E merkure, 24.04.2024, 08:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Kastriot Myftaraj, një libër për ngjarjet enigmatike ndërkombëtare që çuan në pushtimin e Shqipërisë në 1939

E diele, 13.11.2011, 07:51 PM


Publicisti i njohur Kastriot Myftaraj vjen pranë lexuesit me botimin e tij më të fundit “Prilli që nisi në idet e Marsit”, i cili vlerësohet si një nga titujt më interesantë në panairin e librit “Tirana 2011”. Libri më i fundit nga publicisti Myftaraj, në faqet e tij flet për kontin Ciano dhe ngjarjet enigmatike ndërkombëtare që çuan në pushtimin e Shqipërisë më 1939. Libri, një botim i shtëpisë botuese “Morava”, është një nga titujt që ka ngjallur kureshtjen e  lexuesit në stendat e librit të edicionit të 14-të të panairit në kryeqytet. I njohur në fushën e publicistikës, Kastriot Myftaraj këtë herë në 26 kapitujt e librit “Prilli që nisi në idet e Marsit” flet për ngjarje të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Në libër tregohet se një nga enigmat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore, por edhe në përgjithësi, është se përse Konti Ciano, dhëndrri i Mussolinit, ishte njeriu i cili e pati idenë e pushtimit të Shqipërisë dhe ia kërkoi me ngulm atë Duçes, i cili ishte ngurrues. Në vijim, në libër tregohet se Shqipëria është përjashtimi i madh në sjelljen politike të Cianos, i cili përgjithësisht ishte një njeri politikisht apatik dhe i prirur më tepër për ta shfrytëzuar pushtetin, për t’u argëtuar, se për ta ushtruar atë. “Çka e bëri Cianon që të sillej kështu me Shqipërinë? Në këtë libër unë përpiqem që të zbërthej Enigmën shqiptare “Ciano”. Kjo përpjekje më çoi në një labirint intrigash të politikës së lartë ndërkombëtare, ku janë të gjitha kancelaritë, zyrat e shërbimeve inteligjente, sallonet aristokratike, shtabet ushtarake, të palëve kundërshtare të Luftës së Dytë Botërore”, shkruan publicisti i njohur Kastriot Myftaraj në botimin e tij më të fundit “Prilli që nisi në idet e Marsit”.

 

Resorti në Kune të Lezhës, si pjesë e labirintit

 

Në faqet e këtij botimi publicisti Myftaraj flet dhe për resortin turistik në Kune të Lezhës, që e ndërtoi konti Ciano pas pushtimit të Shqipërisë. Ky resort turistik në një mjedis bregdetar, që duket sikur ka dalë nga një libër misteresh, me një kënetë, të mbushur me bimësi të dendur, aty pranë është përfolur si vendi ku janë fshehur dokumentet sekrete të Cianos, deri edhe versioni mëse sekret i ditarit të tij. “Unë i paraqes lexuesit versionin tim të zbërthimit të enigmës, por e paralajmëroj se enigma mbetet ende në fuqi. Prilli i vitit 1939 nisi në Idet e Marsit, dhe në sensin e kohës së mistereve historike, nuk ka përfunduar ende. Për këtë është domethënës fakti se gjatë shtatë dekadave pas vdekjes së Cianos, në Kune të Lezhës kanë bërë kërkime të kamufluara të gjitha shërbimet inteligjente të huaja që në periudha të ndryshme të kësaj kohe kanë pasur mundësi të veprojnë lirisht në Shqipëri, Abvehr dhe Gestapo të Gjermanisë naziste, UDB jugosllave, KGB sovjetike, CIA dhe FBI amerikane, SISDE dhe SISMI italian, MI6 britanik, EYP grek”, shkruan Myftaraj. Sipas autorit, enigma shqiptare “Ciano” paraqet kaq interes ndërkombëtar për shkak të ndërlikimeve të saj me ngjarjet e mëdha ndërkombëtare të kohës. Botimi më i fundit i publicistit tashmë ndodhet në stendat e librit, dhe të gjithë ata që duan të lexojë fakte interesante për historinë e Shqipërisë këtë mund ta gjejnë në “Prilli që nisi në idet e Marsit”.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora