E enjte, 25.04.2024, 02:13 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Pasardhësit e shteformuesit shqiptar, Ismail Qemali, të shpërndarë në 5 kontinente

E diele, 27.11.2011, 08:49 PM


Nëse për festën e Çlirimit ka ende dy data festimi, përkundrazi, festa e 28 nëntorit është pranuar si një krenari kombëtare, nga të gjithë shqiptarët, qofshin ata me bindje të majta, apo të djathta. Kësisoj, Ismail Qemali, njeriu që frymëzoi shqiptarët për të shpallur pavarësinë nën, ballkonin e Vlorës, tani ka mbetur si një legjendë, ndërsa disa prej pasardhësve të tij, janë shpërndarë brenda dhe jashtë vendit, në të 5 kontinentet.

 

Fëmijët e Ismail Qemalit

 

Ismail Qemali kishte 9 fëmijë, 6 djem dhe tre vajza, duke mos përfshirë këtu vajzën e tij të parë që vdiq gjatë lindjes, pas martesës së tij me gruan e parë nga Konica, e cila gjithashtu vdiq në vitin e parë të martesës. Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk, të Bullgarisë, Ismail Qemali u martua me Kleoniqi Surmelin, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli. Me Kleoniqi Surmelin pati 10 fëmijë, gjashtë djem dhe tre vajza, të cilët janë Mahmud bej Vlora, Tahir bej Vlora, Et'hem bej Vlora, Xhevdet bej Vlora, Qazim bej Vlora, Qamil bej Vlora, dhe vajzat, Mevedet, Alije dhe Ylvije.

 

Trashëgimtarët e sotëm

 

Ai pati gjithashtu qindra nipër e mbesa, të cilët janë të shëpërndarë në të katër anët e globit, ku secili prej tyre reflekton krearinë dhe fisnikërëinë e prejardhjes së tij. Brez pas brezi, emri i Ismail Qemalit ka mbetur si një pishtar, pavarësisht nga fakti se shumë prej stërnipërve apo stërmbesave të sotme të plakut të Vlorës, jetojnë tepër larg Shqipërisë dhe nuk e flasin gjuhën shqipe. Kështu psh., djali i Nermin Vlorës është psikolog në SHBA dhe ai së bashku me shumë të tjerë, nuk kanë patur ndonjëherë rastin të vizitojnë Vlorën, por megjithatë e ruajnë respektin për vendin e të parëve të tyre. Njëri nga stërnipërit e tjerë është Vedati, i cili jeton në Itali, dhe vjen ndonjëherë për përvjetorë festash. Ndërkaq, një nga stënipërit e tjerë, Orhan Zarshati jeton në Tiranë dhe duke ndjekur linjën profesionale të stërgjyshit të tij, ai ka punuar si diplomat nëpër vende të ndryshme të botës.

Ndërsa Darling Vlora jeton në Itali, por ai nuk rresht kurrë së ndihmuari njerëzit qëkanë nevojë për informacione ndaj trungut familjar të Ismail Qemalit. Në këtë mënyrë duke sqaruar prejardhjen, ai bën të ditur se gjyshi i tij, Qemal Vlora, është fëmija e fundit e Ismail Qemalit, Qamil bej Vlora që ka jetuar gjatë periudhave 1895-1950. Edhe pse nuk u mor me politikë, më 1946, pasi nuk pranoi bashkëpunimin me regjimin komunist, u arrestua me pretekstin "armëmbajtje pa leje", pasi iu gjet një revolver, më shumë antik sesa funksional. Në burg u bë tuberkuloz dhe vdiq në moshën 55 vjeçare”.

 

Ismail Qemali: Ngritja e Flamurit në Vlorë

 

Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ndërsa Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij më vonë shkruante këto fjalë: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëri i Ismail Qemalit. Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejtë i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, ku ndër burrat e fortë erdhën Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla (një ditë më vonë), dhe Sali Butka.

 

Telegrami i parë i Shqipërisë së pavarur

 

Më poshtë po botojmë telegramin që Ismail Qemal bej Vlora, i zgjedhur nga Kuvendi i Vlorës, si Kryetar i Qeverisë së parë shqiptare, i drejtoi Ministrave të Jashtëm të Fuqive të Mëdha të kohës: Anglisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Telegrami i shkruar nga Ismail Qemali në frëngjisht, që është publikuar i plotë në gazetat më prestigjioze të kohës është ky: «Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë nga çdo anë e Shqipërisë, pa dallim feje, e mbledhur sot në qytetin e Vlorës, shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe formoi një Qeveri të Përkohshme, që u ngarkua me misionin e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar, kërcënuar për t’u shfarosur nga ushtria serbe dhe me detyrë për të çliruar tokën kombëtare, të pushtuar nga forcat e huaja. Duke ua bërë të njohura këto fakte Shkëlqesisë Suaj, kam nderin të kërkoj që Qeveria Juaj të njohë këtë ndryshim të jetës politike të Kombit Shqiptar. Shqiptarët, të cilët hynë kështu në familjen e popujve të pavarur të Europës Lindore, ndër të cilët krenohen se janë populli më i lashtë, nuk dëshirojnë tjetër gjë veçse të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike dhe të bëhen një element ekuilibri. Ata janë të bindur se Qeveria e Shkëlqesisë Suaj, ashtu si edhe gjithë bota e qytetëruar, do t’i bëjë një pritje mirëdashëse këtij akti, duke i mbrojtur nga çdo atentat kundër ekzistencës së tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të tokës së tyre».

 

Intervistë me Darling Ismail Vlorën, stërnipi i plakut të Vlorës

 

Shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë për Ismail Qemalin

 

Ç'ka bërë shteti shqiptar, pas viteve '90-ta, për figurën e Ismail Qemalit?

 

Fatkeqësisht, asgjë. Unë jam i bindur se nuk ka shqiptar që të mos dijë se Pavarësia jonë u shpall në Vlorë nga Ismail Qemali por, njëkohësisht, kam bindjen se shumë pak e njohin jetën e veprën e tij. Kjo sigurisht jo për faj të shqiptarëve por për faj të pseudohistorianëve të dikurshëm të cilët, fatkeqësisht, vazhdojnë akoma të dominojnë institucionet tona. Në përgjithësi historia vazhdon të shkruhet pa seriozitetin e duhur, shpesh nga persona jo kompetentë e shpesh nga pena që i kanë shërbyer regjimit të dikurshëm. Por, më kryesorja, mendoj se historia është akoma e instrumentalizuar dhe se akoma kanë frikë nga historia. Regjimi i kaluar diktatorial i përdori të gjitha mënyrat për ta shtrembëruar e denigruar historinë, sepse kishte frikë prej saj, ndërsa sot, indiferentizmi dhe mosserioziteti që tregohet ndaj historisë, dëshmon për të njëjtin fenomen.Unë nuk dua të bëj krahasime figurash por më pëlqen të përmend një fakt. Në Indi, institucionet shtetërore, për të nxjerr në pah,me tërë madhështinë e mundshme veprën e Gandit, Njeriut të madh të kombit të tyre, i kanë përmbledhur fjalimet e tij, intervistat, shkrimet, artikujt e gazetave, letrat personale, etj., në 100 vëllime. Ky është vlerësimi që meritojnë njerëzit e mëdhenj. Ndërsa për Ismail Qemalin, Simbolin e Pavarësisë, atë që patriotët,bashkëkohësit e tij, e kanë cilësuar Cavour-in e Shqipërisë, dhe mbarë shqiptarët Atin e Kombit, historiografia jonë s'ka bërë asgjë: rreth 5-6 punime të varfëra (botuar para viteve '90), që ndoshta po t'i mbledhësh faqet janë më pak se vetë «Kujtimet» e tij, ndërsa gjatë demokracisë as edhe një punim serioz. Sigurisht këtu i referohem punimeve shkencore, të bëra nga institucionet kompetente, pasi, tek- tuk, inisiativa private edhe ka patur.

 

Vdekja e Ismail Qemalit në Itali

 

Sipas të birit, Et‘hemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrënë drekë doli para gazetarëve që po e prisnin, sapo filloi të fliste u zverdh dhe filloi të dridhej e të belbëzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkisë së Vlorës, tregon se Ethemi i kishte thënë që Ismail Qemali "kërkoi ta shoqëronin në banjë. Atje e mbyti shkuma e të vjellët". Pas 1919. Hemorragjia cerebrale e goditi më 23 janar dhe si pasojë paralizimi. I vdiq më 26 janar. Për të treguar se kishte respekt ndaj Ismail Qemalit, qeveria e Romës mori përsipër ta zhvillonte varrimin e Plakut të Vlorës me ceremoni zyrtare dhe me shpenzimet e veta. Ajo iu përgjigj menjëherë ftesës së Bashkisë së Vlorës për ta përcjellë trupin e Ismail Qemalit për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë. Varrimi i burrit të shquar në Vlorë, që konsiderohej si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, përveç rëndësisë politike përmbante me vete edhe probleme politike. Vlora ndodhej nën pushtimin ushtarak italian.  Nga Peruxha, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, i shoqëruar nga djemtë e tij, u nis drejt Brindisit. Aty u vendos mbi luftanijen italiane "Alpino" dhe arriti në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në skelë. Aty qëndroi dy ditë. Ceremonia e varrimit u krye dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919. Përcjellja e trupit nga skela filloi në orën 10.00 paradite. Aty qenë të grumbulluar gjithë popullsia e Vlorës, si edhe reparte ushtarake italiane me bandën e tyre muzikore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora