E enjte, 28.03.2024, 11:17 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kanada, babai vret tre vajzat e tij, nuk pendohet për krimin

E merkure, 16.11.2011, 06:26 PM


“Do ta bëja sërish edhe 100 herë të tjera nëse ato do ktheheshin në jetë”. Kështu ka deklaruar një baba mysliman i cila ka vrarë  tre vajzat e tij në një skenë. 58 vjeçari Mohammad Shafia mallkoi vajzat Zainab 19 vjeçe, Sahar 17 vjeçe dhe Geeti 13 vjeçe dhe i etiketoi si prostituta në një regjistrim të kryer nga policia. Ai ndodhet në gjyq për vrasje pasi trupat pajetë u gjetën në makinën familjare sëbashku me ish-gruan Rona Amir në Rideau Canal, një zonë të afërsi të Ontarios në Kanada, ngjarje që ndodhi në vitin 2009. Shafia është zhvendosur në Kanada nga Afganistani sëbashku me familjen.

 

Pas arrestit ai i tregoi gruas së dytë të tijës Tooba Yahya se vajzat kishin përdhosur nderin e familjes. Vajza e parë Zainab ishte martuar me të dashurin e saj, një mashkull nga Pakistani duke irrituar babain dhe shkaktuar probleme. “ishte e vështirë për mua ti shikoja çdo orë me të dashurit. I them vetes se kam bërë shumë mirë. A mund të vinin në jetë edhe 100 herë që të mund të bëja të njëjtën gjë?”, ka thënë 58-vjeçari.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora