E shtune, 20.04.2024, 12:00 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: 17 nëntori i vitit 1988 një kujtesë e paharrueshme qe Kosovës ja vuri themelet e pavarësisë!

E marte, 15.11.2011, 08:57 PM


17 nëntori i vitit 1988 një kujtesë e paharrueshme qe Kosovës ja vuri themelet e pavarësisë!

 

Nga Ismet Uka - Vushtrri

Ish punëtor i Kombinatit Trepça

 

Kur të gjithë menduam se u shterrën rrugët e veprimit për realizimin e kërkesës  se popullit shqiptar të Kosovës për pavarësinë e saj dolën Minatorët ne skenë me kërkesat e tyre dhe nga kërkesat e veta nuk hoqën dorë për kurrfarë çmimi. Minatorët kërkesat e veta për republikën e Kosovës nuk i bashin nga birat dhe birucat ilegale por kërkesat e tyre ishin kërkesa legale ne institucionin e tyre legal i quajtur tubim i punëtorëve. Pohimet e okupatorit serb se klasa punëtore e Kosovës nuk po i përkrah kërkesat e inteligjencës kosovare për Kosovën republikë lëvizja punëtore e kombinatit Trepça ne krye te secilës lëvizje ishin minatorët, pohimet e tilla te okupatorit serb shumë shpejt i demaskoj. Ishte 17 nëntori i vitit 1988 kur u përhap lajmi se ne Kosovë kishte arrit një delegacion nga komiteti qendror  PKS-ës për te ber presion mbi udhëheqësin shqiptare te Kosovës qe te bëjnë ndryshime kuadrovike si ne kryesin e Kosovës po ashtu edhe ne kryesin e komitetit krahinor te LK-ës, qe këto ndryshime te bëheshin ne pajtueshmëri me propozimet e njerëzve ne krye te këtyre institucioneve qe do ti propozonte delegacioni i ardhur nga Serbia te cilin delegacion direkt e kishte autorizua Millosheviçi. Minatorët e Stantergut me te dëgjuar kit lajm se presioni mbi institucionet e Kosovës po ja fillon nga ana e Serbisë dhe përmes këti presioni Serbia po i atakon te drejtat e deritanishme qe shqiptaret i kishin me kushtetutën e vitit 1974 dhe kjo kushtetutë sipas pohimeve serbe duhet te ndryshohet dhe te shëndrrohët ne statut si dhe formimi i Serbisë unike qe dot nënkupton qe Kosova ta hupte elementin e shtetësisë te cilin e gëzonte deri atëherë. Minatorët e stanterrgut menjëherë i lan punishtet ne zgafellet e minierës,flloteret i lan te zbraztë hapësirat e flotacionit aty ku pastrohej xehja dhe bëhej ndarja e zinkut nga plumbi,e ndërpreu punën menjëherë shkritorja e plumbit si dhe rafineria gjithashtu marshit te minatorëve ju bashkëngjit edhe fabrika e pajisjeve te procesit dhe fabrika e zinkut, akumulatorit, fabrika e plehrave artificial, fafosi. Pra, keti marrshi madhështor dhe patriotik ju bashkëngjiten te gjitha OP te kombinatit Trepça minatorët marshuan drejt Prishtinës me parullën se do ti mbrojmë institucionet tona dhe çdo ndryshim i cili duhet te bahet mos te bahet me presion po te bahet ne mënyrë demokratike, Minatorët ishin te gaçëm qe institucionet e Kosovës te themeluara ne bazë te zgjedhjeve te lira qe garantonte kushtetuta e asaj kohe ti mbrojnë edhe me trupin e tyre nga dhuna e Serbisë e cila ushtrohej mi to. Marrshi i minatorëve drejt Prishtinës e hemogjenizoj shqiptarin e Kosovës duke fillua nga fëmijët, pleqtë dhe plakat nxënësit dhe studentët, punëtori dhe punëtorja, pra, Prishtina u bë shumë qytet i vogël për ti zënë ter at popullatë shqiptare qe i përkrahshin Minatorët e stanterrgut ne kërkesat e tyre qe institucionet e Kosovës çdo gjë qe te vendosin te vendosin pa presion. Dita ishte shumë e ftoftë por edhe me reshje bore por atmosfera politike ishte aq e nxehtë saqë at te ftoftë qe dominonte se ndinte as kush vetëm ecej e shkohej drejt Prishtinës për tu tubuar atje i madh dhe i vogël sepse kombi ishte ne rrezik. Serbia dhe politika e Milloshoviqit kishte vendos themelimin e Serbisë se madhe ne dëm te territorit te Kosovës, Vojvodinës, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kroacisë, Milloshoviqi doli me sloganin se aty ku asht prezent një serb do te jet prezentë edhe Serbia, ky slogan i trimëroj serbet e Kosovës dhe për çdo dit krijojshin incidente për Kosovë a sidomos për OP krijojshin incidente vetëm e vetëm për tu shtua dhuna shtetërore kundër shqiptarëve. Veprimet e nacionalizmit serb punëtoret e Trepçës nuk i tremben fare, tani populli shqiptar masë marshit te minatorëve për ne Prishtinë ishte hgjemonizua dhe kishte dal me kërkesa te hapëta ose te barabartë ose konsiderojmë se Kosova është nen okupim nga ana e Serbisë. Serbia kishte vendos qe me dhunë ti realizoj aspiratat e veta pa marr parasysh pasojat te cilat dot dalshin sepse ishte marrëveshje mes pushtetit, kishës dhe akademisë se shkencës dhe arteve te Serbisë qe Kosovës gjithsesi ti merret kushtetuta e vitit 1974,sepse konsiderohej qe kjo kushtetutë serbin e ka dërmuar dhe nuk e len mu bashkuar kurren e kurrës. Ishte trishtim i madh kur ekzistonte federata ekzistonte kryesia e Jugosllavisë ku ne at federatë kushtetuta popujt e saj i njihte si te barabartë kurse Serbia si element konstutiv i asaj federate vepronte dhe punonte ne mënyrë anti kushtetuare,pa ija tërhjek vërejtjen askush qe mos ti uzurpohen te drejtat popullit tjetër e ne interes te saj. Me veprimet e Serbisë qe i bënte çart vërehej se Serbisë i kishin metë duart e lira qe me Kosovën te bëj qa te donë dhe si te donë vetëm e vetëm Serbia njësit tjera ti lej rahat. Pra, Serbia filloj qe ta torturonte popullin shqiptar ne mënyrë kolektive dhe qe te fuste frik sa ma te madhe qe pa e kundërshtua askush Serbia ti realizonte qëllimet e veta. Këto veprime Serbia vetëm sa vinte dhe i intensifikonte edhe për kundra vërejtjeve, ankesave por edhe rezistencës qe ja bashin institucionet e Kosovës, Serbia veprimet politike kur ishte çështja e Kosovës i qiti nga rendi i ditës i futi ne veprim, policin dhe ushtrinë, pra, kërcoheshin udhëheqjet e Kosovës me polici dhe ushtri .Ata qe deklaroheshin kundra atyre masave ata merreshin dhe izoloheshin dhe i torturonin mizorisht. Pra, marshi i minatorëve te Stanterrgut  me 17 shkurt te  vitit 1988 ishte fillimi dhe fundi i një bashkëjetese te rrejshme ku qytetari shqiptar ne at krijesë ishte ne shumë fusha i diskriminuar, lufta për barazi te shqiptarëve me te tjerët ne federatën e Jugosllavisë nuk pushoj kurrë ne Trepçë nga 17 nëntori i vitit 1988 e deri ne vitin 1990 atëherë kur edhe u varrosen gjasat e secilit shqiptar qe i thotë bukës bukë se me serbin problemi i shqiptarëve do të zgjidhet ne mënyrë paqësore dhe politike. Pra, viti 1990 shënon represionin ma te madh ne historinë e shqiptarëve pas luftës se dytë botërore ku nga Trepça u përzunë me dhunë 17500 punëtor te nacionalitetit shqiptar rrugën e minatorëve te Trepçës por mos ti pranua masat e dhunshme ne ndërmarrjet e tyre ku punonin e ndiqen edhe tirat OP ne mbar Kosovën kështu qe ne mënyrë lineare punëtoria kosovare mbetej pa punë sepse përzaheshin me an te forcës policore serbe nga ndërmarrjet e veta. Tani kësaj rruge te minatorëve shkuan edhe punëtoret administrative neper komuna te Kosovës shkollat dhe institucionet tjera. Pra, Serbisë si mbeti tjetër por i mbylli edhe shkollat me an te dhunës dhe nxënësit shqiptar u organizuan dhe i mbajtën mësimet nëpër shtëpia private mi dhjet vjet. Gjithë ashtu edhe policia e Kosovës u deklarua se nuk do ti pranoj masat e dhunshme te cilat i futi Serbia edhe aty u krijua një lidhshmëri apo ma mirë me than u bë bashkimi i popullit  një për te gjithë te gjithë për një një kështu qe Serbia edhe se kushtetutën e ndryshoj me an te dhunës por edhe solli ligje ne frymën e asaj kushtetute kurrë ne territorin e Kosovës nuk mundi ta aplikoj sepse populli si pranonte ligjet serbe.

Tani shqiptaret e Kosovës te ndarë përfundimisht nga politika e LKJ-ës filloj te organizohet politikisht me qellim qe vet shqiptaret te jen kreator te politikes se tyre, viti 1990 minatorët e Trepçës veç i zuri te organizuar politikisht dhe ne aspektin sindikal ,pra e gjithë Kosova ju kishte bashkëngjit Lidhjes Demokratike te Kosovës ne krye te se cilës ishte Dr. Ibrahim Rugova. Pra, tani popullata kosovare nuk dëgjonte ma urdhra nga Beogradi po urdhrat i dëgjonte dhe i merrte nga Kosova dhe politikat e saj. Serbisë dhe regjimit serb për kit ndarje politike e cila i erdh ne befasi se Kosova e para e futi ne sistem pluralizmin politik apo sistemin shumë partiak. Serbia u trondit dhe s’vonoj shumë edhe ajo e formoj partin socialiste te Serbisë e cila parti villte vrer e helm kundër shqiptarëve. Pra, shqiptaret ndiqeshin ne çdo hap dhe skutë, punëtoret e Trepçës dhe minatorët posa u identifikohej  qe kanë punuar ne Trepçë menjëherë rriheshin shaheshin, maltretoheshin ne mënyrën ma vulgare. Pra, për minatorët ishte krijuar përshtypje e keqe te pushteti serb se mos te  ishin minatorët pat me pas sukses përfundimi i marrjes se kushtetutës se vitit 1974  po këta qen ata qe ua prishen planet dhe vërtet ashtu ishte dhe ndaj minatorëve dhe punëtorëve te Trepçës filloj represion i tmerrshëm si aj fizik ashtu edhe psikik. Presioni kundër shqiptarëve ne vazhdimësi kurrë nuk u ndal por presioni kundër punëtorëve te Trepçës ishte diçka i veçante dhe i porositur ma lart qe ndaj punëtorëve te Trepçës edhe atëherë kur ecin tu epet vërejtje pse po ec kështu dhe te futen ne fallak. Pra, marrshi i minatorëve te Trepçës ishte si fillim i vuarjes se themeleve te shtetit te Kosovës dhe pavarësisë se saj, populli shqiptar nuk ishte ma i bashkuar ne kurrfarë etape historike se tani dhe ma u dike se kthim mbrapa nuk do të ketë, dhe shpesh u dëgjonte neper ndeja e tubime parulla “ma mirë varr se rob”. Serbia dhe policia e saj ma ligjeve ne Kosovë nuk u përmbante midis rruge tregu shkolle inskenonte ngjarjet dhe vriste qytetar shqiptar vetëm e vetëm për te krijuar frik dhe popullata te shpërngulej prej Kosovës. Por, varrime te atyre shqiptarëve merrnin pjesë masë e madhe qytetaresh ndodhke qe ne varrim te marrin pjesë edhe dyqind mijë shqiptar. Filloj solidaritet i gjer nder shqiptar ku do qe ishin ne mbar rruzullin tokësor dhe u zotuan qe për kafshatën e gojës nuk dot lejohet te vuaj askush, filloj përkujdesje intensive ndaj familjeve te minatorëve te Trepçës ne përgjithësi si nga diaspora po ashtu edhe nga viset e ish Jugosllavisë ku jetonin shqiptaret. Shqiptaret ishin te bashkuar dhe ne lëvizje për ti dal ne ndihëm njeri tjetrit besa shqiptaret ne serbi ,Maqedoni dhe Mal te Zi edhe ata torturoheshin nëse hetoheshin duke i ndihmuar shqiptarët e Kosovës. Ky solidaritet nder shqiptar i habiti popujt sllav te ish Jugosllavisë. Pra 17 nëntori i vitit 1988 dita kur ndodhi marrshi drejt Prishtinës ishte dhe është datë shumë me rëndësi dhe shumë domethënëse për popullin shqiptar ku do qe ishte dhe është ne viset jugosllave. Ky marsh e bashkoj apo si me than e hgjemonizoj popullin shqiptar ne aspektin pozitiv dhe këtu u pa se ma shqiptarët e Kosovës nuk dot jetojnë te nënshtruar dhe nen thundrën e askujt. Ky marsh i minatorëve hapi një etapë te re te zhvillimit politik dhe e demaskoj ne thelb politiken e LKJ-es se kjo politik është politik segrgacioniste dhe për ngjarje te njëjta ne viset e ish Jugosllavisë mat me kute te ndryshme, por edhe marrshi e demaskoj PKJ-n se kjo parti kishte hup at karakterin e mirëfilltë politik ku brenda saj anëtari mund te shtronte kërkesa te çfarëdo lloj karakteri dhe kërkesat nuk mbetshin pa përgjigjej. Pra, ky marsh hapi një luftë politike mes komunistëve shqiptar dhe atyre serb dhe partia ishte e ndarë, sa i përket kërkesave gjithë popullore shqiptare ne Trepçë ku ato kërkesa u vlerësuan shumë te arsyeshme me synim qe ta ruajnë barazinë e popujve ne federatën e Jugosllavisë si dhe zhvillimi ekonomiko social te jetë ne interes te të gjithëve. Mirëpo, komunistët serb me këto vlerësime dhe kërkesa as qe u pajtuan ata fajtorin e kërkonin te nacionalizmi shqiptar dhe thonin se këto kërkesa janë te orientuara kundër Serbisë te cilës ja mohojnë qe Serbia te jetë unike ne territorin e vet. Kërkohej diferencim i kuadrove ne aspektin fundamental me qellim qe kuadrat e diferencuara te zëvendësoheshin me kuadro serbe. Ma pjesë e madhe e komunistëve ne Trepçë programin e PKJ-ës e varrosen dhe vepronin e punonin ne bazë te asaj qa ishte kërkuar nga mbar popullata e tubuar ne Prishtinë, dhe nxënësit e studentët aq fort u nxeh atmosfera politike sa qe ishte rrezik qe te vinte deri te konflikti nder nacional neper mbledhje te PK-ës. Shpesh here serbet bënin edhe me gisht ne shenjë presioni qe komunistët shqiptar rreth lëvizjes punëtore ne Trepçë te mendonin qysh mendojnë ata, i fiksonin mendimet neper mbledhje dhe kërcënonin se nëse nuk propozohen dhe aprovohen mendimet e tyre ose mos pajtimin e tyre e parapashin si pik ne punën e mëtutjeshme te organizatës partiake,dhe ne kundërshtimet e shqiptarëve ne mënyrë te fuqishme rreth vlerësimeve te tyre shoviniste ne mënyrë protestuese i lëshoshin mbledhjet e konferencave te LK duke u kërcënuar se do ta shihni. Mirëpo më kjo nuk ishte breng e shqiptarëve sepse dihej se ma bashkë veprimeve ju ka ardhë fundi sepse neve shqiptarëve na sugjerohej qe te nënshtrohemi dhe pozitën e Kosovës ta pranojmë ashtu qysh vendosi Serbia. Këto sugjerime serbe ne Trepçë nuk u pranuan nga askush dhe erdh deri edhe pushimi i prodhimtarisë ne Trepçë. Tani kur ketë lëvizje madhështore gjithë popullor ne krye te të cilës ishin minatorët e Trepçës qe kontribuon ne shkëputjen nga një politike  qe me shekuj shqiptaret i mbante si qytetar te rendit te dytë, ku ma vonë ketë pavarësi politike sociale dhe ekonomike e vulosi edhe pushka çlirimtare e UQK-ës ne krye me forcat e NATO-se dhe Kosova definitivishtë u çlirua nga thundra e okupatorit serb ku edhe kësaj lufte për çlirimin e Kosovës ju bashkëngjiten shumë minator te Trepçës. Tani kanë fillua lëvdata shterpe te çdo kujt q e ka përjetuar lëvizjen punëtore ne Trepçë mirëpo përcaktim konkret dhe definim konkret te statusit te kësaj lëvizje për çlirimin kombëtar social dhe politik nga ana e institucioneve te Kosovës nuk ka. Pra, tendencat e pushtetarëve te Kosovës qe minatorët e Trepçës te ngushëllohen për ata qe e kanë ber për Kosovën e popullin e saj vetëm me fjalë te bukura nuk është e bollshme ashtu qysh nuk kishte me qen e bollshme qe te veprohet ashtu edhe ndaj luftëtarëve te lirisë si ndaj punëtorëve te Trepçës.

Pra, 17 nëntori  i vitit 1988 duhet te futet si datë festive shtetërore sepse është një prej datave më të rëndësishme te popullit te Kosovës ku ne ketë datë kombi ishte i bashkuar rreth kërkesave te minatorëve dhe deri ne çlirimin definitive te Kosovës nga këto kërkesa nuk u hoq dorë. Te zgjidhet me ligj statusi i punëtorëve te Trepçës dhe tu përcaktohet përkujdes institucional ne aspektin material e social sepse minatorët e meritojnë ta kenë venin e nderit ne mesin e atyre qe dhanë edhe ata ma te çmueshmen për lirin e Kosovës. Ma minatorët e Trepçës fjalët e bukura e te mëdha ta cilat po i përdorin disa udhëheqës te Kosovës ne shenj miradije rreth minatorëve për ata qa e bën rreth çlirimit te Kosovës nuk do ti pranojnë sepse fjalët e tilla nuk na duhen por neve na duhet sigurimi i bukës për sofrat tona qe kjo bukë na mungon se qysh i kemi than Serbisë ma me ty jo dhe ne Kosovë te konsiderojmë si okupator.       

 

Ismet Uka, ish punëtor i Trepçës, tani pensionist i parakohshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora