| E diele, 13.11.2011, 08:59 PM |
Asllan Dibrani
Pikturova në pëlhurë Skënderbeun
Skënderbeu, Mbreti i Shqipërisë!
Mbrojti kulturën e njerëzisë!
Krujës ja ktheu bukurinë!
Skënderbe mbi kreshtën e kalit mitik!
Emblemë e çudive shekullore !
Njëzet e pesë luftëra në duel theve!
Nderin dhe lavdinë Kombit k'thve!
Në tempujt e Ilirisë kulçedrat ndalove!
Batakë , tradhtarë dhe mercenarë
sharlatanë e zuzarë,
turkomanë e hileqar !
Njerëz të shitur e pa identitet
të pa gjuhë e fis në jetë!
Je qiri që ndritë qe pesë qind vjet
të jemi besnik për mot e jetë!
Skënderbeu ishte shqiptar,
trim i madh e luftëtarë
qe e njohu bota e mbarë !
Edhe Naim Frasheri në "Fjalët e Qiririt" tha ;
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Ah Naim ,Naim Frashëri
Ne kemi mbetur akoma
po aty ku na gjete, e na le!
Edhe ma keq në mes vete
hasmëruar dhe ngatërruar
katandisur e përçarë për fe dhe dhera t' huaja ?...
dhe e kemi harruar nënën Shqipëri!
po e injorojmë edhe Shqipërinë!
Ti kujtojmë vargjet tua Naim i madh
se çka the për Skënderbenë;
T'i apë dritë Shqipërisë
Nga shpirt' i ndritshëm i tija,
Kurrë s'trembet Shqipëria,
nuk vdiq, po është e gjallë
tjetër përgjigjeje Turqia
nuk do, përveç me pallë.
Trimëria, trimëria
mban lirin' e mëmëdhenë !
Krujë, o qytet i bekuar,
prite, prite Skënderbenë!...
Shpata e tij shndrit në diell e hënë
kundër pushtuesve otoman
tradhtarëve, mercenarëve
sharlatanëve e zuzarëve!...
Ta shohim si luftohet për atdheun
ngjyra ngjyra dhe vija vija në betejë
pikturova në pëlhurë Skënderbeun!