E shtune, 20.04.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Kosova sot ka nevojë për Bashkim Kombëtar

E hene, 14.11.2011, 08:58 PM


KOSOVA SOT KA   NEVOJË PËR BASHKIM KOMBËTAR

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Bota akoma i ka të freskëta kujtimet e zgjedhjeve presidenciale kur  presidenti aktual Barak Obama, doli fitues Ishte kjo një fitore që i bëri të interesohen dhe, madje,  i  ngazëlleu jo vetëm njerëzit me ngjyrë të Amerikës, të cilët e kishin vuajtur për dhjetëra vite  ngjyrën e lëkurës, por edhe gjithë globin, ngase ashtu u ndie se në botë po vijnë ditë më të mira për lirinë dhe demokracinë. Gjatë asaj kohe nuk mbeti thuaja asnjë skaj i planetit, që nuk iu gëzua asaj fitoreje . Ishte ajo një shenjë e mirë se përkundër të gjitha luftërave e padrejtësive që kishin ndodhur  gjatë shekullit të kaluar, përfundimishtë  botës po i vijnë ditë më të mira. Edhe pse disa nga votuesit e Barak Obamës sot janë të zhgënjyer  dhe të dëshpëruar   dhe, nëse sot Barako Obama do të kandidohej për president, mbase edhe don të kishte  humbur simbolika e ngadhnjimit    tij  përgjithmonë do të mbetet moment kthese në historinë e botës. Nëse këto ngjarje i interpretojmë  me realitetin shqiptar  në Ballkan, do t’i binte që një prishtinas  apo tiranasë të jetë shumë i interesuar se kush do të bëhet kryetar  i Bashkisë së Tiranës, sepse kjo ka lidhje të drejtpëdrejtë  me epiqendrën politike, kulturore e arsimore të çdo shqiptari. Sipas  kësaj logjike, edhe një tiranas  a prishtinas  do të duhej ta dinte mirfilli se ç’po ndodhë  me zgjedhjet  parlamentare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, sepse këtu po vihet në sprovë synimi shumëvjeçar i shqiptarëve për të qenë  faktor i rëndësishëm i ketij vendi, por edhe pronar e të zotë të fatit të tyre këtu. E kur e zgjërojmë këtë mëtej , tiranasi dhe shkupjani po kaq do të duheshin  të jenë të brengosur edhe për gjendjen politike të shqiptarëve të Kosovës, ku në mungesë të vizionit të mirëfilltë  politik    shtet formues, ndodhin improvizime, nga të cilat pastaj të gjithë dëshpërohën  e pendohen . Shqiptarët akoma nuk e kemi ndjer gëzimin e llojit që ndjeu bota me zgjedhjen e Obamës për president, presin ta ndjejnë këtë në këto zgjedhje që pasojnë. Mirëpo, skeptikët vazhdojnë të tundohen me cinizëm se Berisha, Rama, Basha, Ali Ahmeti, , Menduh Thaqi, Rufi Osmani, Selmani, Hashim Thaqi , Isa Mustafa, Ramush Haradinaj , Albin Kurti, etj, sipër nesh , fitoret dhe humbjet e tyre po fillojnë  t’i shohin përtej gardhit të tyre politik. Kjo është një dobësi e madhe e liderëve tanë, dhe deri sa të ekzistojnë ide të tilla shqiptarët nuk mund ti realizojnë qëllimet e tyre për një bashkim kombëtar. Ditëve të fundit, me një lehtësi të padurueshme po paraqiten ca”intelektual” me tezat për “ndarjen e Kosovës”, “, “marrëveshje historike mes serbëve dhe shqiptarëve” etj., në njërën anë, dhe “bashkimi kombëtar”, “Shqipëri etnike” etj., nga ana tjetër. Në grupin e atyre”intelektualëve”,që propozojnë teza të tilla bëjnë pjesë edhe fytyra të njohura në europë e më gjërë. Këta njerëz prodhojnë zhurmë, dhe përdoren për konsum të brendshëm politik, në suaza të luftës për pushtet, në dy shtetet përkatëse që mëtojnë ta fshehin mjerimin ekonomik dhe kulturor e social, të dy shoqërive të zëna pengje brenda kontekstit të armiqësive historike, ato megjithatë shterin energjitë qytetare, përçajnë kombin dhe ndjellin katastrofa të reja.Kohë më pare lexova një opinion të gazetarit, Halil Matoshi kushtuar “Bashkimit Kombëtr” , kun ë mes tjerash shkrunte citoj”; Kosova prosperuese ekonomikisht nuk ka nevojë as për ndarje, as riorganizim territorial, as për bashkim kombëtar dhe as ridefinim kufijsh dhe më së paku për “modelin e Ischingerit” (model fantazmagorik që motivohet nga raportet mes dy Gjermanive gjatë luftës së ftohtë e që presupozon riintegrimin, pra bashkimin e Kosovës me Serbinë”.

I nderuari dhe I respektuari z. Halil Matoshi, Kosova ka nevojë për zgjidhje demokratike dhe plurale, sepse aty do te vendosë populli e jo liderët

aty është çelësi i suksesit.

Kosova së këndejmi ka nevojë për bashkim kombëtar brenda hartës së vet shtetërore dhe asaj shpirtërore. Ajo ka nevojë për bashkim mes kosovarëve rreth idesë së shtetit ligjor. Kosova e ndarë në pjesën që administrohet nga Prishtina zyrtare dhe në pjesën veriore të administruar nga Beogradi …, dhe liderët tanë të përqarë jo për vënje të ligjit por për karikë, poste, vjedhje e  korrupcion…,  heshtin.., heshtin  dhe pa fije turpi, para mediave të vendit dhe të huaja deklarohen se punët po na shkojnë marë e mirë.., dhe Kosova po hy në europë.., etj etj. Shtetarët e  Kosovës në vend se të merren me vënjen e rendit dhe zbatimin e ligjit, ata bëjnë gara se cili po pasurohet më shumë.., ndersa një pjesë tjetër po bënë ate çka u thotë Euleksi dhe Kfori. Si lejon Qeveria jonë që mbrenda teritorit të Kosovës akoma të valojë flamuri I një shteti tjetër, dhe organet jo legjitime të serbisë. Populli shqiptare sot më shumë se kurrë, ka nevojë për integrim kombëtar të pjesëve partikulare të vetvetes, për ta ruajtur shtetin kosovar, kohezionin kombëtar dhe legjitimitetin vertikal e horizontal të pushtetit si një shoqëri politike.

 

Nëse ligjërisht (sipas parimeve kombkrijuese mbi të cilat është çliruar dhe pavarësuar Kosova) si bashkimi ashtu edhe ndarja janë dy nga tre parimet e panegociueshme të Grupit të Kontaktit, atëherë kujt po i shërbejnë “zgjidhjet territoriale”?

 

Ra ky mort e u pamë, është titulli i librit për Kosovën të Ismail Kadaresë.

Dhe sërish ky fatalitet dhe mallkim na vjen e merr zë (me fjalë ikonike) pikërisht në mort, në përkujtime familjare dhe kombëtare, për të rënët dhe për viktimat e luftës.

Atje ku fjala peshon rëndë.

 

Kështu ndodhi kohë më parë, kur ish-politikanë pa vizion dhe kur ata kanë udhëhequr shtetin kanë heshtur, tani po I hapin plagët e pa shëruara të shumë familjeve në Kosovë (Alfred Mojsiu) me ide të mëdha romantike për shtetet e mëdha etnike për Kosovën si “krahinë të Shqipërisë” Këta ‘brejtës” të pavarësisë së Kosovës, kombin e trajtojnë vetëm si prononcim politik, pa e ditur vërtet se ç’është kombi dhe cili është ai ligj që e mban atë të gjallë sot dhe të bashkuar nesër,  të aftë të hyjë në marrëdhënie me kombet e tjera dhe ta administrojë drejt shtetin që e ka në pronësi, duke i ndarë po ashtu drejt edhe resurset nacionale mes shtetasve? Në anën tjetër, viktimat, të vdekur e të gjallë, ende nuk kanë gjetur prehje. Kosova nuk ua ka dhënë ende të vdekurve një varr me nishan e pietet e të gjallëve dinjitet dhe përkujdesje ligjore. Shteti kosovar dymbëdhjetë vjet pas luftës, nuk arriti t’i rehatojë dhjetëra mija ish- të burgosur politikë në ish- Jugosllavi dhe Serbi, viktimat e torturës dhe kampeve të përqendrimit, gjatë dhe pas luftës së fundit, posaçërisht viktimat e egërsisë që e kishte shndërruar Burgun e Dubravës në kasaphanë, por edhe të tjerët.

Këtyre njerëzve shteti u ka mbetur shumë borxh, sepse ata ishin dhe janë trefish viktima.

 

Së pari, si të persekutuar e të dënuar si veprimtarë politikë dhe së dyti si të jashtëligjshëm, (në hapësira për jetë të zhveshur) dhe së treti pa status shoqëror në shtetin e ri.

Pos ish-të përndjekurve politikë përgjatë gjysmë shekulli nën ish- Jugosllavi, duhet kujtuar në këtë rast të izoluarit gjatë viteve ’90 dhe pengjet e luftës më 1999, pra njerëzit e zhvendosur nga politika në biopolitikë.

Së pari duhet nxjerrë ligje që integrojnë në komb këto kategori shoqërore, të lëna pa kurrfarë mbrojtjeje institucionale, e pastaj të mendohet për kategoritë e tjera, të papunët, të pastrehët, invalidët e punës, diasporën, e deri  tek pakicat etnike që jetojnë në Kosovë, e që e përbëjnë kombin që mbështetet në ligj, por që vazhdojnë të jenë larg vëmendjes së pushtetit. Prandaj Kosova ka nevojë për bashkim kombëtar, ama brenda trupit dhe konstitucionit shpirtëror të saj, për t’u ngritur në komb kushtetues, (ligjor) sipas konceptit modern të miqësisë qytetare.

Secila nga idetë e dhëna territoriale për pjesën veriore të Kosovës, por edhe idetë për kombin e shumicës dhe pakicës, në fakt do ta shtynin Kosovën drejt qiprizimit, ndërsa Evropën e implikuar në çështjen kosovare drejt ballkanizimit. Nëse Kosova mbetet e paintegruar kombëtarisht, Perëndimi do të insistojë që në Kosovën e pavarur (me veriun “e ngrirë”) të implementohet pakoja e Ahtisaarit, pra të mbrohen pakicat serbe në enklavat brenda Kosovës; nuk do ta inkurajonte asnjë lëvizje separatiste në Luginën e Preshevës dhe as që do të diskutonte për ndarjen e Maqedonisë, ndërsa shoqëria kosovare do ta paguante çmimin e izolimit dhe mjerimit ekonomik.

Pjesa veriore e Kosovës duhet të pranohet se është çështje, por duhet po ashtu të pranohet se në Ballkanin Perëndimor zgjidhjet territoriale i përkasin së kaluarës fatale.

Kuptimi i historisë së modernizmit nuk është progresi drejt një përkryerjeje finale të karakterizuar nga plotënia, nga transparenca  gjithë përfshirëse, nga prania përfundimisht e realizuar e qenies së njeriut dhe botës.

Shteti i Kosovës duhet t’ua bëjë jetën të durueshme qytetarëve të saj.

 

Punuar me 5.11.2011  Ora  24^^



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora