E shtune, 20.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: ''Jazexhitë'' nuk kanë të ndalur!

E hene, 28.11.2011, 09:04 PM


''Jazexhitë'' nuk kanë të ndalur!

  

Edhe druri për ndezje nuk bën dot flakë vetëm, e do të vetin edhe në momentin e fundit. Pra...?

(F.Xh.)

 

Nga Fahri Xharra

 

“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuar qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.” thoshte dikur    Mit-hat Frashëri. Pse?

 

 Kurse ne parlamentin  e xhonturqëve në atë kohë ,diskutohej dhe vendosej:

“Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e mori lumi Turqinë’’.

(Jusuf Buxhovi, Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane).

 

 Dhe sot  ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të ndjeshëm, ndaj “përgatitjeve” nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të “dehur “ apo të “droguar” në “ jazitë “ (“shkrimet “) e tyre (tur. jazmak- me shkrue). Është trishtim i madh t`i lexosh “jazëgjite” (tur. jazici-shkrues, shënues) të cilët me “jazitë” e tyre mundohen me çdo kusht të bëjnë shpërlarjen e trurit tonë,  dhe me “teoritë” e tyre s`bëjnë gjë tjetër vetëm se i shtojnë “ vaj e uthull” sallatës së përgatitur.

“ Jazegjitë” mundohen të na krijojnë identitete fetare duke i bër shqiptarët musliman të afërt me turqit, ata ortodoks me grekët,katolikët me  Vatikanin dhe kështu të krijojnë një përçarje apokaliptike te kombit tonë.

 

 Ja se çka shkruan njëri prej tyre: “Për sa kohë që ata prodhojnë njerëz si Bamir Topi i cili zyrën e tij në vend që ta mbushi me portrete të Dervish Hatixhesë e të krenohet me pashallarët e hoxhallarët e Tironës, e ka kthyer në teqe të Nënë Terezës dhe priftërijve të Vatikanit - të cilëve u përgjërohet si legen duke u thënë që jemi me Vatikanin kundër turkut  ashtu  në pozita të ngjashme qëndron edhe Atifete Jahjaga, e cila në vend që të lavdërojë sheriatin e gjyshërve të saj agallarë, shkon e i bën qejfin xhahilëve të Kishës Katolike”  ,.....sipas tyre nuk kemi më simpati te bota e tretë.

Kurse “jazegjiu”tjetër pyetet për të na bindur: “Pse jemi oriental? Oriental jemi, sepse ne kemi kuzhinë orientale, varrosemi orientalisht, martohemi orientalisht. “ dhe ai nuk brengoset vetëm për muslimanët shqiptarë ,por edhe për ata të botës së tërë:

 

“Por edhe pse nga pala shqiptare dhe kosovare në këto vitet e fundit, politika amerikanofile e Tiranës dhe e Prishtinës i ka sjellë sa e sa dëme dhe ofendime popujve arabë dhe muslimanë (?), “ në kohët e fundit kanë nisur të kuptojnë rëndësinë e botës arabe dhe islame“ për njohjen e Kosovës.  ... na japin mend “ jazegjitë”

 

“ Jazegjive “ iu pengojnë dhe Takimet Gjeqovit në Zym të Hasit :”Tubimi “Takimet e Gjeçovit” ishte organizuar për të përkujtuar priftin Shtjefën Gjeçovi i cili propagandohet nga Kisha Katolike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë si hero i kombit shqiptar. Shtjefën Gjeçovi apo Mëhill Kostandin Gjeçi është një nga mercenarët françeskanë të shekullit të XX i cili nëpërmjet parave që merrte nga austriakët e më pas italianët u kthye në një nga “inxhinierët socialë” të nacional-katoliçizmit shqiptar të viteve 30 i cili synonte nënshtrimin dhe deislamizimin e shqiptarëve ndaj Italisë. Gjeçovi ashtu si Fishta, Harapi etj u ngritën në majat e albanologjisë shqiptare pas krijimit të shtetit shqiptar, pasi pas tyre qëndronte një investim marramëndës liretash italiane.“

 

  Ku jemi ,si jemi dhe si qëndrojmë në këmbë  me këto “jazi”.? Si durohen këto?

 

 Artikullin tim nuk mund ta vazhdoj ndryshe përpos se me fjalët e të “qoftlargëve”

të cilët nuk zgjedhin as mjete as fjalë për ta njollosur populline vet: “Kanuni i Lekë Dukagjinit është një nga ligjet më të egra që mund të ketë prodhuar ndonjëherë shoqëria njerëzore. Ai ka qënë në njëfarë mënyre “sheriati” i Kishës Katolike e cila e përdorte për të nënshtruar, mbajtur në injorancë dhe ruajtur nga Islami fiset katolike shqiptare. Ndërsa dhunon dhe nuk njeh të drejtat e grave, Kanuni ka qenë transmetuar gojarisht në komunitetet analfabete katolike nga priftërijtë dhe pleqtë e tribuve si një ligj i cili vendoste rregullat e luftës dhe jetës.“

 

 Ju merr mendja  këtyre “ ndjellakëqijve” se  me këto “ jazi”   arrijnë të na afrojnë më tepër nga lindja? ose duan të na afrojnë më shumë kah lindja? Apo jemi ne  aq të lehtë sa që:” të lavdërojmë sheriatin e gjyshërve tonë agallarë “?

 

Shikoni edhe këte : “Sikur të mos ishte ndërhyrja e muslimanëve dhe pashallarëve shqiptarë nga kazatë e Shqipërisë e Kosovës për të shtruar fandët dhe  vendosur ligjin qytetërues të sulltanit, sot, në malësitë tona nuk do të kishte këmbë katoliku“ ....

More, more ,na i paska shpëtuar sulltani , të gjorët nga zhdukja?

 

Edhe  kryetari i Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmelidin Ihsanoglu na qonë selam kosovarëve : “Ata duhet t'u thonë botës myslimane se janë myslimanë dhe jo vetëm të thonë se jemi kosovarë.”   Kosova është e shqiptarëve që rrojnë në harmoni të lartë ndërfetare.

 Inteligjenca shqipëtare  pyetet:  “Kah na dolën “vëllezën” arabët? Cila shkencë na nxjerr neve vëllezër  me ta? As gjuha, as raca, as etnia nuk na bashkojnë me ta... Kemi nevojë për një frymë të re në politikë, për ndryshime ma rrënjë.”

 

“ Jazegjitë “ ia bajnë dertin  figurës së Haxhi Qamilit: “Haxhi Qamili për shembull, që gjatë kohës së komunizmit u trajtua me terma revolucionarë, pas rënies së sistemit u sulmua nga një numër anti-muslimanësh dhe fondamentalistësh kristjanë, të cilët jo vetëm që do ta demonizonin këtë udhëheqës fshatarë, por edhe portretizojnë si mishërimin e anti-evropjanit dhe orientalit shqiptar, për arsyen e vetme pse ai kundërshtoi kontrollin e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha“.

Sa ma shumë haxhiqamila dhe esatpasha të kemi ,tokat shqiptare rrezikohen nga zhbërja.

 

Shikoni se si e tërë inteligjenca shqiptare  njolloset  nga “jazegjitë: “Për arsye vasaliste  politika shqiptare (mendohet edhe në atë të Kosovës ) është munduar të përdorë një sërë emrash dhe personazhesh katolikë për të fshehur identitetin e saj. Nënë Terezat, Gjon Palët, Skënderbegët dhe Bogdanët sot kanë pushtuar që nga monedhat, aeroportet, muzeumët, spitalet dhe bulevardët e Shqipërisë. Sëmundja për ti bërë qejfin sa më shumë perëndimit, kohët e fundit është klonuar edhe nga politikanët e Maqedonisë, të cilët ashtu si politikanët e Tiranës janë bërë pjesë e parodisë për ti ngjarë perëndimit”

 

E dhimbëshme kjo gjendja e  jonë?



(Vota: 34 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora