E premte, 06.12.2019, 10:10 AM (GMT)

Intervista

Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Besart Berisha - Drejtor Artistik i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Dëbora 2011'' në Gjilan

E merkure, 30.11.2011, 08:05 PM


Në përfundim të manifestimeve kulturore kushtuar festave të Nëntorit :

 

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME Z. BESART BERISHA – DREJTOR ARTISTIK I FESTIVALIT TË KËNGËS PËR FËMIJË “DËBORA 2011” NË GJILAN

 

INTERVISTOI DEMIR KRASNIQI

 

Në vargun e manifestimeve të ngjeshura  kulturore,  të cilat u organizuan për nderë të Ditës së Flamurit Kombëtar, nga ana e DKRS në Gjilan, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Qemajl Mustafa dhe nën moton :”GJILANI FESTON”, pos aktiviteteve tjera , kësaj radhe për herë të parë  u mbajt edhe Festivali i Këngës për Fëmijë “Dëbora 2011”.

            Për lexuesit e “Zemrës Shqiptare” dhe adhuruesit e këngës për fëmijë, kësaj radhe zhvilluam një Intervistë Ekskluzive me Drejtorin Artistik të këtij Festivali,  z. Besart Berisha , i cili me punën e vet kreative, angazhimin e paepur në punë dhe sakrificë profesionale , ia arriti që t’i zbuloi dhe t’i sjell në skenën e kulturës së Gjilanit - shkëndijat e para të fidanishtes së talenteve të rinj të këtij qyteti me rrethinë, si  dhe t’i  tregojë opinionit të gjerë artdashës se edhe në këto treva të Kosovës Lindore ka kush të këndojë – po qe se ka kush të punojë .

 

Kush është Besart Berisha ?

 

Jam i lindur në vitin 1987 në Gjilan. Krahas shkollimit fillor, të mesëm dhe studimeve në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, ku jam në fazën e diplomimit në degën e pedagogjisë, që nga fëmijëria e hershme jam marrë edhe me këndimin dhe kultivimin e këngës , të cilën e kam edhe trashëgimi familjare brez pas brezi .

            Si interpretues vokal i këngëve për fëmijë , pos shumë koncerteve dhe programeve shkollore , kam marrë pjesë edhe  në festivalet e këngës për fëmijë në Prishtinë, Shkodër , Prizren, Shkup , Ferizaj, Gjilan ...etj.

Nga këto prezantime të hershme , asnjëherë nuk më kanë munguar sukseset, lëvdatat dhe mirënjohjet e ndryshme publike .

            Momentalisht , nuk jam ende i sistemuar me punë të rregullt profesionale, por përkundër kësaj , unë nuk rri asnjëherë duarkryq , por vazhdimisht punoi në profesionin tim , duke u bazuar në kushtet dhe rrethanat në të cilat jetoj aktualisht.

 Krahas studimeve dhe përgatitjeve për diplomim në Akademinë Muzikore, çdo çast të lirë që më mbetet në dispozicion , unë e shfrytëzoj në kompozimin dhe orkestrimin e këngëve për fëmijë e po ashtu edhe për të rritur .

 

Si  lindi ideja për organizimin dhe mbajtjen e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Gjilan?

 

Duke e parë mungesën e angazhimeve për organizimin e manifestimeve kulturore për fëmijë , në bashkëpunim me DKRS  vendosëm që ta organizojmë këtë Festival, me qëllim që sado pak t’iu dalim në përkrahje talenteve të rinj dhe t’ua mundësojmë atyre afirmimin drejt vlerave kulturore.

 

Kush ishte , apo kush ishin iniciatorët për organizimin dhe mbajtjen e këtij Festivali?

 

Iniciativën e parë për ta organizuar një Festival të këtillë , ekskluzivisht me këngë për fëmijë , e kam marrë vet unë dhe pastaj këtë projekt ua kam prezantuar zyrtarëve komunal për kulturë, të cilët më kanë mirëpritur dhe përkrahur pa asnjë hezitim në realizimin e  tij. Ndër ta , duhet përmendur përkrahjen e pa rezervë   të z. Enkelejda Arifi, si dhe përkrahjen  maksimale të   familjes sime.

 

Çka ju motivoi për t’i hyrë këtij projekti kaq kompleks dhe sa ishit optimist se do t’ ia dilni në krye kësaj pune ?

 

Që kur isha fëmijë dhe merrja pjesë nëpër festivalet e ndryshme anë e kënd vendit tonë, gjithmonë ua kisha lakmi për këto organizime dhe ëndërroja se si do të vijë një ditë, kur edhe unë do t’i kontribuoj kulturës dhe vendit tim , sidomos Gjilanit, ku do ta organizoja një manifestim të këtillë !

 

Pse e titulluat këtë Festival “Dëbora” dhe çka fshihet pas këtij emërtimi?

 

Festivalin e këngës për fëmijë e emërtuam “Dëbora”, për shkak se ky festival po organizohet në prag të stinës së dimrit, andaj edhe e ndërlidhëm me dëborën e cila pa dyshim se në jetën e fëmijëve sjell freski dhe gëzime ndër më të ndryshmet .

 

Kur ia filluat provave dhe përgatitjeve të këtij Festivali?

 

Fill pas aprovimit të këtij projekti nga ana zyrtare , ne menjëherë i filluam provat rreth përgatitjeve sa më të mira dhe me kohë të këtij Festivali.

Provat i filluam që nga fillimi i muajit Tetor dhe ato dhanë frytet dhe rezultatet e dëshiruara .

 

Ku i mbanit provat, ushtrimet dhe parapërgatitjet e këtij Festivali?

 

Përkundër përkrahjes morale nga ana e zyrtarëve komunal për kulturë, ne nuk kishim asnjë lokal të përshtatshëm se ku do të mund t’i mbanim provat dhe ushtrimet e nevojshme. Për këtë arsye, provat e nevojshme na është dashur që t’i mbajmë në lokalet e Shkollës së Muzikës  në Gjilan , për çka edhe i  jemi mirënjohës  Drejtorisë së kësaj shkolle .

 

Sa ishte interesimi i fëmijëve për pjesëmarrje në këtë Festival dhe sa i përkrahnin ata, prindërit e tyre?

 

Interesimi i fëmijëve për pjesëmarrje në këtë Festival, ka qenë shumë i madh. Po ashtu edhe përkrahja maksimale e prindërve të tyre ka qenë për çdo lëvdatë .

 

Sa ishte e vështirë puna profesionale me fëmijët parashkollor rreth realizimit të këtyre këngëve ?

 

Natyrisht, se përkundër dëshirës, vullnetit dhe entuziazmit të madh, kishte edhe vështirësi të ndryshme, në rend të parë , për shkak të moshave të fëmijëve pjesëmarrës .

Me fëmijët e vegjël, krahas përgatitjeve të këngëve, lypsej edhe përgatitja e tyre për dalje në skenë, largimi i tremës dhe emocioneve para publikut, kur kihet parasysh se ata për herë të parë në jetën e tyre do të përballen me skenën dhe publikun .

 

Ku i realizuat incizimet e këngëve të këtij Festivali dhe kush iu ndihmoi financiarisht për realizimin e këtij projekti në studio ?

 

Për incizimin dhe realizimin e këngëve të këtij Festivali, secili pjesëmarrës është detyruar që t’i sigurojë dhe incizojë këngët e tyre në studiot më të afërta dhe njëkohësisht ata vet i kanë hequr shpenzimet e kërkuara .

 

Kush ishin pjesëmarrësit – interpretues të këngëve të këtij Festivali ?

 

Interesimi i talenteve të rinj për pjesëmarrje në këtë Festival, ishte shumë i madh . Mund të them  lirisht , se gjatë seleksionimit dhe përzgjedhjes së tyre , kishim një invazion të vërtetë , si nga ana e fëmijëve, po ashtu edhe nga ana e prindërve të tyre.

Por, Këshilli Seleksionues profesionistë , kësaj radhe u mundua që t’i përzgjedhë më të mirët, më të merituarit dhe më të talentuarit.

Kështu që nga qyteti i Gjilanit, u përzgjodhën këta interpretues : Erta Rashiti , Ylli Bislimi , Adea Latifi , Festa Selimi , Vjollca Osmani , Argjira Selimi , Fitim Ahmeti , Olti Halili , Vesa dhe Oda Agaj.

Ndërsa garues nga vendet tjera jashtë Gjilanit , ishin : Elmedina Vokshi nga Prizreni , Agonita Seferi nga Peja , Blend Kastrati nga Kamenica , Fiona Krasniqi dhe  Erika Sinani nga Prishtina , Roni Morina dhe Alba Përteshoni nga Gjakova dhe  Gurina Salihu nga Ferizaj .

Në cilësi të mysafirit të Festivalit ishin : Kaltrina Rushiti dhe Vesa Ymeri nga Gjilani, Grupi i baletit  “Dancing house “ nga Gjilani me koreografinë e Naski Ahmetit, Grupi i vallëzuesve të vegjël “Fluturat” nga Gjilani, nën koreografinë e Xhemajl Berishës dhe Qendra e Kulturës “Laboratorium” nga Gjilani me një “Balet klasik” të koreografes Arta Paspali (mysafire nga Shqipëria).

 

Kush ishin tekste-shkruesit e këngëve të këtij Festivali ?

 

Tesksteshkruesit e këngëve të këtij Festivali, ishin si vijon: Shkurte Halili, Xhemajl Berisha , Erta Rashiti , Hivzi Krasniqi , Kaltrina Rushiti , Diar Fishekxhiu , Muhamet Bislimi, Rrushe Berisha , Milaim Mezini , Dëfrim Behluli , Nazmie Selimi , Naim Krasniqi , Kujtim Ahmeti dhe  Labinota Thaçi – Zylfiu .

 

Kush ishin kompozitorët e këngëve të këtij Festivali ?

 

Kompozitorët  dhe orkestruesit e këngëve që u prezantuan në këtë Festival, ishin : Adhurim Tahiri , Betim Alihajdari , Florian Thaçi , Genc Krasniqi , Xhevat Rushiti, Menan Kiseri , Mentor Latifi, Butrint Bicurri , Arti , Dëfrim Behluli , Naim Krasniqi , Lilanda Kallaba dhe Emel Ahmeti .

 

Kush e ndihmoi shtypin dhe reklamimin e materialeve  të këtij Festivali?

 

Komplet materialin reklamues të këtij manifestimi si dhe manifestimeve tjera në kuadër të festave të Nëntorit , i ka përgatitur Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte e Komunës së Gjilanit .

 

Çfarë karakteri kishte ky Festival dhe a do të jetë tradicional?

 

Ky Festival kishte karakter garues dhe me këtë shpresojmë se në të ardhmen do të jetë festival tradicional .

 

Kush ishte në Jurinë profesionale të këtij Festivali dhe sa ishte reale ajo në vlerësimin e vlerave të prezantuara para opinionit publik?

 

Juria profesioniste e këtij Festivali, ishte në këtë përbërje: profesor  Zekë Jusufi –

 ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, profesor Adhurim Rasimi –  Drejtor i Shkollës së Muzikës në Gjilan dhe Shqipe Halili, redaktore e emisioneve për fëmijë në RTK.

            Juria ishte shumë reale dhe transparente në vlerësimin e tyre rreth pikave të programit .

 

Kush ishin talentet që u shpërblyen në këtë Festival nga Juria Profesionale dhe me çka u shpërblyen ata?

 

Shpërblimet e Jurisë Profesionale të ndara për pjesëmarrësit e këtij Festivali , ishin si vijon: Vendi i Parë , iu nda solisteve Vesa dhe Oda Agaj, Vendi i Dytë , iu nda solistit Fitim Ahmeti, kurse Vendi i Tretë , iu nda solistes Erta Rashiti .

Shpërblimi “Kompozimi më e mirë” iu nda Dëfrim Behlulit. Dybytanti më i mirë u shpall Blend Kastrati , Çmimi i publikut iu dha Festa Selimit dhe Shpërblimi i RTK-së, iu dha Elmedina Vokshit .

 

Kush ishte sponsor medial i këtij Festivali ?

 

Sponsor medial i Festivalit ishte Radio Televizioni i Kosovës .

 

Cilat janë objektivat e të ardhmes së këtij Festivali  dhe a do ta vazhdoni edhe në të ardhmen punën tuaj, aty ku e latë sivjet ?

 

Pretendimet e mia  janë që  në bashkëpunim me DKRS , ky festival ta vazhdojë jetën e tij edhe në të ardhmen dhe të jetë tradicional .

 

Për fund:

 

Falënderoj Stafin e “Zemrës Shqiptare” dhe përshëndes të gjithë lexuesit e saj kudo që janë në botën shqiptare dhe në diasporë, duke iu uruar lexim dhe disponim të këndshëm !



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit ''BADEA'' Franz Jetschgo Hazir Mehmeti: Intervistë Ekskluzive me Pjetër Logorecin, shqiptarin që luan në Volkstheatrin e Vjenës Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Habib Rushani - Drejtor i Festivalit ''Zëri i Alfabetit në Manastir Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me pianisten e njohur Dhurata Lazo Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me shkrimtarin e shquar nga Kosova Arif Demolli Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT