Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Mendimi menaxhues për integrimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë

| E shtune, 19.11.2011, 09:03 PM |


Mendimi menaxhues për integrimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Propozimi i ndermjetsuesit evropian , Kuper në dialogun teknik ndermjet Kosovës dhe Serbisë, për menagjimin të integruar të kufijve është mbështetur nga negociatorja Edita Tahiri, respektivisht nga Qeveria e Kosovës . Kuper ka propozuar menagjimin e integruar të kufirit me Kosovë- Serbi, si rrugëdalje e gjendjes se ngrirë në veri të Kosovës. Pala kosovare negociatore ka mbështetur këtë propozim për të cilin thonë se kjo është një politikë të cilën Qeveria e Kosovës e ka në program dhe të cilën e ka adaptuar tash e gjashtë vite". Mirëpo për opoziten nuk është kështu, sepse opozita pas këtyre sqarimeve të kryenegociatorës, Tahiri ka reagua dhe nuk pajtohet.Prandaj disa debate dhe reagime për këtë çështje kanë arsyn e vet për t'u mos u pajtuar, sepse në këto propozime në dialogun e ardhshëm Kosova nuk ka gjasa të fitojë, më tepër kjo do t'i shkojë për shtati Serbisë e cila ka hyrë në një qorrsokak nga i cili pushteti aktual mundohet në forma të ndryshme të dalë dhe në këtë mënyrë ta ruaj pozitën në zgjedhjet që do të vijnë Pala shqiptare ,respektivisht Prishtina kryesisht deshiron që të gjitha bisedimet t'i vërë në një proces që në mënyrë implicite të njihet pavarësia e Kosovës., prandaj në këtë fushë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë njëzëshëm për vendime të mara për dialogim..Zoti Kupër po bën përpjekje intenzive që dialogu të vazhdojë sa më shpejt. Si duket ai (Kuper) ka propozuar 18 nëntorin (të premten) si datë për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Njëra prej temave të pashmangshme të raundit të ri të dialogut do të jetë çështja e pjesëmarrjes së Kosovës në forumet rajonale që është një prej kushteve të Brukselit për afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian...Aktualisht Serbia nuk ka shprehur vullnet për implementimin e marrveshjeve të arritura , prandaj në këtë fushë kanë dalë në shesh disa paqartësi që kanë sjellur dëme dhe pengesa për shtetin e Kosovës. Të gjitha pengesat që kanë dalë për shtyrje të marrveshjeve, vijnë nga fakti se Serbia ka standarde të dyfishta në raport me integrimet evropiane ."verbalisht ajo prononcohet pro zgjidhjeve evropiane, por as nuk i ndien këto vlera evropiane as nuk i zbaton..." Ndersa gjendja në vei të Kosovës është pa një perspektivë për t'u zgjedhur problemet e grumbulluara - "është shkallëzuar për shkak të forcave kriminale dhe jo për shkaqe politike", thot eurodeputetja gjermane, duke shtuar se bëhet fjalë për një "lojë shumë të poshtër, që s'ka të bëjë fare me politikën"...

Përgjegjësia kryesore për progres në Kosovë është , natyrisht e lidershipit politik të vendit, përfshirë edhe qeverinë, edhe opozitën. Në këtë fushë BE-ja duhet të ofrojë përkrshje, meqë Kosova është një çështje evropiane". Mirëpo në këtë fushë sikur bashkësia ndërkombëtare nuk është e angazhuar sa duhet, është mjaft tolerante sa i përket masave që duhet ndërmarr për zgjidhjen e problemeve, sidomos në zhbërjen e strukturave paralele , të cilat janë shkaktare të prishjes së rendit dhe qetsisë në këtë pjesë të vendit.Barikadat si pjellë e këtyre institucioneve ilegale kanë krijuar pengesa në lëvizje të lirë dhe qarkullim për qytetarët duke menduar se me këto veprime do të hapin dialog për veriun...

Edhepse Serbia vazhdon me ndërhyrje ilegale, disa shtete të fuqishme brenda BE-së ia kanë bërë të qartë Serbisë se duhet të ndërrpresë dhe të zhbëjë strukturat paralele. Sa i përket propozimit të ndërmjetësit evropian, menagjimi i integruar i kufijve ka të bëjë me gjithë kufijt e Kosovës, Mirëpo qeveria e Kosovës është më mirë që ta shfrytëzojë mundësinë për të kërkuar pauzë në dialog me Serbinë dhe të rishqyrëtojë qasjen e saj ndaj dialogut, sepse Serbia nuk është e fjalës dhe të zgjedhjes së problemeve në mënyrë të drejtë dhe konstruktive . Qeveria e Kosovës nuk duhet që ky dialog të zhvillohet me këto propozime. Mendoj se ky dialog do ta dëmtonte Kosovën në shumë plane , duke përfshirë edhe planin e njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës". Kosova duhet të bëhet më e qartë se nuk ka dialog me Beogradin, para se Beogradi t'i tërheqë të gjitha strukturat paralele në veri...

Për ndarjen e Kosovë si një opsion për zgjidhjen afatgjate të problemeve në mes të Serbisë dhe Kosovës ka pasur mjaft mendime pro dhe kontra. Diplomati Busek në një prononcim ka parapëlqyer ndarjen si opsin i zgjidhjes së problemeve në mes të këtyre dy shteteve .Ai (Busek) nuk e ka parashtruar me kujdes këtë mendim , i cili nuk duhet të vie në shprehje, sepse me këtë opsion ne nuk pajtohemi dhe as që duhet të bisedohet për këtë. Këtë opsion e ka kundërshtuar Bashkësia Ndërkombëtare, sepse kjo do të kishte rrjedhoja me përmasa të gjera në rajonin e ballkanit, sidomos.Pastaj mendimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të dialogohet duke hjekur emertimin "Pakoja e Ahtisarit" por të vendoset ashtu siq parashihet me Pakon e ahtisarit, mendoj se nuk kishte për të qenë e qelluar, sepse pas kësaj do të lindin pa dashur opcione që Serbia i ka në "sirtarët e kërkesave"...

Tani se voni sikur janë të vetdijshëm edhe krerët nga Serbia, të cilët në këtë fushë ,për ndarjen nuk pajtohen, prandaj edhe peshkopi Deodosije kundërshton ndarjen. Ai thotë: " Ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhje e keqe, sepse shumica e popullatës serbe dhe objekteve fetare nuk është në veri të Kosovës dhe se nuk mund të injorohet realiteti..." Ndersa Tadiqi shprehet; "është lehtë të merresh me Kosovë kur nuk ka vendime . Është vështirë të dilet para qytetarëve dhe t'u thuhet qendrimi, sepse të gjithë e dinë se nuk mund t'i fitojmë të gjitha , por më shumë do të humbim,

se sa do të fitojmë "..."

Kosova gjatë këtij viti ka qenë pjesëmarrëse në disa tryeza joformale rajonale, mirëpo bllokadat serbe po e pamundësojnë pjesëmarrjen zyrtare të saj. Kjo çështje ka qenë e paraparë në takimin e radhës, së bashku me çështjen e energjisë dhe telekomunikacionit. Mirëpo, procesi i dialogut ka mbetur pezull për shkak të qëndrimit të Serbisë , e cila ka rrefuzuar vazhdimin e këtij procesi, duke e kushtëzuar me dy pikat kufitare . Por , pjesëmarrja e Kosovës në forumet rajonale dhe ndërkombëtare do të jenë një nga temat kryesore ...