E shtune, 20.04.2024, 12:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Milianov Kallupi: Kur poezia flet me gjuhën e shpirtit

E hene, 14.11.2011, 08:48 PM


KUR POEZIA FLET ME GJUHËN E SHPIRTIT

/Skënder R. Hoxha, “Këndimi i muzave”  – Haiku dhe sibila, (poezi), botoi “Vllamasi”, Tiranë, 2011./

 

Skënder R. Hoxha, me një fytyrë komplekse artistike të spikatur, shfaqet para lexuesit krejt origjinal dhe i konsoliduar me librin e tij të kohëve të fundit “Këndimi i Muzave”, me 77 haiku (tre - vargëshe) dhe me 30 sibilat (tetë-vargëshe), që i japin vëllimit një pamje risore të krijimtarisë së tij. Dhe jo vetëm të tij; në krijimtarinë e poetëve shqiptarë në Shqipëri e veçanërisht në Kosovë.

Shumëkush do dëshironte të përfaqësohej me dinjitet në krijimtarinë poetike të tij, me veçantitë e konceptimeve poetike dhe të drithërimave shpirtërore:

 

Emrin e ka nga bimësia

Me male e pyje me dushk

Shqip – emri Dushkajë.

 

Nuk ka poezi pa harmonizimin e mendimit me ndjenjën. Dhe poeti Skënder R. Hoxha e ka realizuar fortbukur këtë element bazik të një poezie të mirëfilltë e të vërtetë në çdo qelizë, çka mundëson një poezi me shumë hapësirë, me shumë kuptim, me shumë humanizëm, me shumë efekte ndjesore dhe po ashtu me shumë imazhe e detaje artistikë.:

 

Livadhet me kullota

Në mrize bagëtia

Bukolikë e ëmbël…

 

...që mbeten të fiksuar gjatë në kujtesën e lexuesit dhe bëhet njësh me gjetjet, lëndën dhe fërgëllimat e zemrës.

Pra, siç e ceka edhe pak më lart, struktura e librit ndahet në dy blloqe të veçanta;: në plantacionin e haikut dhe në parcelat e Sibilave, të përkthyera profesionalisht nga krijuesi e përkthyesi i njohur Kujtim Agalliu, i cili në fondin e përkthimeve  të tij renditet një duzinë librash, kryesisht me haiku.

Në vazhdë të mendimit mund të them se e veçanta e haikut të Skënderit përcakton edhe profilin e tij krijues, që nuk pëengjason me krijues të tjerë, paçka se ecin në të njëjtën rrugë fantastike të haikut.

Epo kjo është fort e rëndësishme, sepse kemi të bëjmë me një emër të përcaktuar qartë, i cili me shumë dashuri e thjeshtësi ka ngritur ngrehinën e tij poetike haikuiane. Kjo s’është pak, për më tepër që në haikut e tij gjejmë imazhe e gjetje krejt origjinale që lëvizin në peizazhin natyror të trevave të Kosovës, Gjakovës dhe sidomos së Dushkajës së tij të dashur.

Skënderi ngacmimin e merr nga natyra. Ajo është dashuria e parë dhe e fundit e tij, ajo është nëna e gjithçkaje të bukur që lind vetiu edhe nga filiz rritet e bëhet pishë, e ti si lexues shumë këndshëm thith ozonin dhe papritur mushkëritë i mbush me ajrin e kulluar, duke u mbajtur gjallë estetikisht. Kjo është fryma e haikuve të Skënderit, kjo është jeta dhe kënaqësitë, që përsëriten në cikle harmonike të tyre.

Po Sibilat? Ndryshe nga hakutë janë një sprovë e guximshme, që dashje pa dashje të garanton suksesin, jo thjeshtë për nga niveli artistik, por edhe nga lëvrimi i një lënde të ngjeshur me një kuptim të thellë filozofik:

 

shkurtohen, ndrydhin mishin e brejnë eshtrat” është e tepër të flasësh për të kuptuar thelbin vendimor të vetëm kësaj sentence.

 

Ato janë të një natyre krejt të veçantë, duke zbuluar një botë mjaft interesante e të pasur shpirtërore. Detajet artistike janë të bollshme dhe i gjen me shumicë në të gjitha sibilat: “prej drurit, lëkurës e bishtit të kalit jetik” apo “zagushia kështu i ka ngulfatur të tjerët në fyt me litar” , i bëjnë ato (sibilat) të qëndrojnë në lartësitë estetike, që rrallë mund të harrohen. Çdokush rri e mendohet para tyre të zbulojë thelbin filozofikë, të zhytet në mendime e të zbulojë të fshehtat e hidhura të nënkuptimeve të tyre në pak çaste në citime të tilla si, “me flatra të zeza si futa pa asnjë të bardhë

Poetë, miq e lexues të Skënderit, mos t’ju ngjallet zilia se ai flet me gjuhën e tij poetike dhe ka fytyrën e tij natyrale të krijuesit origjinal. Lexojeni disa herë dhe atëherë do të jeni të një mendimi me mua. Me siguri, të njëjtin veprim do të kryej edhe lexuesi i thjeshtë dhe befas do të ndjehet i mrekulluar nga ky zbulim interesant artistik. Secili le ta shoh Skënderin që si një hero i lashtësisë, bërtet me zë qiellor, si një paralajmërim për të mos harruar të kaluarën historike e legjendare: “Nga majë e Olimpit e thërras Eolin

Qoftë e bukur poezia juaj, i dashur mik, si kjo ditë e Madhërishme e Ramazanit.

 

MILIANOV KALLUPI

Elbasan, 30 gusht, 2011

 

 



(Vota: 25 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora