Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: 40-vjet maçok dhe nuk zure dot një mi...

| E hene, 14.11.2011, 07:42 PM |


40-vjet maçok dhe  nuk zure dot një mi...

 

Kujtimit të Njeriut të mirë,Sokrat Plaka.

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Punova plot 41-vjet në arsim dhe,gjatë gjithë kësaj kohe kaq të gjatë,mund të kem ndërruar jo pak,por nja 10-shefa.Siç kuptohet,disa prej tyre qëndruan pak  ose aq sa mos t'i zënë në gojë dhe vetëm dy prej tyre qëndruan  gati nga 15-vjet.Njëri mbajti gjithë atëë barrë të krijimit të shkollave të pasçlirimit dhe,pasi punoi dhe

ca vjet si drejtor i një shkolle të mesme,doli në pension dhe mori aq sa meritonte:u shpërblye me titullin më të lartë.Mësues i Popullit. E kam fjalën për të ndjerin Teki Sadiku që ka qenë në vitet '50-të shefi iim i parë.Pas tij erdhën me radhë të tjerë.Por unë nuk kam si qëllim

që në këtë tregim të bëj kronologjinë apo listën emërore të tyre,por

dua të flas për një Njeri që i dha arsimit,ndoshta më shumë se kushdo

jo vetëm si shef seksioni,por dhe si drejtor shkolle,por ky njeri kaq

i aftë,si asnjë tjetër,për fat të keq,.në vitet kur po i vinte

pensioni,jo vetëm nuk u vlerësua,por,përkundrazi,u nëpërkëmbë.Dhe tek

shkruaj,sikur e kam të prekshme mbresën e këtij poshtërimi.Se si u

zhvilluan ngjarjet në lidhje me të,do t'u tregoj më poshtë.

 

*    *   *

Kisha gati nja 20-vjet që punoja si mësues.Një ditë prej ditësh,në një

aktiv arsimi,befas çohet sekretari i parë i partisë në rreth,Piro

Gusho,dhe na njeh me shefin e ri të arsimit për Fierin.Për çudi qe se

na u duk sikur ky,Piro Gusho  aq impozant dhe hijerëndë,sikur këtë

shefi e kish futur në xhep dhe nga vinte që nga Berati (se atje qe me

shërbim),tak e nxori dhe na tha:-Ky është Sokrat Plaka që ka punuar

fizikant në naftë dhe që sot e tutje do të jetë shefi  i seksionit të

arsimit. U çuditëm se nuk kish ndodhur që "shefi i arsimit" të na

vinte nga një rreth tjetër.Hë dhe mos harroj.Porositi:shikojeni mirë

dhe do ta shihni se si do punoj.Ne...epo  ne qemë mësuar me këto

emërime që ishin të gjitha partiake dhe,për të qenë i ndershëm,sot kur

po shkruaj duhet të them që hiç nuk ma mbushi synë jo mua,jo se jo,por

dhe auditorit.Të na vijë shefi nga Berati kur Fieri ka aq e aq

ponteciale me kuadro qofshin dhe këta partiakë.Po kur ta bën gjyqin

kadiu,s'ka kush ta bën davanë. Erdhi,mirëse erdhi dhe udhë e

mbarë.Vetëm një gjë na ngushëllonte në gjithë këtë emërim:Shefi i ri

,i ardhur  nga

Berati apo i nxjerrë si asi nën mëng nga sekretari i parë,qe me

origjinë nga fshati Baltëz i Fierit dhe,kështu,kish ardhur në vëndin e

vet.

Shefi pa zuri pastaj që të ngrejë dhe personelin rreth tij

dhe,pikërisht,si shef kuadri mori një shokun e tij të ngushtë(deri

atëherë as që e përfillte njeri) .Kishin qenë shokë klase në 7-vjeçare

dhe njohja bën të sajën.Po veç tij tak dhe në komitet ekzekutiv,një

shef kadri për rrethin,po shoku i dikurshëm shkolle.U bë ai trekëndësh

që në gjeografi quhet si trekëndshi i Bermundës.Të gjithë këta,sado pa

emra,por qenë komunistë.Kështu e kishte organika.

 

 

*    *   *

Ardhja e Sokrat Plakës në seksion të arsimit në  Fier,sado si asi nënë

mëng i Piro Gushos,duhet thënë që qe një nga zgjedhjet më të

sukses-shme.Shkollat (Fieri qe nga rrethet më të mëdha në Republikë,se

me Fierin qe dhe Mallakastra),ndjenë  një frymëmarrje tjetër.Sokrati

qe jo vetëm një fizikan i zoti,por një administrator i zoti

dhe"makineria"-po të shprehem kështu,- po drejtohej me zotësi nga

ai.Qe shumë operativ dhe e zgjoi seksionin nga gjumi.Shpesh e

kryesonte vet ekipin dhe dinte të vinte pikat mbi i.Qe shumë i

zgjuar,shumë i aftë dhe,mbi të gjitha,nuk bënte dëm.Shmangte,sa të

mundte,dënimet për mësuesët dhe bënte një sy qorr e një vesh

shurdh,kur ish puna e atyre të"shkreta biografi",që raportoheshin me

letra anonime dhe me të tjera.të firmosura kolektivisht.Në seminaret

për arsimin apo dhe në aktive të arsimit,dëgjonte me prudencë çdo

diskutim drejtuesish,por dhe mësuesësh.Kapërdisjeve të disave,ua

thyente hundën.E vinte në ballancë atë që diskutonte dhe,kur e shihte

që merrte përpjkeur,zinte ta tallte duke e bërë qesharak para

aktivit.Në e shihte se i haste sharra në gozhdë,dinte të tërhiqej dhe

e mbante mënd polemizuesin jo për t'u hakmarrë ndaj

tij,por,përkundrazi,për ta çmuar dhe vlerësuar.

 

*    *  *

Jam një nga ata që e kam njohur mirë,të ndjerin.Jam një  nga ata që

nuk më  ka dashur.Por jam një nga ata,që,megjithëse nuk më ka

dashur,kurrë nuk më bëri dëm.Shpesh e kuptonte që mund të kisha të

drejtë,por e kalonte me të qeshur. Me të qeshur,po dhe me të

ngjeshur.Unë kisha parë disa të tillë,para tij,dhe dija ta

vlerësoja.Nuk më jepte hak,po nuk më dëmtonte.Kaq nuk ishte pak.Se një

rebel e kokëngjeshur si  unë,pak po të donte ai si shef,mund të

flluturoja edhe 60 km larg shtëpisë siç kish ndodhur me të tjerët.Por

ai më la aty as 5 km larg.Dhe nuk kisha se si mos e vlerësoja.Kur

shkoja për hallin tim atje,pat ndodhur që vinte dikush dhe i

thoshte:-Shoku shef filan mësues ka vjedhur.. Shefi nuke shikonte

tjetrin në sy (atë ankuesin,de),ky po ngulte këmbë prapë në ankesën

etij,atëherë shefi i thoshte:-Nuk ka mësues që vjedh.Vetëm për ta

hequr qafe.

Ndeshja jonë ballas ndodhi në një aktiv arsimi.Shefi atë ditë qe pak

në qejf,dhe duket donte pak shaka.Tek bëhej analiza vjetore,tak dhe

doli emri i shkollës sonë.U tha që X... mësuese qe gjetur e

papërgatiur dhe cilësia linte për të dëshiruar.Shefi kaq deshi:-More

ku janë ata të Petovës e të japin llogari këtu.Drejtoresha e

shkollës,anëtare plenumi, u ngrit dhe tha:-Jam e papërgatitur se kam

qenë e zënë me punë partie,por ,meqë është puna për një mësues

gjuhe,të flas Përparimi! Ma la topin në derë (më tepër se sa

topin,de!).

Përparimi...,- tha shefi i këndellur,- pa hë ta dëgjojmë.U ngrita dhe

u mundova me sa munda të thurja pak atë gardh që po na binte

(theksohej me të drejtë puna e saj) ,por thashë pak a shumë:-po bëjmë

përpjekje,sondazhe e tj,etj. Sa thashë atë "sondazhe",shefi më tha:

-Ore ç'kupton ti me fjalën "sondazhe?!".Kuptohet që pyetja qe pak

tendencioze dhe unë,sikur e hëngra sapunin për djathë,ia prita:

-Sondazhe... e,mor shef që më zure ngusht! Po ju,shoku shef,- i them,-

vini dhe nga sektori i naftës.E kam fjalën për ato kulla te

pusit,për"sondat" i kemi marrë dhe i "montojmë" në orën e

mësimit.Flakë për flakë:tallje për tallje.Qe fillimi  i përplasjes se

atëherë as që më njihte.Duke parë këtë përgjigje kaq të "trashë"

timen,pashë që shefi i kabinetit,i ndjeri Kristaq Shtëmbari (Mësues i

Popullit) që më njihte me dhëmb e dhëmballë,duket se i tha:-Nuk e

pushon luftën ai.Dhe kur shpatat do kryqëzoheshih edhe më,shefi i dha

fund ndërhyrjes:-E kutpova,- tha,- po duhet të bëni kujdes. Kur mbaroi

aktivi,të gjithë zunë e më thoshin:-Ore,po ç't'u desh more  qyq? Po

unë as që u tuta.Përvoja më ka treguar,se njeriu që është i aftë,kurrë

nuk të bën dëm.Dhe vërtet kështu ndodhi,jo vetëm nuk u hakmorr,por ,me

sa shihja,kishte konsideratë.

 

*    *   *

Në vitin 1973 kisha marrë me autorizim një televizor.Qe i

markës"Përparim"  me ekran pak më të vogël se të tjerët,por punonte

xham,kur thonë.Të gjithë çuditeshin dhe unë për të justifikuar pse

punonte kaq mirë,u thosha duke qeshur:-Më morën ata të UEMIT në

telefon dhe më thanë:-Çfarë të quajnë?-Përparim. -Atëherë, për ty po

prodhojmë një seri televizorësh.Dhe qeshnim së bashku.Kisha 5-vjet me

të dhe kurrë nuk qe defektuar.Një që vinte për të parë (se nuk kishte

atëherë,aq më shumë në fshat) ,m'u qep:-Shitma mua me aq lekë sa e ke

marrë,se ti gjen tjetër.Aq nguli këmbë ky,sa thashë të provoj a gjej

dot autorizim tjetër.U hipa këmbëve dhe drejt e tek shefi i kuadrit (

ky që qe dhe shok intim me shefin) .I them këtij të kuadrit se si e

kisha hallin.I them (se kisha shoqëri prej kohësh me të) ,po ta shes

televizorin,më siguron ti autorizim tjetër?-Të siguroj,- ma priti aty

për aty. -Dëgjo,- i them,- e bën dot vet se po qe në dorë të Sokratit

(shefit) nuk dua që të fut në bela,se unë e kam marrë një

autorizim.-Jo,- më siguroj,- hajde të hënën mbasdite që ta marrësh.

E shita televizorin tim dhe të hënën mbasdite (zyrat punonin mbasdite

për të hënë e të martë) ,drejt e tek ai i kuadrit.Zyra e tij qe

përballë me atë të shefit që,për koincidencë,qe e hapur.Shefi dukej

atje mbi tavolinë,po unë nuk isha punë me të.E kisha me

këtë,tjetrin.Vajta tërë qejf,po para se të hyja në korridorin e

komitetit ku ishin zyrat,takova një nëpunës të vjetër pushteti.Ky sa

  pa,më përshëndeti dhe duke e ditur se banoja në  fshat,më thotë:

-Përse je munduar?

-Do vete tek shefi i kuadrit X.Y.

-Si ta ka bërë grurë?Nuk ke për ta mabaruar kurrë!  Duket e njihte

mirë mikun tim.Po mua më kishte dhënë fjalën dhe s'kish si ma

dridhte.Hyra se dera qe hapur si ajo kundruall dhe,kur pashë që miku

uli kokën, e mora vesh se s'kishte shtirë kot ai ,nëpunësi i vjetër.

-Kam ardhur për autorizimin,- fola.

Ai u prish në çehre (duket e kish biseduar me shefin e madh dhe ky nuk

i kish dhënë) dhe më tha:As mbaj mënd seç më tha,po i bërë tym si isha

nga kjo prerje në besë, i bërtita:-More ç'më broçkullis  nga goja?Ke

40-vjet maçok dhe nuk zure një mi! Por këto i thashë me aq mllef

sa,shefi i madh dëgjoi,nuk po mbante dot të qeshurit nga kjo që zbraza

dhe më thotë:-Hajde me mua! Ndërkaq më zgjati autorizimin. Kur po më

përcillte,pasi falnderova,dëgjova që i tha atij tjetrit:-Po atë gjete

që ta gënjeje?    Ika duke e mbajtur mënd atë ndërhyrje aq dinjitoze.

 

*    *   *

Duke qëndruar gjatë në atë punë si shef,disa servilë as që i

ndaheshin.Nuk guxonte që të dilte nga shtëpia,se shpura i vihej,e

vinte si në mes dhe e shoqëronte deri në zyrë,parnë komitetit që

qe,paksa larg,nga qëndra:në rrugën për Seman,sa lije qytetin.Përditë

dhe kjo punë.Të shumtit qenë të interesit dhe donin si e si të

nxirrnin përfitime prej tij. Një ditë prej ditësh,me që u atakua për

një emërim me vet anëtarin e Bryrosë Politike,Pali Miskën, e shkarkuan

si shef dhe e emëruan si drejtor në një nga gjimnazet e qytetit.E

zëvëndësuan me një mësues radhiko vetëm e vetëm se  i ati i

mësuesit,qe shok me  sh.Pali.Më erdhi keq që e zëvëndësuan në një

mëynrë të tillë dhe fare të pandershme.E takova dhe i them:

-Një ditë do të hiqnin se  përjetë nuk do rrije në atë

karrike.Unë,sado që ti nuk më ke dashur,të vlerësoj se jo vetëm ke

qenë i aftë,por nuk më ke dëmtuar.Tani që të hoqën dhe jemi të

barabartë,caktoje vet kohën dhe orën dhe do të jap një drekë në

turizëm.Tani,- i thashë,- do të shikosh se sa do të të vijnë anës ata

"miqtë" për interes. E pashë që u përlot kur i thashë.Të nesërmen

erdhi dhe kaluam një drekë aq të shijshme sa nuk më ka shijuar tjetër

herë.

 

*     *    *

Edhe në gjimnaz ai e tregoi veten si një kuadër i përgatitur.Me

mvartësit sillej njerëzisht dhe,me që kishte duar të arta,e shihja

atje në personel,kur ua vishte vet kolegëve regjistrat dhe mbi kapak

shkrimi i tij aq kaligrafik.I afti kudo do bjerë në sy.

 

*    *    *

Turpi ndodhi kur u përmbys sistemi.Sokrat Plakën që i kish dhënë aq  e

aq arsimit,jo vetëm që e hoqën si drejtor shkolle,por e emruan mësues

fizike në një shkollë fshati:në ZHupan.Për lexuesit,Zhupani,është sa

kalon azotikun. Dhe ky transferim kur po i afrohej pensioni.S'kish

trajtim më të turpshëm se kaq.Protestova tek titullarrët e rinj,se dhe

vet isha me PD,por daullet ranë në veshë të shurdhit.Ish-shefi aq i

iaftë dhe i përgatitur do jepte fizikë në klasëne shtatë e të tetë në

ZHupan!!! Qe fat për të,se drejtori demokrat i Zhupanit,Pandeli

Droboniku,sado që në kohën e shefit pat vujatur emërimin larg e larg

nga Fieri,gati 30 km dhe nga këto çdo ditë 10km i bënte në

këmbë,qëlloi njeri me arsye dhe me zëmër.Pandeli Droboniku e dinte

mirë që shefi nuk qe mbreti i Fierit,për këto emërime kishte një

komitet që merrej dhe diti që ta çmojë,ish-shefin e tij.E trajtoj me

aq drejtësi dhe pa i hyrë në hak,sa dhe vet shefi u çudit.

Dhe,sado i trajutar mirë nga një drejtor racional,Sokrati u sëmurë dhe

doli në pension para kohe.Sidoqoftë,-siç më tregonte ish drejtori itij

i fundit,Pandeliu,- një ditë ai e ftoi "eprorin" e ri në një takim

intim,ku  e falnderonte përmjet një letre që fliste shumë.

 

*    *   *

Sokrat Plaka nuk e gëzoi aq sa duhej pensionin.Mjerisht,ai u nda,para

tri vjetësh nga jeta,duke dhënë aq shumë për arsimin dhe duke marrë

fare pak.

Duke e mbyllur këtë tregim,s'kam se si mos ndjej dhimbje për një njeri

aq të mirë dhe të aftë dhe pa lëshur apelin:nuk është vonë për të

çmuar punën e madhe të tij në dobi të arsimit.Më e pakta që duhet bërë

për të,duhet që një shkollë në Fier të mbajë emrin e tij.  U prehtë në

paqe (në paqe nuk iku) .Amen!

 

6 nëntor 2011