E premte, 19.04.2024, 06:59 AM (GMT+1)

Editorial

Viktor Mërkuri: Borxhet... kriza dhe parafundi

E marte, 15.11.2011, 09:04 PM


BORXHET…KRIZA DHE PARAFUNDI.

 

Nga Viktor Mërkuri

 

Brënda 40 viteve të fundit, dy parti dhe tre familje politike, së bashku me disa biznesmenë, drejtuan shtetin Grek, drejt…  falimentimit.

Carët e ekonomisë,(ministrat e brëndshëm dhe ata të ekonomis greke), pas shumë vitesh të shtrëngimit të masave ekonomike të vendit, e prezantonin atë si një superfuqi ekonomike.

Ndërkohë që vende në “periferi” të Bashkimit Europian, një nga të cilat është dhe Greqia, po zhyteshin në borxhe të pashlyeshme, ministrat e ekonomis së këtyre vendeve mundoheshin të bindin popullin që parat i “hëngrëm” të gjith sëbashku.

Braian Lenhan, ish ministër i ekonomis së Irlandës, në një intervistë të tij në kanalin RET ONE theksonte:- “E pranoj që janë bërë gabime në sistemin politik,por le të jemi të sinqertë ,të gjithë morëm pjesë në të”. Ç’sinqeritet mjeran për një burrë shteti.

Evangelos Venizelos, ministër i ekonomis së Greqisë, në një fjalim të tij në parlamentit tha se:- “Përgjigjja e pyetjes se ku vajtën paratë që na pyet populli është kjo, i “hëngrëm” të gjithë sëbashku” .Por ama nuk sqaroi se sa hëngri ai vetë dhe pushtetarët dhe sa hëngëri populli.Megjithatë, ka rëndësi fakti se u pranua që ato lekë që po fundosin Greqinë “u hëngrën”

 Në ndryshim nga SHBA, në të cilën qeveria dhe banka qëndrore ndërhyjnë për të rregulluar mosbalancimet mes shteteve të tyre, Eurozona po i zmadhon ato, duke krijuar keshtu “gjitonët e varfër” të BE-së. Secili mund të shohë se Eurozona është ndarë tashmë në qendër dhe periferi, dhe natyrisht, krizat janë më të ndjeshme në periferi dhe se  të fituarit e mëdhenj të Euros janë  sigurisht Gjermania dhe Franca.Dhe jo më kot,politika ekonomike e këtyre vëndeve  ka qënë stabël për disa  periudha të gjata kohore, duke çimentuar pikërisht atë, stabilitetin.. Gjatë viteve të fundit, në Gjermani kishte një rritje rrogash 7%, ndërkohe që në Eurozonë ajo arinte 27%, gjë e cila krijon një konkurencë të pabarabartë mes BE-së duke tërhequr në anën e Gjermanisë të gjitha investimet.

 

Më mënyren me të cilën Greqia hyri në Eurozone, nuk kishte zgjidhje tjetër vçcse të kishte borxhe. Me daljen nga lufta e Dytë Botrore, Greqia mori rolin e borxhmarësit dhe borxhi publik “fluturon” që nga vitet 80’. Para Greqis rradhën e kishte  patur Argjentina, në të cilën FMN-ja lujti rolin  kryesor për krijimin e borxhit të saj, duke vendosur të njëjtën politikë të privatizimit, e cila zgjeron fitimet e kompanive por shkatëron ekonomin e shteteve.

FMN-ja prezantohet si “shpëtimtari “ për vendet që kanë problem, duke vendosur masa shtrëguese ekonomike për popullin, siç ndodh në gjith Europën, në të njëjtën mënyrë që bën në Greqi, dhe nuk ka asnjë shënjë se ka mësuar diçka nga rasti i Argjentinës, në të cilën qëllimi i FMN-së nuk ishte shpëtimi i shtetit, por i bankave dhe kompanive të mëdha.

FMN-ja ushtroi presione gjigande mbi Argjentinën për vendosjen e masave të reja për pagimin e borxhit. Shumë nga borxhet e saj u bënë të stërmëdha, për shkak të transferimit të tyre nga kompani të mëdha(që në këtë rast përfshin disa nga bankat më të mëdha të botës) tek arka publike,pr ate “kurizi I popullit”, gjë për të cilën ushtroi presione FMN-ja, dhe masat të cilat janë mare gjithashtue dhe në Greqi nuk janë për shlyerjen e borxhit ose uljen e tij(borxh i cili shtohet me shpejtësi),por për tu mbrojtur bankat dhe borxh-dhënësit e Greqisë, gjë që u tregua kur qeveria dha tek bankat 108 miliard Euro, që do të thotë pak a shumë, komplet paketa e parë e ndihmës ekonomike e cila iu dha Greqis nga FMN-ja dhe Bashkimi Europian.

 

Borxhi i “Shpërfillshëm”

 

Historia e këtij termi fillon në vitin 1920 me Aleksander Sak, ministër në Rusin cariste dhe specialist në çështje ekonomike. Pas revolucionit të 1917, ai u gjënd të jepte leksione në universitete të perëndimit dhe në vitin 1927 ai nxori termin e Borxhit te Shperfillshem.

Që një borxh të karakterizohet si i tillë duhet të egzistojnë tre parakushte:

1.Shteti i cili ka marë borxhin, ta ketë  bërë atë pa informimin dhe mbështetjen e popullit.

2.Parat e mara, të jenë shpenzuar në veprime nga të cilat nuk përfitoi populli.

3.Borxh-dhënësi të jetë në dijeni për këtë veprim ,dhe thjesht të “kthente kokën nga ana tjetër”.

Ky term, ndonëse dëgjohet revolucionar, u përdor për të përfituar nga ai një shtet që së shpejti do të bëhej superfuqi, SHBA-ja , e cila kishte nevojë për këtë term që në vitin 1898, kur fitoi luftën Amerikano-Spanjolle  dhe iu afrua Kubes. Problemi ishte se, së bashku me ishullin, ata morën edhe borxhin që kishte lënë mbrapa monarkia e vendosur, borxh të cilin nuk kishin ndërmend të paguanin. Kështu,vendosën që borxhi i Kubës ishte i shpërfillshëm dhe refuzuan ta paguanin. Gjë e cila ndodhi dhe në mars të 2003 kur SHBA dhe aleatët e saj u futën në Irak, kur ministri i ekonomis së SHBA-së mblodhi homologët e tij të G8-s në Uashington dhe tha se Borxhi i cili Sadam Husein la mbrapa nga shpenzimet e tija për armatime dhe fuqizimin e ushtris (borxhe ndaj Francës dhe Rusisë)  ishte i “Shpërfillshëm”, dhe regjimi i ri në Irak nuk duhet ta paguaj borxhin.

Diplomatët e Uashingtonit aritën të bindin opinion  se borxhi i Irakut ishte i Shpërfillshëm dhe përfundimisht ai nuk u pagua,por për arsye se pas kësaj, shumë vende të tjera mund ta përdornin këtë lëvizje për tu shmangur dhe ata nga borxhet e tyre, Xhorxh Ë.Bush kërkoi nga ministrat e tij, që ky vendim të qëndroj “brënda dyerve”.

Për shkak se Iraku kishte mbështetjen e një superfuqie, ariti të shpëtonte nga pagimi i një pjese shumë të madhe të borxhit, ndërkohë që një vend tjetër i “vogël”, ariti të përballohej vetë me FMN dhe të tregojë se borxhi i tij nuk ishte  thjeshtë i Shpërfillshëm, por dhe i paligjshem. Ekuadori me në krye Rafael Korea gjatë vitit 2005, deklaroi të Shpërfillshëm borxhet që kishin ndaj Gjermnisë, Japonisë dhe Francës gjate 40 viteve të fundit, pasi vet qeveritë e kaluara i kishin marë ato në mënyrë jo të ligjshme dhe jo kushtetuse. Në këtë mënyrë Ekuadori ariti të ul nivelin e borxhit në 20% të atij që supozohej se duhet të paguante.

 

Ndërkoh që Trojka dhe FMN-ja janë vendosur në Athinë duke bërë presione për masa të repta ndaj popullsis për (sic thonë) të mirën e vendit, Prof. Dr.Giorgos Kasimatis, Profesor i të Drejtës Kushtetuse , në një intervistë  të tij para 3 muajsh, nxjer në pah disa të dhëna.

Deri më tani populli i Greqisë ishte i informuar vetëm për Memorandumin, kontratën e  cila përfshin kushtet e vendosjes të marjes së borxhit, por jo kushtet të cilat Greqia duhet të pranonte për marjen të ndihmës ekonomike.

Ndërkoh që vetëm Memorandumi, ose më mirë një pjesë e tij vajti në Parlament dhe u votua si ligj i shtetit. Dikush do pyesë atëherë se si mundet që kushtet e ndihmës ekonomike, pasi nuk u votuan nga parlamenti,  u vunë dhe ato në fuqi, u ligjëruan? Sepse disa ditë më pas  firmosjes për ndihmën ekonomike, hyri  në fuqi një ligj tjetër (ligji 35-47) i cili i dha të drejtën ministrit të ekonomis  që të firmosë ai për shtetin, sit ë ishte një dictator,  dhese nuk nevojitet miratim nga parlamenti për aktet që ai firmos,që do të thotë se erdhi një ligj i thjeshtë i cili hedh posht paturpësisht kushtetutën, gjë e cila është apsolutisht antikushtetus dhe antikombëtare.

Për një pamje më të qartë, Greqia firmosi në Maj të 2010 tre marveshje të ndihmës ekonomike:

1-Marveshjen per ndihmën ekonomike nga 16 shtetet(e firmosur nga ministri i ekonomis pa kaluar dhe votuar nga parlamenti)

2-Marveshjen e Memorandumit(pjes e së cilës u votua në parlament)

3-Marveshje e Greqis me FMN-n (e firmosur nga ministri i ekonomis në baze te ligjit antikushtetus të përmendur më lartë)

Cilat ishin kushtet e këtyre marveshjeve, “Qeveria Greke heq dorë pa asnjë kusht, nga  çdo lloj sovraniteti ose pronë publike  që ka ose do të ketë brenda vendit”

Me pak fjalë ,peng ndaj borxhdhënësve të tyre.Me saktë se kaq nuk mund të firmoset një akt-shitjeje i vendit.

Por ky veprim, jo vetëm që është i paligjshëm në Greqi, por gjithashtu ndalohet dhe nga kushtetuta dhe ligjet e Bashkimit Europian dhe ajo e të drejtave të njeriut ne Stransburg.

Por duhet të përmendim jo shkarazi  gjithashtu që, marveshjen e huas e formuloi nje zyrë avokatie ne Angli, në bazë të kushtetutës Britanike. Arsyeja është se Kushtetuta Britanike është në lidhje me marveshje huaje të tilla, më e mira për  borxhdhënësin.

Para disa ditësh pamë kryemisnistrat e dy vendeve më në krizë të BE-së, të Greqisë dhe të Italisë të japin dorheqjen njëri pas tjetrit, disa muaj me vonë pasi në krye të FMN-së erdhi(me ndihmen e kryeministrit frances Nicola Sarcozi) Christine Lagrade . Rikojtojmë se FMN-ja  ka ushtruar çdo lloj presioni për të hyrë Greqia dhe Italia në një “Bllok politik”.

Tani që këto vende të këtij blloku politik  luftojnë për “lirinë” e tyre,…..Kush e ka rradhën?

Zot, na ruaj nga …borxhet!



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora