Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Dhuratat e miqëve, na gëzojnë (IV)

| E shtune, 26.11.2011, 05:57 PM |


LUZHA, NË PENDËN E 4 VËLLEZËRVE BALAJ

 

Ballina…, dhe më poshtë, një fragment nga libri

MESAZH URIMI PËR 4 VËLLEZËRIT BALAJ

 

Të nderuar, (4 vëllezërit bashkautorë), Balaj !

Ndjehem krenar që librin tuaj, shumëdimensional, "Luzha dhe luzhjanet", e kam me një autograf tuajin, (përkatësisht,të profesor Ismetit), si kujtim.

Nëpërmes këtij libri, që them se e pashë me kujdes, zgjerova edhe më shumë njohurit e mia, për gjenezën dhe historinë e dajëve të mi, pra luzhjanëve.

Nuk jam historian as kritik, por gjëjë rastin të ju falënderoj për punën pasionante dhe të përkushtuar që keni bërë, për të nxjerrë në dritë këtë vepër me vlera të mëdha.

Unë, shkruaj libra, por edhe si redaktor i vjetër i shtypit, e dij mirë se sa punë don një libër si ky, mbi 600 faqe, e qindra foto. Por, në rastin tuaj llogarisë edhe punën kërkimore, hulumtuese që është, shpesh herë, shumë më e lodhshme se ajo krijuese.

Libri juaj, "Luzha dhe luzhjanët", hedh dritë shumë më tepër se sa për historinë e një fshati a fisi. Ky liber, reflekton me kujdes e kompetencë (për mendimin tim), në krejt historinë e rrethit të Tropojes e të trevës dardane, për një kohë, relativisht të gjatë, por edhe për ngjarje e figura të rëndësishme të asaj ane.

Gjëra të reja them se do të ketë vellimi tjetër (2), që e presim me shumë deshirë.

Ndonjë mendim ndryshe a ndonjë vërejtje teknike, jo vetëm që nuk e ka vendin në këtë urim, por as nuk ja ul aspak vlerat kësaj ndërmarrje tepër serioze, për të cilën, nga zemra, ju falënderoj !

Kurrë, nuk kam dyshuar në vlerat e mëdha të fshatit të nënës sime, pra, dajëve të mi, por, mbas leximit të librit tuaj, ndjehem edhe më shumë krenar.

Me dashuri,

 

Zeqir Lushaj

- Verë, 2010 -