E enjte, 28.03.2024, 07:45 PM (GMT)

Mendime

Agron Luka: Shqiponja në simbole, origjinalja e Skënderbeut apo kjo e shek XX?

E diele, 27.11.2011, 04:01 PM


Shqiponja në simbole, origjinalja e Skënderbeut apo kjo e shek XX?

 

(Me rastin e 99 vjetorit, në kuadrin e studimeve për 100 vjetorin e pavarësisë)

 

Nga Agron LUKA

 

Në vitin 1991, grupi parlamentar demokrat, me iniciativën e A. Meksit dhe A. Imamit, mbasi hartoi një Relacion, aprovoi një Projektligj, shoqëruar edhe me një studim me disa kritika e arsyetime historike, propozoi zyrtarisht që formë shqiponja e flamurit dhe stemës nacionale të ishte një shqiponjë e Kastriotëve, si kjo forma që shihni në materialin e fotoskanuar. (Gazeta RD, 16 tetor 1991; Fig. 1) Niveli shkencor i asaj kohe, besojmë se ishte bazuar kryesisht në një studim të paleografit P. Xhufi në dekadën e fundit të shek XX. (P. Xhufi, “Stema e Gj.K. Skënderbeut”, rev.

 

“Shkenca dhe Jeta”, nr. 1, 1990, f 73-75) Ky nivel njohës, realisht ishte pothuajse aq sa kishte qenë edhe në dekadat e para të shek XX. Nuk ka diskutim se studimin e P. Xhufit të vitit 1990, duhet ta kishte njohur edhe mjeku kardiolog S. Berisha mbasi aso kohe kishte qenë edhe si anëtar i redaksisë së revistës “Shkenca dhe Jeta”, ku ishin grumbulluar të gjithë kuadrot e “frymës së novatorizmit”.Në diskutime të asaj kohe si dhe në shkrime të mëvonshme, ishim përfshirë edhe ne. Në një nga sallat e universitetit të Shkodrës, mbi temën e ashtuquajtur të “Pajtimit kombëtar”, ku diskutohej edhe heqja e yllit të kuq si simbol republikan e partizan, ne kishim kërkuar që të përfshihej si kandidate edhe formë shqiponja e vulës së kancelarisë së Gj. K. Skënderbeut, meqenëse kishte autenticitetin dhe kronologjinë. Dy kokave të shqiponjave, mund t’i bëhej një përmirësim estetik mbi bazën e kokave të shqiponjave të gjetura nga arkeologjia, të disa shqiponjave të Aleksandrit, Pirros, Bylisit etj. Kjo sepse nuk gjendej asnjë lloj ekzemplari origjinal dhe as i pikturuar, se si kishte qenë ajo forma e shqiponjës së qëndisur të flamurit dhe atyre shqiponjave mbi shtiza, që i referonte M. B. (HS, përkth. shqip f 93; po aty edhe formë shqiponja e vulës, e gjetur në arkivat çeke nga prof. Pilika; shih fig. 2)Si rrodhën ujrat, ish formës së shqiponjës së Zogut, të fashizmit, dhe të Enverit, ose “modelit klasikegjant”, sipas shprehjes së RD-së, dmth klasik të shek XX, i bënë një lloj ndryshimi sa me la gojën më 1998, dhe aq. Ç’qe gjithë ajo zhurmë ndërrimi, që përfshiu edhe Himnin etj?! U mbars mali dhe polli një mi! Në një finale debatesh teorike e polemikash midis Qoses dhe Kadaresë, akademiku Qose çuditërisht do të shprehej: “Flamuri shqiptar është flamur i krishterimit. Dhe në këtë mënyrë, objektivisht u merr të drejtën shqiptarëve të besimit mysliman të identifikohen me flamurin kombëtar. Kështu shkelej një e drejtë elementare njerëzore”. (Intervistë e Z. Qose dhënë në televizionin Top Chanell, në Emisionin Shqip, nga R. Xhunga, botuar në gaz. Shqip, 21-22 nëntor 2006)Kjo lloj Deklarate e Qoses, na kujtonte pak a shumë “motin e shkuar”, kur në vitin 1965, prof. O. Myderrizi ishte shprehur: “Emri i vjetër Albania u ndërrua me emrin e ri Shqipëria, vetëm sepse u ndërrua besimi”. (Rev., “Studime Historike”, Nr. 1, 1965) Ndërkaq, kryeministria e kabinetit Berisha, atë ish formën-modelin e shqiponjës së 1991, mbasi i jep një dorë bojë të artë, njësoj si sqapin/dhinë, e ka adoptuar si, stema aktuale e Këshillit të Ministrave! (shih fig. 3) Ky “rikthim i shqiponjës mesjetare dhe i shqiponjës së 91-shit”, në komentet e internetit ka ngjallur gjithfarë kritikash e hamendjesh. Realisht ato kanë një farë baze arsyetimi e me sa duket ndoshta edhe ligjore! Dikush, madje ka parë edhe një afrim të “shqiponjës Berisha të PDSH, me shqiponjën e PDK së Thaçit, duke parashikuar edhe një unifikim të ardhshëm Shqipëri-Kosovë, me këtë formë shqiponje! (Shih psh në zërin, “Shqiponja ul flatrat”) Por, kritika më serioze, megjithëse si nën zë, duket se vjen nga eksperti i paleografisë së stemave dhe emblemave P. Xhufi, i cili e ka quajtur këtë si kopje e një modeli sllavo-serb mesjetar! Mos ndoshta prof. Xhufi ka nënkuptuar se Gjoni, i biri i Skënderbeut ishte martuar me Erinën, bijën e despotit Llazar të Serbisë dhe nga kjo formë trashëgimore e mendon këtë formë? (Shih, Gj. Muzaka, memorie, përkth. 1996, f 32) Gjithsesi, përse nuk i kanë kthyer përgjigje ekspertët dhe këshilltarët historianë, prof. Xhufit?! Sepse në qoftë formë shqiponjë sllave mbaron loja, por nëqoftë e Kastriotëve është e jona dhe aty duhet ngjyra e zezë e origjinalit! Për sa më takon mua, unë e kam shprehur me kohë mendimin tim se, formë shqiponjat e murrme ose zeshkane, ishin një pjesë edhe e trashëgimisë sonë iliro-pellazge. Motivi ndeshet qysh herët edhe në vargjet homerike: “Po qe se fisin tim ti kërkon t’a njohësh… pushtetin me skeptrin me shqiponjë Zeusi ia dhuron; Mbretin e shpesëve, më ogurmirën, t’murrmen gjahtare që e quajnë zeshkane me krahë të hapur cep më cep, Zeusi e do me shpirt më fort se çdo shpes tjetër” etj. (Homeri, “Iliada”, përkth. shqip, VI, 184-194; XXIV, 359-394, f 436-437) Aso kohe, në kohën e Zeusit dhe shqiponjave pellazgjike të Dodonës pellazgjike, nuk përmendesh kërkund emri i sllavëve dhe as nuk bëhet fjalë se ata mundeshin ta lexonin Homerin dhe as t’i deshifronin monedhat tona! Shihni edhe një nga monedhat e kohës antike. (shih fig. 4)Mendoj se në kuadrin e përmirësimit të Kushtetutës së RSH, me rastin e antarësimit në Komunitetin Europian, duhet të diskutohet kjo çështje me studime kolektive e po ashtu edhe ligjërimi i emrit Albania me Kushtetutë. Nuk ka pikë arsyetimi e llogjike argumentuese historike që emri me të cilin vetprezantohemi në ONU dhe në të gjithë botën e jashtme, të mos ketë asnjë lloj përmendje në Kushtetutë, e as në Preambul, kur realisht e kryen funksionin! Ky lloj diskriminimi hipokrit duhet të marrë fund dikur!

 

Por, nga buron realisht formë shqiponja e propozuar nga PD-ja…

 

Koha internetike, fatmirësisht jep mundësi të lexojmë studime dhe informacione me stema heraldike të Kastriotëve në Itali, me foto të pastra të monumenteve mortore të pasardhësve etj. Atje ka edhe studime objektive, por edhe falsifikime. Përshembull, një autor e nxjerr Gj.K. Skënderbeun me nacionalitet maqedonas, sepse Gjoni/Ivani, i ati i Skënderbeut, na ishte deklaruar e shkruar nga Barleti si maqedonas. Aq larg shkon ky studiues, sa edhe vdekjen e Skënderbeut nga ethet malarike e sheh si një sajesë-koinçidence me vdekjen e maqedonasit Aleksandrit të Madh. Dihet se emri maqedonas, në mesjetë përdorej, si një trashigimi më e natyrshme për albanët/epirotët, se sa për sllavët. Brenda, territorit Maqedonia, M. Barleti e bënte të qartë këtë fakt, më se njëherë. Por, Barleti bënte edhe specifikime e dallime edhe më të holla: “Dibra e Poshtme banohej vetëm nga albanë dhe epirotë… ndërsa te Dibra e Sipërme, kishte bullgarë apo tribalë, fise maqedonas sllavë ilirikë, që nuk ishin të afërt me zakonet/kanonikët epirotë dhe që nuk pajtoheshin me qytetërimin alban”. Barleti, vetë por edhe me gojën e Skënderbeut e quante Aleksandrin e Madh, “Aleksandri i ynë”. (Shih, për të dy citimet, Hist. Skënderbeut, bot. 1968, f 221-222)Ne po paraqesim këtu, pa hyrë në hollësi, disa ilustrimet me disa tipe stemash të ngjashme të Kastriotëve të shek XV-XVI, në Itali, ku del edhe formë shqiponja që po diskutojmë.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora