E enjte, 25.04.2024, 12:24 AM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Autorët e monumentit “Kënga Himarjote”, Koço Çakalli dhe Pano Kokaveshi

E hene, 14.11.2011, 09:03 PM


 

Autorët e monumentit “Kënga Himarjote”, Koço Çakalli dhe Pano Kokaveshi

 

Nga Timo Mërkuri

 

Në ciklin “ Autorët e monumentit “Kënga Himarjote”, kam lënë pa përmëndur  Koço Çakallin dhe Pano Kokaveshin, ndonëse i kam cituar shpesh këta emra nëpër shkrimet e mia, qofshin  shkrime të këtij cikli apo studime të tjera  mbi iso-polifoninë. Por një shkrim  të vetëm për këta të dy korifej të këngës himarjote ende nuk e kisha shkruar.  Dhe arsyeja e kësaj mungese ishte shumë e thjeshtë:- Ende nuk më kishte rënë në dorë ndonjë fotografi e tyre, e cila të më jipte mundësinë të bashkëbisedoja me ta.  Por ja që në këto ditë fillimnëntori, durimi m’u shpërblye. Poeti Lefter Çipa në Himarë, na jep mua dhe poetit Agim Mato një fotografi të vitit 1930, bërë në rrethinat e Parisit, ku dallohen qartë Andrea Bala, Neço Muko, Koço Çakalli, Tula Paleologu, Pano Kokaveshi dhe Dhimitër (Mitro) Rumbo, fotografi të cilën  e publikojmë bashkë me këtë shkrim.

Një grup djemsh të rinj, që u ndrin zjarri i moshës në sy, dhe  një vajzë e bukur në mes tyre,  na shohin nga kjo foto që,  81 vitet e  kaluara mbi të, nuk ja kanë  humbur freskinë e momentit. E shoh qetësisht dhe mendoj: -Vallë atë ditë që pozuan para aparatit, a ishin të ndërgjegjshëm për rëndësinë  monumentale të këtij çasti të fiksuar në celuloid? Dhe më tejë, këta djem të rinj dhe kjo vajzë e bukur, që nuk dinte shqip, janë ata kolosë të ngritjes të atij monumenti, që vetëm  sot, pas njohjes nga UNESCO të vlerave të iso-polifonisë, do t’ja shihnim dhe vlerësonim përmasat e madhështisë?

Dhe të mos harojmë se në këtë date fotografimi …

…Koço Çakalli ishte  33 vjeç…

I lindur në Pilur më 1897, me një fëmijëri të zakonëshme fshati, ku gjithsesi do dallohej në mes të shokëve për vokalitetin e zërit të tij. Zbret në Sarandë për të msuar zanatin e rrobaqepësit nëpër kurset e asaj kohe. Këtu miqësohet me Neço Mukon dhe bëhet pjestar aktiv i grupit të tij teatror dhe interpretues i parodive. Është marës i grupit famoz të Neço Mukos  dhe si i tillë, edhe pjesmarës aktiv në  krijimin e vijës melodike të këngëve të këtij grupi ose siç quhet rëndom, të “avazit himarjot”.

Ndoshta duhet të theksojmë se ishte djalë i vetëm, ashtu siç qenë dhe Andrea Bala, Pano Kokaveshi, mandje do thoshnim edhe Neço Muko, pasi lidhjet e  këtij të fundit me të vëllanë, ish prefekti i Gjirokastrës dhe ish ministri i brendshëm i qeverisë  kuisilge në kohën e pushtimit Italian (gabimisht diku është shkruar në kohën e Zogut), ishin më pak se aspak. Edhe  Koço  Çakalli, ashtu si Andrea Bala dhe  Neço Muko e Tefta Tashko, do kishte një jetë të shkurtër dhe do vdiste në moshën 40 vjeçare, po ashtu si Neço Muko nga turbekulozi i laringut, sëmundje e marë në Paris.

Mandje, nëna e Andrea Balës, do ta fiksonte në vaj këtë fakt me ligjërimin e saj kur thoshte:  -Ndë Paris mo keshe qënë/O derëzeza Neço/Bashkë me Andrenë tënë/Koll’ e keqe u kish zënë/Dot’ jatrua nuk u bënë.

Por Koço Çakalli do kishte më shumë fat se Neçua në jetë. Ndërsa Neçua vdiq beqar, Koçua  u martua dhe la  tre djem e një vajzë, Krisanthin. Lexuesi le të dijë se  Katina Bejleri, këngëtarja e njohur himarjote, është e bija e Krisanthit, pra e mbesa e Koços. Po jo vetëm kjo e trashëgoi talentin  e të jatit. Dhe i biri i tij, Spirua, i cili  punoi në shtëpinë e kulturës në Himarë, kultivoi këngën himarjote, ndonëse nuk u ngrit dot në nivelin e të jatit

Por le të vazhdojmë me Koço Çakallin artist.

Tenor amator, me zërin e tij të fuqishëm inçizoi  qysh në pllakën e parë te Disku nr 44001 këngën hymn “Shqipëria” si dhe “Hymnin e Flamurit”. Është ndër të parat inçizime të Hymnit  të Flamurit që njohim dhe që pati përhapje,jehonë dhe pëlqim mbarëpopullor.

Fakti i inçizimeve  të këngëve himarjote nga Dhimitër Gjomema dhe grupi i tij miks, në 1905 në Çikago, është jo shumë i njohur në bregdet, për vetë faktin se nuk mbritën disqet e inçizimeve në Himarë.( Por kjo nuk e ka penguar Kristo Çipën që të shfrytëzojë këngën e këtij grupi “Moj Kalo, moj beqare/Moj Kalo leskoviqare” në një variant himarjot të saj, kënduar nga grupi që ai drejton).Por e kishim fjalën te Hymni i Flamurit  kënduar nga tenori pilurjot Koço Çakalli më 1929, në një nivel të pakrahasueshëm dhe të pa aritshëm. Dhe të mos harojmë se Koço Çakalli nuk kishte bërë asnjë shkollë muzike. I vetmi arsimim i tij, ishte  ai kurs  rrobaqepsie bërë në Sarandë që e përmëndëm  në krye.

Por ama, po të dëgjosh inçizimet e pllakave  që grupi bëri në Paris, konstaton rolin  parësor të Koço Çakallit, jo vetëm te këto hymne, të cilat i ka kënduar si tenor i vetëm, por edhe rolin e tij si marrës i pothuaj të gjithë këngëve të këtij grupi. Po të analizosh pjesmarjen e Koço Çakallit në këngët e inçizuara, konstaton një fakt interesant.

Ai, ndërsa ishte marës te pothuaj të gjitha këngët  iso-polifonike, si “Lule je, lule të thonë”,”Vogëlushja hane-hane”,”Ismail Qemali”,”Vajzë e Valeve””Vajzë e malit” etj etj, ndërsa është tenor te hymnet si “Shqipëria”, Hymni i Flamurit”, këndon me lehtësi me këngëtaret famoze Tefta Tashko Koço duet,  si te kënga  “ Tirana” , “Saranda” etj, me Tula Paleologun  “Këngë Dasmore”,”Syzeza”, me Dhimitër Rumbon “Pranvera’’,”Kanakarja” etj,këndon vetëm me Neço Mukon duet , si te kënga  “Dashuria”,”Marikë moj e dashuro”.

Po kaqë madhështor paraqitet edhe te këngët gazmore apo paroditë që, jo vetëm janë luajtur ne  skenat e improvizuara në Sarandë por edhe janë fiksuar te disqet e inçizuara te firma PATHE në Paris, si psh “Autobuzi dhe pasagjerët”,”Karnavali i Sarandës 29”, Hurrah,  dëfrim”  etj etj. Dhe me që u futëm në këto analiza, le të shohim edhe diçka tjetër, të cilën e diskutuam edhe me Lefter Çipën dhe Agim Maton.

Këngët e grupit të Himarës të Neço Mukos, janë  novacione të muzikës popullore. Në disa studime tonat e këmi theksuar rolin e tij në krijimin e “avazit himarjot” dhe përsosjen e rolit të zërave të këngës, qoftë të hedhësit, marësit, iso-s apo edhe prerësit.

Por ai ka edhe  një rol tjetër në krijimin e natyrës bregedate te melodia. Le të shohim këngën “Mbeçë more shokë mbeçë” të inçizuar te Disku nr  44019, për të cilën edhe unë diçka kam shkruar te sprova ime “Mbeçë more shokë, mbeçë te …iso-ja”

Teksti i njohur i variantit të Skraparit është lënë mënjanë ose është ndryshuar në variantin bregdetas, por përsëri edhe në të kënduarit e tij ka ndryshime. Dhe ja ku është:

-Pas vargjeve:- O ju zogj që veni e vini… vjen çuditërisht vargu i pashkruar gjëkundi, por aqë njerëzor në bregdet dhe që luan edhe rolin e refrenit…O ju zogj, zemëra ime.

Pas vargut: Këtë letër të ma shpini… vjen vargu refren…T’a shpini , zemëra ime.

Pas vargut..T’ja jipni të zezës nënë…. Vjen vargu refren …T’ja jipni, zemëra ime.

Këtu ju dëshmoj, se në vajet e nënave himarjote shprehja ‘’zemëra ime’’ është gati e  kudogjendur, duke e bërë kështu më të rëndë dhimbjen, më të zezë zinë, por më njerëzore  gjëmën. Jo vetëm kaqë, por kjo shprehje apo togfjalësh , ( më saktë dyfjalësh), ka marë qytetarinë në të folmen e zakonëshme të nënave bregdetase, ku u drejtohen fëmijëve, nipërve e mbesave, duke u treguar edhe në fjalë edhe në tingëllimën e  fjalëve dashurinë dhe dhimshurinë njerëzore . Këtë anë njerëzore vuri Neço Muko te këngët himarjote, prandaj ato janë aqë të dashura për ne. Dhe në këtë mes, roli i Koço Çakallit, jo vetëm si marrës, por edhe si një pilurjot traditashumë është evident.

Një anë tjetër e këngëve të këtij grupi, është fakti se ato kanë një komunikim të drejtëpërdrejtë me dëgjuesin. Jo vetëm që i ka hequr ato “oi,oi”, apo “aman,amane” që s’dihet nga kanë ardhur në muzikën tonë,  apo dhe ato atavizmat e iso-polifonisë të tipit “o shokë more”, por pothuaj të gjitha këngët e tij janë…biografi e jetës së tij apo e shokëve të tij.

Kënga “Moj Katina nina – nina” i kushtohet nje vajze nga Piqerasi (gabimisht është thënë se ishte nga Vunoi) e cila banonte te shtëpia e Pano Kokaveshit. Emri i saj dihet nga shumë vetë, por për etikë nuk përmëndet. Neço Muko dhe Andrea Bala e panë një ditë  që kishin shkuar në Himarë dhe në moment i ngritën këngën.Mandje shprehjet :merja Neço, ktheja Andrea, shprehje djaloshare te asaj dite  kur panë vajzën e bukur piqerasjote dhe krjiuan këngën për të, janë të inçizuara dhe pjesë organike e kësaj kënge.

Kënga “Vajzë e valëve” për të cilën Lefter Çipa  këmbngul se  duhet  quajtur “Vajzë e valeve”, ku valet janë disa  fusha të punuara në male, si psh fusha e Vanovës në Pilur, ndryshe nga lëndinat të cilat nuk janë punuar, pra vajza që zbret nga valet (fushat) e malit gjer në breg të detit dhe …prêt atë që prêt, dhe… ai që pritet është vetë autori Neço Muko.

-Më prishe gjysmën e bukurisë së kësaj këngë – i tha Agim Mato Lefter Çipës pas kësaj. Nuk donte të pranonte zvëndësimin e valëve të detit me valet e malit.

-Është më e bukur kështu siç e parafytyronte  poeti- ja ktheu Lefteri.

Ndoshta lexuesi është mirë të dijë se edhe kënga aqë e bukur himarjote:- Do këndoj, po mu zu grika/Moj nepërka pika pika/Kam vite që unë të prita/Se nga sëmundja u nxita… , këngë e ngritur nga Neço Muko për Tefta Tashkon, është ngritur në periudhën e sëmundjes së tij, të asaj sëmundjeje që u mori jetën dhe që kurrë nuk e mësuan nga u erdhi.

Për shkak edhe të kësaj sëmundjeje, këtë këngë nuk e këndoi dot vetë Neço Muko, por ja diktoi tekstin dhe vijën melodike Koço Çakallit, i cili dhe e këndoi. Por Koço Çakalli kurrë nuk tha që kjo këngë qe e tij, por kurdoherë theksoi se ishte këngë e grupit e ngritur nga Neço Muko.

…dhe  23 vjeç ishte  Pano Kokaveshi.

Mbiemri i tij shpjegohet me Kokë dhe Vesh, dmth:  ka kokë, (ka tru, ka mënd, është i ditur), ka edhe veshë…për muzikë, dmth janë këngëtarë të mirë. Ndoshta më shumë se të gjithë paraardhësit e tij, Pano Kokaveshi e ka justifikuar mbiemrin dhe domethënien e tij.

I lindur më 1907 në Himarë dhe vdekur në vitet 80, pati një jetë të gjatë dhe plot peripeci, të cilat, gjithsesi i kapërceu  me dinjitet.  Sikur të mos i mjaftonte “ceni” biografik nga i vëllai i Neço Mukos, ish prefekti zogist i Gjirokastrës dhe ish Ministri i Brendshëm i viteve të pushtimit Italian, dajua i tij, Koço Muka , në vitet gjashtëdhjetë një nga  tre djemtë e tij, që kryente shërbimin ushtarak në Durrës, tentoi aratisjen. U zbulua tentative dhe…”s’ju gjet  as nami e as nishani”. E qau të birin  në heshtje, pa mort e pa varr dhe gjeti ngushëllim te…kënga.

Nga profesioni ishte këpucar, zanat të cilin e mësoi në Sarandë, ku dhe u aktivizua  me grupin e Neço Mukos. Pas vdekjes së këtij të fundit, punoi e jetoi në heshtje në Himarë, por me brengën e madhe se, nga ai grup famoz, të gjithë shokët i kishin vdekur të rinj, dhe ai vetëm jetonte. Jetonte me brengën se nuk fliste dot për Neço Mukon dhe veprën e tij, për shkak të  “reve” të ceneve biografike, por këtë e kompesoi me faktin se u afrua me  Dhimitër Varfin në grupin e Himarës, i cili këndonte këngët e grupit të Neços. Ndryshe nga Koço Çakalli shumëdimensional, Pano Kokaveshi këndonte vetëm në këngët iso-polifonike.

Regjimi i monist e njihte  vlerën e atyre këngëve dhe dashurinë e popullit himarjot për to, prandaj, ndërsa nuk fliste për Neço Mukon, “vëllain e ish Ministrit të Brendshëm kuinslig”, lejonte dhe nxiste  të kënduarit e këngëve himarjote të ngritura prej tij.

Vlen të theksojmë se grupi i  Dhimitër Varfit  i përsosi më tejë ato këngë, i bëri më të plota, duke evidentuar finesën dhe bukurinë e tyre. Dhe këtu është edhe  merita e Pano Kokaveshit, ndonëse asnjëherë nuk ju njohën vlerat artistike, në shkallën e duhur.

Ndoshta duhet të theksojmë se regjimi  monist, vetëm në fund të jetës së tij, në fund të viteve 80 u dha disa prej këtyre artistëve nga një çmim “Artist i Merituar”, ndërsa i kishte persekutuar dhe mohuar gjatë gjithë jetës.

Pano Kokaveshi ishte tipi i himarjotit impulsive, fisnik  në shpirt dhe me një kujtesë  të jashtëzakonëshme, gjer në momentin e fundit të jetës. Falë kësaj kujtese, kemi të dhënat për shumë peripeci të idhullit  të tij,  Neço Mukos dhe shokëve të grupit.

Duke qënë se  ishte në Himarë kur vdiq Neço Muko, vetkuptohet që ishte ndër organizatorët e  ceremonisë mortore të tij.

Poeti Lefter Çipa na sqaron për këtë pikë se:- Kur vdiq Neço Muko, në xhep  të xhaketës  kishte edhe  fletët me tekstin e këngës “Lamtumir e kësaj jete”. Varimi i tij u bë në kishën Ajo Panda, te kalaja e Himarës. Në vitin 1967, vit që u prishën kishat, duke qënë se u çvendosën shumë varre, edhe Neço Muko u rivarros te varrezat civile, aty ku janë edhe sot.

U varros te varret e fisit Dhimojani, pasi ishte nip i tyre, nga nëna e tij, që ishte vajzë nga  Dhimojanët. Duke qënë se te varrezat e para, nga njerëz të paidentifikuar, i ishte hequr pllaka  që mbante emrin e tij, e cila ishte hedhur në një pus  pranë kalasë, dhe më pas ishte zhdukur fare, duke qënë se nga fisi i tij s’kishte mbetur njeri në Himarë, pasi  edhe i vëllai, ish ministri kuinslig kishte emigruar në Egjypt, ku edhe kishte vdekur,  në rivarimin e dytë morën pjesë pak veta, dhe ata nuk e tregonin vendvarimin e ri. Kështu lindi legjenda se varri i Neço Mukos ishte zhdukur apo ishte dëmtuar. Poeti Lefter Çipa, djali i Pano Kokaveshit, Irakliu dhe një hallë e tyre mbi 80 vjeçare, identifikuan këtë verë vendvarimin e Neços në mes të fisit Dhimojani, e sistemuan dhe Lefteri shkroi me bojë vaji mbi një pllakë shënimin:-“Këtu prehet Neço Muko”.

Kaqë mund të bëjnë poetët. Dhe kjo, nuk është pak.

Pano Kokaveshi ka marë pjesë në  inçizimin e këtyre këngëve;

Disku  44014  “Këngë dasmore”

Disku  44021    Kënga “Ismail Qemali”

Disku  44024    Kënga “Jo moj , jo”

Disku  44032    Kënga “ E pabesa”

Disku  44033    Kënga “ Vajza e valeve” etj.

 

Duhet të pranoj para lexuesve se edhe unë, si gjithë himarjotët, krenohem me këta kolosë të artit shqiptar, dhe pse jo, edhe ca më tepër se himarjotët e tjerë, për vetë faktin se , jo vetëm Koço Çakalli ishte pilurjot, por edhe Neço Muko dhe Pano Kokaveshi ishin nipër të fshatit tim, Pilur. Nuk e di pse, por kam përshtypjen se edhe vetë Himara pa Pilurin nuk do ishte Himarë. Jo vetëm në këngë, por edhe në art edhe në Histori. Himara vetë  është quajtur dhe do vazhdojë të quhet Himara e Pilurit.

Dhe Koço Çakalli, Lefter Çipa, unë  e shumë të tjerë, jemi nga Piluri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora