E premte, 19.04.2024, 10:39 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Isuf Bajrami: Qoshqet me skara dhe këngë serbe kanë pushtuar hyrje-daljet e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë

E hene, 14.11.2011, 08:58 PM


Qoshqet me skara dhe këngë serbe kanë pushtuar hyrje-daljet e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë, brenda të cilit po mbahet Panairi i Librit.Turp!!!

 

Nga Isuf B. Bajrami

 

Stenda, restorante dhe kafene të improvizuara serbe nga Beogradi, Nishi e Leskovci, presin vizitorët dhe lexuesit e panairit, përfshirë këtu edhe shkrimtarët. Të gjithë shijojnë rakinë serbe, tingujt e muzikës serbe dhe qebapin e suxhukun serb.

Edhe shërbimi bëhet në serbisht. Por, kjo s’duket se u bën përshtypje tiranasve. Reagime ka vetëm nga vizitorët nga Kosova e Maqedonia.

Kushtrimi, një vizitor i rregullt i panairit, shprehet i dëshpëruar nga ajo që sheh.

”Jam i befasuar me këtë që po shoh. Ndoshta është mungesë e vetëdijes ose injorancë mediokre. Mund të dukem i bezdisshëm kur them se si një serb me reklamë në cirilik dhe me këngë serbe punon lirshëm në mes të Tiranës. Le ta provojë dikush nga Tirana e ta bëjë këtë gjë në Beograd, apo diku tjetër. Pikërisht këta serbë i shqyen pikturat e një piktoreje shqiptare në Beograd, vetëm për shkak se ishte pjesëmarrëse në një ekspozitë ballkanike”, shprehet Kushtrimi, vizitorë nga Kosova.

Edhe Anisa, një studente tetovare në Universitetin e Tiranës, ndjehet e befasuar me atmosferën në hyrje të panairit.

“Është ky një turbo-folk i përzier me skarën serbe, që për neve nuk lë ndonjë shije të mirë. Ne, si tetovarë, kemi traditën tonë të kuzhinës së begatë. Pse nuk është ftuar ajo, kur dihet se kuzhina jonë pushton qendrat turistike të rajonit, Evropës dhe botës. Por, ja që mentaliteti ynë tregon se jemi të tillë dhe nuk i vlerësojmë tanët. Më e keqja është se këtu mungon një ndjenjë kombëtar dhe atdhetar”, thekson studentja tetovare.

Një grup studentësh kosovarë ndërkaq apelojnë që partitë dhe lëvizjet politike të zgjohen dhe të shprehin revoltë ndaj kësaj dukurie.

“E pyesim Aleancën Kuq e Zi, por edhe ndonjë tjetër, që këtu rrah gjoks për kombëtari se ku janë tani. Atje (në veri të Kosovës) serbët vendosin barrikada dhe s’lejojnë shqiptar që t’i shkel këmba, e as t’i dëgjohet zëri, e këtu ndodh e kundërta - serbët defilojnë si të duan dhe nga të duan”, nënvizohet , mes tjerash, në apelin e studentëve kosovarë, që vizituan Panairin.

Autoritetet dhe institucionet e Tiranës nuk deshën të flisnin për këtë çështje, që për shumë vizitorë lë përshtypje të keqe që në shikim të parë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora