E shtune, 20.04.2024, 02:44 PM (GMT+1)

Editorial

Baki Ymeri: Shqiptarizmi dhe atdheu i hajdutëve

E marte, 29.11.2011, 11:30 PM


Shqiptarizmi dhe atdheu i hajdutëve

 

Nga Baki Ymeri

 

Gjatë këtij viti doli në pah një e vërtetë e trishtë se shqiptarët më shumë ia urojnë njëri-tjetrit Bajramin, sesa Ditën e Flamurit. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por për ata që e kanë zëvendësuar patriotizmin me një strategji marketingu të megalomanisë aziatike, ku zotëron etja për vota politike, dembelizmi ballkanik dhe fanatizmi fetar. Kjo është një e keqe për ata që s’e shtypin pedalen e patriotizmit kur vjen 28 Nëntori i çrobërimit të Shqipërisë nga pushtimi osman, një ditë e bekuar kur u lind Shqipëria historike, e copëtuar disa muaj më vonë nga fanatizmi diplomatik i Konferencës së Londrës (1913).

          Për fat të keq, kjo ngjet edhe me palën rumune, një vend i mrekullueshëm ku vijnë të huajt për bukuri natyrore, vasha të bukura dhe para, edhe pse një kategori banorësh të këtij vendi e shikojnë me dyshim sintagmën “Jam krenar pse jam rumun”, si pasojë e komunistëve që e drejtojnë këtë vend, duke e kultivuar varfërimin e popullit dhe majmërinë e vetvetes. Thonë se një atmosferë identike e krizës e ka kapluar edhe Shqipërinë e brendshme dhe atë të jashtme. Shqipëria historike dhe Rumania mike, duke u konsideruar si vende hajdutësh ku qeverisin majmunët me kravatë, do karikatura politike që e kultivojnë nepotizmin, karrierizmin dhe varfërinë sociale. Personalisht shoh vetëm një shpjegim: ngatërrohet atdheu me shtetin, ndërsa shteti është ai që të tall, të mashtron, të përbuz, duke ta marrë votën dhe duke ta kthyer shpinën.

          Në këtë kontekst padrejtësia lë plagë të rënda që nuk shërohen. Rumunët dhe shqiptarët praktikisht shteti i mban nën okupim, ndaj disa kanë krijuar urrejtje për vendin e vet, madje edhe për qeveritarët e Kosovës që ende nuk i kanë identifikuar dhe ndëshkuar korbat e kombit që kanë përgjakur duart duke likuiduar shqiptarë për motive politike dhe karrieriste. Kështu justifikohet vallë rezultati i zgjedhjeve? Kur do ta dënojë Tirana zyrtare komunizmin dhe kur do ta kremtojnë faltoret shqiptare shërbesën e shenjtë për Gjergj Kastriotin? Bibla e Shenjtë thekson se i dërguari i Zotit ka thënë: “Fryti del nga farat e kalbura në dhe.”  Ky mësin vlen për njerëzit dhe bimët. Ardhmënia e një kombi mugullon nga kufomat e stërgjyshërve, ka thënë dijetari i famshëm rumun, Bogdan Petriceicu Hasdeu, një dashamir i madh i kombit shqiptar.

Kurrë Shqipëria historike nuk do të nxjerrë nga dheu i saj lule e bimë dhe pemë, nëse nuk e thith së pari palcën e fuqisë dhe virtytit, lëngun e dashurisë e të sakrificës, avullin e gjakut të derdhur për atdhe, nga varret e atyre që janë bërë për ne pluhur për të na e lënë neve shpirtin. Bërthamat e tretura në dhe të kombit shqiptar janë eshtrat e qindra mijë martirëve të kombit. Vetëm përmes ndershmërisë dhe përkujtimit të mençurisë dhe burrërisë së tyre stërgjyshore, mund të lulëzojë një Shqipëri e ardhshme, e shtrirë në katër vilajetet e saj, duke krijuar kështu një ide të përbashkët kombëtare dhe një shkëndijë të padegdisur për një jetë të pastër shqiptare. Kanë kaluar pesë shekuj nga vdekja e Skënderbeut dhe ende nuk e kemi krijuar një çerdhe të përbashkët shqiptare, me gjithë djersën dhe gjakun e derdhur për liri. Majmunët me kravatë i bëjnë shërbim vetvetes, e jo atdheut. Edhe më i miri ndër ta, edhe më i votuari ndër ta, e ka një pikë zë zezë në biografi, të cilën nuk di ta mënjanojë duke e ngritur standardin e kombit përmes fshikullimit të varfërisë.

Me vitin 1912 filloi historia e re e Shqipërisë, një periudhë e re që e flaku në errësirë periudhën e zezë të sundimit osman, edhe pse osmanizmin ende nuk e kemi flakur nga onomastika shqiptare. Në vitin 1912 u zgjua nga gjumi gjaku kastriotik dhe letargjia kombëtare e një kombi të lindur për punë, për këngë, për liri, për trimëri dhe besnikëri. Nuk tentoj të shes fraza patriotike me këtë rast, por nga thellësia e shpirtit dua të ëndërroj një valle të përbashkët të krejt kombit shqiptar, duke i flakur nga vallja ata që e pengojnë idenë e shqiptarizmit, ngase gjuha dhe atdheu u krijuan së pari përmes krijimit të Arbërisë nën hijen  e lavdishme të flamurit të Gjergj Kastriotit, Atlet i Krishtërimit dhe Mbret i Shqipërisë. Me gjithë idiotizmat e Haxhi Qamilit, Esad pashë Toptanit, Olsi Jasexhiut dhe garniturës islamiste të Naim Tërnavës, Shefqet Krasniqit dhe kungujve të tjerë, ndjenja shqiptare nuk shuhet kurrë. Therrat e majmunëve me kravatë dhe hoxhallarëve të shitur është e paktë dhe e parëndësishme në krahasim me fijet e panumërta të kullosës që e përbëjnë kombin shqiptar. Therrat shpojnë, dëmtojnë dhe thahen, por nuk mund ta zhdukin rrënjën dhe kjo rrënjë e shëndetshme është shqiptarizmi. Rrofshin shqiptarët! Rroftë shqiptarimzi dhe kujtesa ndaj Gjergj Kastriotit të pavdekshëm!



(Vota: 50 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora