E premte, 29.03.2024, 12:40 PM (GMT)

Mendime

Pilo Zyba: Athina po digjet dhe kurvat krihen

E diele, 13.11.2011, 07:57 PM


ATHINA  DIGJET DHE KURVAT KRIHEN

 

-fejton -

 

NGA PILO ZYBA

 

Niveli ekonomik dhe gjendja e pa stabilizuar po e shtyjnë greqinë në vallen e saj në grykë të greminës. Në të vërtetë cilët janë ata që tërheqin këtë valle të madhe pas së cilës duhet të kercejë vetë ekonomia greke dhe vetë populli grek.Fatkeqesi, por e vërtetë!Këtë valle të çmëndur e tërheqin dy partite e medha greke, Demokracia e Re, dhe Pasok, pas valles së tyre veglave u bien Partia Komuniste e udhëhequr nga Papariga, Partia e Popullit (mortja me hengërt mua për emrin) e drejtuar nga Karaxhaferri.Populli grek i urtë, i matur ben sehir vallen e tyre dhe nuk u rrëmben një hu dhe ti vërë përpara si bagëtitë dhe ti nxjerri jashte nga stalla e parlamentit.Se vetem stallë mund të quhet në këto çaste, sepse ka humbur besimin e popullit.Si me ndihma dhe si pa ndihma politikanët nuk e gjejnë dot gjuhën e përbashkët.Kur nuk ka zihen për  fukarallëk, kur kanë për të marrë zihen për karrige, që të hipin në pushtet dhe ti rrëmbejnë ato.

 

Një fare gazetari i televizionit shtetëror ERT me emrin Tasos Kuloglu ( u kujtoj se Kuloglu, don të thotë dorë prerë).Por në të vërtetë zotërisë që bën punën e gazetarit i duhet prerë gjuha dhe jo dora. Sepse që në të gdhirë del e i bie daulles së prapagandes, se gjoja Greqia po bëhet si Shqipëria!Krahasime keto që nuk i shkojnë për shtat as situates, por as kohës dhe problemeve për të cilën vetë populli grek është ngritur dhe proteston.Proteston me të drejtë, se e tatëpjeta ku po e çojnë është e thellë, me këtë rënie në këtë humnere çdo qytetar ndjen  dhimbje tek i përplaset koka pas tatimeve të pa fund, çmimeve në ngritje në qiell, dhe nuk u mbatet gjë vetëm të venë dhe ti falen vetë zotit.Por i dërguari i zotit në greqi në këto kohë nuk dëgjon nga ai vesh, sepse nuk e lë as kamilafi dhe as rasua.Europa e bashkuar fut thellë dorën në xhep dhe jep..jep që greqia të dali nga gjëndja e komës ekonomike.U fal borxhe të mëdha për të hequr nga supet e popullit grek peshën e vuajtjes, por nuset e shtëpisë nuk mërren vesh.Kur njëra mërr, tjetra kritikon, kur tjetra don pushtet, kërkon  të marrin lekët, pastaj të hipi në pushtet.Babai i nuseve, presidenti i greqisë së sotme me pushtet por pa force, mendohet, ligështohet, hidhërohet për gjëndjen e rëndë.Kur ishte minister i jashtëm ishte koha e “bollëkut”.Kjo është gjëndja e sotme në greqi.Partia Komuniste kërkon zgjedhje, Partia Popullore bën sehir, Sinaspizmosi tjeter parti kjo kërkon pula të pjekura.Dhe daullet nuk kanë të mbaruar, ato fillojnë nga europa dhe dëgjohen në ishtujt më të largët të Egjeut.Partia që kërkon të martohet me pushtetin dhëndërr ka Samaranë, ish ministrin e jashtëm në qeverinë e Micotaqit.Jorgo Papandreu nuk don që ta dorzojë nusen e tij, karrigen..e shterngon fort atë, ndonse e shikon dhe vetë që po ja rrëmbejne.Karrigia politike normalisht, është një putanë qe bredh derë më derë, por në këtë radhe ajo është e katandisur për të qarë hallin.Është e pa krehur, nuk ka lek për të bërë makiazh dhe është me rrobe të grisura.Një nuseje të tillë është për të mos ju afruar fare afër, por edhe në këtë dorë dite dhëndurrët  nuk janë një dhe dy, por plot nga disa krerë të partive.

 

E keqja nuk është se duan të martohen me të, por më pare, pasi morën vesh se shumë borxhe ju hoqën, kërkojnë tani dorën e saj.Papandreu, dhëndërri në pushtet, i cili dhe  ja hoqi nuses nga supet një barrë të rëndë borxhi, nuk don ta lërë të dashurën e tij në dorë të të tjerëve.Por Samaraja i Demokracise së Re, tani që nusja prêt të marri nga Europa një pajë të majme, kërkon me çdo kusht që t’i’a rrëmbeje Jorgos nga duart nusen me gjithë pajë.E kështu të dy dhëndurrët njëri shty dhe tjetri hiq janë gati që nusen ta lënë pa breke.Dhe eshte disi e çuditshme sepse të dy dhëndurrët janë dhe shokë e miq të vjetër, janë rritur dhe kanë studjuar bashkë në Amerikë.Por si duket kanë studjuar jo për të  qarë hallet e popullit, por si mund ti rrëmbejnë njëri tjetrit nusen e bukur të pushtetit.Dhe duke njohur dyluftimet dhe hilet e kalit të trojes, lënë mënjanë armët dhe hedhin në tryezë kartat e kalit të trojës.Kërkojnë që të krijohet një qeveri e përkohshme, (ndryshe  nusja mbetet pa pajë nga Europa, dhe pa pajë nuk e don asnjëri).Qeveria  e cila pritet të shpallet nga çasti në çast është një lojë, pasi qeveria do jetë e krijuar jo nga të zgjedhurit e popullit, por nga ata që populli i ka zgjedhur.Mjerë populli për ata që ka zgjedhur.U vari në kokë një këmborë që ata nuk e tundën kurrë, por tundën vetem çelsat e sirtareve dhe kasetave për fitimet e tyre.Tingulli i kësaj këmbore ka kohë që e çon kopenë në folenë e ujkut, në një fole të madhe që quhet, krizë.Ajo nuk të ha si puna e ujkut, njëherë e mire, por të ha dalëngadalë dhe të nxin jetën.Po ku duan të dinë dhendurrët, ata jetën e tyre e kanë të bardhë, kopesë i nxihet jeta, dhe ata nuk kërkojnë kopenë, por nusen e stanit për të jetuar në orgji e qejfe për vete, pa puna e kopesë vate e shkoi.Në vëndin tim, Shqipëri thonë, “njëri gozhdës dhe tjetri potkoit”, por nuses në fjalë nuk i kanë mbetur as gozhdë dhe as potkonj, ajo ka mbetur lakuriq dhe ka dalë duke lipur dyerve të botës.Dhe kjo më çudit, nusen pushtet, dhe lipsare e dashurojnë të gjithë. Po pse kërkojnë dhëndurrët që  lekët e Europës ti marri një qeveri e përkohëshme, pajën nëna plakë Europa e Bashkuar e ka përgatirur për nusen e vjetër, Greqi?Mundohet nëna europë që ta rinojë, ta zbukurojë, ta lehtesojë nga hallet Greqinë!Dhendurrët e sotëm kërkojnë tashmë që këtë pajë europiane ta marri një qeveri e përkohshme, dhe pastaj ta gëzoi njëri nga dhëndurrët e përhershëm.Dhe kur të hipi në pushtet dhe të braktisi hambaret e saj, të ketë të drejtë të thotë se, këtë kredi(pajë) nuk e morëm ne, por qeveria e përkohshme e shpëtimit kombëtar.I shkreti komb, i shkreti, që këta dhëndurrë që nuk ju ndanë kurrë, ju bënë komb në grykë dhe prej vitesh po e mbysin me tatime, me shpërdorime, me vjedhje.Kur i dëgjon që flasin të mbushet shpirti plot, kur i shikon që punojnë të mbetet xhepi bosh.Dhe kur mbetka xhepi bosh, nuk paske as personalitet, as pushtet dhe jo vlerë  ekonomike, por as pushtetare dhe as personale.Bëhesh si kaqoli i gurëve të bilardos, që gjithnjë e qëllojnë me stekë për ta hedhur në gropë.Lojtarët e këqinj, jo vetëm i prishin shijen lojes dhe atyre qe i shikojnë, por edhe vetë të zotit të lokalit që e ka ngritur atë për argëtim, por më shumë për fitim.Kishte te drejtë gjyshja ime, ndjesë paste kur i thoshte mabait tim, “Çupat ti japësh në derë të fisshme dhe të pasur”,por unë atëherë qeshja me fjalët e saj, sepse isha i ri, i dashuruar dhe besoja te dashuria dhe te bukuria.Të them të drejtën nuk di ku gaboj, sepse nga fjala e gjyshes kuptoj qe politikanët e greqisë janë nga fis i lartë i politikës, Papandreu dhe fisi i tyre kanë 100 vjet që ndërrojnë me radhe nusen e bukur të karriges së pushtetit, po kështu dhe Micotaqët, Karamanlinjtë,Venizellot, Pangalot..Po të ishte gjallë gjyshja ime, e shkreta ka tre kater vjet që ka vdekur dhe ishte 110 vjeç  kur iku, më la një amanet që e kujtoj shpesh; “Atje ku nuk ka zot shtëpia as mos jep çupë dhe as mos mërr nuse”, por unë kam 20 vjet  që jam kollovar  në derë të botës dhe ja pashë hajrin krushqisë.hahahahahhaha!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Koha është sot Shqipëria ta hudhë gunën krahëve Lis Bukuroca: Saliu në pranga Miradije Gashi: Vallë është koha të mendojnë politikanet për punëtorët e arsimit brënda dhe jashtë vendit!!! Gjekë Gjonaj: Gjokajt në Amerikë mbajnë gjallë lidhjet brenda gjakut Aurel Dasareti: Ecim drejtë rrënimit! Engjëll I. Berisha: Ideali social i ekzistencës Xhevat Rexhaj: Letër zotriut akademik Nexhat Daci Abdullah Prapashtica: Në përmbyllje të debatit për ndryshimet e kushtetutës rreth zgjedhjes së Presidentit Sylë Arifi: KFOR-i i pavendosur ti largojë barikadat! Andy Apolloni & Paulo Traboini: Akt i rende provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise Zejdush Kastrati: Sikur të ndodhte…? Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët Fahri Xharra: Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Pse jo? Urim Shehu: Atë që s’e bëri Serbia, po e bën Rektorati Pilo Zyba: Qesharake e dhimbshme por e vërtetë Kastriot Myftaraj: Rajmonda Bulku duhet të hedhë në gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua Qerim Pllana: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës M. Sinemati: Ekstremistë me mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (3)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora