E enjte, 25.04.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Një gjuhë, një atdhe, një flamur!

E merkure, 30.11.2011, 09:03 PM


Për nder të  28 NËNTOR-it, pasdite artistike, në Morena di Piave të Trevisos

 

NJË GJUHË, NJË  ATDHE, NJË FLAMUR !

 

Mesazhi i përbashkët i kësaj pasdite artistike e argëtuese, ishte, se për të gjithë shqiptarët është  vetëm: një gjuhë, një flamur dhe duhet të ken vetëm një Shqipëri të (ri)bashkuar!

 

Nga Beqir Cikaqi

 

Organizur nga UNIONI KOMBËTAR SHQIPTAR – UNIKOMB, të shtunen me 19  nëntor 2011, u organizua një pasdite argëtuese tematike, me këngë, poezi, recitale, prezantim librash, etj. Kjo pasdite iu kushtua 99 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit komëtar shqiptar.

Në këtë pasdite ishin pjesëmarrës shqiptar-emigrant nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia perendimore…  mandej veprimtar të devotshëm të mërgates shqiptare këtu në këtë pjesë të Italisë, sikurse  e nderuara zonja Vitore Stefa Leka nga Triesta,  Gëzim Muçolli nga Padova, Riza Bregu nga Monfalkone, Kurtali Kurteshi nga Treviso, etj. të cilët me paraqitjet e tyre, si dhe  me grupin muzikor të drejtuar nga  këngëtari Gjelosh Hajdari si dhe grupin e nxënësve të Shkollës Shqipe  të Bassanos te drejtuar nga mësuesi i tyre, krijuan një atmosferë vërtet  festive,sepse organizatorët afruan të gjitha kushtet që kjo pasdite argëtuese tematike të shëndrohet në një festë të verte,  çfar edhe e meriton dita e Flamurit dhe dita e Pavarësisë së Shqipërisë-28 NËNTORI.

Këtë  pasdite festive pas intoniit të himnit Kombëtar, në  emër të organizatorit i përshëndeti duke iu uruar mirëseardhje  kryetari i Këshillit Kombetar UNIKOMB-për diasporen, Selim N. Musaj.  Zoti  Musaj i njoftoi pjesëmarrsit për musafirët dhe personalitete të veqanta shqiptare që ishin prezent, si dhe  disa fjalë të zgjedhura kushtuar  28 NËNTORIT.

Të nderuar, zonja e zotri ,pjesmarrës !

Jemi sot këtu, të gjithë së bashku, në vigjilje të një date të shënuar historike, 28 Nëndorit 1912, ku atdhetari i shquar Ismail Qemali, ngriti flamurin kombëtar, në qytetin e Vlorës. Po këtë ditë, shpallet edhe pavaresia e Shqiperisë. 28 Nëndori, është një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë Kombëtare.

-  Me 28 Nëndor 1912 ngrihet flamuri Kuq e Zi.

- Me 28 Nëndor shpallet pavaresia e shqiperisë. Me 28 Nendor 1997,në Llaushë del publikisht Ushtria Clirimtare e Kosovës.

-  Me 28 Nëndor 1955, lindi Heroi Kombëtar Adem Jashari.

Këtë ditë të shënuar,e përkujtojnë gjithë shqiptaret, kudo që ndodhen,në Shqipëri, Kosovë, shqiptaret në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, ne Cameri dhe në diasporë.

Me 28 Nëntor 1912, u ngrit në qytetin e Vlorës, nga dora Ismail Qemalit, Flamuri Kuq e Zi, i cili është flamuri më i vjetër në Ballkan, ndër më të vjetrit n’Evropë... Flamuri Kombëtar është flamuri i Skenderbeut, dhe pas një harrese prej katërqind vjetësh, ngrihet dhe valvitet krenar si simboli me i dashur i gjithë shqiptarve....

Dita e Flamurit është dita më e gëzueshme, për te gjithë shqiptarët, sepse kjo ditë është Dita e Pavarësisë së Nënës Shqipëri, por pa Kosovë, pa Çamëri...Po mbushet një shekull, që pjesë të rëndësishme të trojeve etnike shqiptare kaluan dhe po kalojne vuajtjet, burgosjet, vrasjet, shpërnguljet e persekutimet me ç’njerzore nga pushtuesit barbarë...

Kjo kërkon që shqiptarët të jenë të bashkuar, si një trup i vetëm, pa dallime krahinore, fetare, politike e ideologjike, pavarësisht nga përkatesit partiake dhe shtetërore. Demokratizimi i Europes, liria e pavaresia e Kosovës kanë venë në lëvizje ndjenjat shumë të ndjeshme kombëtare të shqiptarve. Si rezultat janë ngritur e vazhdojn të ngrihen, lëvizje të ndryshme, me programe kombëtare me objektiva në përpjekjet për ri-bashkimin kombetar.

Me 30 Janar 2011, këtu në Trevizo, një grup atdhetaresh, përfaqësues nga gjitha trevat shqiptare, dhe në diasporë, themeluan –Lëvizjen mbarkombëtare –UNIONI KOMBËTAR SHQIPTAR (UNIKOMB), lëvizje e cila rritet dita dites, dhe ka shtri themelimin e degëve të saj, në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në diasporë, aty ku punojnë e jetojnë shqiptarët. Objektivi kryesore, dhe i vetëm i kësaj lëvizje është: që në bashkpunim me subjekte tjera politike, shtetrore e shoqërore të arrijm ri-bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetem me emrin SHQIPËRI. Si rezultat i punës  së bërë, përkrahjes që kjo lëvizje ka gjetur te opinioni qytetar, kemi besimin, që të gjithë së bashku do ta arrijmë qellimin e caktuar.

Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë le të jetë edhe Dita e Përgjegjësisë, për të njohur vetveten, për të shfrytëzue aftësit tona, për të ndriçuar ardhmërinë, duke e bashkuar Shqipërinë… Kjo është Përgjegjësia, kjo ështe e ardhmja Kombëtare Shqiptare.

Duke perfunduar, Ju uroje Gëzuar-festën e Famurit dhe të Pavarësisë së Shqiperisë!

-Rroftë Flamuri Kuq e Zi! Rroftë Shqipëria e ri-Bashkuar! Rroftë Kombi Shqiptar!

Programi vazhdoi.

Me  recitalin: PËR GJUHË, PËR ATDHE  E PËR FLAMUR, të paraqitur nga Blerina Gollopeni dhe Halit Cikaqi, ish nxënës të shkollës shqipe të Bassanos, shkollë e cila para disa dite e shënoi 10 vjetori n e aktivitetit patriotik e atdhetar.Ky recital  i pregaditur  nga mesuesi  shumëvjeqar ishkollës shqipe të Bassanos , duke  perzgjedhur  vargje patriotike e atdhetare të rilindasëve  e poetëve më eminent të kombit shqiptar, kishte një mesazh, gjithashtu kombëtar, se ne shqiptarët s’kemi tjetër vetëm: NJË GJUHE, NJË ATDHE  E NJË FLAMUR. Duhet cekur se pas çdo pike muzikore me interpretime u paraqiten nxënësit e Shkollës Shqipe të Bassanos:  Blerina Gollopeni, me poezin HESHTJA E NËNËLOKES; Liridona Pulka, interpretoi për mrekulli poezin e At Gjergj Fishtës  GJUHA JONË-në italisht, për hirë të miqve italian; si dhe Halit Cikaqi me pjesë-poezi kushtuar Komandantit Legjendar-Adem Jashari: UNË JAM GJALLË!

Zonja Vitore Stefa Leka, aktiviste e dalluar e mergatës shqiptare në Itali, poete dhe pubbliciste, antare nderi e Qytetit të Beratit, i përshëndeti të pranishmit  me fjalët më të bukura që i nxrte nga  shpirti për  flamurin, për gjuhen, për atdheun, mandej  në emër të Shoqatës  ALBA, paraqiti një letër përshëndetëse për të pranishmit dhe gjith shqiptarët kudo që janë. E përshendeten këtë aktivitet edhe Kurtali Kurteshi nga Shoqata “RINIA” e Trevisos, që në Itali ka ardh nga Tetova, Riza Bregu ish përfasues i kombëtares shqiptare në mundje-tani president i një shoqate sportive këtu në Itali, Gëzim Muqolli , poet nga Prishtina që jeton e vepron në Padova, Beqir Cikaqi , mësues dhe krijues nga Theranda që vepron në Bason del Grappa. Organizatorët e kesaj pasdite  bën edhe prezantimin e dy libave(SHKOLLA SHQIPE E BASSANOS dhe GJYSHI IM ISHTE KY), autori i të cilave tashmë është i njohur për këtë mjedis  të mergates shqiptare dhe më gjerë.

Festa vazhdoi për disa orë, ku herë pasë here u hedheshin në valle të rinjë e të reja, ndërsa organizatorët përveq kushteve të tjera dhe hapsirës shumë të mirë të salles, kishin pregaditur edhe pije freskuese e gjëra  tjera ushqimore për të gjith të pranishmit.

Me këtë pasdite filloi edhe organizimet dhe mianifestimet për nder të 28 NËNTORIT, në pjesën veriore të Italse, që vazhdojnë me programe artistike edhe në Bassano nga Shkolla Shqipe, në Montebelluna  nga Shoqata DARDANIA, mandej në Treviso me një turnin në futboll të vogël, që tanimë është tradicional.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Muharrem Sfarqa: Përkujtohet strategu i luftës për liri, kolonel Ahmet Krasniqi Milazim Kadriu: U përuruan një monografi dhe pesë përmbledhje me poezi Bashkim Bekteshi: Dhjetë vjetori i Shkollës Shqipe të Bassanos Kolec Traboini: Qofte Beogradi dhe gjeniu pa brekë - Në Panairin librit Tirana 2011 Ditët e Naimit - festë e poezisë dhe kulturës Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora