E merkure, 24.04.2024, 06:34 AM (GMT+1)

Mendime

Adriatik Sefa: Fara e mbjellur nga Rilindasit çel lule të freskëta edhe në Amerikë

E hene, 14.11.2011, 08:59 PM


 

Fara e mbjellur nga Rilindasit çel lule të freskëta edhe në Amerikë

 

Nga Adriatik Sefa

 

            Shumë pak flitet dhe diskutohet për prejardhjen e një prej gjuhëve më të vjetra në botë, Gjuhën Shqipe. Kjo gjuhë vjen kohë më parë se gjuha Hellenike, Italic, Slavic, Indian, etj. 

Përse gjuhëtari Sami Frashëri shprehej se: “Gjuha është protoplazma e një kombi”? (The Albanians, Edwin E. Jacques,p. 275).  A mund të ekziztojë një komb pa gjuhën e tij? 

A mund të rrojë një lule pa ushqimin e saj natyror siç është protoplazma?  Përgjigjja është e thjeshtë, Jo. 

Po ashtu Sami Frashëri thotë “Pikërisht këtu qëndron edhe tragjedia Shqiptare” (Edwin E. Jacques, p.275).  Megjithë lashtësinë e gjuhës shqipe gjuha jonë ka hasur shumë vështirësi për të pasur një gramatikë të plotësuar, për t’u shkruajtur si një gjuhë e veçantë, me gjithë karakteristikat e saja. 

Shumë komente janë gjetur herët që në vitet 1332 shkruajtur për gjuhën shqipe nga French Dominican Father Brocardus që ishte atëhere edhe bishop i Tivarit.  Në vitin 1462 prifti Pal Engjëll që punonte në Durrës ka shkruar fjalët dhe lutjet e para në gjuhën shqipe kur ai thotë me një shqipe të hershme se; “Un të paghesont pr’emenit Atit e t’birit e t’spertit senit.” (Edwin E. Jacques, p.277).  Pastaj kemi gjigandët e gjuhës shqipe siç janë Buzuki, Budi, Bardhi, Bogdani, edhe shumë figura të tjera që erdhën më mbrapa.

Në vitin 1770 Theodor Kavalioti si drejtues “Akademia e Re në Voskopojë” publikoi studimet e para në gjuhën shqipe.  Kavalioti u mundua që të krijoje një shtëpi botuese edhe në Elbasan. Ai solli me vete edhe shkronjat me kutia të mëdha. Por një person që e shoqëronte mendonte se ato kutia janë me flori dhe e vret Kavaliotin gjatë rrugës per në Elbasan.  Për t’u përmendur janë edhe tre shtyllat e hekurta që e bënë gjuhën shqipe të shkruhej dhe të kishte një gramatikë të rregullt si gjithë gjuhët e vendeve fqinjë.  Këta janë vëllezërit Frashëri; Naimi, Samiu, dhe Abdyli.  Këta patriotë dhanë jetën e tyre për të shkruajtur me shkronja të arta mbi gurë, gërmat e para shqipe që ne sot flasim. 

Shkollat e para shqipe që u krijuan në Gjirokastër dhe Korçë janë vërtet bazamenti i gjithë gjuhës shqipe që u zhvillua edhe më vonë.  Naim Frasheri i ka dedikuar edhe një poemë qytetit të Korçes si një vend që ka dhënë një mbështjete të madhe me patriotët e saj për gjuhën mëmë.

Dashuruesit e gjuhës shqipe janë gjendur dhe do të gjenden kudo në botë. Në Rumani ishte Elena Gjika, në Greqi Anastas Kullurioti, në Bullgari Kristo Luarasi, në Belgjike Faik Konitza, në Itali Jeronin De Rada, dhe në Amerikë ishte Petro Nini Luarasi dhe Fan Noli me shokë.

            Por në Amerikë pasardhësit e Nolit vazhdojnë edhe sot të vendosin gurët e rëndë prej ari në vazhdimin e ndërtimit të murit të lartë të zhvillimit, përkryerjen, dhe përdorimin e gjuhës shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Zoti Qemal Zylo dhe Zonja Kozeta Zylo janë frytet e vërtetë të luftës me penë dhe me gjak të patriotëve shqiptarë prej shekujsh.  Ata kanë krijuar shkollat shqipe në Brooklyn dhe në Staten Island, New York.  Fëmijët këtu mësojnë gjuhën e të parëve të tyre pellazge/iliriane dhe janë krenarë që ata flasin një gjuhë të vecantë që është po aq e lashtë sa vetë jeta në tokë.  Janë këta të dy që të sjellin pranë dëshirën dhe dashurinë e madhe për gjuhën shqipe që kishte po ashtu Samiu, Naimi, dhe Abdyli. 

Midhat Frasheri shkruan “ Deri tani shqiptarët kanë jetuar dhe punuar shumë pak për veten e tyre, puna e tyre, gjaku, dhe talenti janë përfituar nga vendet fqinje.  Ato kanë dedikuar gjërat më të mira për të tjerët”.  A është kjo diçka që ne shqiptarët duhet të vazhdojmë edhe sot në këto ditë?  

Motoja “Shqiptarët për kombin shqiptar dhe për gjuhën shqipe është dhe duhet të jetë në qendër të cilido shqiptari”.

            Nga kjo moto udhëhiqen këta njerëz të devotshëm, ndaj unë dhe shumë bashkatdhetarë  i urojmë pëzemërsisht:  Punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme z.Zylo dhe znj.Zylo në mbarëvatjen dhe vazhdimin e gjuhës mijëravjecare shqipe.

 

Adriatik Sefa,

Profesor i muzikës, Manhattan

Tetor, 2011



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora