E premte, 19.04.2024, 06:07 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Bashkim Bekteshi: Dhjetë vjetori i Shkollës Shqipe të Bassanos

E diele, 13.11.2011, 09:05 PM


 

Mbrëmja kulturore në Bassano, i ngjasonte një Shqipërie në miniatur

 

Nga Bashkim Bekteshi

 

”…Ndjehem i lumtur si asnjëherë më parë, kur shoh këtu të pranishem kaq shqiptar(e) të moshave të ndryshme, që vin nga qytete të ndryshme të viseve e krahinave shqiptare, nga Vlora e Mitrovica, nga Shkupi e Shkodra, nga Prizreni e Medvegja, nga Dibra e Drenasi, nga Lezha e Theranda, nga Tirana e Burimi, nga Tropoja e Vitia, ... tamam si një Shqipëri në miniatur…” - Beqir Cikaqi, gjatë prononcimit në mbrëmjen e së shtunës me 29 tetor 2011.

 

… Shpërnguljet e mëdha që ndodhen në fund shekullin e kaluar, ne të gjitha trojet shqiptare dhe vendosja në vendet e ndryshme të botës, solli nevojen që shqiptarët të vetorganizohen në forma të ndryshme për ruajtjen e përkatësisë kombëtare. Kjo ndodhi edhe me shqiptarët e vendosur në rajonin e Venetos në Itali. Ka shumë shqiptar të vendosur, por, organizimi i tyre është fare i manget… Dhe sikur të mos ishte aktiv një shoqatë kulturore në Bassano del Grappa, organizimi i shqiptarëve  në këto vitet e fundit do të ishte zero…! (meditim i  prof, B. Bekteshi)

     Kështu,  mbrëmjen e së shtunes, me 29 tetor 2011, në Fellette ( lokaliteti Bassanos) u mbajt një mbrëmje kulturore shqiptare. Ishte ky një organizim i shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, për të shënuar 10-të vjetorin e aktivitetit të shkolles shqipe të Bassanos, shkollë e cila vepron në gjirin e shoqatës, meq rast u bë promovimi i dy librave dhe një kënge. Pjesëmarrës ishin shqiptarë  kryesisht nga Bassano e Treviso, por edhe nga mbar rajoni i Venetos, si nga Venezia, Padova, Vicenza, Beluno, etj. madje edhe nga Verona, që këtu në Itali kan ardhur nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Kishte musafir edhe nga Prishtina e Shkupi, madje edhe Gjeneral të Forces së Sigurisë nga Kosova.

     Kjo mbrëmje u hap me intonimin e himnit kombëtar dhe himnit shteteror të Kosovës. Ketë mbrëmje e moderoi për mrekulli z. Refki Tafaj, i cili tashmë është i dëshmuar si moderator i shkelqyeshëm. Që në fillim zoti Tafaj, pasi iu dëshirojë mirëseardhje të pranishmëve, bëri prezantimin e musafirëve dhe e (ri)kujtoj programin e kësaj mbrëmje. Mandej, të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, z. Avdi Beqiri, në emër të organizatorit të kësaj mbrëmje. Ndërsa, z. Nuhi Gashi, përfaqsues i MASHT-it, njëkohësisht përgjegjës për shkollat shqipe në diasporë, me ftesen e shoqatës “Bashkimi Kombëtar” kishte ardhur enkas nga Prishtina për këtë  përvjetor. Para të pranishmëve shprehi kënaqesin që gjendet në këtë mjedis kaq mirë të organizuar. Z. Gashi ndër të tjera tha:”…unë sot u knaqa kur isha në shkollen ku mbahej mësimi shqip, i pash ata nxënës, ata voglush e voglushe që sa bukur flisnin, recitonin edhe këndonin. Shprehi fjalë miradie për të gjith ju,për prindërit e fëmijëve që i dërgojn në shkollen shqipe, e në veqanti për mësuesit: Ragip Thaqi e Beqir Cikaqi të cilët kan gjetur forcë që edhe në këto rrethana të japin kontributin e tyre për këtë çështje kaq madhore kombëtare. Urojë që shkolla shqipe të ketë sa ma shumë nxënës-vijues, sa ma shumë aktivitete…” Zoti Gashi premtoj se shkolla shqipe e Bassanos do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të zyres që e drejton.

        Kur e përfundoi z.Gashi, dhe deshi të largohet nga bina, moderatori e ndaloi edhe pak, sepse shoqata “Bashkimi Kombëtar”, kishte vendos ti ndaj tri mirënjohje, dhe këto mirënjohje  do t’i ndaj zoti Gashi në shenjë respekti. Mirënjohje iu nda zonjes Merita Kastrati, ish mësuese e shkollës shqipe, z. Ragip Thaqi mësues i tashëm i shkollës, dhe z. Beqir Cikaqi, për jetësimin dhjetëvjeqar të shkollës shqipe, i cili është edhe mësues shumëvjeqar i kësaj shkolle dhe autor i monografisë SHKOLLA SHQIPE E BASSANOS, 2001-2011. Të gjith këta u përcollen me duarttrokitje.

      Duartrokitje të gjata kishte edhe kur moderatori me fjalë të zgjedhura, lajmroi se në mesin e tyre ishte perzent edhe Gjenerali i FSK, Enver Cikaqi, i cili këto ditë kishte një vizit zyrtare me njeë delegacion të ushtarakëve nga FSK në Akademin Ushtrake në Modena të Italisë, dhe duke e shfrytëzuar këtë vizitë e shfrytëzoi rastin të jetë prezent këtu në mesin ton u shprehë  z. Tafaj. Ndërsa Gjeneralbrigade z. Enver Cikaqi, jo vetëm nga pamja fizike, por edhe ajo intelektuale e oratorike kishte të gjitha cilësit tipike të një gjenerali shqiptar, prandaj edhe merrte duartrokitje të herë pas hershme gjat paraqitjes së tij. Ai ndër të tjera theksoi: “…se unë gjindem për herë të parë këtu, por me ju kemi patur takime edhe ne  Prizren e Prishtinë, kur nxënesit e shkollës shqipe nga Italia na vizituan Zonen e Dytë të TMK-së dhe Shtabin e Përgjithshëm. Pa diasporen nuk mund ta bënim luften në Kosovë, diaspora edhe sot ka rol të pazëvendësueshëm në shtetin e Kosovës. Urojë që këta nxënes, fëmijë tuaj, pas përfundimit të shkollimit dhe përvojes së fituar, një ditë të i kthehen Kosoves, se kemi nevoje për të gjith, pse jo që ndonjeri të jet edhe kadet i shkolles ushtarake ne vendlindje…” Fare në fund të paraqitjes së tij, gjenerali kishte sjell një dhurat nga Kosova, ishte harta e Kosovës  e mbushur me guret e çmueshëm të Trepçës. Dhe sikur ishte kuptuar me organizatorët e kësaj mbrëmje, këtë dhurate e  kishte dedikuar  për mikun e madh të shqiptarëve z. Vittorio Andolfato, i cili për shkaqe shëndetësore nuk ishte prezent, por, ftoi që këtë dhurat ta pranoj z. Avdi Beqiri, kryetar i shoqatës, i cili do të ia përcjell profesorit të nderuar. Pas përfundimit të paraqitjes, gjenerali nga bina u përcoll me duartrokitje e me tingujt e këngës : Marshi i UÇK, kënduar nga BesnikVeselaj dhe grupi.

      Një paraqitje të veçant rreth aktivitetit të shkollës dhe domosdoshmërisë për vazhdimin e aktivitetit si dhe hapjen edhe të shkollave tjera, pati poetja dhe krijuesja me origjin nga Medvegja, e cila kishte bërë disa kilometra rrugë(nga Arzigniano e Vicenzes) zonja Miradie Avdullahu, e cila ndër të tjera para të pranishmeve u shpreh:”rreziku nga asimilimi që po u kanoset fëmijëve tanë, të cilët  po lindin e  rriten në mërgim, është futur në zemrat e çdo shqiptari mërgimtar si frikë, e kjo frikë është normale, sepse i bënë të gjithë të jenë më të kujdesshëm dhe më vigjilent për të evituar një tragjedi të asimilimit të fëmijëve të tyre, apo të them të fëmijëve tanë, meqë dhe vetë jemi mërgimtar, apo jo?! Sepse asimilimi vërtetë, nuk është gjë tjetër për ne , pos një tragjedi e madhe për Kombin tonë shqiptar! Por kur kjo frikë bëhet pjesë e përditshmërisë dhe e pandar nga ne, atëherë ajo vërtetë është e rrezikshme.. Dhe deshëm ne apo nuk deshëm, na duhet të jetojmë bashk me të duke u munduar deri në fund të mbajmë shpresat dhe që kësaj frike, mos ti japim rast të dominoj dhe të del fitimtare, por të fitojmë vet ne duke e luftuar asimilimin e fëmijëve tanë dhe të pasardhësve tanë me grusht e me dhëmb! Të hapim sa më shumë shkolla shqipe , pikërisht siç është kjo këtu në Bassano del Grapa, e cila me krenari sot kremton dhe 10 vjetorin e punës së vet plotë peripeci por dhe suksese të arritura, dhe të punojmë të gjithë së bashku, sa më shumë, e të mos kursejmë nga fitimet tona që të grumbullojmë pasuri materiale të padobishme , por të financojmë sa më shumë që të jetë e mundur, aty ku do të kemi më shumë dobi dhe interes për gjithë Kombin, pra për shkollat shqipe! Vetëm kështu ne do të jemi më të lumtur, më të shëndosh dhe më të pasur!..”

 

      Në shenjë të përvjetorit të shkollës shqipe , kishte edhe paraqitje të nxënësve, kështu me grupin e nxënesve fillestar të pregaditur nga  mesuesi Ragip Thaqi, u paraqiten vargjet e Naimit”Gjuha Jonë”, mandej poezit “Mëmëdheu”,” Flamuri ynë”, “Ku kam lerë”, etj. Ndërsa grupi i nxëësve më të rritur që e përbënin: Edona Thaqi, Qendresa Zeka, Agnesa Elshani, Njomëza Gashi, Erblina Thaqi dhe Agnesa Zeka, e në pregaditje shumë të mirë të Beqir Cikaqit, u paraqiten me dy recitale: Festojmë e flasim shqip edhe në Itali ! dhe Të duam Atdhe ! Të dy këto recitale kishin mesazhe shumë të forta atdhedashurie, të cilët shpërbleheshin me duartrokitje të herë pas here nga të pranishmit gjat interpretimit.Te gjitha vargjet e të dy recitaleve, autor ishte vet  mësuesi Beqir.

 

        Duhet cekur se në fund të këtyre  recitaleve u promovua edhe kenga kushtuar shkollës shqipe të Bassanos”10 vjet shqip në Itali” të kënduar nga Besnik Veselaj dhe grupi, me tekst të Beqir Cikaqit.  Gjat paraqitjes së kësaj kënge grupi i vajzave  vallëzonte. Ky grup i vajzave paraqitej në vallëzim çdo here kur këndohej në këtë mbrëmje.

        Nuk përfundojë këtu programi sepse tani iu erdhi radha  promovimit të librave SHKOLLA SHQIPE E BASSANOS dhe GJYSHI IM ISHTE KY, të autorit Beqir Cikaqi, libra këto që pan  driten e botimit në gushtë të këtijë viti. Autori është njohur për këtë mes edhe si mësuesi shkollës shqipe, edhe si gazetar e aktivist i dalluar i shoqatës, e gjithashtu  është emër i njohur për mbar diasporen shqiptare, sidomos në Itali.

       Për librin SHKOLLA SHQIPE E BASSANOS  fjalen kryesore e kishte redaktori i librit, z. Shkëlzen Halimi, i cili kishte ardhur enkas nga Shkupi. Z. Halimi ndër të tjera potencoi…Monografia "Shkolla shqipe e Bassanos" e autorit Beqir Cikaqi është një kronologji e aktivitetit të Shkollës shqipe në këtë pjesë të Italisë (Bassanos). Është një libër-dokument, një dëshmi e përpjekjes që për asnjë çast të mos cenohet identiteti ynë kombëtar. Kjo vepër nuk mëton të jetë diçka e veçantë, përkundrazi është vetëm  një kontribut i vogël në pasqyrimin e historisë së madhe të diasporës shqiptare, histori kjo që, fatkeqësisht, ka një përmbajtje të dhembshme. A ka dhembje më të madhe se sa të jesh larg vendlindjes, larg të dashurve. Kurse shqiptarët, tokave të huaja ia mësynë vetëm për shkaqe ekzistenciale. Dhe, kjo dhembje gjithnjë i ka dhënë frymë dashurisë për atdheun dhe për gjuhën. Dhe prandaj, produkt i kësaj dhembje është edhe kjo monografi për Shkollën shqipe të Bassnaos…

      Më pas u paraqiten Blerina Gollopeni dhe Liridona Pulka, me poezit nga libri “Gjuha shqipe” dhe “Ëngjellusha e shekullit të njëzet” në shqip dhe italisht. Gjithashtu një paraqitje të shkelqyeshme pati edhe Edona Thaqi me këngën “O e bukura more”. Lexuan hartimet e veta ish nxënësit e shkollës shqipe Leoniti e Fitoni, hartime që kan zënë vend në librin e shkollës.

       Për librin GJYSHI IM ISHTE  KY, ishte inskenuar një pjesë e shkurt me pjesë nga libri, këtë inskenim e interpretuan Halit Cikaqi dhe Ideal Shaqiri. Ndersa për këtë libër fjalen kryesore e pati recesenti i librit z. Gëzim Muçolli, i cili ndër të tjera tha:”…përmes librit "Gjyshi im ishte ky" autori na e sjell botën e fakteve historike nëpërmjet rrëfimit të fragmenteve të shumta të kujtimeve nga Gjyshi i tij i nderuar, në kohë të ndryshme që nga ajo e Mbretërisë së ish-Jugosllavisë, pastaj Luftën e Dytë Botërore, e sidomos periudhën pas lufte nën Jugosllavinë e re ku u ndien të tradhtuar nga njerëzit që shkelën mbi idealin kombëtar. Autori i përshkruan kohët e shkuara me një stil të veçantë ku gërsheton objektivitetin, duke pasur parasysh se përballë shumë të këqijave kolektive siç ishin mjerimi dhe varfëria, analfabetizmi dhe sëmundjet (vdisej edhe për shkak të një dhëmbi të sëmurë), supersticioneve (si p.sh. tregimi për shoqërimin e Dhampirit apo për takimin me Shenjtorin e veshur si lypës) etj. Gjithashtu, në këtë libër përmes Gjyshit, vije në shprehje mençuria popullore, mikpritja tradizionale shqiptare, mirëkuptimi dhe ndihma vëllazërore ndaj mikut kur ai ndodhej në ditë të vështira e kështu me radhë…”

     Mandej u hap debati për të dy librat, ku u paraqiten Miradie Avdullahu, Xhelal Shaqiri, Ragip Thaqi, Nuhi Gashi, Merita Kastrati, Selim Musaj, Tonin Nikiolli, etj. U këndua kënga “Moj Shqipni mos thuaj mbarova”.

      Në fund, moderatori e ftoj edhe autorin e dy librave, mesuesin shumëvjeqar të shkollës shqipe të Bassanos, gazetarin dhe krijuesin e njohur, jo vetëm në këtë mjedis por edhe më gjerë, te cilit para të pranishmëve ia prezentoi shkurt një biografi edhe një histori të bujshme familjare, duke iu kujtuar të pranishmëve se gjenerali me autorin janë vëllezër, djemt e Nënë Xhyles, e cila për zhdukjen e analfabetizmit ka kontribuar qysh para gjashtëdhjetë vjete, e cila ka përpunuar abetaren në mënyr sistematike plot 20 herë…

   Autori i librave Beqir  Cikaqi, falemenderoi organizatoret, falemenderoi edhe sponzorët e librit Shkolla Shqipe e Bassanos, zotin Sadush Tahirin dhe sidomos sponzorin gjeneral SabaGroup-in, që drejtohet nga z.Sadri Bytyqi, duke shpresuar se premtimet e dhëna do ti përmbushë edhe “JahaToursi”. Se autori ishte më i lumturi në këtë mbrëmje, nuk nguroi të shprehet edhe vet:”…ndjehem i lumtur si kurr më parë, kur shoh këtu të pranishem kaq shqiptar(e) të moshave të ndryshme, që vin nga qytete të ndryshme të viseve e krahinave shqiptare, nga Vlora e Mitrovica, nga Shkupi e Shkodra, nga Prizreni Medvegja, nga Dibra e Drenasi, nga Lezha e Theranda, nga Tirana e Burimi, nga Tropoja e Vitia, ... tamam si një Shqipëri në miniatur…Ndjehem krenar, se sot përveq se ishte përvjetori i Dhjetë i Shkollës Shqipe të Bassanos, ku ka vite që punojë me shumë kënaqësi, sonte bëra edhe promovimin e dy librave, me te cilat ka vite e vite që kam filluar së grumbulluari si materiale, dhe ja më në fund e gjeten driten e botimit…” u shpreh ndër të tjera zoti Beqir Cikaqi. I pyetur nga modertori për planet e ardhëshme , autori u pergjegj:” se nuk planifikojë kurr që  të krijoj diçka domosdo, por kur inspirohem aty për aty marr edhe shkruaj, që mos të jet sekrete jam duke shkruar një material për një roman, të cilit ende nuk ia kam venë titullin. Ndërsa si plan ma i afërt është përkthimi dhe botimi i librit me poezi HESHTJA E NËNËLOKES në italisht, që tani jam në përfundimin  e bisedimëve me një  përkthyes të shquar…!”

      Dhe vertetë autori kishte arsye të jet i lumtur se perveq proovimit të dy librave, promovoi edhe këngen, tekstin e së cilës e shkroi enkas për këtë përvjetor të shkollës. Mandej pos lavdatave meritore,  duartrokitjeve, etj mori edhe mirënjohje nga Shoqata “Bashkimi Kombëtar” dhe tufa me lule nga nxënësit e shkollës shqipe.

     Në fund moderatori  Refki Tafaj e shpalli të përfunduar këtë mbrëmje, i kujtoj të pranishmëve, se libri i shkollës ka një çmim simbolik, ndërsa libri GJYSHI I ISHTE KY, nuk shitetkështu kan menda familjarët e personazhit të librit, po si dhurat iu epet atyre qe e blejn librin Shkolla Shqipe e Basanos, mjete të cilat shkojn në fondin e  Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, pra shkurt paguani një merrni dy, tha  në formë humori z.Tafaj.

      Pas përfundimit të programmi të paraparë për të pranishmit u organizua një program me muzikë e valle të lira, ndersa te pranishmit merrni fotografi me musafiret dhe me autorin e librave, e ky (autori) i fundit  iu epte autograme në libra të interesuarve.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kolec Traboini: Qofte Beogradi dhe gjeniu pa brekë - Në Panairin librit Tirana 2011 Ditët e Naimit - festë e poezisë dhe kulturës Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë Kalosh Çeliku: Nata e madhe dhe dita e nesërme nën Rrap në Shkup Asllan Dibrani: Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit... Burhanedin Xhemaili: Kthimi te rrënjët e trungut kombëtar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora