Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Në gjallim

| E diele, 13.11.2011, 07:33 PM |


Kasam Shaqirvela

 

...NË GjALlIM...

 

GjUHA e NËNËS,

edhe DhEU i ATIT

gjithmonë, pandalshëm

NDJENjAT mi ngjallin.

Kudoqofsha, kudondodhem

edhe ku marr frymë

m’i përshkohen ShTATIT

me ta unë çlodhem.

Në të BETOHEM un’

sepse e kam LIGJ’

e kam dhe KANUN

dhe përmbi ZAKON

sa ShPIRTI m’i kërkon.

Madje e kam dhe FE

në të un’kam LE

jam rritur me BESËN

ushqyer dhe ShPRESËN

për timin ATDHE, ku

BUKËS i thuan bukë

SHQIP, edhe UJIT

bashkë me KRIPË

e ZEMËR t’Bardhë.