E marte, 16.04.2024, 02:50 PM (GMT+1)

Editorial

Engjëll I. Berisha: Përplasje kulturash pa nevojë

E marte, 15.11.2011, 09:02 PM


Përplasje kulturash pa nevojë

 

Shkruan: Engjëll I. Berisha

 

Nëse historia e njerëzimit ka ecur paralelisht me historinë e perëndive të tij, atëhere tek Shqiptarët, duhet të ecim vetëm me një Perëndi, se nuk kemi tjetër dhe nuk janë dy. E nëse nuk janë dy Perëndi, por tek ne janë dy fe, atëhere ne s’kemi se si ta gjejmë evolucionin e qytetërimit tek ndjenjat fetare, por duhet ta kërkojmë tek një qytetërim më ndryshe. Ndarjet kulturore në botë u bënë dhe u përdoren si qëllim i një lufte të ftohtë si përplasje për ta sjellur ribërjen e një rendi të ri botëror. E në këtë luftë të ftohtë me, me luftimin e kulturave kanë humbur shtete me fuqi të mëdha Botërore.

Ky debat i cili tërthorazi po reflektohet më shumë si ngacmim individual, megjithate disa publicist thonë se duhet të dalë në sipërfaqe dhe të jetë temë e kryer. Mirëpo, kjo nuk duhet të merret si përplasje, pasi që një temë që ishte bërë dhe dukuri  tek shtetet me zhvillim ka marrë formë të definuar që heret madje duke u debatuar edhe gjatë  një shekulli të tërë  kur popuj me fuqi sillnin mendimet për ta bërë dallimin në mes kulturës dhe qytetërimit.  Derisa për gjermanët që iu qasën më së shumti kësaj pune, citoj thënjen e tyre se qytetërimi  përfshinte mekanikën, teknologjinë dhe faktorët materialë, ndërsa kultura përfshinte vlerat, idealet dhe cilësitë e larta intelektuale artistike e morale të shoqërisë. Ky konstatim u përmbys nga shkencëtar e hulumtues duke i rreshtuar kulturat si karakteristikë të shoqërive paksa më të ulta, jourbane, përderisa qytetërimin e quanin shoqëri komplekse me dinamikë zhvillimi.

Kush mund ta definojë prej nesh, derisa ka ngacmime, se si mund të ndahet kultura nga qytetërimi. Kjo i bie ta ndajë mënyrën e të jetuarit, duke e ndarë një jetë në dy mënyra në të njejten kohë, ngase që të dyjat kërkojnë dhe japin vlera për t'ia lënë brezave tjerë koleksionin qoftë me kulturë materiale dhe asaj shpirtërore. Tek ne, kjo përzierje do të thosha më shumë përzierje e dinamikës, nuk duhet dhe nuk do të gjejnë vend dhe as përkrahje dallimi i kulturës së qytetërimit, sepse,  përkufizohemi duke mos i lënë në marrëdhënje të mirë si të edukurar brezat dhe nuk fitojmë nga asnjë ndarje pastaj. Ndonëse, po bëhet dominuese kultura globale, ky globalizëm kur është fjala mu bash nga tendencat e krijimit të një qytetërimi tjetër, atëherë neve si popull shqiptar na duhet një integrim sa më i afërt me kulturë unifikuese dhe uniteti të skajeve të Arbërisë, si për shembull të një fshati nga Saranda me një fshat nga Podujeva, apo të një fshati nga Tetova  me një tjtër nga Deçani apo Gjakova. Neve na mungon globalizmi Shqiptar, dhe pretendojmë të hyjmë në huazime të reja për të shtuar shkallëzimin edhe më tej. Këtu do të shtoja se është bërë një investim i mirë tek ne dhe duhet ta konsiderojmë të kaluar orientimin për të mos e ngatërruar e lëkundur konceptin historik duke mos pasur aq shumë as çka të spastrojmë në mes veti.

Nëse themi se ky relacion, mbase është i diskutueshëm, tek shumë vende është i konstatuar dhe i definuar, dhe nëse dikush dëshiron ta mbrojë si temë, atëherë ska çka mbetet pos si mekanizëm, për të mos thënë si manipulim, për ta mbajtur artificialisht  orientimin e një populli të caktuar. Hulumtimet e bëjnë të qartë se kjo narkozë është bari më i mirë për ta zhvilluar luftën e ftohte, e nga lufta e ftohte eshtë  mundur edhe Rusia superfuqi Botërore.   Evolimi përmes trazirave sipas historisë parashehë edhe rënjen apo shpërbërjen e shoqërisë.

Mënyrën se si e zgjedhim ne për të jetuar, secili sipas ndjesisë ku mund të jetë ajo me ideal përjetësie afër Shtëpive të lutjeve, duke e pritur shpërblimin hyjnor, nuk duhet të ngulim këmbë dhe të themi se vetëm ky është  element thelbësor i qytetërimit dhe ska tjetër.

Përplasjen e të besuarit tek ne në Kosovë, Shqipëri e kudo që i thonë Trashëgimi shqiptare, nuk na e falë as historia, as ata që do të vijnë pas nesh. Këtë nuk do t’ia falim as vetvetes dhe lirisht mund të them se nuk e falë as Zoti, po qe se besojmë denjësisht në Emrin e Tij. Më së paku duhet të ketë shkrime me këso përmbajtjesh. Më së paku duhet ta kemi ndër mend këtë dukuri apo fare nuk duhet të jetë as në shkrime, as veprime as në mendje. Asnjë shembull me këtë motiv nuk duhet ta bartim tek jetojnë Shqiptarët. Nëse shkrimet e “Biblës” apo “Kuranit”, që janë Alfa e Omega e mësimit në të besuar në Krijuesin, atëherë duhet të shkruhet edhe një “Bibël” apo “Kuran” me mendjësi shqiptare për një edukim më bindës, që këso mendimesh dhe veprimesh mos të ekzistojnë në mesin tonë.

Po Shqiptari e kishte zakon të lidhet për gjenetikën e gjakut. Kjo edhe na solli deri këtu, pas të gjitha atyre katrahurave dhe përballjeve që kishim. Po vetëm me trashëgiminë e gjenetikës që kishim ne bëmë rezistencë. Bile, shumë nga pushtuesit edhe e kanë rrespektuar këtë dukuri, edhe iu kanë friguar. Po në Çfarë grupe ti ndajmë heronjtë, historianët, rilindasit, patriotët. Kush po bën ndarje në grupe more. Po cila fe qenka më e avansuar? Feja nuk është rrymë elektrike ta fusësh kabllon në prizmë dhe të funksionojë. Feja nuk është gjakë që e merr nga të parët e fisit. Vetëm gjaku është përbërje e një familje prej nga ke rrjedhë. Feja është besim dhe virtyt e cila edukon, ushtron shpirtin në diciplinë për të dashur, për të bërë, për të vepruar e krijuar. Diciplinës i duhet edhe imuniteti fizik e karakterin fizik e përbën materja organike.



(Vota: 28 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora