishin ndeshë prej rretheve reaksionare e fanatike.

Por gëzimi i durrësakëve do të ishte tepër i shkurtë.

Qyteti u pushtue nga forcat serbe, që do të largoheshin vetëm në fund të dhjetorit simbas vendimit të marrun nga Konferenca e Fuqive të Mëdha në Londër.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora