Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Në Drenicë

| E hene, 14.11.2011, 08:55 PM |


Halit Bogaj

 

NË DRENICË

 

Në Drenicë anembanë

Armiqtë tanë kokat lanë

Në Drenicë  ndizej zjarri

Për  t’u mbrojtur nga barbari

Kishte thënë Ahmet Delia

Nuk durohet dot Serbia

Nuk durohet tërë ai tmerr

I ushtruar si çdo herë

Dhe pas tij Azemi trim

Si  një rreze në agim

Kishte dalur  në rini

Të luftonte për liri

Ai  armikun e tmerrionte

Thoshin se po fluturonte

Gjithashtu Kamer Sejdia

I rrethuar nga ushtria

Mbronte nderin e Atdheut

Si stërnip i Skenderbeut

Tahir Meha burri tjetër

Kishte marrë pushkën e vjetër

Mbronte tokën e të parëve

Kthente nderin e shqiptarëve

Ndër kreshnikët madhështorë

Me  ndriçim si meteor

Nga Polluzha ish një trim

Që na thirrte për bashkim

Nga Kosova si do herë

I ndihmonin shokët tjerë

Dhe në fund Adem Jashari

Trim tribuni legjendari

Për atdhe e Dardani

Ai  e bëri një ushtri