E enjte, 24.09.2020, 01:57 PM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: O Flamur, o nderi i prakut!

E diele, 27.11.2011, 09:00 PM


O FLAMUR, O NDERI I PRAKUT!

 

Nga Zeqir Lushaj

 

1. JETË TË GJATË, FLAMUR E SHQIPE

 

Në ball të Arbrit ndritë përjetë,

Data e kuqe 28,

E Nëntorit të historisë

Dita e madhe, e Pamvarësisë,

Shumë nderim, gjithmonë ksaj dite,

Jetë të gjatë, Flamur e Shqipe.

 

Ooo…Flamuri i Atdheut,

Prush, i zemrës së Skënderbeut.

Kur t’valvite, Ty flladi i malit,

Shohim dorën e Ismail Qemalit,

Vetimë, penda e Naimit,

Flakë, naganti i Boletinit.

 

Gjithë shqiptartë – zemërliri

Nëpër breza t’majtën n’gji,

Zemrat gjakun ta kanë dhanë,

Hallall Shqipes, gjithë tuj thanë

I lidh brezat, besa e burrit,

Na lidh puthja, n’palë t’Flamurit.

 

Ooo… Flamur, o nderi i prakut,

Çmimi yt, asht çmimi i gjakut,

Mbi lahutë e n’djep të fmijës,

Je, simbol i shqiptarisë,

Vec nje gjak, na rrjedh ndër vena,

Gjaku i shqipes me dy krena.

./.

Tiranë, 1985

 

2. PËRJETËSISHT, DORËN N’FLAMUR…

 

– Ditës së Pavarësisë Kombëtare, 28 Nëntorit –

 

Ismail Qemali i urti burrë,

Përjetsisht dorën n’flamur,

Atë Nëntor që ish i Dyti,

Kastriotin e përtriti.

 

Plaku i Vlorës, me mjekër t’bardhë,

– Prej Kosovës, kush na ka ardhë?

300 pushkë, përnjëherë janë thur,

Gardh ju banë shqipes n’flamur !

 

Asht në Vlorë e gjithë Shqipëria,

Asht Prizreni e asht Çamëria,

Krujë, Gjakovë, me troje t’lashta,

Këtu janë Shkodra e Gjirokastra.

 

O Flamuri, kuq e zi!

Lum asht derdh gjaku për Ty,

Je i shtrenjtë, ashtu si jeta,

Shqipja ecë me krahtë e veta,

 

Me dy krena e kena Shqipen,

Syrin çel natën dhe ditën,

Për Flamur e për at’dhe,

N’qiell të saj thyen çdo rrufe!

./.

 

3. N’GOJË FISHEKUN, E DON ALLTIA

– Heroit të Popullit, Isa Boletini –

 

Ty Kosovë, t’njeh historia,

Djemtë e Tu, me dy alltija,

Me t’ruejt nderin edhe prakun,

T’kan falë jetën edhe gjakun,

Mitrovica asht djepi i trimit,

Heroit t’popullit, Isë Boletinit.

 

Ka dhanë prova, ku jep burri,

Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,

Me 300 djem Kosovarë,

Garda e parë, me kapuçë t’bardhë

Për me i dal, Ai zot vatanit,

Shkoi përkrah Ismal Qemalit.

 

I pat thanë Ministri n’Londër:

– Isa Beg, – të çarmatosëm,

– Jo, ministër, jo qebesa,

S’çarmatosna sa t’jetë jeta

Për me ruejt nderin e lokës,

Dy allti, ja kam ngjeshë shokës.

 

Me allti në pllambë të dorës,

Ndiej dy fjalë prej tan’ Kosovës:

– Kurr s’kem lypë ç’ka s’na takon,

Trolli i t’parëve kot s’na shkon,

As se shesim, as kujt s’ja lamë,

Për pa u djegë, pa u shkri të tanë.

 

Me shtatë mashkuj t’gjakut Tij,

E vranë Isën n’pabesi,

Me dy djem, dy nipa t’vet,

I lanë t’vramë 28-të.

 

Gjaku i’Isës, kombit i thrret,

Ju çon brezave amanet,

– Der’ sa t’jetë e gjallë tradhtia,

N’gojë fishekun e don alltija!!

./.

Tiranë, 1985

 

4. VEÇ BASHKIM, ASHT’ FORCA E KOMBIT

 

Kan shkrue shekujt në gurët e trollit,

Veç bashkimi asht forca e kombit.

 

Kështu tha n’Lezhë Shpata e Skënderit,

Tha n’Kosovë Lidhja e Prizrenit.

 

E tha Vlora e Korça plakë,

E tha Drenica, n’tym e flakë ,

 

Prej Çamrisë, n’Alpet me borë,

Bashkim thonë, vllaznit dëshmorë!

 

Fundi i shekullit të 20-të,

Na jep zemër, na ngjallë shpresë,

 

Gjithë shqiptarët, me një qëllim,

Kem’ të drejtë të kërkojmë bashkim.

 

E dom kufinin ku e lan’ t’parët,

T’hyjme n’Europë, të barbartë!

 

Si ka hije Europës Bashkueme,

Albania e përgjysmueme.

 

Mbi Ballkan vuejtjet do t’sosin.

Veç kur popujt t’vetvendosin.

 

Nuk dom luftë, dom vetëm paqë,

E kem bashkimin – aspiratë.

./.

 

5. TRIPTIKU MBYLLËS

A,...FLAMURI…

* * *

Ooo… Flamur, o nderi i prakut,

Çmimi Yt, asht’ çmimi i gjakut,

Mbi lahutë e n’djep të fmijës,

Je, simbol i shqiptarisë.

Veç një gjak, na rrjedh ndër vena,

Gjaku i Shqipes, me dy krena…!

* * *

(Marrë nga teksti i kangës “Jetë të gjatë Flamur e Shqipe”)

 

B, …AMANET !

* * *

Kush t’na ngucin, kush t’na prekin,

Kush mbas krahve n’besë t’na presin,

Amanet, t’parët na e kan’ lanë:

-Zjëm me e djegë, barut me i dhanë!

* * *

(Marrë nga teksti i kangës: ”Flakë e kuqe asht’ ndezë Gjakova”)

 

C, …KUFINJTË!

* * *

…Prej n’Gur t’Shpuem,

E nëpër bjeshkë,

Der’ ku hin gjemia n’det:

-Albani, i thonë këtij vendi,

Jem’ një gjak,

Nda prej njaj zjëmi !

* * *

(Marrë nga teksti i kangës: “Albani i thonë këtij vendi” )

(Krejt Cikli është nxjerrë  nga libri “Fjala mbi tel…”, Tiranë, 2009)



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora