E enjte, 25.04.2024, 08:52 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: ”Ne jemi e ardhmja”

E diele, 13.11.2011, 08:57 PM


”Ne jemi e ardhmja”

 

Nga Faik Krasniqi

 

Një shprehje e thënë dhe e dëgjuar me mijëra herë “Ne të rinj, unë dhe ti, do jemi arkitektët e shoqërisë së ardhme njerëzore. Pas pak vitesh do jemi protagonist të skenës së historisë”, (vallë mos jemi që tani ). Shoqëria njerëzore që të eci përpara kërkon, ide të reja, fantazi, romantizëm, kërkon sakrificë e vetëmohim. ( Sikurse mund të kërkojë dhe të kundërtën: dmth që mos kesh asgjë nga këto aftësi për të kthyer prapa, për t’u kthyer në mesjetë, dikujt ndoshta i intereson dhe kjo perspektiv, është dhe kjo një zgjidhje). E megjithatë ne jemi ata që duhet t’i mbartim gjithë këto cilësi, ne jemi e nesërmja që po agon !

Kështu thonë, e megjithatë shumë prej nesh akoma se kemi zbuluar vërtetësinë e kësaj thënie. Ndoshta si kemi bërë kurrë pyetjen vetes: Jam unë e ardhmja ? Se ne do e kishim bërë, ne do e kishim kuptuar dhe do i ishim përgjigjur atëherë ndaj shumë prej këtyre ”çudirave” që bëhen sot në botë , rinia do reagonte , të paktën ! Vërtetë jemi ne e ardhmja ? Po vallë a jemi ne të aftë, a i kemi ne këto ëndrra, a kemi dijeni të rolit dhe të përgjegjësisë tonë kundrejt të ardhmes ? Po çfarë janë këto detyra dhe përgjegjësi që kam unë kundrejt vetes në radhë të parë e kundrejt gjithë shoqërisë njerëzore njëkohësisht ? ”Mua të vetmen gjë që më kanë thënë, është të gjej një punë mundësisht në doganë e të nxjerr sa më shumë lekë, me çdo lloj mënyre !

Kush më përgatiti mua, për një të ardhme të tillë ? Po ëndrra pse duhet të kem ? E çfarë jam unë, që do mund të ndryshojë botën ?Një ” bulzë uji në oqean”, ndaj më mirë të rri të bëj qejf, të jetojë jetën time ( duke parë tv ), pra çfarë më duhet për ta ndryshuar botën.

“Pse prindërit e mi që besuan e që kishin ëndrra çfarë fituan? Ja tani as pension nuk marrin. A s’janë këto shumë prej pyetjeve dhe mendimeve që kanë shumë nga bashkëmoshatarët tanë, ndaj gjithë atyre që thonë që ne jemi e ardhmja ?

Po vallë a nuk është detyra e gjithkujt t’i japi përgjigje këtyre pyetjeve?

Jo është detyrë e familjes, e shkollës, e mediave, e shoqërisë – mund të thotë dikush!

”He more pse çan kokën ” se dhe prindërit tani a nuk jetuan si figurantë në ”filmin” e jetës së tyre, pse vallë mos rrojmë dhe ne ? Po është dhe kjo një rrugë që mund të zgjedhësh, por pavarësisht a do a s’do, pavarësisht a je gati a jo, pavarësisht a je përgatitur shpirtërisht, fizikisht, moralisht për misionin tënd, ti një ditë do jesh ”kapiteni i anijes tënde ” ( do jesh prind , do jesh punëtorë, specialist, mësues apo deputet …. ) dhe atëherë do jetë në dorën tënde se këtë anije do e copëtosh mbi shkëmbinjtë, ose të zbulosh ”Amerikën ” ! Ndoshta duhen kritikuar prindërit tanë, ( familja është baza për gjithçka ) ndoshta sistemin shoqërorë ku jetuam, fatin e jetën tonë, ndoshta mediat, por dijeni se, pavarësisht nga gabimet tragjike që janë bërë, për shkak të gjithë atyre faktorëve që radhita më lartë, pavarësisht që misioni yt është shumë më i vështirë në këto kushte, akoma loja s’është e humbur, akoma ekziston mundësia për t’i ndryshuar gjërat.

Dhe ne kemi mundësi t’i ndryshojmë e të rregullojmë shumë prej gabimeve të së kaluarës.

Mos të kërkojmë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhemi, por le të mësojmë nga e kaluara duke i mbajtur sytë drejt së ardhmes. Në atë skenë, do luajmë vetë ne, dhe pasi të kemi mbaruar në ”rolin” tonë do duhet t’ua lëmë brezave që vijnë. Kjo është kontrata, këto janë rregullat e ”lojës”. Dhe diçka tjetër :Mos tu lëmë dhe ne fëmijëve tani një botë si kjo që po na lënë neve prindërit tanë ! Ndaj le të fillojmë të mendojmë e të veprojmë duke mos harruar : ”Ne jemi e ardhmja”!

 

(Autori është publicist nga Prishtina)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Koha është sot Shqipëria ta hudhë gunën krahëve Lis Bukuroca: Saliu në pranga Miradije Gashi: Vallë është koha të mendojnë politikanet për punëtorët e arsimit brënda dhe jashtë vendit!!! Gjekë Gjonaj: Gjokajt në Amerikë mbajnë gjallë lidhjet brenda gjakut Aurel Dasareti: Ecim drejtë rrënimit! Engjëll I. Berisha: Ideali social i ekzistencës Xhevat Rexhaj: Letër zotriut akademik Nexhat Daci Abdullah Prapashtica: Në përmbyllje të debatit për ndryshimet e kushtetutës rreth zgjedhjes së Presidentit Sylë Arifi: KFOR-i i pavendosur ti largojë barikadat! Andy Apolloni & Paulo Traboini: Akt i rende provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise Zejdush Kastrati: Sikur të ndodhte…? Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët Fahri Xharra: Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Pse jo? Urim Shehu: Atë që s’e bëri Serbia, po e bën Rektorati Pilo Zyba: Qesharake e dhimbshme por e vërtetë Kastriot Myftaraj: Rajmonda Bulku duhet të hedhë në gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua Qerim Pllana: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës M. Sinemati: Ekstremistë me mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (3)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora