E premte, 29.03.2024, 12:17 PM (GMT)

Editorial

Selim Nëngurra: Asht koha që ma në fund fëmijët e mërgimtarëve dhe vet mërgimtarët të kenë përkujdesjen institucionale të shteteve shqiptare

E diele, 13.11.2011, 08:04 PM


ASHT KOHA QË MA NË FUND FËMIJËT E MËRGIMTARËVE DHE VET MËRGIMTARËT TA KENË PËRKUJDESJEN INSTITUCIONALE TË SHTETEVE SHQIPTARE

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Dje në saidin zemrashqiptare.net lexova nji shkrim të mirë të aktivistes, poetes e krijueses, por para së gjithash, mësueses e atdhetares së mrekullueshme, zonjes Miradije Gashi. Ky shkrim edhe më nxiti të baj edhe unë nji shkrim dhe ta vijoj temen, ta bajmë publike këte për opinionin shqiptar, dhe të shpresojmë se kjo do t’i nxisë, do t’i frymëzojë edhe institucionet e shteteve shqiptare, kompetentët, ministrat e ministrisë së  Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë, që të ndërmarrin diçka sa ma parë për fëmijët e mërgimtarëve tanë të shperndamë gjithandej nëpër botë.

Do të përpiqem të jem sa ma i qartë dhe sa ma i thjeshtë.

 

Në vjeshten e vitit 1989, në qytezen Svappavara, në afersi të qytetit Kiruna (qyteti ma verior i Suedisë), ishim diku 100 shqiptarë nga Dardania e nga Maqedonia. Kishim diku 22-25 femijë të moshes shkollore, që në vendlindje kishin krye nga 1 e 2 vite shkollim fillor. Ata fëmijë filluen të shkonin në shkollat suedeze.

Askush nga prindët dhe të rritunitt (kishte aty edhe disa të ashtuquejtun beqarë) nuk interesohej se a po mund të mësonin fëmijët, a kishin ata farë të drejte tjeter, pos me shkue në mengjes heret në shkollë e prindet me u thekë në gjum mengjesi, mbasi tanë naten kishin luejtë letra e bixhoz dhe kishin pi " ÇAJ RUSI" me bardaket turq.Të droguem nga çaji, ata mezi pritnin me i qitë femijet nga shtëpia e me ia kërsitë gjumit. Disa herë kompetentet e strehimores kishin kërkue nji njeri nga mesi ynë me u marrë me fëmijet me mësimin plotsues në gjuhen amtare, me prezantue në orët e mesimit dhe me i ndihmue femijet me probleme gjuhësore etj, etj.

Ma në fund atë punë e mora unë mbi vete. Thanë sinqerisht, unë dija se askush ma shumë se unë aty as që ishte kompetent per atë punë të shejtë, sepse shifsha nivelin e prindëve të atyne fëmijve, por nuk imponohesha per mos me pasë perplasje me dikend, edhe per faktin se unë isha njeri me përgaditje të naltë shkollore dhe isha i vetmi aty, por unë nuk isha as kurrë nuk kisha qenë mesues.

Mirëpo pranova oferten e zyrtarëve per hir të femijëve, per me i ndihmue ata dhe me dhanë pak sado pak kontribut per fëmijët tanë.

Pata punue aty si mesues diku 5 muej. Nji ditë erdhi si azilkerkues z. Haki Alaj, arsimtar i edukates fizike në Gjimnazin e Deqanit, dhe unë menjiherë e angazhova z. Haki dhe i lejova atij vendin tim, sepse kisha bindjen se ai kishte pervojë si pedagog dhe atë punë të shejtë të mesuesit e bante shumë ma mirë se unë.

Pse e përmend këtë?!  E permend jo per t’u lavdue se isha mesues i fëmijëve edhe unë, por per ta paraqitë si argument, tue marrë shembull veten time, se cili asht fati i femijëve të mergates tonë.

Pra, unë që kisha krye shkollën e naltë të administrates, edhe ate në gjuhen sllovene, tash isha mesuesi i femijëve shqiptarë, që duhej t’u mësoja Alfabetin, t’u spjegoja e mesoja kulturë e histori kombtare, gramatikë e sintaksë, ndersa unë asnji nga këto nuk i dija as vet per veten time, pos alfabetit dhe historisë kombtare, të cilen e dija nga leximet e mia, ndersa te tjerat nuk i dija dhe as  sot nuk i di, sepse jam shkollue në gjuhë të hueja. Pra rasti im le të jetë shembull per ta deshmue profesionalitetin dhe aftësinë e mesuesëve tanë në mergatë, që punojnë me femijet tanë.

Kështu ka shkue me vite pergjatë kohes, sa na ishim azilkekrues dhe refugjatë per arsye të situatës në Atdhe. Edhe me nga kater klasë të shkollimit fillor njerëzit janë punsue si mësues me femijet tanë. Organet e shtetit ku jetojmë nuk qanin kryet, ata kishin normen ligjore që i detyronte ata me e plotësue, me pasë femijet nji mesues në gjuhen amtare. Se a kishte mesuesi aftësi, kompetenca, pershtatshmeni dhe moral, askush nuk merzitej. Kjo taktikë shpesh ka sjellë edhe te konfliktet mes prindëve dhe mesuesëve dhe disa nga këto konflikte kanë perfundue edhe me ngatrresa serioze e me pasoja. Flas per Suedinë dhe Norvegjinë, sepse njoh mirë rrjedhat e këtij procesi në këto dy shtete, por jam i bindun se as në shtetet tjera nuk ka qenë ndryshe.

Mbasi u çlirue Dardania, dhe masi edhe në Maqedoni shqiptarët u stabilizuen si shtetas të Maqedonisë, shtetet europerendimore lejuen lejeqendrimet per nji pjesë të madhe të shqiptarëve, ndersa nji pjesë i larguen. Tash edhe prindet disi u koncentruen, filloi perzgjedhja e njerëzve që do  të ishin mesues. Së paku ata që ishin me këtë profesion të Shejtë nuk mbeten jashtë marginave.

Shtetet mikpritëse paguenin mesuesit me të njejtat tarifa sikurse edhe paguenin mesuesit e vet. Mirëpo, per çudi, me kohen na shqiptaret lakmuem shembujt e popujve të kultures islame. Këtu në Norvegji shumicë e kësaj kulture janë pakistanezet. Ata zakonisht kanë nga dy e ma shumë gra. Shumica e tyne gratë dhe femijet i mbajnë në vendlindje në Pakistan, në Norvegji gjejnë ndonji plakë të mbetun dhe bashkjetojnë me te, por per shkak të shfrytzimit të shtesave feminore dhe ndihmave të tjera që jep shteti per femijet, ata e sjellin nji nga gratë e veta në Norvegji me nga nji tufë fëmijë dhe ata femijet i dergojnë në shkollat norvegjeze, por drejt nga ato shkolla i dergojnë në xhamijat e tyne, ku imami u mëson mesimet kuranore dhe fetare islame. Nji taktikë të tillë filluen ta ndjekin edhe shqiptaret në këtë shtet. Ma në fund shteti shikoi se meigrantet me besim islam nuk janë të interesuem per shkollimin plotësues dhe e nderprenë financimin , pagesat e mësuesëve.

Ta zamë, me vite në Oslo punon nji shkollë, por ajo nuk ka lokal, ajo mësimet i mban në lokalet e xhamisë. Ka ndodhë që nese janë mbajtë mesimet per shkaqe të ndryshme në lokale tjera, fondi i xhamisë u ka pague qeranë atyne lokaleve. Tash a ka ma tragjike se sa derisa mesuesi u spjegon femijve histori dhe kulturë kombtare, aty para syve të tyne apo vetem nji mur mbrapa shpines së tyne, burrat me tespihe në dore ngrejnën vithet dhe degjohen ulurimat e allahuekberit dhe lutjet tjera arabe, që as ata që i ulurisin nuk i kuptojnë. I kupton vetem imam torollaku, i cili asht shumë, teper shumë i pregatitun per t’i ba sherbimet e dikutj (Zoti e din cilit dreq të mallkuem ) dhe per t’i shkatrrue shqiptaret, historinë dhe kulturen e tyne që në rranjë, që në gen.

 Tash unë perkrah shkrimin e zonjes Mesuese Miradije Gashi dhe baj pyetjen: Si ban që xhamija të ketë pare me financue jo vetem veten e saj, por edhe mesuesit shqiptarë?! Ku i merr ato pare xhamija ?! Si ka mundësi që këshillat e xhamijave të kenë edhe pushtet në NORVEGJI ( flas per te se këtu jetojë dhe njoh rethanat , por di se kështu asht në të gjitha shtetet ), ata formohen dhe menjihere gjejnë lokalin per sherbimet e veta, dergojnë kerkesen per me u sjell nga Dardania, Maqedonia apo dika  tjeter edhe imamin dhe krejt kjo zgjatë maksimum tre muej dhe imami vjen me nji grue me shami në krye dhe me dy tre femijë të vegjel. Nuk po mundem t’i ik faktit e mos ta permend se si ka mundësi që UDI-ja, Departament i ministrisë së shtetit per shqyrtimin e kerkesave të azilit, refugjatve dhe bashkimeve familjare, refuzon bashkimet familjare per femijet tanë që janë rrit , shkollue dhe jetue mbi 20 vite në Norvegji dhe janë shtetas të saj , kanë krye edhe sherbimin ushtrak këtu etj. etj., dhe atyne u refuzohen edhe nga dy e tri here kerkesat me u bashkue me gratë apo burrat e tyne atje në vendlindje me të cilet këta janë martue e kunorzue dhe besa ka raste kur kanë edhe femijë bashkë?! Pra, si ka mundësi që xhamija i kryen punet e veta mbrenda nates, e ata që me vite ishin dhe janë taksapaguesit e këtij shteti nuk munden, ata duhet  me angazhue avoca, të cilet kushtojnë nji dreq e gjysem per me i realizue të drejtat e veta elementare njerzore, me sjellë bashkshortin e me vazhdue jeten dhe me krijue familje.

Shumë nga këto martesa janë detyrue edhe të shkeputen sepse janë lodhë tue pritë dhe kanë prishë mardhanjet mes tyne, sepse kanë lindë dyshime e fjalë thash e thana.

Marr shembull djalin tim, Fan-Nol Hasanaj, i lindun me 26.10.1988, ai asht kunorzue me nji vajzë në fshatin Rudica në komunen e Klines në shtator të vitit 2009, ka dorzue dokumentet e duhuna per bashkim familjar, mbas nji viti pritje ka marrë pergjigje negative. Arsyeja e refuzimit e padrejtë dhe banale. Asht ba ankesa, pritje edhe nji vit dhe tash prap vjen perrgjigje negative dhe landa dergohet në gjykate e UDI-së, apo UTLENDINGSNEMDA , sikur i thonë këtu. Prap arsyeja per vendim negativ e pakuptimtë dhe diskriminuese. Këtu shteti kerkon që garantuesei ( qytetari norvegjez ) që kerkon bashkim familjar me bashkshorte, prind dhe femijë, duhet me plotësue këto kushte;

 1 Ta ketë të zgjidhun çashtjen e banimit dhe banesa të ketë siperfaqe të bollshme per jeten e dy personave ( nuk di saktë sa metra2 duhen ).

2. Ta ketë vendin e punes  të perhershem dhe t’i ketë te ardhunat minimum 227.000 korona norvegjeze në vit.

3. Të mos ketë procedura policore kunder garantuesit.

4. Vertetimi se nuk ka kunorzim me dike tjeter

5. Vertetimi i shtetësisë dhe vendbanimit.

Tash per tu dhanë njoftim të tjerve, unë baj publik rastin personal të familjes time.

Djali im ka shtepi të veten, asht pronar i saj dhe ajo shtepi ka 120 metra katror me tri dhoma fjetje, me dhomen e dites, me kuzhinë, banjo e dy WC dhe me garazhë per makinë.

Ka 335.000 korona të ardhuna vjetore nga puna në shitore në aeroport, ndersa veç kësaj ka edhe firmë transporti e pastrimi si bashkpronar me kunaten dhe nji mik në të cilen deri tashti këtë vit kanë pasë qarkullim mbi 1 milion korona norvegjeze, nga kjo kanë pague diku 300.000 korona tatim shtetit Norvegji, plus tatimi nga rroga në aeroport.

Nuk ka kunorë me dike tjeter dhe nuk asht nen hetime policore per asgja.

Cila pra mund të jetë arsyeja që refuzon Norvegjia që ky me sjellë nusen e vet, me krijue familje me te? Apo ishte dashtë ta deklarojë në kerkesen se nusja e tij asht HOXHENICË?

 Dhe raste si ky unë i di 6 dhe dy nga to janë edhe dy here dy fëmijë që rriten me njanin prind, sepse shteti DEMOKRATIK, NORVEGJIJA, refuzon bashkimin familjar të prindëve të tyne.

Unë shpresoj që këtë shkrim ta shohë ndonji shqiptar, që di mirë norvegjishten, ta perkëthejë dhe t’ia dergojë shtypit norvegjez. Mendoj se bota duhet të alarmohet per padrejtësitë që me vite Norvegjia  ( kjo mike e smuet e serbëve dhe Serbisë ) u ban shqiptarëve. Mue, sado që e shkruej dhe flas mirë norvegjishten, nuk më botojnë shkrime të tilla.

Dhe per fund, per tu këthye te tema. Tash kemi shtetin Dardani, 12 vjet liri dhe 4 vjet mvetësi; kemi ministrinë e Arsimit dhe ministrinë e Diaspores, prandaj mendoj se asht momenti i fundit që këto ministri me u angazhue per ne, me marrë në mbrojtje arsimimin e femijve tanë, me kontrollue kualitetin e profesionalitetin e mësuesve, me sjellë me kontrata mes shteteve mësues

 aty në ato mjedise ku mungon mesuesi, apo nuk asht  i nivelit profesional, me sjellë mësues nga Atdheu. Dhe pse jo, me u angazhue permes sherbimeve diplomatike e ndershtetnore, me shtrue pyetjen, si ban që imamit i lejohet lejeqendrimi dhe leja e punes per tre kater muej, ndersa bashkimi mes bashkshortëve dhe antarëve të familjes zhagitet me vite dhe refuzohet. Mendoj se shteti i ynë ka obligim edhe per ne mergaten. Ai shtet duhet me na mbrojtë dhe me u kujdesë per ne, ndryshe asht nese shteti i ynë, nga ku kemi rranjet dhe ku andërrojmë të rikthehemi nji ditë, ta pyesë Norvegjinë ( e marr vetem si shembull ) pse refuzohen kerkesat per bashkim familjar të qytetarëve shqiptarë, shtetas në Norvegji, e jo edhe kerkesat e imamëve e hoxhenicave, dhe ndryshe asht nese kunder këtyne veprimeve makabre, të padrejta dhe antiligjore reagojmë na, mërgimtaret, qoftë si individ qoftë si grupe.

Mendoj se si teper na ka harrue Atdheu, na kanë harrue institucionet e tij, dhe kjo më shqetëson. Unë mbaj mend se në kohen e ish Jugosllavisë per puntoret tanë në punë të perkohëshme në Gjermani e shtetet tjera, ministria e Arsimit,  e Shkences e Krahines Autonome të Kosovës dergonte me punue e arsimue femijet e puntorëve atje mesues me emen e të profesionit.

Hajt ta shofim sa asht ma  e zoja ministria e shtetit tonë të lirë e të mvetsishem sot se sa Krahina e Kosovës dikur?!

Duhet me na mbrojtë shteti i ynë i origjines, sepse per këtë ka obligim jo vetem moral, por edhe ligjor. Besa na mergata edhe e kemi meritue kujdesin dhe perkrahjen, sepse kemi dhanë shumë per këtë Liri, per Mvetësi dhe tash kerkojmë vetem pak kujdes, pak perkrahje, në mënyrë që mos të na neperkambin kush tii teket dhe që mos të na fusin shtetet dhe qeveritë europrendimore në të njejtin thes me popujt e Azisë e Afrikes, hajt se musliman janë, tua sjellim hoxhallaret dhe hoxhenicat dhe kemi krye obligimet ligjore me ta.

Mendoj se na nuk kemi nevojë per hoxhallarë e hoxhenica, as per mejtepet e tyne, biles unë mendoj se ata duhet me i largue sa ma shpejt nga mergata dhe qendrat tona në mergim. Na kemi nevojë per mesues të mirfilltë, kemi nevojë t’u tregojë shteti i ynë shteteve ku jetojmë, se edhe per ne interesohet dikush dhe na mbron nga padrejtësitë. Pse mos të na perdorë shteti i ynë ne per URË MIQËSIE me shtetet e botes?!

 



(Vota: 27 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora