| E marte, 15.11.2011, 08:58 PM |
Sejdi BERISHA:
Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së poetit, Din Mehmeti (12 nëntor 2010)
(Kushtuar poetit, Din Mehmeti)
Kur të kujtoj
Të hasi në të gjitha ato dyer
Që herë hapën e herë mbyllen
Edhe fytyrën tënde e shoh
Si në dritare duke pritur
Duke kënduar
E duke qarë
Për njeriun
Për dritën
Për fjalën e urtë
Në varg
Edhe mallkimin e ke bërë rrugëtim
Me gjuhën e fjalën e ëmbël
Zërin jehonë e bëre
Gjirin e nuseve
Ilaç për ta rritur shëndosh rininë
Bacloku im
A nuk është ky
Rrugëtim rebel
O, kasnec i tokës së përgjakur
Ti edhe sot këndon
Se lisi nuk rrëzohet
Edhe kur e ka trupin
Puthitur për tokë
Se, jeta nuk ka të sosur
Bacloku ynë
Ti këngën e ke kujdestar
Për pavdekësinë