E premte, 29.03.2024, 10:03 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Serbët e Kosovës të nxjerrin mësime nga Kroacia

E hene, 28.11.2011, 07:02 PM


Serbët e Kosovës të nxjerrin mësime nga Kroacia

Edhe pse ka dallime të rëndësishme ekzistojnë edhe ngjashmëri mes gjendjes aktuale të serbëve në veri të Kosovës dhe gjendjes në Kroaci gjatë viteve të luftës në vitet '90-të, kur shtrohet pyetja për pozitën e serbëve.

Zëvendëskryeministri i Kroacisë nga radhët e Partisë së Pavarur Demokratike Serbe (SDSS) Slobodan Uzelac thotë për Deutsche Welle-n, se serbët në të kaluarën kanë udhëhequr një politikë të gabuar të artikuluar rreth motos "Të gjithë serbët në një shtet". "Kjo politikë e gabuar na ra në kokë ne serbëve të Kroacisë. Sidomos kur ajo u përplas me politikën e palës kroate, poashtu njësoj të papranueshme për ne, sipas të cilës Kroacia duhej të rregullohej si një shtet pa serbë ose me një shtet kundër serbëve", tha Uzelac.
Milorad Pupovac, përfaqësues i pakicës serbe në KroaciBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Milorad Pupovac, përfaqësues i pakicës serbe në Kroaci
Të kujtohet plani Z-4
Nënkryetari i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe - SDSS, Vojisllav Stanimiroviq në bisedë me Deutsche Welle-n sqaron gjithashtu se serbëve në Kroaci fillimisht iu është ofruar plani i ashtuquatur Z-4. Ai plan parashihte shumë më shumë autonomi dhe të drejta se ato që gëzojnë sot serbët në këtë shtet, por ai u refuzua nga serbët. "Këtu ka shumë gjasa që serbët e Kosovës të kenë përafërsisht atë fat si ne", paralajmëron Stanimiroviq. Një deklaratë të ngjashme pak kohë më parë e ka dhënë edhe Milorad Pupovac nga Këshilli nacional serb në Kroaci: "Edhe ne kemi pasur raste që i kemi lëshuar nga dora, të cilat tani i kanë serbët e Kosovës dhe shpresoj që ata nuk do t'i lëshojnë. A janë të vetëdijshëm për këtë? Do të ishte shumë e rëndësishme që të jenë të vetëdijshëm."
Fshati serb Veljun Kroacinë e MesmeBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Fshati serb Veljun Kroacinë e Mesme
Barrikadat nuk janë zgjidhje
Slobodan Uzelac thotë se serbët në Kosovë patjetër duhet të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore në Beograd, e jo të ndërmarrin vetë veprime të tilla siç është ngritja e barrikadave. "Çfarëdo veprimtarie, për të cilën nuk është rënë dakord në nivel shtetëror nuk mund të jetë e dobishme për interesin kombëtar, pavarësisht se nga kush ndërmerret ajo", tha Uzelac.
"Me barrikada nuk do të zgjidhet asgjë. Pra, ata duhet të diskutojnë dhe të vijnë deri tek një zgjidhje" mendon edhe Vojislav Stanimiroviq. E rëndësishme është, thonë Stanimiroviq dhe Uzelac që serbët në veri të Kosovës të jenë politikisht të mirëorganizuar dhe të koordinojnë aktivitetet e tyre me qeverinë në Beograd.
Autor: Dinko Gruhonjiq / Esat Ahmeti
Redaktoi: Lindita Arapi



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora