E merkure, 24.04.2024, 12:33 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore...

E hene, 28.11.2011, 09:02 PM


EDHE SHQIPET PO IKIN NGA ÇERDHET SHEKULLORE…

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Duhet theksue se Shqipnia nuk ishte shtet i angazhuem në Luftën Botnore, në asnjë bllok, prandej edhe nuk u zharit e shkatrrue nga bombardimet e asnjënës palë; madje mbas Luftës II Botnore Shqipnia dhe Shqiptarët dolën edhe ma mirë se ishin para saj. Shqipnia që në vitin 1942 ishte ma mirë ekonomikisht se Italia, Jugosllavia dhe Greqia... Mbas vitit 1943, janë partizanët tanë, që nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, i vunë flakën Jugut dhe e shkatrruen për me i tregue Popullit Shqiptar se çka sjell komunizmi. Parimi i  “barazisë për të gjithë asht vorfnimi i tejskajshëm i Popullit” dhe pasunimi i  tyne!

Me zhdukjen e “aparatit të vjetër tradhëtar”, intelektual?ve dhe lidhjeve shum? t? vjetra me Europën, fillon edhe shpronsimi dhe shtetizimi i pronave dhe pasunive private, tatimet dhe konfiskimet, të cilat marrin me veti edhe mija kilogram ar e monedha të shqiptarëve, të ruejtuna për me i shpenzue kur të vinte dita që populli ka me hangër bar ... “me lugë ari...” Enver Hoxha, mbasi shiti Trojet Shqiptare dhe u pajtue me robnimin sllavokomunist të Shqipnisë, punoi për ruejtjen e kolltukut të vet dhe pasunimin personal. Këte e arrijti me një terror të pashembullt, siç e shpjegon edhe Brajan Capmen n? librin e tij që: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbillet përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Mbasi të rilexoni edhe njëherë këte citat keni me kuptue se cila kjé arësyeja që Enver Hoxha me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, e mbajti 47 vjet nën diktaturë komuniste, tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit e torturuesit apo organet e korruptueme të hetuesis? e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunëve, të gjithë të lindun, të rritun dhe të edukuem në kurset e analfabetizmit dhe nga “shkolla e re socialiste e partisë” e kudondodhun...

Reforma e parë mbas fillimit të pushkatimeve e interrnimeve, me të cilën krenohen “shokët” e Partisë komuniste e agjent?t e saj edhe sot, ishte: “Arsimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë...” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparet e Tij shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shemb Ideali “Atdhé e Fé”,ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili dikur zogjët e vet: Malësia, tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon e traditë mijavjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare. Ja Populli Shqiptar i njohun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolet e Paqës, Drejtësisë dhe të Lirisë së të Drejtave njerëzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin - Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë... “në mes të Evropës”... por, jashtë Saj!..

Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shekullit XX.

Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për të sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore dhe garancinë e sotme nga ata kapitale q? jan? ndër të gjitha bankat dhe shtetet Perëndimore e deri në Arabi!

Terrorizmi dhe krimi i organizuem nga shteti mbi popullin e pambrojtun dhe të mbyllun mbrenda “perdes së hekurt” arrijnë me kthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shohin një dorë nalt, të gjakosun, me thikë të shtërngueme fort, e që asht dora e diktatorit që mbjell frikë, terror, pasiguri, dhe kërcënim tue shpërba edhe pamjen e tyne si njerëz...

Perkufizimin e saktë të sistemit komunist e ka lanë i masakruemi mendsisht Bep Shantoja nga Shkodra: “Vetëm të marrët nuk çmendën nga sistemi komunist!”...

Sinteza e krimeve të bame në Shqipninë “sociliste” mund të permblidhet me pak shifra me faktin që ka tregue ish shefi i zyres sekrete të ministrisë së mbrendshme në Tiranë kur ishte në burgun e Spaçit: “...deri ditën që jam arrestuar, në shkurt të këtij viti (1974, shenimi FR}, numuri i të pushkatuarëve, të vrarëve me gjyq e pa gjyq, të mbeturve në hetuesi në tortura, të vdekurve në kampe pune dhe çfarosje, të vdekur në kampe internimi dhe ferma pune, në spitale psiqiatrike dhe çmendira, të vrarë në kufinj e reparte pune e ushtarake ose, gjoja të “vetvrarë”...pa shifrën e atyre që Sigurimi i shtetit ka zhdukur në botën e jashtme, mbasi ata nuk ishin në kasafortën time, shifra ka arritur:

45.000 Shqiptarë pa varr...në tokën e tyre shqiptare..!

Dhe, mbi 450.000 Shqiptarë të tjerë, të burgosur, (të riburgosur dy ose tre herë), të internuar, të dëbuar, të zhdukur...që të gjithë vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të diktaturës së Enver Hoxhës, dhe partisë së tij të punës, po kurrë të Shqipërisë dhe Popullit Shqiptarë..!

Mallkuar qoftë ay që i shërben këtij shteti terrorist..!”

Ndërsa mbas vitit 1991 Shqipnia nuk mund të rreshtohet as me vëndet e Botës së katërt. Sot Populli asht ma i vorfën në të gjithë shtetet e Europës Lindore e Per?ndimore.

Kush e solli Ate këtu, përveç ditës së kobëshme të 29 nandorit 1944 ?

Po kush po e mban edhe sot prap Shqipnin? nder vendet ma të mbrapambetuna?

  Sigurisht vetem klasa e saj politike, që ka ndrrue masken e djeshme të diktaturës me konvertimin “demokratik”, tue pasue shtetin tek trashigimtarët e vet hajdutë e agjent?, me pikpamje orientale anadollake, veç me mbajtë kolltukët e shtetit. Sot ata me cilin nga pushtuesit e Atdheut nuk po bajnë marrveshje e tradhëti veç me mbushë xhepat!?

Sot Shqiptarët janë një Popull shumë i vorfën, me një “kllasë” politike jo vetem të pasun, por nder ma të pasunat e Europës, që kanë nxjerrë në treg të turpit dhe tradhëtisë së tyne Atdheun dhe Lirinë, të cilat as nuk duen me dijtë se të kujt janë dhe i perkasin.

Ka shumë nga “ata” që bajnë sikur nuk kuptojnë... ka edhe nga “ata” që kuptojnë e bajnë sikur nuk shohin... Ndryshimi nuk asht aq i madh sa i duket ndokujt...

“Yllit” partizan me të cilin ata zhigatën Flamurin Kombtar... me 29 nandor 1944, tashti po mendojnë në vendin e Shqipes Dykrenare pran? tij me i vue “hanën” !

“Gati...gati si e kemi pasë para 100 vjetësh!..” Tash po ju kujtohet!!

 



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora