E enjte, 18.04.2024, 01:14 PM (GMT+1)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Ajni Sinani, vallë kush e urdhëron shpatën?

E enjte, 24.11.2011, 09:05 PM


Ajni Sinani, vallë kush e urdhëron shpatën?

 

Të gënjejmë sa më shumë, që në fund të arrijmë t’u besojmë edhe gënjeshtrave që kemi thënë vetë.

Sllogani i fundamentalistëve islamikë shqiptarë dhe shqipfolës

 

Ekskluzive nga Deo Graciani

 

Prej shumë kohësh, fundamentalistët islamikë shqiptarë e shqipfolës kanë filluar sulmin ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me identitetin shqiptar. Pasi e drejtuan sulmin e tyre kundër heronjve, martirëve dhe shenjëtorëve tanë, e vazhduan më tej helmvjelljen kundër çdo vigani të identitetit tonë kombëtar, duke mos kursyer jo vetëm të gjallët por as të vdekurit, vetëm sepse këta viganë nuk janë pjesë e ‘vathës’ islamike. Anatemuan të gjithë ata që luftuan dhe derdhën gjakun e tyre për çlirimin e këtj populli nga robërimi dhe skllavërimi shumëshekullor osmano-islamik. Ndërkohë që sulmojnë shtyllat e identitetit tonë kombëtar, paralelisht ata lartësojnë vrasësit, dhunuesit e shfarosësit e shqiptarëve, pushtuesit e tyre, duke ngritur në piedestal figurat më kriminale të historisë njerëzore, dhe duke i quajtur vëllezër vrasësit e shqiptarëve, vetëm nga fakti i thjeshtë se këta vrasës dhe pushtues janë islamikë si ata vetë.    

 

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto paudhësi që përmenda më lart, se fundmi ata kanë filluar të sulmojnë në veçanti edhe fenë e krishterë dhe Fjalën e Zotit, Biblën. Sulmi i tyre ndaj fesë së krishterë dhe Biblës bëhet qëllimisht që të goditen rrënjët e krishtera të popullit shqiptar, të këtij populli të lashtë, i cili sipas Abdi Baletës, Hysamendin Ferajt, Faik Miftarit, Milazim Krasniqit dhe sojit të tyre, nuk ka ekzistuar deri me ardhjen e nomadëve osmano-islamikë në shekullin e XV. Ky sulm bëhet qëllimisht që të goditet besimi i njerëzve tek Zoti i dritës dhe i dashurisë, në mënyrë që edhe sot kur ky popull është i lirë që të bëjë zgjedhjen e tij, ai të zgjedhë përsëri errësirën dhe prapambetjen që iu imponua stërgjyshërve të tij gjatë luftës për mbijetesë. Për fundamentalistët islamikë shqiptarë e shqipfolës nuk ka mbetur asgjë e shenjtë që ata të mos përpiqen ta ndotin me spërklat e baltovinës së tyre morale dhe shpirtërore, duke luftuar me ngulm për rikthimin e errësirës edhe tek ato mendje që kanë zgjedhur dritën.  

 

Kohët e fundit, këtë detyrë “fisnike,” që ka si qëllim sulmin ndaj fesë së krishterë, Fjalës së Zotit dhe keqinterpretimin e qëllimshëm të kësaj Fjale, e ka marrë përsipër teologu islamik Ajni Sinani. Në shkrimet e tij më të fundit, “i gjithëdituri” Ajni Sinani sulmon me shumë “kompetencë” fenë e krishterë dhe Fjalën e Zotit Biblën. Flet sikur e njeh mirë atë, dhe bën qëllimisht interpretime të shtrembëruara, që mund t’i bënte vetëm një mendje e rëndomtë fundamentaliste islamike që nuk e ka parë dhe përjetuar kurrë në jetën e tij Dritën Hyjnore, por për forcë zakoni ka bërë një zgjedhje që të tjerët ia kanë imponuar me dhunë, dhe vazhdon rrugën nëpër këtë shteg të humbur ku kanë kaluar dhe vazhdojnë të kalojnë viktima të panumërta përgjatë gjithë historisë njerëzore.  

 

Siç thotë Zoti në Fjalën e Tij “hyni nga porta e ngushtë, sepse e madhe është porta dhe e gjerë është rruga që të çon në shkatërrim, dhe të shumtë janë ata që hyjnë nëpër të. E ngushtë është porta dhe e ngushtë është rruga që çon në jetë, dhe të paktë janë ata që e gjejnë atë.” (Mateu 7:13)

 

Edhe Ajni Sinani si shumica, ka vendosur të ecë nëpër rrugën e gjerë dhe të hyjë nga dera e madhe. Nëse Ajni Sinani është një dele e humbur nga padija apo nga dëshira për t’i shërbyer të ligut, këtë nuk mund ta dimë me siguri. Por ajo që dimë aktualisht është se delja e humbur Ajni Sinani, ka vendosur të mos hyjë i vetëm nga dera e rrënimit, por të drejtojë nëpër shtegun e vdekjes edhe shumë shqiptarë të tjerë. Ajni Sinani duke sulmuar Fjalën e Zotit dhe fenë e krishterë, përpiqet t’i largojë shqiptarët nga shtegu i Dritës dhe i Jetës. Të sulmosh dhe të keqinterpretosh Fjalën e Zotit, dhe të thuash që Zoti i dashurisë ka sjellur shpatën, është diçka që vetëm bijtë e errësirës mund ta bënin. 

 

Ajni Sinani sjell disa pjesë të shkëputura nga Bibla, me anë të cilave përpiqet t’i gënjejë njerëzit duke u thënë se krishtërimi është fe e shpatës ndërsa islami është krejt e kundërta, pra fe e paqës. Në shkrimin e tij ai veçon disa fragmente nga Dhjata e Vjetër të cilat sipas tij predikojnë dhunë dhe luftë ndaj gjithë botës, ndaj, burrave, grave, fëmijëve, kafshëve, e insekteve, e çdo gjallese tjetër që mund të ekzistojë në planetin tonë. Dikush mund të mendojë padashje se Ajni Sinani është me profesion aktor ose dramaturg, por jo, ai është një teolog islamik nga Kosova, i cili mendon se duke qenë i tillë, i ka në dorë të gjitha të vërtetat. Por a mundet vallë një dele e humbur si Ajni Sinani t’u tregojë rrugën deleve të tjera të humbura si ai? Sigurisht që jo, sepse siç thotë Zoti në Fjalën e Tij, “Kur i verbri i prin të verbrit, të dy do të bien në gropë.” (Mateu 15:14)

 

Duke mos e parë të nevojshme të ndalem në çdo interpretim të shtrembër që paraqet Ajni Sinani,  do të përmend vetëm disa prej tyre. Ajni Sinani shkëput disa fragmente nga Dhjata e Vjetër duke u përpjekur që të tregojë se disa nga ngjarjet e paraqitura në të predikojnë dhunën dhe luftën. E vërteta është se Dhjata e Vjetër nuk predikon as dhunën dhe as luftën. Dhjata e Vjetër ashtu si Dhjata e Re, shpalos planin hyjnor që Zoti ka për njeriun. Me anë të këtij plani, Zoti i tregon njeriut rrugën që duhet të ndjekë. I tregon njeriut se cili është shtegu i Dritës dhe cili është shtegu i errësirës. Në Dhjatën e Vjetër paraqiten etapat e ndryshme të rrugëtimit të popullit të Izraelit që nga krijimi i tij e deri në vendosjen e tij në tokën e premtuar. Ngjarjet e ndryshme historike të këtij populli tregojnë se sa herë që Izraeli largohej nga shtegu i Dritës, nga besëlidhja e shenjtë që kishte bërë me Zotin, ai përballej me gjykimin hyjnor. Dhjata e Vjetër tregon momente të ndryshme të këtij gjykimi hyjnor, jo vetëm mbi Izraelin por edhe popujt e tjerë. Janë pikërisht këto momente të gjykimit hyjnor, të cilat, i “gjithëdituri” Ajni Sinani, i merr dhe i shtrembëron duke pretenduar se këto ngjarje historike janë urdhëresa dhe predikime për dhunë ndaj gjithë botës. Ja çfarë ndodh në psikikën e një individi si Ajni Sinani i cili përpiqet të shtrembërojë të vërtetat hyjnore dhe t’i paraqesë këto të vërteta nga këndvështrimi i një individi të zhytur plotësisht në errësirë, dhe i cili me një verbëri të pashoqe e mbron këtë errësirë, duke arritur deri aty sa të akuzojë Zotin e dashurisë se predikon dhunën dhe shpatën, në një kohë kur të gjithë e dimë se cilat janë urdhëresat e Tij, dhe pikërisht mos vritmos gënje, dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde. Ajni Sinani i ka shkelur të gjitha këto urdhëresa hyjnore, duke u përpjekur të vrasë shpirtin e njerëzve dhe shpresën e tyre për një të ardhme më të mirë, duke u përpjekur t’i ushqejë njerëzit me gënjeshtra për t’i mbajtur me çdo kusht në errësirë, larg nga Zoti i dritës dhe dashurisë, duke shtrembëruar të vërtetat, dhe duke rrezatuar vetëm mllef e urrejtje ndaj gjithçkaje jo-islamike.

 

Në sulmin e tij ndaj Fjalës së Zotit, ndër të tjera, Ajni Sinani citon Librin e Profetit Jeremia, në Dhjatën e Vjetër, dhe konkretisht vargun 48:10 “I mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak,” dhe për këtë varg thotë se “është një citat biblik për bartjen e shpatave.” Në fakt është krejt e kundërta. Është një mesazh profetik që tregon gjykimin e Zotit ndaj Moabitëve, të cilët do të shkatërroheshin nga Kaldeasit për shkak të idhujtarisë dhe krimeve që kishin bërë.

 

Të njëjtin shtrembërim bën Sinani gjithashtu me vargun 9:6-7 të Librit të Ezekielit, përsëri në Dhjatën e Vjetër, i cili flet për gjykimin e Zotit ndaj Jeruzalemit. Pra kemi të bëjmë me gjykim hyjnor të Jeruzalemit. Zoti po e gjykon popullin e tij, Izraelin. Lind pyetja: “A ka të drejtë islamiku Ajni Sinani të sulmojë Perëndinë për mënyrën sesi Ai i gjykon njerëzit dhe kombet?” A nuk e dimë vallë pse u shkatërrua me zjarr dhe squfur Sodoma dhe Gomorra? Apo pse ndodhi përmbytja e botës në kohën e Noesë? Në Librin e Zanafillës 6:13 Perëndia i tha Noesë: "Kam vendosur t'i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, Unë do t'i zhduk bashkë me tokën.” Dhe pas kësaj, siç e dimë të gjithë, sipas udhëzimeve hyjnore Noeja ndërtoi një arkë prej druri, ku mbijetoi bashkë me familjen e tij ndërsa bota u përmbyt plotësisht.   

 

Këto ngjarje historike në Dhjatën e Vjetër, këto gjykime hyjnore, që Zoti u bën atyre popujve që dalin nga rruga e drejtë, adhurojnë djallin, shkojnë pas profetëve të rremë, ia flijojnë fëmijët e tyre perëndive pagane, e shumë krime të tjera, Ajni Sinani si teolog islamik që është, i konsideron “shumë të ashpra.” Por ajo që është edhe më e çuditshme në të arsyetuarit e Ajni Sinanit ka të bëjë me faktin se Ajni Sinani, në një mënyrë plotësisht absurde i lidh këto ngjarje historike me krimet që sipas tij hebrenjtë bëjnë kundër palestinezëve në ditët e sotme, dhe thotë se hebrenjtë frymëzohen nga ngjarjet biblike, për të ushtruar dhunë ndaj palestinezëve. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë e kuptoj se Ajni Sinani si fundamentalist islamik që është, i urren hebrenjtë, të krishterët dhe jo-myslimanët, madje nuk do të më çudiste që Ajni Sinani të urrente edhe çdo mysliman që nuk është fundamentalist islamik si ai, dhe nuk mendon si ai. Por nga urrejtja e tij e madhe që ka ndaj hebrenjve lind një problem i madh për të. Perëndia, në Fjalën e Tij u thotë hebrenjve se “Unë do të bekoj ata që lëshojnë bekime ndaj jush, dhe do të mallkoj ata që ju mallëkojnë.” Pra të gjithë ata që urrejnë hebrenjtë tërheqin mbi veten vetëm mallkime.

 

Ajni Sinani nuk e kupton dot planin hyjnor që Zoti kishte për popullin e hebrenjve. Zoti i nxorri nga Egjipti dhe i udhëhoqi drejt vendit që kishte paracaktuar për ta. Zoti ua kishte përcaktuar hebrenjve se ku duhet të jetonin. Në rrugëtimin e tyre që nga dalja e Egjiptit e deri në tokën e premtuar, Zoti ishte gjithmonë i pranishëm në mesin e tyre duke bërë shumë mrekulli. Kur hebrenjtë mbërriten në tokën e premtuar ata u përballën me disa nga popujt paganë që jetonin në atë vend. Zoti u kishte thënë hebrenjve se duhet t’i largonin dhe t’i shkatërronin plotësisht ata popuj, duke u vendosur në tokën që Zoti u kishte premtuar, pra në tokën e Hititëve, Amorejve, Kananejve, Perizejve, Jebusejve, etj. Kjo ishte pjesë e planit hyjnor. Ato mbretëri ishin të fuqishme, por Zoti bëri shumë mrekulli duke i ndihmuar hebrenjtë që t’i shkatërronin armiqtë e tyre. Njerëzit e shikonin me sytë e tyre praninë e Zotit dhe mrekullitë e Tij.

 

Ajni Sinani harron se hebrenjve nuk u ka ndodhur si arabëve të cilët udhëhiqeshin nga një njeri, i cili papritur, një ditë të bukur me diell, vendosi të vetëshpallet i dërguar i Zotit duke folur në emër të Tij. Praninë e Zotit të hebrenjve e vinin re të gjithë, ndërsa atë të arabëve nuk e pa njeri. Zoti i hebrenjve nuk ishte si Allahu i Muhametit që i thoshte Muhametit të tërhiqej kur ishin pak dhe të sulmonte kur ishin më shumë në numër. Hebrenjtë me disa qindra luftëtarë kanë mundur ushtri që numëronin disa qindra e mijëra luftëtarë. Pse? Sepse Zoti i Vërtetë ishte me ta. Zoti nuk u tha hebrenjvë të pushtonin botën për ta sunduar atë, por i udhëzoi ata që të jetonin në tokën që u kishte dhënë. Sot sipërfaqja e Izraelit është më e vogël se e Shqipërisë. Ata nuk po kërkojnë të pushtojnë territoret e të tjerëve, ata janë në tokën e tyre. Por janë shtetet islamike që nuk e njohin ekzistencën e tyre, duke zbatuar urdhëresat e një libri siç është Kurani, që bën thirrje për luftë ndaj çdo jo-myslimani. Arabët deshën të pushtonin gjithë botën, dhe të themelonin një perandori islamike. Arabët nuk i sulmoi njeri, ishin ata që sulmuan të tjerët për të siguruar skllevër dhe plaçka.

Në gjithçka që shkruan, Ajni Sinani shpreh një mllef të çuditshëm ndaj gjithçkaje që nuk është islamike në thelb. Si rrjedhojë edhe qëndrimi i tij ndaj ngjarjeve të ndryshme historike bazohet mbi një përceptim të shtrembëruar të realitetit. Në një shkrim të tij, Ajni Sinani, shpreh indinjatë të madhe për luftën e popullit spanjoll ndaj pushtimit arab, gjatë asaj që në histori njihet si Reconquista (ripushtimi) i krahinave të pushtuara më parë nga arabët. Është i shqetësuar sepse gjatë këtij ripushtimi u rikthyen në të krishterë disa miliona njerëz që kishin braktisur më parë fenë e tyre nga dhuna islamike. Gjithashtu shumë arabë u vranë dhe u dëbuan nga toka spanjolle. Ajni Sinani, asnjëherë nuk i bën pyetjen vetes se çfarë deshën arabët në Spanjë? A u sulmuan arabët nga spanjollët? Jo. Po atëherë çfarë kërkonin arabët në Andaluzi që sulmuan të krishterët? Botkuptimi tepër i kufizuar islamik i Ajni Sinanit nuk e lejon atë në asnjë moment që ai të pranojë të vërtetën, madje as ta dallojë atë. Për Ajni Sinanin pushtuesit, vrasësit dhe dhunuesit islamikë kanë gjithmonë të drejtë, sepse janë islamikë siç është ai vetë. Në një gjendje të tillë psikike, Ajni Sinani nuk mund ta pranojë kurrsesi që ishin gjithmonë arabët që sulmonin të tjerët, për pushtime, plaçkitje, shkatërrime, e dëbime masive të popullsive të pushtuara. Vetëm për të sjellur disa shembuj, e pyes Ajni Sinanin, se çfarë deshën arabët në Francë, ku ata masakruan, shkatërruan dhe rrënuan gjithçka që u doli përpara deri në betejën e famshme në Poitiers ku u mundën nga Charles Martel në vitin 732. Po në Hindustan çfarë deshën arabët? Hindutë i kanë sulmuar ndonjëherë arabët? Jo. Po atëherë pse arabët e sulmuan Indinë duke vrarë 80 milionë indianë gjatë pushtimeve të tyrë? Afrikanët, a i sulmuan ndonjëherë arabët? Jo. Po atëherë, pse arabët e pushtuan Afrikën veriore e qëndrore që ishte kryesisht e krishterë duke vrarë e masakruar me miliona njerëz? Vetëm nga pushtimi islamik i zonave të ndryshme në Afrikë dhe tregtisë së skllevërve që islamikët zbatuan në Afrikë, vdiqën rreth 120 milionë afrikanë. Po shqiptarët a i sulmuan ndonjëherë turqit? Jo. Atëherë pse turqit i sulmuan shqiptarët duke vrarë, masakruar, e dëbuar dhjetra miliona shqiptarë?

Ajni Sinani sulmon fenë e krishterë dhe botën e krishterë duke mos u mbështetur në fakte por vetëm në trillime e gënjeshtra. Ajni Sinani, harron të përmendë se edhe profeti i arabëve Muhameti, i shpëtoi vdekjes nga zemërgjerësia e një mbreti të krishterë, dhe pikërisht mbretit të Etiopisë, i cili e strehoi kur të tjerët kërkonin ta vrisnin. Zemërgjerësia e treguar nga të krishterët e Etiopisë ndaj Muhametit, do të shpërblehej disa shekuj më vonë me masakra dhe shkatërrime të paimagjinueshme që islamikët bënë në Etiopi. Masakrat dhe shkatërrimet që myslimanët bënë në Etiopi nuk janë harruar asnjëherë nga popullsia vendase. Vrasje, përdhunime, tortura, shkatërrime e rrënime masive manastiresh e kishash, qytete të tëra të rrafshuara, qendra kulturore e librari të bëra hi, janë vetëm disa nga pasojat e këtyre pushtimeve. Vetëm lartësitë malore e shpëtuan popullsinë etiopiane nga skllavërimi i plotë. E njëjta gjë ndodhi edhe me shqiptarët, të cilët sikur të mos jetonin në një territor kryesisht malor, do të ishin masakruar plotësisht prej turko-islamikëve, dhe sot në Ballkan nuk do të kishte më shqiptarë. Por malet e grykat shërbyen si mbrojtje ndaj armiqëve të ndryshëm që tentuan të skllavëronin dhe të shfarosnin këtë popull. E fatkeqësisht, akoma sot, ky popull ka në gjirin e tij njerëz që lartësojnë pushtuesin që i masakroi, që i dhunoi e i dëboi, e kjo nuk ndodh me asnjë popull të botës. Pikërisht nga ky popull dalin edhe individë si Ajni Sinani i cili nuk heziton të shtrembërojë të vërtetat historike, dhe madje ka edhe guximin të sulmojë Fjalën e Zotit, duke thënë se kjo Fjalë predikon dhunë dhe luftë.  

 

Ajni Sinani duhet të tregohet më i kujdesshëm kur shtrembëron ngjarjet historike sepse jo gjithmonë do të ketë rastin të gjejë njerëz që gëlltisin të pavërtetat e tij. Feja e krishterë nuk predikon urrejtjen, por paqen e dashurinë. Zoti, në Fjalën e Tij, Biblën nuk predikon urrejtjen dhe dhunën ndaj atyre që nuk janë të krishterë, për shembull ndaj arabëve, ndërsa Kurani po. Muhameti në Kuran thotë “Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij. (Sura 9:29). Allahu i Muhametit, në Kuran predikon xhihad të përjetshëm ndaj gjithë atyre që nuk janë myslimanë, dhe veçanërisht ndaj të krishterëve dhe hebrenjve. Kjo tregon se bota kurrë nuk do të ketë paqe sepse islamikët duan ta pushtojnë dhe sundojnë atë me çdo mënyrë. Ajo pjesë e botës që nuk është nën sundimin islamik, në Islam përcaktohet si Dar al-Harb (shtëpia e luftës), pra zonë lufte, ku jetojnë dhe sundojnë jo-myslimanët dhe duhet pushtuar e shkatërruar me çdo mjet dhe mënyrë, sepse bashkëjetesa si koncept në Islam nuk ekziston përveçse si bashkëjetesë midis pushtuesit dhe të pushtuarit. Jo-myslimani nën ligjin islamik nuk është asgjë më shumë se një Dhimmi, pra qytetar i dorës së dytë.   

 

Ajni Sinani si teolog islamik duke mos qenë në një pozicion të favorshëm për të sulmuar fenë e krishterë dhe Fjalën e Zotit, Biblën, përdor instrumentin e keqinterpretimit të qëllimshëm të kësaj Fjale. Madje, duke arritur deri aty sa të thotë se Jezusi nxit luftën. Për ta mbështetur interpretimin e tij të shtrembër, ai na sjell një varg nga Ungjilli sipas Lukës, Libri i tretë i Dhjatës së Re, dhe pikërisht vargun 19:27: “Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!” Ky varg nuk ka të bëjë me asnjë lloj urdhërese për të vrarë, dhe as për nxitje luftë, por ka të bëjë me gjykimin hyjnor të të gjithë atyre që luftuan kundër mbretërisë së Perëndisë, kundër të gjithë atyre që i shërbyen dhe i shërbejnë me zell djallit, dhe të cilët në ditë e gjykimit do të hidhen në liqenin e zjarrit. Ky varg nuk flet për të tashmen por për të ardhmen, është eskatologjik dhe ka të bëjë me rikthimin e Jezusit.

 

Në mbyllje të këtij shkrimi, po paraqes më poshtë disa të dhëna konkrete, krahasuese, të marra nga burime autentike, që tregojnë qartë se kush e urdhëron shpatën, kush predikon faljen e dashurinë dhe kush predikon urrejtjen, dhunën e luftërat. Vargjet e mëposhtme përgënjeshtrojnë pretendimet e Ajni Sinanit dhe tregojnë qartazi se beteja e Ajni Sinanit kundër të vërtetës është një betejë e humbur.

 

Fragmente autentike nga librat e fesë islame

 

Një burrë, që quhej Ma'iz b. Malik al-Aslami shkoi tek Muhameti dhe i tha që kishte gabuar sepse kishte bërë tradhëti bashkëshortore. Ai i tha Muhametit se dëshironte sinqerisht që Muhameti ta pastronte atë (nga mëkatet). Muhameti e ktheu mbrapsht tre herë burrin dhe madje i pyeti të afërmit e tij se mos ky njeri nuk ishte mirë nga trutë, por ata iu përgjigjën, që Ma’iz njihej si njeri i mirë dhe i urtë. Kur Ma’iz shkoi për herë të katërt, Muhameti urdhëroi që të hapnin një gropë dhe shpalli gjykimin ndaj tij, ta mbysnin me gurë. Edhe një grua nga Ghamidi shkoi tek Muhameti dhe i tha: Kam bërë tradhti bashkëshortore, prandaj më pastro. Ai e ktheu mbrapsht. Të nesërmen ajo shkoi përsëri dhe i tha: Pse më kthen mbrapsht? Pasha Allahun, unë kam mbetur shtatëzënë. Ai iu përgjigj: Mirë, meqënëse këmbëngul, shko lind fëmijën dhe pasi t’i ndërpresësh gjirin eja përsëri. Kur ajo u kthye, profeti urdhëroi që ta groposnin deri poshtë gjoksit dhe ta mbysnin me gurë. (Muslim Libri 017 Nr. 4206)

 

Fragmente autentike nga Fjala e Zotit Bibla

 

Një ditë kur Jezusi ishte ulur dhe po u mësonte njerëzve, farisenjtë dhe skribët i sollën një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes, i thanë Jezusit: ''Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën. Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç'thua?''. Ai u drejtua dhe u tha atyre: ''Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!'' Kur ata, e dëgjuan këtë, të bindur nga ndërgjegjia, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri tek të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes. Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë asnjë përveç gruas, i tha: "Grua, ç’u bënë ata? Askush nuk të paska dënuar?" Dhe ajo u përgjigj: ''Askush, Zot''. Atëherë Jezusi i tha: ''As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më''. (Gjoni 8:1-11)

 

Fragmente autentike nga librat e fesë islame

 

Allahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre në xhehnet. Luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. (Sura 9:111)

Unë kam dalë fitimtar me anë të terrorit, e ndërsa flija, çelësat e thesareve të botës u vendosën në dorën time. (Bukhari, Libri 4, Nr. 220)

Ai që merr pjese në luftë të shenjtë (xhihad) për kauzën e Allahut, kur nuk e detyron asgjë që ta bëjë ketë përveç besimit në Allah dhe të dërguarin e tij, do të shpërblehet me plaçkë lufte nga Allahu nëse mbijeton, ose do të pranohet në parajsë nëse vritet në luftë si martir.” (Bukhari Libri 2, Nr. 35)

 

Fragmente autentike nga Fjala e Zotit Bibla

 

Por po vjen ora, që kush ju vret ju do të kujtojë se po i bën shërbim Perëndisë. Do t’i bëjnë këto gjëra, sepse nuk e kanë njohur Atin, as Mua. (Gjoni 16:2-4)

Ju jeni drita e botës. Le të shndrisë drita juaj përpara njerëzve, që ata të shohin veprat tuaja të mira dhe të lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell. (Mateu 5:14-16)

Unë po ju them, duajini armiqtë tuaj dhe lutuni për ata që ju përndjekin, që të jeni bij të Atit tuaj që është në qiell (Mateu 5:44)

Bijtë e mi, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe me vërtetësi. (1 Gjoni 3:18)

Të dashurit e mi, ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është prej Perëndisë dhe kushdo që ka dashuri, ka lindur prej Perëndisë dhe e njeh Perëndinë. Ai që nuk ka dashuri, nuk e njeh Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri. (1 Gjoni 4:7-8)

‘Ta duash të afërmin tënd si veten tënde. (Mateu 22:39)

Ju Ajni Sinani, si teolog islamik që jeni, përpara se të filloni kërkimin për të gjetur mizën tek tjetri, hiqni njëherë trarët që iu kanë zënë rrugën! Nuk keni sesi të dalloni mizën tek tjetri kur nuk dalloni trarët që keni përpara.



(Vota: 31 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora